E enjte, 28.03.2024, 08:28 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Pakoja e Ahtisarit përmbush të gjitha të drejtat e minoriteteve

E shtune, 25.09.2010, 08:59 PM


Pakoja e Ahtisarit përmbush të gjitha  të drejtat e minoriteteve

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Statusi i Kosovës është zgjidhur në bazë  të Pakos së Ahtisarit, e cila i përmbush  të gjitha të drejtat e minoriteteve e në veçnti të minoritetit serb. Në këtë fushë është berë një decentralizim i tepruar , në dobi të minoritetit serb e në dëm të komunitetit shqiptarë dhe të tjerë. Për këto është berë fjalë mjaft, sidomos “vetëvendosja” në krye me Albin Kurtin ka qenë dhe është mjaft e zëshme , por Beogradi nuk është pajtuar edhe me ketë privilegj, por kërkon diçka që nuk mund të realizohet., sepse tani Kosova është shtet i pavarur , sovran – i pranuar edhe ndërkomtarisht, sidomos me vendimin e GJND-së janë sqaruar çështjet. Prandaj nuk ka nevojë  për kurfarë  statusi tjetër brenda  territorit të Kosovës siq flitet në qarqet e caktuara të Beogradit dhe nga diplomatë të tjerë nga Bashkësia Ndërkombëtare .Vetë pranimi i Pakos së Ahtisarit me rastin e pavarësisë së Kosovës ishte një kompromis, mandje i dhimbshëm për  Kosovën si shtet i pavarur, prandaj  çfarëdo arazhmani tjetër në këtë fushë në bisedimet e ardhshme   do të ishte një cenim i sovranitetit të Kosovës. Prandaj mendoj se asnjë kompromis nuk duhet të bëhet për  arsyera të ndryshme , sidomos kushtëzimi për  hyrje në BE, sepse në BE hyjnë vendet me dinjëtet dhe si shtete sovrane. Ndryshe  në bisedimet e ardhshme Prishtinë –Beograd, çështja e veriut të Kosovës do të jetë  njera ndër temat më të ndjishme , nese do të përfshihet edhe kjo temë në bisedimet e ardhshme. Mirëpo për statusin e veriut të Kosovës  siq flitet për njëfarë autonomije speciale ose ndrrime të territoreve ,nuk duhet të bisedohet, megjithëse  instucionet tona shtetërore e kundërshtojnë kategorikisht edhe këtë opsion…

 

Bisedimet me Serbinë nuk janë të lehta

 

Zyrëtarë të lartë serb kanë deklaruar dhe pranuar se “negociatat ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk do të  shkojnë lehtë”, por do të ketë mospajtime dhe kundërshtime . Në këto bisedime do të angazhohen shtetet antare  nga  BE-ja, të cilat njohjen e Kosovës do t‘i a shtrojnë Serbisë si kusht për antarësim. Përfaqësuesit e Republikës së  Kosovës duhet të jenë këmbëngulës se bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike me pranin, jo vetëm të  përfaqësuesit të BE, por edhe të SHBA-ve, përkundër asaj që Serbia do të përpiqet që në këto bisedime të preket edhe statusi i Kosovës.Nese kjo nuk vie në konsiderim , të bisedohet për veriun e Kosovës. Zëvendëskryeministri serb , Daçiç duke bërë fjalë për bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit ka deklaruar se çështa e statusit, por as rruga në BE nuk është  “e shtruar me yje”, sepse do të ketë kushtëzime nga shtetet e BE-së  të cilat njohjen e Kosovës do ta shtrojnë  si kusht për pranimin e Serbisë në BE”…      

 

Pritet nga BE-ja një sqarim i përbashkët

 

 Nese zhvillohen bisedime politike , ato duhet të miratohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, mirëpo nese zhvollohen bisedime  teknike  është përgjegjesi e Qeverisë së Kosovës –ka thënë kryparlamentari, Krasniqi duke  shtuar se “realisht presim që 27 vendet e BE-së që e kanë sponzorizuar Rezolutën në Asamblesë e Përgjithshme të OKB-së të kenë një sqarim të përbashkët”. Për miratimin e bisedimeve me Serbinë  në Kuvendin e Kosovës e kanë kërkuar edhe partitë opozitare . Mendoj se kjo është me vend dhe e arsyeshme , sepse këto bisedime kërkojnë mjaft kujdes , njohuri, jo vetem politike por edhe profesionale , me ekspertë të lamive përkatëse… Catherine Ashton ka paralajmëruar se është duke e përgatitur  agjendën e bisedimeve  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike , që pritet të fillojnë  kah mesi i tetorit.

Agjenda  e bisedimeve  mund të jetë e diktuar në një moment nga vetë  diplomacia  evropiane . Mirëpo sa i përket Prishtinës  mendoj se ajo në krye të agjendës ka  dy çështje:  sigurimin  e njohjeve  të reja  dhe  rezultatin sa më pozitiv të raportit të Beogradit. Përpjekjet për lobin në këto ditë nga lidershipi kosovar është me rëndësi të veçantë, sepse siq deklarojnë ata gjatë takimeve me disa përfaqësues të shteteve , pritet që në një afat sa më të shkurtër  të njohin Kosovën shtet i pavarur demokratik dhe Sovran, sidomos nga radhet e shteteve islamike… Megjithatë, a mund Serbia  të llogarisë  në procesin e integrimit  pa vendosjen e raporteve  të mira ndërfqinjësore  me Kosovën dhe në rastin e fundit njohjen e saj? Kur Serbia të marrë atë  që kërkon dhe kur kandidatura  a saj për antarësim t’i procedohet  KE-së, ndërsa kjo e fundit t’i përcjellë pytësorin për gatishmërinë   për antarësim, në mesin e pytjeve  do të jenë  edhe ato sa i përket madhësisë se territorit të Serbisë , me cilat vende  kufizohet dhe a ka probleme  ndërkufitare  etj. Vetë zyrëtarët evropian kanë bërë të qartë  se nuk do të ketë  antarësim në BE të Serbisë  derisa Kosova  me kushtetutë  është definuar si pjesë  e territorit shtetëror…         

 

Kërkohet një angazhim për imlementimin e planeve për veprim në veri të Kosovës

 

 Mekanizmat shtetërore  të rendit duhet të angazhohen  sa më parë për implementimin e strategjisë dhe planeve  të veprimit në veri të Kosovës, me qellim që në atë pjesë  të territorit tonë të respektohet, më në fund, rendi dhe ligji, duke u mbështetur jo vetëm në mekanizma politike , por edhe në përdorimine forcës…, sepse  njësitet paramilitare  serbe operojnë, por tashma janë  para dëshprimit, kur kihen parasysh humbjet e njëpasnëshme  të Beogradit zyrëtar karshi Kosovës.  Ministri i Punëve të Brendshëm , Bajram Rexhepi ka theksuar se institucionet tona  shtetërore  në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in kanë planet operative  për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës dhe rjedhimisht edhe shurjen e  strukturave paralele  serbe. Ai nuk është pajtuar me shefin Kërmabo se në veri duhet të zgjidhen problemet me çasje politike, duke përjashtuar përdorimine  forces, sepse strukturat paralele serbe që dhjetë vjet po veprojnë  , sidomos njësitet e MUPP-it  që në shumicën e rasteve  qëndrojnë prapa  zhvillimeve  të dhunshme  dhe incidenteve  që po ndodhin në atë pjesë të territorit të Kosovës, që synojnë  tensionimin e gjendjes” para çdo veprimi (problemi) që Bashkësia Ndërkombëtare  mendon për ta zgjidhë .Rexhepi në deklaratën e tij nuk përjashton përdorimin e forces nese e kërkon nevoja… Mendoj se mjaft kemi bërë përpjekje për zgjedhjen e problemeve në veri me çasje politike . Tani ka ardhur koha që në këtë pjesë të vendit të implementohet strategjia për veriun dhe të ndërmerren masa përkatëse komfor ligjeve dhe kushtetutës dhe të luftohet pa kompromis kriminaliteti , kontrabanda dhe të gjitha dukuritë tjera negative si rrjedhojë e anarkisë-tolerimit shtetëror ….

       

Serbia përpiqet të “mjegullojë” pronësinë e Postë-Telekomit të Kosovës

 

 Serbia është e vetdijshme se pasuria dhe të mirat tjera ekonomike nga sipermarjet publike që dispunon Kosova  nuk kanë me kurfarë efekti pronësie për Serbinë dhe si të tilla nuk i takojnë . Mëgjithatë ajo po bënë përpjekje që të “mjegullojë” pronësinë e disa sipërmarjeve publike në Kosovë . Në këtë fushë Postë-Telekomi i Serbisë  është duke  provuar në të gjitha format që të pengojë  procesin e privatizimit të  Postë-Telekomit të Kosovës (PTK). Telekomi i Serbisë ka publikuar një shkresë  në gazetën “Financial Time” lidhur me pronësinë  e PTK-së duke thënë se asetet  e PTK-së i takojnë telekomit serb, dhe ka ftuar investitorët e huaj që ofertat e tyre  duhet t’i dorëzojnë  në Beograd e jo në Prishtinë . Mirëpo zyrëtarët e PTK-së  kanë thënë  se pronari i vetëm i PTK-së është Qeveria e Kosovës dhe se kjo dëshmohet me rezolutën e  Kombëve të Bashkuara  po ashtu edhe me Pakon e Ahtisarit. Republika e Kosovës është pronari i ligjshëm dhe i vetëm i Postës dhe Telekomit të Kosovës  dhe i të gjitha ndërmarjeve  publike qendrore  (NP) , dhe për ketë të gjithë investitorët janë në dijeni. Republika e Kosovës ligjërisht merr përgjegjësi të pakufizuar për çfarëdo kërkese  apo detyrimi. Pretendimet e bëra nga Serbia janë joserioze  dhe janë në vazhdën e pretentimeve  të dëshpruara  serbe ndaj Republikës së Kosovës….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora