E premte, 19.04.2024, 07:43 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Më braktisi mua dhe fëmijët

E shtune, 15.12.2007, 12:18 AM


Kur filluan bombardimet, prishtinasitë filluan të ikin. Unë nuk kisha para, dhe më mungonte edhe guximi. Edhe gruaja e shtëpisë ku banoja nuk iku, ngase ishte e shtyrë në moshë. Djalin dhe nusen i kishte dërguar disa muaj më parë në Turqi. Ditët e para të bombardimeve frikësohesha shumë nga bombat. Ndërsa për atë se çfarë po ndodhte në qytet, se si po ikte populli, se si njerëzit po dëboheshin e detyroheshin t’i lëshonin shtëpitë dhe se çka po ndodhte në Prishtinë dhe gjithë Kosovën, nuk isha e informuar ngase nuk kisha as televizor e as radio. Ushqim kisha pak, kurse në atë shtëpi ku isha unë kishte edhe qiraxhi të tjerë. Ata, një ditë para bombardimeve, kur kishin vendosur të ikin, më thanë:
“Në kuzhinë i ke të gjitha, shërbehu, si të ishin tuajat”. Aty kah mesi i prillit mu hargjuan thuajse të gjitha ushqimet dhe u detyrova të hyjë shtëpi më shtëpi që të mos më vdisnin fëmijët nga uria. Atje i gjeta të gjitha, por, pas disa ditëve, filloi ankthi i vërtetë. Atë mëngjes po i dëgjoja klithmat e zonjës së shtëpisë dhe çirrjet e policëve. Sa çel e mbyll sytë, ata ma thyen derën dhe u futën brenda. Fëmijët morën vajin dhe njëri nga policët serb i mbylli në banjo. Fëmijët qanin, kurse dy nga barbarët më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb. O Zot, sa herë iu luta zotit të vdes në ato qaste tragjike. Më mbyste vetvetiu turpi, nënçmimi. Isha nënë e pesë fëmijëve, grua e burrit, e ata loznin me mua. Pas afër një ore ata shkuan, kurse unë ua hapa derën fëmijëve. Ata nuk më pyetën asgjë, sadoqë fëmiu i madh ishte 9 vjeç. Por, të gjithë shikonin plagën në krahërorin tim. Pak më vonë erdhi edhe zonja e shtëpisë dhe në praninë e fëmijëve, më pyeti: “a të kanë dhunuar?”. Unë nuk iu përgjigja, por ia tregova plagën. “Mirë keni shpëtuar”, më tha ajo, “dy fqinjët tanë i pushkatuan”. Policët serbë erdhën prap të nesërmen. Këtë herë, përveq dhunimit, më rrahën mua dhe fëmijët. E mora sopatën dhe provova ta vras nëjrin prej tyre, por kot. Ishin katër dhe njëri prej tyre më ra me kondak të pushkës në kokë. Kur më erdhi vetëdija, fëmijët po qanin mbi mua duke menduar se kam vdekur. Pas disa orëve mblodha fuqinë dhe kaluam në një lagje tjetër. Një plak e një plakë më strehuan dhe m’i mjekuan plagët. Aty qëndrova derisa forcat serbe u larguan nga Kosova. E mora vetën pak a shumë por në shpirt kurrë s’munda t’i harroj ato që më kishin ndodhur. Kah fundi i qershorit u këtheva në Deçan. Tani, çdo gjë që kisha patur, ishte djegur e bërë shkrum, ndaj ngrita një tendë në oborr. Kur më erdhi burri, ia tregova të gjitha. Fillimisht nuk më tha asgjë, por pas disa ditëve kur vërejti ankthet e mia në gjumë, më tha: “Grua, ti duhet të shërohesh te psikologu. Ndoshta ti edhe je mësuar pa mua, por unë nuk jam më burri yt i dikurshëm. Ajo që të ka ndodhur e di se ka ndodhë pa dëshirën tënde, por ankthet e tua në gjumë më përkujtojnë çdo gjë që të ka ndodhur dhe e kam vështirë të pajtohem me jetën”. Deshti të thotë edhe diçka, por të dy u shkrehëm në vajë me orë të tëra. Të nesërmen muk ishte në shtrat, s’më kishte lënë as letër, as fjalë. Iku duke na braktisur edhe mua edhe fëmijët dhe vetëm zoti mund ta dijë a i ka shëruar ai plagët. “Unë do të jetoj me ato kujtime të hidhura që më plagojnë më shumë se plumbi që vret”, tha në fund deqanasja, e cila edhe pse me shumë probleme, nuk ua ktheu shpinën fëmijëve.

Nga Libri i Luljeta Selimit ''Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora