Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sejdi Berisha: Hyni në dhomën time

| E merkure, 08.09.2010, 09:44 PM |


Sejdi BERISHA:

 

HYNI DHOMËN TIME

 

1.

Një ditë

Një ditë hyni dhomën time

Merrni çfarë doni

Vetëm kornizën e jetës ma leni

Ëndrrat te ti ngujoj

Ma leni

Vetëm një grimë varg poezie

Për ta vazhduar këngën e çuditshme

Pa laps as pa letër

Mos ma vidhni një pikë e një presje

Një ditë

Për ti vënë aty ku duhet

Por

Mos ikni nga dhoma ime

Nëse ushtima iu shurdhon

Nëse loti faqet ua përvëlon

Nëse gëzimi ri kacavjerrë pritje

 

2.

Një ditë

Hyni dhomën time

Por mos ia trembni gjumin

 

3.

Një ditë

Lirshëm hyni dhomën time

Aty

Askush nuk do jetë

As heshtja as dhembja

Sepse unë

Kaherë jam brendinë tuaj

Lumturinë për tua dhuruar

 

Dhoma ime nuk ka ulëse

As tavolinë pune

Dhoma ime jeni Ju

 

4.

Dhe, një ditë

gjitha nxirrni nga dhoma ime

Vetëm ngrohtësinë dhe acarin

Mos i trazoni

Sepse qëndrojnë përqafim

Jetën për ta madhështuar

 

5.

Një ditë

Hyni dhomën time zbrazët

Vetëm mure do hasni

Etjen e poezive

Si shkrime dhoma burgu

Nga çunat

e kanë trembur rininë e tyre

Me ëndrrat e stërgjyshërve

Me kujtimet për vashat

cilat me gjinjtë e tyre

Shkrirë e kanë akullin

E kanë djegur hartën e botës

 

6.

Një ditë

Dhoma ime muze

Pa asnjë dokument

As pa foto fëmijërisë

As pa ditar rinisë

As pa tapi atdheut

cilat

Pa u lind unë

Babait ia kishin vjedhur

Por, ndoshta

Zëri im do ti lus kujtimet

mos shlyhen ato nga dhoma ime

cilat i ngjajnë edhe barkës

Kurrë pa ia ditur

Cakun as rrugëtimin

 

7.

Një ditë

Urdhëroni

Mos hezitoni

Hyni dhomën time

Edhe nëse s gjeni

Përgjithmonë

lumtur do jeni