E premte, 19.04.2024, 04:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Hadi Shehu: Rrezikohet ekzistenca e Teatrit Kombetar të Gjakoves

E diele, 16.12.2007, 12:55 AM


Shqetesimet e artistit - Hadi Shehu Rrezikohet ekzistenca e Teatrit Kombetar të Gjakoves

Hadi Shehu
43 punëtorë të institucioneve kulturore të Gjakovës, mes tyre edhe të Teatrit Kombëtarë të Gjakovës, nga fillimi i vitit të ardhshëm do të mbesin pa punë. Këto janë synimet e KK të Gjakovës me rastin e aprovimit të buxhetit komunal për vitin 2007. Kjo është një tragji-komedi e llojit të vet që shoqëria po e luan me teatrin. Në fakt, Teatri Kombëtarë i Gjakovës në saje të kushteve të vështira materiale që po e ndjekin posaçërisht këtë vit, në vend të 6 shfaqjeve sa i ka planifikuar për këtë vit, ka realizuar vetëm një dhe atë, “Komedia” të Haqif Mulliqit. Ka premtime se Ministria e Kulturës do te financoj edhe projektin e dyte për ketë vit “Magjia e madhe” të Eduarde De Filipo e në regji të Gëzim Kamës. Por premtimet shpesh kanë ditur të jenë shterpe!

“Kurrë nuk e kam menduar se Teatri Kombëtarë i Gjakovës në këto ditë të lirisë, do të vie para mbylljes. Dikur, para luftës pushteti serb na u kërcënua vazhdimisht me mbyllje dhe ne me një qind sakrifica e mbajtëm te gjallë këtë vatër të kulturës, por atëherë e kemi ditur se nga kush e kishim atë kërcenim. Tash, kjo është befasi e madhe, ky është një termet për teatrin, për kulturën kombëtare dhe për 30 vjetorin e traditës dhe punës së shtëpisë sonë teatrore”, ka deklaruar, drejtori dhe aktori i mirënjohur Hadi Shehu.
Me problemet e veta shëndetësore aktori i madh i skenës shqiptare nuk ka pushuar së kërkuari mirëkuptim nga organet gjegjëse në komunë dhe Ministri për të zgjidhur problemet financiare. “Ne në vend se të përgatitemi këtë vit për kremtimin e 30 vjetorit të punës sonë të suksesshme, ne ballafaqohemi me ekzistencën” ka thënë Shehu. Konsideroj se largimi i punëtorëve nga puna, jo vetëm të Teatrit tonë, por kushdo qoftë tjetër prek të drejtat elementare njerëzore. Unë shpresojë se kjo huti e organeve qendrore dhe komunale është e rastit dhe se përgjegjësit e kulturës sonë do të duhej të merren më seriozisht me problemet tona. Në kohën kur po hapen anekënd Kosovës Teatro të reja, Teatrit Kombëtarë të Gjakovës po i rrezikohet veprimtaria që është e njohur në gjitha trevat shqiptare, ku fjala artistike e aktorëve dhe punonjësve të kësaj shtëpie ka kumbuar me plot sukses- flet i pezmatuar tej mase Hadi Shehu.
Në anën tjetër, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport e Gjakovës, Mevlyde Saraqi, e cila ka kundërshtuar ashpër sugjerimet e Asamblesë Komunale, për largim nga puna të 43 punëtorëve nga institucionet kulturore, dhe shkurtimet e buxhetit për kulturën , ka deklaruar se nuk do të lejojmë kurrsesi mbylljen e Teatrit Kombëtarë të Gjakovës. Do të shikohen mundësitë që për 28 punëtorët e Teatrit të gjenden forma financimi edhe nga Ministria e Kulturës por edhe nga Drejtoria Komunale.
Edhe i pari i Qeverisë Komunale Hajdar Grezda, ka thënë se është bërë pa të drejtë “zhurmë e madhe” për shkak të keqkuptimeve. “Ne nuk do ta largojmë asnjë punëtorë nga Teatri Kombëtarë, por do të kërkojmë dhe do të financojmë vetëm punën dhe sukseset, përkatësisht vetëm projektet. Kjo është forme e re e financimit të subjekteve kulturore. Kështu thotë ligji për kulturën dhe teatrot e kështu do të veprojmë edhe ne. Nuk do të lejojmë që punëtorët e Teatrit të jetojnë e punojnë në Prishtinë e të marrin rroga në Gjakovë!
I pyetur pse buxheti komunal për kulturën është qesharak, vetëm 150 mijë euro për rroga dhe veprimtari kulturore, Grezda ka thënë: “Le të paguajnë qytetarët dhe bizneset borxhet në shumë 2.5 milion euro që kanë ndaj tatimit në pronë, e ne pastaj do të ndajmë më shumë mjete për kulturën dhe veprimtaritë tjera”.
Forma e re e financimit të punonjësve dhe institucioneve të kulturës për momentin është vështirë të kuptohet aq më tepër kur në mbledhjen e fundit të Asamblesë Komunale, drejtori i Buxhetit dhe financave të KK të Gjakovës Teki Shala, ka deklaruar prerazi se në vitin e ri 2007, 69 punëtorë do të dalin nga puna! Mbetet të pritet janari dhe të shihet se a kanë vend shqetësimet e artistit Hadi Shehu për të ardhmen e Teatrit Kombëtarë të Gjakovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora