E premte, 29.03.2024, 09:38 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Greta Ismajli shkruan me tendencë!

E diele, 19.09.2010, 08:57 PM


GRETA ISMAJLI SHKRUAN ME TENDENCË!

 

Nga Kadri Mani

 

Zotni Përparim, paske fantazi kur të mallkuarën e quan-të uruar!!

Shumë personalitete e kanë çmuar krijimtarinë e zonjës Kozete (Sadik Bejko, Dhurata Hamzai, Sami Repishti, Behar Gjoka, Agim Shehu, Miho Gjini, Murat Geci, Lule Shameti, Elvira Birko, Arben Mevlani, Gezim Llojdia, Laureta…) , por unë këtu po përmend vetëm ndonjë: Prof. Dr. Murat Gecajn, kryeredaktorin shumëvjeçar të gazetës KOSOVA, Prof. Sani Repishti, Sadik Bejko, Gëzim Llojdia...; ngase nuk përgojohen gjithë ata burra dhe ato burrnesha.

Prandaj Greta-Grerëza kot zukat dhe i skërmit dhëmbët sikur miu i kapur në çark: vallë, prej nga ai mllef!?-nihilizëm!?

Unë dhe gruaja ime e devotshme, zonja Shukrije Bunjaku-Mani, prej se i kemi lexuar shkrimtarët tanë të Rilinndjes Kombëtare përgjithësisht e në veçanti Çajupin e Filip Shirokën, kemi marrë anën e gruas shqiptare për punën, luftën, sakrificën. Kujtojmë gratë suliote kur të rrethuara ngaa pushtuesit, marrin vallen dy hapa para e një hap prapa dhe njërapastjetres kërcejnë në humnerë... vetëm Nusja jonë paskësh fluturuar mbi humnerë e ka ardhur të na flasë me gojët e të gjitha nuseve tona... thuhet në librin tim NUSET TONA (roman dhe dramë).

I frymëzuar nga aktivitetet e nuseve tona aktuaslisht: në letërsi, publicistikë e në jetën tonë shoqërore, kam një shkrim me titull PO VIJNË AMAZONAT: Afërdita Onuzi, Afërdita Halimi, Diana Çuli, Edi Shukriu, Edita Tahiri, Elida Buçpapaj, Naxhije Doçi, Sabile Keçmezi-Basha, Shpresa Hoxha, Shykrane Gërmizaj, Teuta Shala... po bëjnë letërsi e histori... e ne po mburremi me sukseset e tyre...

E pse zonja Kozeta nuk i përuron librat e veta në Amerikë po në Tiranë- kjo nuk mund të kontestohet! Unë jetoj në Prishtinë e librat m’i përuron Dardana!

 

PËRPARIM KAPLLANI

 

Moj Greta, moj Greta, moj Greta!

 

Shume mllef paske, moj e uruar! Po cfare te ka bere Kozeta, moj aman?

Libra po shkruan, nuk po merret me ndonje gje tjeter, si ajo kengetarja me pseudonimin "mamaja" qe kerkohej nga interpoli grek dhe ai italian. Se qe te shkruash libra, sado pa nivel te jene, do te thote qe po merresh me nje gje fisnike apo jo? Me nje gje te paster, me nje gje pa kurrfare interesi!

 

Nese nuk kane nivel, rri ne heshtje sic bejne disa te tjere. Fshije mesazhin dhe kaq.

 

Beri reklami per veten?

 

E cfare pastaj?

 

Ketu paguajne mijera dollare per reklama, znj Greta! Dhe kur e ben vete, kushton shume pak para!

Lere Kozeten dhe a na thua , me cfare merresh ti vete?

P. K

===

Kurse Greta Ismajli i bie legenit! Ajo shkruan tekste të paformatuara! Pa e respektuar alfabetin!

 

Misioni i deshtuar i Zylove!

 

Kezje-Kozeta Zylo bashke me burrin e saj kane shume vite qe merren me nje mision. Ai mision i tyre eshte studjuar mire nga ata, misinoi ka vetem nji qellim, ngritjen e lavdis se tyre si fllucke sapuni duke bere zhurme neper forumet e ndryshme ne internet.

Ai rol i eshte besuar Keze-Kozeta Zylos, si "poete" qe eshte duke shkruar bla bla bla shume here shkrime pacavure, shume here shkrime kopjime dhe imitime, vargje poetike nga shkrues te ndryshem duke u quajtur nga njerez te verber si poete publiciste reportazhiste e ku di une tjeter ca i pelqen atyre te vetquhen dhe ti vetquajn.

Misioni i tyre ka dhe nji qellim tjeter. Ajo mundohet te shkruaje per  patriotizem sic shtiren shpesh, se mendojn ata se vetem ata jane patriota dhe vetem atyre i dhimbset memedheu. Tepelena aty eshte le te kthehen e le te japin shembullin e patriotizmit te tyre. Atyre me shume se patriotizmi i interesojne levdatat e te tjereve per te bere emer qe nuk e meritojne, se nuk e kane ate nivel.

Misioni qellimi dhe endra e tyre e semure jane nderet dhe dekoratat qe kerkojne ti behet nga personalitete te ndryshme te vendit, nga qyteti i tyre Tepelena nga e kane prejardhjen. As kjo nuk i mjafton. Duan te shkojn me larg. Kerkojn nje vleresim apo dekorat nga presidenti i republikes duke vene njerez te mbledhin firmat e tyre. Kjo eshte qesharake.

Nderet dhe dekoratat meritohen dhe nuk imponohen me firma te mbledhura nga disa miq te familjes Zylo apo nga miqte qe ze ajo ne internet, duke i bere levdata, sic e ka zakon qe eshte ne tipin e saj.

Te shkruash ne internet vjedhje mendimesh dhe kopjime te tjereve do te thote se duhet te nderohesh qytetare nderi apo nga presidenti i republikes?

Cdo lexues i thjesht ka te drejt te pyesi. Cjane keta njerez qe kerkojn me kaq ngut keto vleresime kur diaspora shqiptare ka me dhjetra apo me qindra figura te shquara, njerez te nderuar, te arsimuar ne doktorature apo grada te tjera te larta qe punojn ne heshtje pa bere zhurme per Shqiperine, per Kombin tone. Pergjigja eshte e qarte nuk ka shum nevoj te mendohesh. Semundja qe i ka zene Zylot per te bere emer dhe lavdi si fllucka sapuni.

Keze-Kozata Zylon pasi i debuan nga instituti GLOBE, pasi i debuan nga instituti Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe nga Kisha qe i dha ndihma si pa pune qe ngelen i erdhi nji mendim ne koke, hapja e nji shkolle shqipe ne ate ishull ku ata jetojn. Edhe ky mendim eshte kopjim i veprimtarise se te tjereve qe kane shume vite qe e zhvillojne.

Rast me te mire per te bere zhurme ne internet nuk ka. Disa lexues te ndershem, qorrazi i besuan me naivitet. Dhe filluan ti shkruajn dhe ti bejne lavde.

Prap pyetje te shumta nga lexuesit e ndryshem, pse kaq zhurme e madhe nga Zylot.

Kemi lexuar shume here se nje shkolle shqipe e sukseshme eshte hapur para disa vitesh ne Philadelphia nga Bijt e Shqipes ku perhapet arsimi shqip ne Amerike dhe ku zhvillohen aktivitete te ndryshme me rendesi dhe shume femije shqiptare kan mesuar gjuhen tone te bukur.

Ata burra dhe gra te ndershem qe i sherbejn asaj shkolle nuk kane mendjen e Keze-Kozeta Zylos te vetlavderohen me bla bla bla sic ben ajo. Ata punojn ne heshtje dhe me ndershmeri duke i sherbyer komunitetit, duke i sherbyer kultures shqiptare,duke i sherbyer femijeve shqiptare te lindur ne Amerike.

Shkolla te tjera shqipe ka edhe ne shtete te tjera te Amerikes.

Prap pyetje, ku esht ndryshimi midis shkolles se vogel ne ishull qe ben zhurme Keze-Kozeta Zylo dhe shkolles se madhe disa vjecare te sukseshme ne nji qytet te madh Philadelphi dhe ne shtete te tjera ne Amerike, qe ata gazetare mundohen te shkruajn per punen e Zylove si dicka e jashtzakoncme? Apo enderojn Ameriken ata njerez, gazetare, ing. etj. qe ndonji dite te shkojne si vizitore  dhe duan nji strehe ku te mbeshteten ne Amerike dhe kete ua kane premtuar Zylot ne shtepine e tyre per te shkruar pastaj ne internet per vizitat qe i bene njerez te ndryshem intelektuale sic vepronKeze-Kozeta Zylo duke terhequr prej xhakete figura te ndryshme per ti marre nje interviste.

Komuniteti shqiptar ne Nju Jork dhe ne shtetet perreth tij ka 12 vjet qe shikon televizionin KULTURA SHQIPTARE ku producent eshte Adem Belliu.

Nuk kemi lexuar ndonjehere qe Adem Belliu apo gruaja e tij bashkpunetore ne misionin e tyre te nderuar te propangadojne punen e tyre te ndershme neper forumet e ndryshme ne internet sic ben Kozeta Zylo. Puna e tyre ne sherbim te komunitetit shkruan me shume se ca shkruan Zylo per veten e tyre

Vetem keto kohet e fundit po lexojme bla bla bla e Keze-Kozeta Zylos per njefar televizioni Alba life.

Ne vallen e Zylos eshte futur edhe gazetari Gezim Llojdia per te reklamuar punen e tyre. Ajo tregon se Gezim Llojdia nuk ka fare njohuri nga diaspora shqiptare e Amerikes.

Shkrimi i Gezimit kuptohet shum qart se ai me teper ka dashur ti beje reklame vetes se tij qe paska makinen benx ne Vlore dhe qe me ate makine paska shkuar te takoje Zylot.

I paska thene Kozeta Gezimit se e paska pritur edhe presidenti i Kosoves por nuk i ka treguar se me cfar misioni shkoi ajo te presidenti, kush e dergoi, cfar organizate apo shoqate perfaqesonte Kozeta ne presidence ne Kosove?. Kozeta Zylo edhe vizitat private mundohet ti perfshije si te rendesishme per ti dhene emer vetes se saj.

Gezim Llojdia shkruan, kur iken Kozeta ne avion merr me vete cantat me libra shqip per shkollen shqipe. ne bagazhet e saj nuk ka dhurata por abetare e libra shqip per nxenesit shqiptare atje qe ata te mos harrojne edhe gjuhen e memes dhe te babes.

Eshte e jashtzakoncme kjo qe ca shkruan Gezim Llojdia ato qe i ka thene Kozeta? Cdo prind e ben ate pune. Cdo bashkatdhetar e ka bere me kohe dhe vazhdon ta beje sa here vijne ne Shqiperi dhe kthehen ne Amerike mbushin valixhet me libra shqip dhe me abetare.

E di Gezim Llojdia sa femije shqiptare kane lindur ne Amerike dhe flasin dhe shkruajn gjuhen shqipe pa shkuar asnjidite ne shkolle, por vetem ia kane mesuar prinderit e tyre ne shtepi?

Shakaja e Gezim Llojdies   te ben per te qeshur kur ben krahasime me Dora D'Istrian. Gezim Llojdia duhet te lexoje dhe te kete njohuri  me shume per figura te tilla si Dora D'Istrian. Mos te shkruaje brockulla qe te beje krahasime te tilla me figura te nderuara sepse nuk ja lejon askush.

Apo eshte vet shpikja e Kozeta Zylos kjo te vetquhet Dora D'Istria, sic ben shembelltyra e saj pertej Adriatikut qe vetshpallen Nene Tereza. Apo nuk i kane dhe ngjashmeri ato te dyja qe nga ndryshimi i ngjyres se flokut qe i kane kthyer nga te zeza ne te verdhe.

Keze-Kozeta Zylo e ka shperndare shkrimin e Gezim Llojdias ne shume forume interneti. Edhe une e rekomandoj Zylon ta shperndaje edhe kete shkrimin tim atje ku ajo i shperndan.

Nga shkrimet qe po lexojm keto kohet e fundit per Zylot del qart edhe qellimi dhe misioni i tyre. Promovimi i librave te Kozeta Zylos ne Tirane ka qene vetem preteksti se ajo mund ti promovonte edhe ne Amerike ku jeton.

Ato i paskan qare hallin Gezim Llojdias dhe i jane ankuar pse nuk jane pritur nga ministri i jashtem apo nga ministri i arsimit dhe i kultures.

Ky ka qene edhe misioni i tyre qe te trokasin tek te medhenjte e vendit sic shkruan Gezim Llojdia, per ti pritur ministri i jashtem apo ministri i arsimit dhe i kuktures. Misioni i Zylove deshtoi sepse eshte per tu deshtuar.

I vetmi mision i sukseshmem i tyre eshte takimi me miqte internetike ne Vlore per te hyre ne vallen e Kozeta Zylos te shkruajne sic ka shkruar Gezim Llojdia, qe eshte nen nivel me shkrimet e tija te meparshme.

Gezim Llojdia ben mire te njihet me dhjetra apo qindra bashkatdhetar ne diaspore te arsimuar dhe te graduar qe me punen e tyre te sukseshme, pa bere bla bla bla sic ben Kozeta Zylo, i sherbejn kombit, kultures shqiptare dhe na nderojn te gjitheve.

Mos jep rekomandime Gezim se cfare duhet te beje nji bashki qyteti i vogel apo i madh per te nderuar qytetaret e tyre.

Greta Ismaili



(Vota: 28 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora