E premte, 29.03.2024, 12:20 PM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Një dasmë me “Zërin e Trebeshinës”

E marte, 21.09.2010, 08:58 PM


 

Një dasmë me “Zërin e Trebeshinës”

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

Eshtë bukur të marrësh pjesë në një dasmë shqiptare, pasi veç gëzimit dhe haresë, të sjell emocione edhe kur takohesh me miqtë dhe të afërmit që ndoshta ke vite pa i parë. 

Këtë largësi dhe takime jo të shpeshta me njerezit t’i sjell emigrimi, një plagë që ende vazhdon të jetë e pashërueshme…

Sidoqoftë për të mos e prishur shijen që mora nga një dasmë e bukur shqiptare le të fokusohem në atë natë magjike, në dasmën e çiftit simpatik Dori dhe Ida Aliaj.

Pas një udhëtimi të gjatë nga New Yorku në Tiranë, ditën e dytë u ndodha në restorantin “Demirel”, aty ku do të zhvillohej dasma e bukur shqiptare.

Edhe pse kishim ftesë nga prindërit e çiftit, ata që më tërhoqën më shumë si me magji, ishin vetë fëmijët e tij, që me mirësinë e tyre dhe elgancën e fjalës më kishin bërë totalisht për vete, dhe për këtë rruga e gjatë m’u bë dhe më e shkurtër dhe më e bukur!

            Dasmat tona vazhdojnë ta mbajnë traditën e bukur shqiptare, por bashkë me traditën janë futur dhe elemente të reja, çka e bëjnë dhe më të hareshme dhe me të çlirët duke marrë ngjyrat e një feste të bukur popullore. 

Këtë pashë dhe ndjeva në dasmën e çiftit Alia.

Në pistën e vallëzimit më shumë dominonin të rinjtë, që me lëvizjet e tyre dukeshin sikur e ndiznin zjarr gjithë atë mjedis aq të këndshëm dhe mbresëlënës.

            Kjo dasmë kishte diçka të veçantë, ngase babai i dhëndërit z.Pellumb Alia është një mjeshtër i këngës popullore, ai është solisti kryesor së bashku me Rilinda Velaj në grupin “Zëri I Trebeshinës”, grup që është pritur me entuziazëm dhe brohoritje në turneun që ata kanë zhvilluar në gjithë vendin, gjatë netëve të këngëve magjike popullore në Mëmëdhe.

Për t’u njohur më nga afër me këtë grup bilbilash Trebeshine ju mund të shtypni në këtë lidhje:

http://www.youtube.com/watch?v=g0vWao156ks&feature=related

 

            Vallet dhe këngët në këtë dasmë nuk të linin të uleshe për asnjë sekondë, ato të ngrinin peshë dhe të rrëmbenin në atë botë, brenda Trebeshinës, ku nga gjiri i malit dukej sikur pikonte ilac për njerinë, ujë i bekuar Perëndie, siç shkruan vetë Pëllumbi në librin e tij me poezi “ Ruaje lotin”.

E ku më bukur se në një dasmë mund të këndohen këngët liriko-erotike?

Ato ishin bërë pronë e asaj nate!

           Ida nuse ndrinte si një borëbardhë e rrethuar nga vajzat si mjellma, motrat Mërtiri, Zamira, Dafina, Mira, Laura, Xhemi, Resiana, Trëndafilja e shumë e shumë të tjera që e kemi të pamundur t’i përmendim në këtë shkrim.

Dori i këndonte:

“Ti ishe si vesë, unë u bëra diell/ Per zili të botës, të ngrita në qiell”

            Në këtë dasmë me tinguj të ëmbël dhe tepër rinor, të sjella me aq kujdes nga Erioli, një djalë simpatik dhe energjik, freskohej shpirti i dasmorëve, por edhe i mërgimtarëve të ardhur nga shume vende, që dukeshin sikur ishin ulur këmbëkryq me perëndeshën e frymëzimit për ditët e nesërme që do të merrnin udhë të largëta…

Tekstet dhe muzika e këngëve do të më ngelen gjatë në kujtesë, ngase kanë efekte kuruese për shpirtrat njerëzorë,

Edhe Hëna që varej mbi dritaret e qelqta gjithë natën kulloi mjaltë dashurie, nga ëmbëlsia e këngëve të grupit “Zëri i Trebeshinës”, këngë me zë të malit lirik!

 

Shtator, 2010

New York



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora