E marte, 19.03.2024, 02:03 AM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Kur qeshen ëndërrbukurat

E hene, 13.09.2010, 07:56 PM


Kur qeshen ëndërrbukurat*

 

(Mbi novelë-përrallën “Kur qeshen ëndërrbukurat” të autorit Odise Plaku)

 

Nga Pëllumb Gorica

 

     Odise Plaku është një krijues plot dinjitet e fantazi. Në korpusin e tij krijues janë vëllimet me tregime: “Lotin nuk e fal”1998, “Kthimi i Samantës, (tregime-novela) 2005, vëllimi me poezi: “Gjethet bien”, 2005, por edhe botimet për fëmijë: “Qullaci”, novelë përrallë1998, “Të rendësh i lirë”, dramë fëmijë 2008.“Kur qeshen ëndërrbukurat”,2009. “Kur qeshen ëndërrbukurat” është një novelë-përrallë e thjeshtë për të cilën dua të ndalem në këtë veshtrim letrar.  

   Të kuptosh botën e fëmijëve, të futesh në labirinthet e zemrave të njoma dhe të zbërthesh ëndrrat e tyre, nuk është e lehtë dhe jo kushdo mund të bëjë një gjë të tillë e cilido që ulet e merr penën dhe shkruan një poezi për fëmijë, tregim, novelë, apo tjerr disa shprehje popullore në formë përralle mund të quhet krijues për fëmijë. Kurse miku im,Odise Plaku është gjithmonë pranë botës shpirtërorë të kësaj moshe, sepse jo vetëm është i thjeshtë e njerëzor, por edhe i pjekur si intelektual, prind shembullor e njeri i letrave, që di ta latojë frazën e të prekë “telat” e çdo fëmije.Dhe novelë-përralla e thjeshtë “Kur qeshen ëndërrbukurat “, e tregon më së miri këtë.  Me një titull disi të veçantë kjo novelë- përrallë i ngërthen në vetvete të gjitha. Po qe diçka e bukur, ajo është edhe e dobishme, edhe estetike, edhe e kënaqshme, edhe e kuptueshme. Lexon me ëndje novelë-përrallën “Kur qeshen ëndërrbukurat” dhe të ngjan sikur mbi zemrat e vogëlushëve zbret një pranverë e cila tret si vesa errësirat e mendjezinjtë, verbon e hedh në honin kufoma që nuk i përmend më askush të gjitha ata që kanë krijuar e që duan të mbajnë në këmbë të keqen. Dy botët që ndeshen në përrallë, e kanë të argumentuar me logjikë fëminore faktin pse ato janë të papajtueshme me njëra tjetrën. Misioni është sa i qartë, aq dhe i vështirë. E mira dhe e keqja, errësira dhe drita, shpirtziu dhe shpirtbardhi, cmira dhe dlirësia, nuk mund të ecin kurrë pranë njëra - tjetrës. Edhe kur ata duken sikur për një çast i japin dorën njëra - tjetrës, shpejt do të pozicionohen në llogoret e tyre të ndara dhe patjetër njëra do të fitojë. Tek libri i Odisesë fiton e mira, por jo me fraza përrallash të rëndomta edhe pse është përrallë, por me argumentin, me stilin e rrjedhshëm, me pasionin e krijuesit  të talentuar, të shkrirë me ëndrrën e pavrarë të fëmijës. Para botës së madhe fëminore kushdo stonon. Fëmijëria me pasionin dhe ëndrrat, lodrat interesante dhe fantazinë, sinqeritetin e pastër dhe naivitetin, dinamikën dhe larminë sikur ka vënë një tabelë dhe bën thirrje: “Ndal, mos më prek!”

  Novelë – përralla “Kur qeshen ëndërrbukurat”  e autorit Odise Plaku ka vlera të veçanta edhe nga ana gjuhësore. Emërtimet e goditura formuar me fjalë të përbëra si: “Babaëndrra”, “ëndërrbukurat”, lulet “erëmira”, “ëndërrkaltër”, “ëndërrbardhë”, janë si një argument i qartë simbolizues i botës fëminore që triumfon mbi botën e errësirës dhe të keqes e stilizuar prapë  edhe me fjalë të përbëra me ngjyrim negative si: “ëndërrzinjtë”, “Mbretziu”, “mjeshtërziu” , “ vullkani flakëpashuar “ që paralajmërojnë se kjo botë është e destinuar të vdesë.

E veçantë në stilin e autorit Odise Plaku është edhe fakti se ai i largohet mënyrës arkaike e tradicionale të rrëfimit të përrallës, “na ishte një herë.” apo “ Thonë e stërthonë”, por ai që në fillim na zbret në një realitet fëminor të ditës.

Një grup fëmijësh nisin si zakonisht të lozin me njeri tjetrin. Janë katër shoqe të ngushta, Ina, Greta, Nevila dhe Lori. Lori shpesh herë ka shfaqur shenja të një egoizmi dhe mburraveceje, të natyrshme në botën e tyre, që nuk e pranojnë fëmijët ë tjerë. Po ja që njëra nga shoqet, Ina një ditë vjen me vonesë në lojë, na ka parë një ëndërr të bukur dhe me zor i ka dalë gjumi. Me këtë veprim dhe argument foshnjor nuk do të pajtohet Lori e cila në vetvete nuk mund ta kuptojë se si mund ta pengojë ëndrra. Por për këtë bindet , kur atë e rrëmbejnë ëdërrzinjtë dhe e sërdisin në hone të tmerrshme dhe nga ku ajo shpëton për një fije. Me fundin e kësaj ëndrre, kur Babaëndrra e ka shpëtuar nga synimi i Mbreti të zi, e zgjon e ëma e saj. Tani Lori është e bindur se shoqja e saj, Ina kishte pasur të drejtë.

   Kjo nënkuptohet nga të gjithë fëmijët dhe mbyllja nuk është një moralizim i thatë, por një veprim konkret bindës. Ky aspekt i goditur shënon një veçori tjetër të autorit. Ëndërrbukurat kanë nevojë të ëndërrojnë më shumë, të qeshin më shumë, të lozin më shumë, që të ecin të sigurta drejt udhëve të një bote edhe më premtuese që i pret.

I uroj krijuesit Odise Plaku suksese të mëtejshme, në vazhdën e kësaj rruge kaq të bukur, por edhe të vështirë të artit.

                                                                  

*Vështrim i botuar në revistën “Obelisk” Nr 102 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora