E enjte, 28.03.2024, 07:34 PM (GMT)

Kulturë

Aurela Gace: Une dua te prek shpirtrat e njerezve

E shtune, 15.12.2007, 08:58 PM


“ UNË DUA TË PREK SHPIRTËRAT E NJERËZVE”

JAKUP. B GJOÇA - Ndryshe

Aurela Gace
-Çmimi i parë i “Kengës Magjike “ me të cilën ju u vlerësuat, erdhi papritur, apo kishit kohë që e prisnit?

-Nuk mund të them që erdhi papritur, por , nuk mund të them që as e prisja.Hyra në konkurim për të konkuruar. Dhe në këdo konkurim, e di fillimisht, që gjithkush mund të jetë fitues.

-Lumturia e plotë për ju cila është ? A e keni takuar ndonjëherë?

-Lumturinë? ( befasohet pakëz). Lumturinë ?( dhe hesht një çast, sikur do që të këshillohet me vetveten, për përgjigjen ).Po . Lumturinë e takoj sa herë jam në skenë. Jam shumë e pasur shpirtërisht.Kjo është lumturi.( dhe qesh me gjithë zemër ).

-Ditët që nuk qeshim janë të humbura?

-Jo, nuk mund të mendoj se janë të humbura, sepse, nëqoftëse do të qeshnim ditë për ditë, nuk do ta kuptonim.Nuk do ta kuptonim se kur do kishim atë pjesë të së qeshurës , atë pjesën e lumturisë. Domethënë, duhet të kemi edhe ditë që janë të vakura, që jemi të paqeshur, për të kuptuar se cila është lumturia, ajo që na buron të qeshurën.

Cilët janë heronjë e tu të sotëm?

-Heronjtë e mi janë prindërit e mi.

Kë vyrtyt çmoni më shumë te burrat?

- Ë ?!Janë shumë gjera, smund të them vetëm një.Një mashkull që pranon se edhe femra mund të bëjë diçka.

Kë këngë këndoni duke bërë dush?

-( Qesh me të madhe.) Sigurisht, asnjë nga këngët e mia.

Për cilat gjera pendoheni shpesh?

-Jam pasë penduar shumë më përpara që besoja. Tani jo se nuk besoj në njerëz, por jam më e rezervuar.Në besim.

Pikërisht, çfarë të ka detyruar ty që tashmë të jesh e rezervuar në besimin ndaj njeërzve?

-Duhet ta njoh mirë një njeri, e pastaj ti besoj.Në fillim mbaj gojën mbyllur. Nuk flas unë e para.Dua ta dëgjoj njëherë njeriun, çfarë ka për të më thënë.Po më pëlqen si njeri, atëhere mund të hapem edhe unë.

-Cilat gjerave u shmangeni vazhdimisht?

-U shmangem njerëzve hipokritë dhe gënjeshtarë.

Cila është frika juaj më e madhe?

-Po qe se më pyesni kujt i fikësohem unë, unë i frikësohem vetëm zotit.Frika ime më e madhe është...Kam dy.Kur të bëhem nënë.Si do të jem me fëmijën tim.E kam një frikë këtë. Dhe, frika tjetër është të ndërtoj familjen.

Edhe të ndërtosh familjen është ankth apo frikë?

-Bashkë janë ato. Kur ke ankth, domethënë ke frikë.

Në qoftëse do të ndodhte të takonit Zotin, çfarë donit tju thoshte Zoti?

-Mi ka thënë.Mi ka thënë të gjitha.Më ka dhënë një dhuratë që për mua çmohet me asgjë tjetër.Më ka dhënë shpirtin bashkë me një zë, që mund të mos jetë më i mirë në botë, po mi ka bashkuar bashkë dhe unë ju thashë edhe një herë, ndihem e pasur shpirtërisht.

-Çfarë do ti thoshit ju Zotit?

-Faleminderit për çdo gjë që më ka dhënë.

Kënga të dha një privilegj, që rallëkush e kanë. Kënga të dha krah e fluturon kudo në diasporë ku janë bashkëatdhetarët tanë.

-Kjo është e vërtetë.Dhe për këtë duhet të falenderoj Zotin për talentin që më dha, me të cilin edhe mund të fluturoj . ( dhe qesh sërish gjatë).

Me kë tjetër mund ta ndëronit karrierën e këngëtares?

-Me asnjë.Jam shumë e kënaqur me çfarë kam.

Ku qëndron ndryshimi i së bukurës, simpatikes dhe seksit te femra?

Unë mendoj që një femër e bukur, simpatike dhe seksi, të trea bashkë te një femër qëndron te mençuria.

Me çfarë tjetër të vyer mund ta këmbesh ndjenjën e dashurisë?

-Ndjenjë e dashurisë me se mund ta këmbej?Dashuri në kuptimin e dashurisë?Me asgjë!!!

Një dashuri lind nga pathosi. Si e shpjegon që vetë dashuria pastaj, lind edhe urrejtjen ?

-Ë hë, ëhë. (qesh).Sepse janë të dyja pjesë e të qenurit Njeri!

Monologon me vetveten?

-Shumë herë.

Përse e ndjen të nevojshme që të monologosh me vetveten?Dhe jo të bashkëbisedosh me dikë?

-Por vetë nga fjala “monolog “, dua që ti bëj njëherë vetes, nëqoftëse bëhet fjalë për autokritikë.Edhe për kënaqësi, pse jo, mund ti thuash vetvetes “shumë mirë !”.

-Çfarë të fshehta mban në vetvete dhe nuk guxon tia pohosh edhe njeriut më të besueshëm?

-Janë të fsheha, siç e thatë edhe ju.

-Po cilat gjera bëjnë këto të fshehta për ty?

-Po sumdn ti them se janë të fshehta.

Cili është komplimenti më i bukur që ju kanë bërë?

-Në qoftëse flasim si këngëtare, është tjetër gjë.Nëqoftëse flasim si femër, janë dy gjera të ndryshme. Si i doni ju?

-Të dyja.

Qesh gjatë .-Atëhere është një fjali “ Je shumë e mirë “- dhe vazhdon të qeshë...

-Shpërfilljen e keni ndjeshur ndonjëherë?

-Mendoj se ka ndodhur nga njerëz që janë arrogantë dhe që vetë jeta i ka shpërfillur.Po , ka ndodhur.

-Logjika në dashuri do të thotë të kërkosh nga ndjenja të mirën materiale më shumë se atë shpirtërore?

-Jo. Unë kuptoj këtë.Kur dashuron , nuk ka logjikë.Në momentin kur humbë logjika, atje është dashuria.Në çastin kur fut logjikën, nuk bëhet fjalë për të drejta materiale, shpirtërore. Unë flas për veten time. Unë po qe se fut atje logjikën, do të thotë se kanë mbaruar ndjenjat.

E fal pabesinë e të dashurit?

-Asnjëherë ! ( është e vetmja herë që e qeshura iu largua nga sytë Aurelës. Edhe po të mos më kishte folur, ato sy të saj, shprehnin gjithçka.Dhe unë, për të respektuar ato që mbartnin sytë, nuk ngacmova më tej, për të mos risjellë ndonjë kujtim të padëshiruar)

Do të kërkoje të të falte tjetri ( i dashuri )?

-Nuk e çoj veten aty.Nuk kërkoj të falur për diçka që nuk e bëj.

-Kur flertojmë, do të thotë që nuk kemi gjetur erotën e madhe, apo e panjohura na tërheq si magnet?

-E dyta. ( dhe qesh...)

Të tremb mekanizmi i kohës?

-Jo.Sepse, vetë jeta që bëj nuk më lejon që të kem një lloj matematike .

Të gjitha femrat e fshehin moshën. Nuk duan kësisoj, të pranojnë që u rritën? Ju bëni përjashtim nga kjo e zakonshme femërore?

-Shiko. Unë nuk kam turp të them moshën që kam, sepse unë ndjej që jam rritur, dhe jam shumë e lumtur që jam rritur.Sepse çdo moshë ka të bukurën e vet.Unë 20 vjeçe kam qenë më e sinqertë, më e çiltër.Tani, jo se nuk jam, por tani i mendoj më shumë gjerat , se sa nga ajo moshë e 20 vjeçares.

-Rininë te njeriu e bën bukuria e jashtme, apo mendimet e reja që përvetëson ?

-Mendimet e reja që përvetëson.Mund të jetë një 60-70 vjeçe , dhe ajo mund të jetë moderne në mendime, dhe është e hapur nga mendimet , dhe e ndjen se e ke bashkëmoshatare në bashkëbisedim , se sa ajo 20 vjeçarja që ka rrudha në të menduar, në konceptimin e jetës.

-Nga përvoja juaj , a është e kollajtë për njeriun që të mbetet i ri në mendime?

-Në qoftëse do, po!

-Sa të shqetësojnë thashethemet?

-Do të dëftohesha e pamend , po të thosha që nuk ndikojnë.Thashethemet ndikojnë, por , jo shumë, sepse e shikoj.E di si e heq unë një thashethem nga truri im?

Sigurisht që jo. Ja ma thuaj.

-Them, vdesin njerëz në botë, ka halle më të mëdha bota, se sa një thashethem për mua.

-Shumë femra sakrifikojnë familjen për hir të karrierës.Ju do të arrinit në një të tillë sakrificë?

-Unë, fatmirësisht, e kam ndërtuar karrierën pa e ndërtuar familjen. Tani, kush ka ndërmend të krijojë një familje me mua dhe ka ndërmend të jetojë me mua, unë tani jam me karrierë,domethënë, nuk është se i bëj të dyja paralelë, kështu që do të jetë më e kollajtë.

Çfarë kërkoni që të repsektojë si gjënë e parë patneri i jetës te ju?

-Të respektojë Aurelën.Të qënurit Aurelë.

Shikimi i parë te një mashkull.Çfarë vyrtyti të tërheqë vemendjen e femrës?

-Nuk e di.

-Dhe ju tani doni që unë tju besoj?

-Nuk e di.Unë nuk tërhiqem shumë nga pamja e jashtme.Unë flas këtu për veten time, dhe jo për femrat në përgjithësi.

Kur ndahesh dhe ruan marrëdhënie të mira nga ajo lidhje, thonë që është emacipim. Apo, mos vallë është ndjenja që ruhet si prushi i mbetur në hi?

-Jo.Unë e kam arritur këtë gjë.Dhe nuk është aspak e vërtetë ajo që më thoni ju. Në qoftëse një ndjenjë që ty të ka lidhur ma atë njeri ka mbaruar ndjenja e dashurisë, por ndjenja si një shok nuk mund të shuhet.Kështu që është emacipim.

Është e vërtetë që pretendimet lenë femrën pa dashuri?

-Jo, pa dashuri jo, nuk e lenë. Ndoshta mund ta lenë pa martuar, pa dashuri jo.Sepse, dashuria kur vjen, nuk pyet për asnjë loj pretendimesh.

Mos vallë pretendimet në kësi rastesh është thjesht janë thjesht ....justifikim i mosdashurisë të paardhur?

-Jo, nuk është fare e vërtetë.Unë kam dashuruar, por fakti që nuk martohem, nuk do të thotë që nuk kam dashuruar.

-Kur e ndjen rrezikun se mbetesh nga dashuria?

-Këtë nuk e di, sepse, nuk e kam provuar atë ndjenjë.

-Përse femrat kërkojnë tja deklarosh sa herë sa e do? Që të bind vetvetenqë e dashurojnë?

-Jo.Çdo njeri ka nevojë për përkëdheljen. Ndoshta do që të përkëdhelet.

-Që e vogël donit të bëheshit këngëtare?

-Unë, sa për tjua thënë juve, kam dalë në skenë që 4 vjeçe e gjysëm.E kam filluar këngën, pa e ditur që një ditë do të bëhesha këngëtare.Thjesht kam kënduar se ashtu ndjehesha.

-Besoni në vetvete që keni fituar atë që meritoni ?

-Po.Merr nga jeta atë që kërkon. Dhe unë atë që kam kërkuar e kam marrë.

Po jeta si është treguar me ju?

-Shiko e shkruaj.( qesh me të madhe e dehur nga lumturia)

Kur bëhemi gati ti propozojmë atij që e duam, jemi të bindur që e njohim plotësisht, apo shpresojmë se do ta njohim?

--Në radhë të parë , unë nuk propozoj.( qesh sërish, thua se na bindi në atë që tha).

-Trembeni të propozoni nga ai mentalitet konsevator feminist që pret vetëm ta propozojnë , apo edhe nga ndjenja e frikës se tjetri do tju keqkuptojë po qe se ju propozoni e para?

-Jo, puna është se kush bie në dashuri me mua , nuk parapret që unë ta propozoj, kështu që nuk më bie rasti.

-Cilat gjera ju besdisin?

-Njerëzit denglamëdhenj, këta më besdisin shumë.Njerëzit bosh.

Nuk e di që të ketë tjetër gjë që të ngrejë peshë zemrat e malluara, sa arti e kënga.Çfarë e bëjnë kaq të magjishme artin e artistin të jetë i dashur nga të gjithë?

-Ndoshta është e vërteta.Është një takim i drejtpërdrejtë i shpirtërave.Këtë ma thotë edhe mendja.Energjia që këngëtari arrin të përcjellë te zamrat e të tjerëve, i bën ato zemra të ngrihen peshë.Kjo është magji.

Të qënurit elit është një ankth për ju?

-Jo, unë nuk jam VIP dhe nuk dua të quhem.

-Elit , nënkuptova unë dhe jo VIP.

-E di, e di shumë mirë ndarjen unë dhe prandaj nuk dua të më quajnë VIP. Elit nuk bëhesh duke e kërkuar.

Ju tremb momenti kur do të bjerë perdja e suksesit për ju, dhe do të jeni të pavëmendshëm te të tjerët?

-Nëqëftëse unë, gjatë viteve, do të këndoj dhe do të arrij që të përcjell te njerëzit energji pozitive, nuk kam frikë nga asgjë, sepse edhe kur të mos këndoj, njerëzit do të të kujtojnë me ato që ty ke dhënë.

Cili ju ka ndihmuar që të arrini deri këtu?

-Zoti në rradhë të parë dhe pastaj, në saj të Zotit unë kam mundur të takoj shumë njerëz si Reshat Osmanin, i cili ka qenë profesori im i parë.

-Pjesëmarja në Eurovizion a ju tërheq?

Hesht më gjatë sa herë të tjera.- As po dhe as jo.

-Mundoheni të fshihni jetën personale nga kurreshtja e të të tjerëve?

-Jo.Mundohem ta fsheh jetën personale , sepse është personale.

Kë idhull keni?

-Nuk mund të them që kam idhuj.Është shumë fjalë e madhe për të thënë idhull.Nëqoftëse mund të them që kam njëfarë ndjenjë admirimi , po flasim për këngëtarë , është Tina Terner Uitni Hyston, kurse nga këngëtarët shqiptarë është Eli Fara.

U kushton vëmendje hollësirave dhe imtësirave?

-Faret në çfarë.Për gjërat që më interesojnë mua, unë jam shumë e hollësishme dhe peshoj shumë detaje. Për gjerat që nuk më interesojnë nuk kam dijeninë më të vogël.

-Te Aurora kë nuk do të dëshironit të mos kishte?

-Asnjë njeri nuk është i kënaqur me vetveten, unë kam pakënaqësitë e mia, por, me gjithë pakënaqësitë që mund të kem , unë përbëj Aurelën . Jam një person që e pranoj veten kështu siç jam.

-Atëhere, çfarë i mungon Aurelës?

-Akoma nuk e kam gjetur?

-Dhe çfarë adhuroni te Aurela?

-Aurelën . ( dhe qesh).

-Besoni lehtë të fshehtat tuaja te të tjerët?

-Ndoshta , po.

-Je shmangur ndonjë lidhjeje , ngaqë je trembur nga parandjenjat, dyshimet , që të kanë lindur?

-Ë, ë, jo. ( e tha , më në fund “jo”-në, por unë kuptova të kundërtën).

-Çgjë ju nuk mund të harroni kurrë?

-Është kujdesi që më jepte gjyshja ime, ngaqë unë nuk e ha mishin, gjyshja përkujdesej që unë të kisha gjithmonë vezën.Dhe vezën ma jepte fshehurazi.

-Çfarë vyrtyte e zbukurojnë femrën?

-E thashë edhe një herë.Mençuria.

-Bukuria, e jashtme nënkuptoj , a është kaq e donosdoshme te femra? A duhet të ndihet inferiore ndonjë femër që nuk konsiderohet e bukur?

-Ndoshta duhet të pyesni ndonjë femër që nuk e ka atë.Nuk e di?

- Ku mbaron dashuria?

-Ku mbaron respekti për njeri-tjetrin

-Çfarë është ajo që e detyron njeriun të vazhdojë të kërkojë akoma, në atë që sapo ka dështuar?

-Unë, për veten time , nuk vazhdoj të kërkoj më asgjë, në atë që ka dështuar. E quaj të dështuar, dhe e mbyll këtë kapitull.

Domethënë, në diçka që ke dështuar, nuk vazhdon të kërkosh akoma?

-Po flasim për ndjenjë, apo për çfarë?

-Ku të duash. Edhe në ndjenjë, edhe në jetë.

-A, po qe se flasim për ndjenjë, e quaj kapitull të mbyllur. Nëqoftëse është një dështim në ndjenjë është dështim, dhe e lë aty. Ndërsa në jetë, kam dështuar , si të gjithë në shumë gjera. Por, po qe se atë që u përpoqe dhe dështove, e do kaq shumë , sërish vazhdon që ta kërkosh.

-Sa mban euforia e një suksesi?

-Nuk jam shumë euforike. I marr gjerat si të më vijnë.Sa do që kam sukses, mund ta kem suksesin një moment, euforia zgjat sa jam në skenë, paskëtaj ajo mbaron.Të paktën për mua.

Në jetën tuaj kë do të quanit pikën kulminante që doni të arrini?

-Çdo këngëtar ka qëllime që i ve vetvetes. Unë dua të arrij të prek shpirtërat e njerëzve. Bashkë me këtë që ju thashë, që të hap portat e zemrave të njerëzve për këngën time, kam edhe një qëllim tjetër. Dua të bëhem nënë.Sigurisht, me personin e duhur.

-Është në afërsi kohore kjo dëshirë e madhe që sapo më shprehët?

- Jo, jo, jo , është një nga ato që unë mendoj se do përmbushë ëndrat e mia . Jo, nuk bëhet fare tani për kohën.

-Faleminderit , dhe ju uroj me gjithë shpirt , që kënga juaj të hap, sa më shumë porta zemrash te njerëzit, që tu japë një dritëz optimizmi nga ai optimizmi që u buron juve edhe nga mendimet edhe nga zemra.

-Falemniderit juve, dhe ishit shumë pak në ...pyetje. ( dhe qeshim )



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora