E enjte, 18.04.2024, 08:43 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nderon Ambasadorin Nicholas Burns

E merkure, 08.09.2010, 09:58 PM


KESHILLI KOMBETAR SHQIPTARO-AMERIKAN (KKSHA) NDERON ME CMIMIN

 

"DUARTE E SHPRESES" ISH ZEVENDES SEKRETARIN E SHTETIT  AMERIKAN,

AMBASADORIN NICHOLAS BURNS

 

Nga Frank Shkreli*

 

Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) ka vendosur, me plot te drejte, qe ne darken madheshtore te pervjeteshme me 23 Shtator,  ne Hotelin prestigjioz Pierre ne New York, kete vit te nderoi post-mortem, Nenen Tereze me Cmimin "Arritjet e Jetes", duke nderuar punen e saj me me te varferit e botes me rastin e 100-vjetorit te lindjes, dhe Cmimin "Duarte e Shpresese" do t'ia dorezoje ish- Zevendes Sekretarit te Shtetit Amerikan, dhe ish- Ambasadorit Nicholas Burns, nje diplomati te dalluar dhe perkrahes i palodheshem i Shqiperise dhe Kosoves, i cili gjate gjithe karierese se tij ka vu ne dukje angazhimin dhe perkushtimin e tij ndaj paqes dhe stabilitetit ne Balkan, si edhe ndaj integrimit te Ballkanit ne organizmat euro-atlantike. (Per hollesi shikoni www.naac.org). Per Nenen Tereze eshte shkruar aq shume me rastin e ketij pervjetori, aq sa edhe une vete kam patur priviligjin te shkruaj disa artikuj per jeten dhe veprimtarine e Nenes sone te dashur, prandaj kesaj radhe do te perqendroj disa komente ne lidhje me Zotin Nicholas Burns, njerin prej zyrtareve me te larte amerikane, qe per fatin tone, ne nje kohe kritike per kombin tone , perpilonte e zbatonte -- natyrisht gjithmone me miratimin e Presidentit -- politiken amerikane ndaj Shqiperise dhe Kosoves dhe Ballkanit ne pergjithesi.

 

Ambasadori Burns i bashkohet nje liste mjaft prestigjioze udheheqsish te larte amerikane e evropiane, qe Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar gjate viteve te kaluar, duke perfshire Presidentin Clinton, Sekretaret e Shtetit James Baker dhe Madeleine Albright, Senatorin Robert Dole, Ndihmes Sekretarin e Shtetit James Rubin, Kryetarin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, Gjeneralin Wesley Clark, Ambasadorin Frank Wisner, Kongresmenin Eliot Engel, Presidentin Martii Ahtisaari, e te tjere. 

 

Historia e 20-30- vjeteve te kaluar ka vu ne dukje angazhimin e palekundur dhe te vazhdueshem te Shteteve te Bashkuara karshi Ballkanit ne pergjithesi dhe ndaj shqiptareve, si pjese perberese e ketij gadishulli, ne vecanti. Me mijera diplomate e ushtare amerikane, nder me te dalluarit e ketij kombi, kane punuar per nje paqe te qendrueshme dhe stabilitet te vazhdueshem ne ate pjese te Evropes. Ishte politika amerikane, qe u zbatua nga tre presidente te Shteteve te Bashkuara te Amerikes (George Bush Sr, Bill Clinton dhe George W. Bush), qe kishte per synim-- pas luftes se ftohet - bashkimin e Evropes "ne nje dhe te tere, e ne paqe", nepermjet proceseve demokratike. Nje element i rendesishem i kesaj strategjie ishte edhe paqeja e stabiliteti ne Ballkan, qe gjate 1990-ave ishte zhytur ne konflikte shkatrruese duke shkaktuar qindera mijera te vrare e te plagosur ane e mbane territorit te ish-Jugosllavise.

 

Nga pervoja ime shume vjecare e nje verejtesi, e shpesh pjesemarresi sidomos ne zbatimin e disa  politikave karshi Ballkanit, mund te them se per fat te shqiptareve ne pergjithesi dhe te Kosoves ne vecanti, politika amerikane karshi shqiptareve ne Ballkan eshte perkrahur nga te dy partite kryesore politike te Amerikes, d.m.th. si nga republikanet ashtu edhe demokratet. Vete Zoti Burns pat thene me nje rast se ceshtja e Kosoves, si asnje ceshtje tjeter, perkrahet nga te dy palet ne Kongresin amerikan. Dua te shtoj me kete rast se kredia per kete perkrahje, pothuaj pa rezereve te ceshtjeve shqiptare nga politika zyrtare amerikane, duhet t'i jepet komunitetit shqiptaro-amerikan dhe punes se palodhur te tyre per te miren e atdheut, veprimtari kejo qe -- here me shume e here me pak - ka vazhduar dhe eshte trashegimi e koloseve Noli e Konica.

 

Me mbarimin e luftes ne Kosove kishte nje periudhe disa vjetore qe ceshtja e Kosoves, si te thuash, kishte ra ne gjume dhe dukej sikure te gjithe elementet nderkombtare, sidomos Kombet e Bashkuara dhe Evropa ishin te kenaqur me status-quon e atehershme, d.m. th. me mbikqyren e Kosoves nga Kombet e Bashkuara, si protektorat i tyre.  Shtetet e Bashkuara  nuk ishin te kenaqura me kete situate, pasi e dinin mire se pa zgjidhjen perfundimtare dhe te perhereshme te ceshtjes se Kosoves --d.m.th. pa nje Kosove te pavarur e sovrane -- nuk do te kete as paqe as stabilitet ne Ballkan, pra as strategjia amerikane per nje Evrope te bashkuar e ne paqe nuk do te realizohej, pa zgjidhjen perfundimtare te satusit te Kosoves.

 

Mund te thuhet se viti 2005 ishte nje vit kritik per Kosoven, pasi ky ishte viti i angazhimit serioz te Washingtonit zyrtar duke u dhene nje pershpjetim ritmave te fillimit te bisedimeve  qe me ne fund cuan ne pavaresine e Kosoves. Nga afersia ime me keto ceshtje ne ate kohe, si Drejtor Ekzekutiv i KKSHA-as, mund te them me plote bindje se lideri i perpjekjeve amerikane ne ate kohe, per te shtyre kete proces dhe per te bindur aleatet evropiane, Kombet e Bashkuara, por edhe Kongresin amerikan se kishte ardhur koha per veprim, ishte Zoti Nicholas Burns.  Ishte Ambasadori Burns, i cili pat thene se "sipas mendimit te qeverise sime ne Kosove eshte arritur mjaft perparim dhe se ne duhet te kethehemi (ne Kosove) e te perfundojme punen". Ne ate kohe, qeveria amerikane ishte shume e kujdesshme qe mos te dilte haptazi ne favor te pavaresise se Kosoves, ne perpejkje per te mos zemeruar, por me teper per te bindur evropianet dhe Kombet e Bashkuara te cilet nuk pushonin s'debaturi "standardet vs stausit", se kishte ardhur koha per nje ri-angazhim. Perpjekjet dhe puna e durueshme diplomatike e ambasadorit Burns me perkrahjen e Presidentit Bush dhe Sekretares se Shtetit, Condoleeza Rice dhe udheqehesve demokrate ne Kongres coi ne rifillimin e bisedimave, qe cuan Kosoven ne situaten qe gezon sot si shteti me i ri i pavarur i botes.

 

Per fat te Kosoves, qeveria amerikane nuk do kishte diplomat me te zotin se Nicholas Burns per te artikuluar, natyrisht, politiken amerikane karshi Kosoves, por edhe per te luajtur rolin shume nderlikues per te bindur elemente te tjere te interesuar ne kete ceshtje. Ishte diplomati Burns ai qe si diplomat i karieres, administrata amerikane  dergonte para Kongresit per te deklaruar, se pari politiken e Washingtonit karshi Kosoves, qe mandej pasohej me takime nderkombetare dhe me deklarata per shtyp nga ana e tij, duke i dhene keshtu hov dhe publicitet politikes amerikane ndaj Kosoves.   Ishte Nicholas Burns, me sa me kujtohet i pari qe pat deklaruar se neqoftse Keshilli i Sigurimit nuk miraton nje rezolute te re per t'i dhene Kosoves pavaresine e plote, atehere, Shtetet e Bashkluara do te njohin, ne menyre te njeanshme, pavaresine qe mund te deklararohet nga ana e autoriteteve shqiptare te Kosoves.  Dhe se "Shtetet e Bashkuara nuk do te lejojne asgje dhe askend qe te pengoje realizimin e pavaresise se Kosoves", pasi Shtetet e Bashkuara  "kishin ne mende te mbanin premtimin dhene popullit te Kosoves".

 

Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, Zevendes Sekretari i Shtetit amerikan deklaroi se Shtetet e Bashkuara "ishin krenare qe perkrahen pavaresine e Kosoves, pasi Kosova.... meritonte pavaresine, pas sulmit brutal e te paprovokuar qe Serbia i beri popullesise shqiptare te Kosoves...". Ne te njejten kohe, Zoti Burns perpiloi politika dhe angazhime nderkombetare per te ndihmuar Kosoven financiarisht duke inkurajuar te tjeret qe te bashkoheshin me Shtetet e Bashkuara per te ndihmuar shtetin e ri te marre veten ne vitet e para te pavaresise.

 

Pervec punes se madhe ne lidhje me Kosoven, Ambasadori Burns ka merita te medha edhe per politiken qe Shtetet e Bashkuara kane ndjekur karshi Shqiperise, sidomos ne lidhje me antaresimin e saj ne NATO dhe ne organizma te tjera euro-atlantike.

 

Pershendes Keshillin Kombetar Shqiptaro-Amerikan per nderimin qe i bejne Ambasadorit Nicholas Burns, nje zedhensi te fuqishem e te bindshem te politikes se jashteme amerikane dhe perkrahesit te madh te te drejatve te shqiptareve per liri e demokraci si edhe paqes e stabilitetit ne rajon dhe ne Evrope.

 

*Autori ka sherbyer si Drejtor Ekzekutiv i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora