E enjte, 18.04.2024, 08:26 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Fidel Castro: Sistemi Komunist Kuban ka Deshtuar

E shtune, 11.09.2010, 09:21 PM


FIDEL CASTRO: SISTEMI KOMUNIST KUBAN KA DESHTUAR

 

Nga Frank Shkreli

 

Njeri nder udheheqsit e fundit komunist dhe njeri prej revolucionareve me te fameshem boteror, Fidel Castro i thote nje gazetari amerikan se sistemi komunist ne vendin e tij nuk funksionon dhe nuk mund te eksportohet si nje model per ndonje vend tjeter. Dy tre ditet e fundit, media te ndryshme amerikane shkruajne dhe komentojne ne lidhje me deklaraten qe Fidel Castro beri gjate nje interviste ne Havane me gazetarin amerikan Jeffrey Goldberg, korrespondent i revistes Atlantic.

 

Se sistemi komunist i Kubes ka deshtuar, ne te vertete nuk perben gje te re dhe as nuk meriton te njoftohet si lajm. Por, kur kete e pranon vet babai i revolucionit kuban Fidel Castro, kejo eshte dicka e re dhe ka habitur shume verejtes.  Eksportuesi i revolucionit bolshevik gjate gjysmes se shekullit te kaluar -- ne Ameriken Latine dhe ne Afrike -- tashti pranon se gjithcka paska qene genjeshter, se "modeli (komunist) kuban nuk funksionon me as per ne", i tha Castro korrespondentit amerikan Goldberg. 

 

Mos te harrojme se ky rrefim vjen nga nje person qe mendohej se vertete besonte ne komunizem dhe nga njeri qe konsiderohej si   revolucionari komunist romantik i fundit ne bote, megjith faktet dhe realitetin e shemtuar te varferise se popullit kuban dhe shtypjeve fashisto-komuniste te regjimit te tij, si ne cdo vend te tjeter ish-komunist, e ne shume raste edhe me keq.

 

Interesante nga intervista e gazetarit amerikan me udheheqsin kuban Castro, ishin edhe komentet e tija ne lidhje me udheheqsin e Iranit Ahmadinejad. Gjate intervistes qe zgjati nja pese ore, Zoti Castro kritikon udheheqsin iranian per mohimin e Holokaustit, dhe korrespondenti Goldberg citon Castron te kete thene se " Hebrejte kane perjetuar nje ekzistence qe eshte shume me e veshtire se e jona. Asgje nuk mund te krahasohet me Holokaustin", ka thene Castro.

 

Gjate intervistes, Zoti Castro ka komentuaar gjithashtu edhe ne lidhje me krizen e raketave te vitit 1962, duke thene se " pasi kam pare ato qe kam pare dhe pasi kam mesuar ato qe di tani, nuk ia vlente aspak te ndermirrej ajo krize". Duhet thene se kejo krize pothuaj solli boten ne pragun e nje katastrofe te nje lufte berthamore, si asnje here me pare ose me pas.

 

Pa asnje zgjedhje te lire ne pothuaj 50 vjete ne Kube, duket se ora biologjike po ben tik tak per Fidelin. Megjithse Fidel Castro u terhoq nga funksionet kryesore te qeverise e te shtetit disa vjete me pare, duke ia dorezuar regjimin e tij vellait Raul Castro, asgje nuk ka ndryshuar ne Kube. Per here te pare, c'prej "triumfit te revolucionit" me 1959, ne Kube udheheqe dikush tjeter nga Fideli. Por ne te vertete  populli i varfer kuban nuk sheh as nuk ndjene ndonje ndryshim per me mire. Bile edhe megjith subvencionet nga Chavez i Venezueles, ekonomia kubane vazhdon te jete ne nje gjendje kronike te mjere.  Ne te vertete, per ti venitur shpresat e ndonje reforme te dukeshme, thuhet se vellai i Fidelit,  Raul-i eshte admirues i sistemit kinez, d.m.th. qe Partia Komuniste te ruaj monopolin e drejtimit te vendit dhe deshiron te ketheje sistemin e shemtuar socialist ne nje sistem te kapitalizmit shteteror, i preferuar nga fashistet. Pra, si ne Pekin ashtu edhe ne Havane, objektivi kryesor eshte te ruhet monopoli i Partise Komuniste, ashtuqe klika sunduese te vazhdoje te jete ne fuqi.

 

Por, disidentet e guximshem te Kubes,  duke perfshire edhe ata qe sipas organizates se te drejtave te njeriut Human Rights Watch mund te jene rreth 300 e sa ne burg, shpresojne per dite me te mira per veten dhe vendin e tyre. Ata luftojne per krijimin e partive te reja politike, zgjedhje te lira, per lirine e shtypit si edhe rivendosjen e te drejtave civile dhe politike qe u shtypen e u neperkemben nga revolucioni komunist i Castros, duke shkaktuar keshtu edhe nje numer te madh refugjatesh politike gjate viteve, qe kryesisht strehoheshin ne Florida, per nje jete me te mire per veten e familjet e tyre,  ne pritje qe nje dite te kethehen ne Kuben e lire.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora