E enjte, 28.03.2024, 04:16 PM (GMT)

Udhëpërshkrim » Gorica

Pëllumb Gorica: Humanizëm edhe i sulovarëve

E diele, 05.09.2010, 11:19 AM


Humanizëm edhe i sulovarëve

 

Nga Pëllumb Gorica

 

    Ne shqiptarët edhe në periudhat e vështira të jetës kemi treguar humanizëm, bujari, mikpritje me fqinjët, por edhe me vëllezërit kosovarë e çamë të dëbuar nga trojet e tyre, preh e masakrave të shovinistëve grek e serb.

   Ishin vitet e Luftës së Dytë Botrore. Më 8 shtator 1943 Italia fashiste kapitulloi pa kushte dhe vendin e tyre e zunë forcat naziste gjermane, që vërshuan drejt Shqipërisë, duke zënë pozicionin e lëna bosh. Forcat gjermane gjatë hyrjes në Shqipëri mbollën terror, si psh, në fshatin Borovë, Barmash, përkundrejt propogandës së tyre se nuk janë pushtues dhe se qëndrimi ishte i përkohëshëm e kalimtar në Shqipëri. Nazistët gjermanët nuk i konsideronin ushtarët dhe oficerët italianë pas kapitullimit të Italisë Fashiste si robër lufte, por tradhëtarë të boshtit, duke i vënë në grykën e armëve, si fajtorë të humbjes së luftës në Gadishullin Ballkanik e Veriun e Kontinentit Afrikan.Pas shpartallimit të ushtrisë italiane e fazhizmit me nacionalizmin e tij të tërbuar, shumë ushtarë e oficerë italianë në Shqipëri, në pamundësi për ikje në vendin e tyre dhe nën këtë terror e zhdukje gjetën strehë e përkrahje nga populli shqiptar. Një pjesë e tyre në tentativë për t’u larguar në Itali u masakruan, në ditët e para pas kapitullimit.

   Populli shqiptar, kryesisht zonat fshatare me tolerancën dhe shpirt bujarinë i mbrojti dhe i mbajti gjallë nga kërcënimi i urisë, dimrit të egër të 1943-1944, ndjekjeve të nazistëve, të cilët me anë të dy operacioneve, të Dimrit dhe të Verës 1944 nuk kishin mëshirë as për shqiptarët, derisa u krijua mundësia, për t’i rikthyer në atdheun e tyre pas përfundimit të luftës në  vitin 1945. Ky fakt, që nuk mund të shuhet nga ndërgjegjjia e popullit tonë, si ditët më të rënda dhe për këtë perandori pushtuese me ushtarë të katandisur keq e më keq. Është mbresëlënës ky humanizëm dhe është me të vërtetë mirnjohëse për këta fatkeq të gënjyer nga fazhizmi, që erdhën si pushtues, dhe populli ynë u tregua jo hakmarrës kundrejt tyre, por i strehoi, i mbrojti, duke mos harruar ç`kishin hequr nën pushtimin fashist italian, me reprezaljet, djegjet, vrasjet, masakrat e shumta Ata i urreu si pushtues, por nuk i keqtorturoi dhe nuk dorëzoi asnjë prej tyre nazistëve gjermanë, që po t’i kapnin i vrisnin.  Ata ishin viktima, që i katandisi fazhizmi, duke i hedhur në këtë cep të Ballkanit. Një pjesë e tyre u ikuadruan në Ushtrinë Nacional Çlirimtare Shqiptare, pjesë e batalionit “Antonio Gramshi” të  Brigadës së Parë Sulmuese.

   Edhe populli i krahinës së Sulovës, si gjithë Shqipëria edhe pse në kushte të vështira jetese elufte strehoi dhjetra ushtarë italianë, i mbrojti nga ndjekjet e nazistëve, ndau copën e bukës, edhe pse dikush nga këta ushtarë, mirësinë e ktheu në tradhëti tek gjermanët. Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ushtarët italianë u strehuan në familjet e fshatarëve të mesëm, por edhe në familje të varfëra. Ja disa nga familjet sulovare që i strehuan  në fshatrat e Sulovës sot pjese administrative e Qarkut Elbasan: Në Selitë u strehuan në familjet e Ibrahim Sades, Dine Sades, Refit Micit, Llan Sades etj. Në Linas në familjet e Faslli Metushit, Kajo Hysës, Gani Hoxhës, Hekur Metushit, Myftar Ragës. Në Kamuna në familjet e Çeç Cërrikut, Halim Cërrikut, Nexhip Cërrikut, Zenun Cërrikut, Sherif Cërrikut, Ymer Cërrikut. Në Mollas në familjet e Rakip Gjinit, Rushit Gjinit, Qerim Çalës, Myslim Çalës, Nuri, Kurtit, Ali Kurtit. Në Topojan në familjet e Islam Mëhallës, Zyko Mëhallës, Ali Hoxhës, Arif Mëhallës. Në Dragot në familjet e Qazim Çalës, Riza Çalës, Beqo Shkëmbit, Ramo Senjës, Dervish Senjës. Në Klos në familjet e Mehdi Qevanit, Arif Memës, Rakip Xherisë, Fezo Xibrrakut, Asllan Vishkullit, Dervish Çalës. Në Qyrkan në familjen e Sherif Xibrrakut, Zyko Plakës. Në Qafë në shtëpitë e Isuf Qevanit, Fehta Mustës. Në Lumas në familjet e Ali Shërmadhit, Sali Shërmadhit, Mehmet Senjës. Në Floq në familjet e Haxhi Kumrisë, Dule Tafës Hajredin Tafës, etj. Në Banjë në familjet e Sali Hoxhës, Aqif Hoxhës etj. Ata kryen çdo lloj pune, punonin në ara, ruanin bagëtitë, ndërtuan shtëpi, hapën puse etj. Tregojnë se fshatarit Kajo Hysa në fshatin Linas, 6-7 prej tyre i ndërtuan një shtëpi të re, që mbeti deri vonë e emërtuar shtëpi e italianëve. Në fshatin Lumas  gjatë punës në një arë gërmuan e zbuluan objekte të vjetra lashtësie. Po ashtu në  fshatin Mollas, fshatarit Rakip Gjini me shumë mundime i hapën një pus uji, shtatëmbëdhjetë metra të thellë, që përdoret edhe sot si një dëshmi e  kësaj kohe dhe hapjes nga ushtarët italianë.

  Disa muaj pas çlirimit të vendit, në pranverën e vitit 1945, ushtarët e oficerët italianë u kthyen në Itali pranë familjeve të tyre, me kujtimet më të mira dhe mirnjohjen edhe për banorët e kësaj krahine, me dëshirën që një ditë do takoheshin e do ta shpërblenin këtë humanizëm. Por rrethanat që u krijuan në vitet e sistemit komunist, ia mbyllën lidhjen me shtetet fqinje dhe kujtimet e tyre u zbehën në harresën e 50 viteve.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora