E merkure, 24.04.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Editorial

Kastriot Myftaraj: Himara shqiptare mbrohet në Sheshin "Skënderbej", në Tiranë

E marte, 21.09.2010, 10:00 PM


Himara shqiptare mbrohet në Sheshin "Skënderbej", në Tiranë

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Greqia mbajti një teatër politiko-religjioz në Himarë ditën e dielë kur kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, kryetari uzurpator i Kishës Ortodokse të Pavarur të Shqipërisë Janullatos, si dhe tre përfaqësues të tre partive më të mëdha të parlamentit grek, u bashkuan në një meshë të mbajtur në greqisht në Himarë, për të përkujtuar një banor të Himarës të vrarë në një incident para pak kohësh. Ajo çka të bën përshtypje është se Greqia, duke dashur të japë të kuptojë se banorët e Himarës janë grekë, zgjodhi ritin religjioz në greqisht për ta bërë të ditur këtë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë thellë mbi manipulimin nga ana e Greqisë me ndjeshmëritë religjioze të shqiptarëve të krishterë ortodoksë.

Greqia nuk kishte arritur që të luante me ndjeshmëritë religjioze të shqiptarëve të krishterë ortodoksë që nga koha e largimit të Imperisë Osmane. Me krijimin e shtetit shqiptar, Greqia u përpoq t' i bindte shqiptarët e krishterë ortodoksë që të ngriheshin kundër tij, duke u thënë se ky shtet nuk do të ishte veçse një Turqi e vogël, ku ata do të qenë shtetas të dorës së dytë, të shtypur nga shumica muslimane. Në fillim loja e Greqisë pati pak sukses, siç e treguan ngjarjet e vitit 1914. Por më vonë, kur në Shqipëri, pikërisht nga njerëz që i përkisnin shumicës së shqiptarëve të kthyer me dhunë në fenë islame në kohën osmane, u instalua një laicizëm i pakompromis, ku Islami nuk kishte asnjë privilegj, shqiptarët e krishterë ortodoksë u qetësuan dhe u bënë refraktarë ndaj manipulimit grek.

Shteti shqiptar që në fillim të viteve njëzet shembi shumë xhami të panevojshme në Tiranë dhe në qytete të tjera, të cilat qenë ndërtuar në kohën osmane dhe tashmë mbeteshin bosh. Shteti shqiptar në vitet 20-30 nuk lejoi që në Shqipëri të thirrej ezani në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive, ashtu si kishte filluar të bëhej në qytetet e botës islame. Shteti shqiptarë në periudhën mes dy luftrave botërore ndaloi ferexhenë dhe mori masa për të ndëshkuar rreptë fanatikët e pasur muslimanë të cilët u jepnin ndihma në para dhe ushqime familjeve të varfra femrat e të cilave dilnin në rrugë me ferexhe. Kur panë këto veprime të shtetit shqiptar, të krishterët ortodoksë dhe ata katolikë u qetësuan dhe filluan të ndjehen mirë në vendin e tyre.

Edhe në fillim të viteve njëzet të shekullit të kaluar Greqia tentoi të bënte lojën irredentiste në Himarë, ashtu si në 1914. Autoritetet shqiptare të kohës betejën për mbrojtjen e Himarës e filluan në kryeqytet, në Tiranë, duke shembur disa xhami të panevojshme dhe të tepërta që gjendeshin pranë qendrës së Tiranës, dhe duke dhënë kështu një mesazh të qartë se Shqipëria nuk ishte një vend islamik. Kjo pati një impakt të madh pozitiv tek himariotët të cilët tash filluan ta shohin me një sy tjetër shtetin shqiptar, për lindjen e të cilit ata kishin luftuar, jo më pak se shqiptarët e tjerë.

Në një shkrim të shkëlqyer me titull "Alternativa si minoritar", të botuar në gazetën "Shqip" në 18 shtator 2010, himarioti Aleksandër Çipa shkruan: "Himara nuk ka një histori të panjohur, ajo është një ndër trevat shqiptare me historinë më të ndriçuar dhe madje më rrëzëllitëse në kontributin e historisë kombëtare. Më është dukur e qëllimtë që në tekstet e historisë së Shqipërisë nuk listohen emrat e bregasve që morën pjesë në ngjarjet shenjuese të historisë së mbrojtjes së trevave tona amtare, si nuk përmendet që Odise Nesturi (Kasneci) ishte ndër titullarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, apo edhe për kontribute të tjera që rëndojnë më shumë se kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo". (gazeta "Shqip", 18 shtator 2010, f. 9)

Odise Nesturi (Kasneci) shkoi në Prizren se besonte se do të krijohej një shtet shqiptar ku të bënin pjesë të gjitha trojet shqiptare, me Himarë e me Preshevë, me Janinë e me Kumanovë, me Ulqin e me Artë. Ai besoi se ky nuk do të ishte një shtet islamik, por një shtet laik ashtu siç thoshte në atë kohë Pashko Vasa në poezinë e famshme, ku duke kundërshtuar politizimin e feve i këshillonte shqiptarët që e vetmja fe e tyre e politizuar duhej të ishte Shqiptaria. Odise Nesturi (Kasneci) nuk do të kishte shkuar në Prizren, në krah të Omer Prizrenit, Sylë Vokshit e të tjerëve si këta, sikur ta dinte se në vitin 2010 në Prizren, Tiranë, Tetovë, Vlorë do të gjëmonte arabishtja nga megafonët e vendosur në minaret e xhamive, dhe se në Shqipërinë e vitit 2010 do të kishte më shumë xhami se shkolla. Nëse Odise Nesturi (Kasneci) do të kishte jetuar në vitin 2010, ai ndoshta do të kishte qenë në vend të Vasil Bollanos, duke i parë këto gjëra. E në të kundërt, nëse Vasil Bollano do të kishte jetuar në 1878, ai do të kishte qenë në vend të Odise Nesturit.

Shteti shqiptar duhet ta kuptojë sot se beteja për Himarën shqiptare nuk fitohet në Himarë, por në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë. Kjo betejë fitohet ashtu siç e fituan qeveritë shqiptare të viteve 20-30 të shekullit të kaluar, duke zhdukur frikën e shqiptarëve të krishterë nga rritja e profilit islamo-arab të Shqipërisë. Shteti shqiptar duhet ta kuptojë se nuk është fjala vetëm për Himarën dhe himariotët, se himara është vetëm një simptomë e së keqes. Të gjithë shqiptarët e krishterë, ortodoksë dhe katolikë janë të shqetësuar dhe të alarmuar nga rritja e profilit arabo-islamik të Shqipërisë, që shprehet në mënyrë spektakolare dhe me arrogancë në ezanin e thirrur arabisht nga megafonët e minareve të xhamive. Romani i Ben Blushit "Të jetosh në ishull" është një dëshmi për këtë, një dëshmi që duhet marrë shumë seriozisht. Ben Blushi është me origjinë nga një familje atdhetare dhe të parët e tij kanë luftuar kundër andartëve grekë dikur, në krah të shqiptarëve muslimanë. Prandaj ne sot duhet të pyesim seriozisht se përse është i zhgënjyer dhe i alarmuar pasardhësi i këtyre shqiptarëve ortodoksë atdhetarë.

Beteja për Himarën shqiptare fitohet në Sheshin "Skënderbej" duke ndaluar thirrjen e ezanit në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive. Thirrja e ezanit arabisht me megafonë nga minaret është një veprim thellësisht antikushtetues, antikombëtar, me implikime të mëdha për rrezikimin e sigurisë nacionale të vendit. Shteti shqiptar ka detyrim ta ndalojë atë, se e ndaloi edhe Ataturku në Turqi që në vitin 1932.

Madje shteti shqiptar duhet të bëjë edhe më tepër, duhet të vazhdojë traditën e shembjes së xhamive të panevojshme. Xhamia e Ethem Beut në Tiranë është i vetmi objekt kulti që gjendet në sheshin qendror dhe që është bërë qendra e një veprimtarie antishqiptare. Unë kam qenë shumë herë dëshmitar se si, në kohën që turistët e huaj filmojnë xhaminë dhe minaren, nga ajo dalin si me komandë dhjetra femra të mbuluara dhe djem me mjekrra talebane dhe me veshje wehabite, të cilët fillojnë të ecin në trotuarin para xhamisë, që të krijohet përshtypja se shqiptarët janë arabizuar. Prandaj shteti shqiptar, edhe në zbatim të parimit kushtetues të barazisë mes religjioneve duhet ta shembë Xhaminë e Ethem Beut në sheshin qendror të Tiranës. Boll xhami të tjera kanë muslimanët praktikantë në Tiranë dhe ato mbeten bosh.

Edhe xhamia e Dine Hoxhës tek Rruga e Kavajës është bërë qendër e fundamentalizmit islamik. Edhe ajo duhet shembur. Shembja e xhamive është një mesazh shumë i qartë, si për shqiptarët e krishterë, ashtu dhe për fundamentalistët islamikë që duan të arabizojnë Shqipërinë. Nëse këtë gjë nuk e bën shteti shqiptar, në traditën e krijuar në vitet njëzet të shekullit të kaluar, atëherë këtë gjë duhet ta bëjnë shqiptarët e përgjegjshëm. Ne nuk mund të lejojmë që të shpërbëhet Shqipëria për tekat e disa barbarëve që duan ta bëjnë Shqipërinë Arabi.

 



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora