E enjte, 28.03.2024, 11:46 PM (GMT)

Mendime

Timothy Garton: Ndarja e Ballkanit

E merkure, 12.12.2007, 10:44 PM


Ndarja e Ballkanit

Nga Timothy Garton

Dikur ne dekaden e ardhshme, dy vende evropiane do te behet anetare te Bashkimit Evropian. Ata do te quhen Serbia dhe Kosova. Kronistet do te verejne se nje prej ketyre vendeve ka qene pjese e tjetrit. Serbia, qe do te behet anetar i BE-se, do te jete nje Serbi e vogel, nje hije e ish-vetvetes. Ky rezultat eshte arritur permes nje vale te gjate gjaku, mundimesh dhe lotesh. Ne javet e ardhshme, ndersa nje afat perfundimtar i vendosur prej OKB-se per arritjen e nje marreveshjeje u afrua dhe kaloi, jemi te sigurt se do te kemi me shume mundime dhe lot, por ne mundemi, me fat dhe me gjykimin e mire te te gjitha paleve, te shmangim derdhjen e me shume gjaku.

Ky rezultat perfundimtar nuk do te jete teresisht i drejte. Historia nuk punon keshtu. Serbe te pafajshem kane vuajtur dhe vdekur, prane shqiptareve te pafajshem te Kosoves. Me kujtohet se si keta shqiptare te Kosoves jane munduar nen sundimin e udheheqesit serb, Sllobodan Milloshevic, gjate viteve 1990. Kam perpara meje, ndersa jam duke shkruar, fotografite e familjeve te shperngulura, shtepive te shkaterruara, gjakut ne debore.

Por, mua gjithashtu me vjen keq per humbjen serbe te historise dhe kultures. Pavaresisht nga dispozitat mbrojtese ne marreveshjet e propozuara prej nderkombetareve mbi Kosoven, manastiret e mrekullueshme ortodokse serbe ne Decan, Gracanice dhe Peje, do te jene te arritshem vetem permes nje territori te banuar dhe te kontrolluar nga ajo qe eshte, te pakten per momentin, nje popullsi armike.

Nuk e njoh menyren per te hartuar nje bilanc te fakteve historike qe te percaktoje nese humbja e Serbise ishte nje perfundim i drejte. Pikerisht cili, dhe ne cfare rrethanash, ka te drejten e vetevendosjes eshte nje rebus, te cilin liberalet kane harxhuar 160 vjet duke deshtuar qe ta zgjidhin. Por, dy gjera duhet t'i mbroj me besim. Se pari, e vetmja qenie njerezore qe eshte me shume pergjegjese per humbjen serbe eshte Sllobodan Milloshevici - qe te kalbet ne ferr - i ndihmuar dhe i mbeshtetur nga dy kriminele lufte deri tani te lire, Radovan Karaxhic dhe Radko Mlladic. Une nuk do t'i harroj kurre fjalet e nje murgu melankonik ne manastirin e Decanit, ndersa sulmi i NATO-s nxori jashte Kosoves forcat serbe ne 1999. Ishte Milloshevic, tha ky prift ortodoks serb, ai qe "jo vetem humbi Kosoven, por qe shkaterroi plotesisht popullin e tij, fizikisht dhe shpirterisht".

Gjeja e dyte, qe duhet te mbroj me besim, eshte qe shkeputja e Kosoves nga Serbia do te jete perfundimi me pak i keq, jo vetem per Kosoven, por per Serbine. Serbia efektivisht nuk e ka ushtruar sovranitetin e saj mbi Kosoven prej veres se 1999, me perjashtim te pjeses ne veri te lumit Iber te kontrolluar nga serbet. Ne zemrat e tyre, pjesa me e madhe e serbeve e di qe Kosova ka humbur, por pothuajse asnje nga politikanet serbe nuk do ta pranoje kete publikisht. Ne kete menyre, Kosova eshte nje plage e hapur ne trupin e politikes serbe, duke e penguar vendin qe te perqendrohet ne gjerat qe jane me te vertete te rendesishme per mireqenien e saj.

Ceshtja e vertete tani nuk eshte nese ky eshte perfundimi i drejte, por se si do te arrihet ai. Rruga me e mire per te ecur perpara eshte bllokuar nga intransigjenca e Vladimir Putinit te Rusise ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Kjo rruge - per te cilen i derguari special i OKB-se per Kosoven, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, dhe negociatore te tjere punuan kaq shume - do te ishte siguruar nepermjet nje rezolute te Keshillit te Sigurimit per te bekuar te quajturin Plani "Ahtisari". Ajo kerkonte nje pavaresi te mbikeqyrur per Kosoven me nje mbrojtje dhe autonomi te gjere per vendet e shenjta serbe, komunitetet dhe komunat.

Rusia nuk po u ben aspak nje sherbim vellezerve te saj ortodokse sllave ne Serbi, ose vetvetes, duke qene kaq e etur per gjak. Por ajo ka qene e etur per gjak, dhe ka shume te ngjare te mbetet e etur per gjak edhe pas zgjedhjeve te fundit ruse.

Rruga me e keqe perpara per qeverine e re kosovare, nen ish-udheheqesin e UCK-se, Hashim Thaci, do te jete te nxitoje drejt nje deklarate unilaterale te pavaresise. Kjo do te shkaktonte nje reagim te eger nga ekstremistet serbe dhe serbet ne veri te lumit Iber, nje pergjigje te zemeruar nga autoritetet ne kryeqytetin serb te Beogradit (vecanerisht per shkak te afrimit te zgjedhjeve presidenciale), per te mos permendur te njejten retorike te mundshme qe vjen nga Republika Serbe ne Bosnje.

Aktualisht rruga me e mire e mundshme eshte ajo qe negociatoret e larte e quajne nje shpallje te koordinuar te pavaresise. Qeveria e re kosovare do te ece drejt objektivit te saj te dashur gjate tre muajve te ardhshem, por ne bashkepunim te ngushte me BE-ne dhe me partneret e tjere nderkombetare. Shqiptaret e Kosoves duhet te lidhin ne menyre te qarte shpalljen historike te pavaresise se tyre me pranimin e planit "Ahtisari", duke perfshire mbikeqyrjen nderkombetare, nje prani te vazhdueshme te NATO-s dhe premtimin per te miratuar nje kushtetute liberale dhe per te mbrojtur te drejtat e minoriteteve. Megjithese kjo rruge eshte mbeshtetur nga SHBA, NATO dhe, per sa do ta lejoje Rusia, OKB-ja; BE-ja do te marre nje rol drejtues ne rregullimet dhe do t'i realizoje ato ne kontekstin me te gjere te Kosoves - dhe faktikisht, ne pjesen tjeter te rajonit - per ta bashkuar me BE-ne. BE-ja sapo ka nenshkruar ate qe nen zhargonin evropian njihet si "marreveshje stabilizim-asocimi" me Bosnjen - nje hap i rendesishem drejt nje anetaresimi eventual.

BE-ja duhet ta beje te qarte si kristali, drejtperdrejt popullit serb, nepermjet diplomacise publike, se ka shume deshire te beje kete edhe per Serbine - diten kur dy kriminelet e luftes, Karaxhic dhe Mlladic, do te dorezohen. Nga ana tjeter, shqiptaret e Kosoves duhet te binden qe te presin deri pas 3 shkurtit, data e percaktuar per mbajtjen e raundit te dyte te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ne perpjekje per te siguruar qe nje vrull i fundit emocional midis serbeve te mos katapultoje nje ekstremist ne zyren presidenciale ne Beograd.

Ne kete menyre, shpallja e koordinuar e pavaresise se Kosoves, jo me vone se shkurt 2008, do te ishte shoqeruar nga nje oferte e forte evropiane per serbet: tregtoni ate qe ka mbetur nga sovraniteti formal mbi Kosoven per shansin praktik te nje te ardhme me te mire ne BE. Me gojen e tyre, pjesa me e madhe e serbeve do te vazhdonin te thoshin jo; ne zemrat e tyre, ata mund te fillojne te thone po.

Marre nga numri i djeshem i "Los Angeles Times"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora