E marte, 23.04.2024, 03:15 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Zbardhja e fatit të të pagjeturëve, brengë e përhershme

E shtune, 04.09.2010, 07:59 PM


Zbardhja e fatit të të pagjeturëve

                      brengë e përhershme

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

                

Në kohet e fundi janë duke u bërë përpjekje serioze për zbardhjen e fatit të të pagjeturëve. Kanë filluar disa gërmime për zbulimin e varrezave masive në disa pjesë të vendit. Në Serbi, përkundër kërkesave dhe përpjekjeve, jo vetëm  nga familjarët , mungojnë  angazhimet e nevojshme dhe hapat konkret që duhet ndërmarrë në këtë fushë . Prandaj familjarët dhe organizata të ndryshme joqeveritare  , që angazhohen për zbardhjen e fatit të  personave të zhdukur kanë kërkuar nga Qeveria në Prishtinë  dhe Beograd të bëjnë më shumë  për zbardhjen e fatit të personave  që akoma  figurojnë të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë . Shifra zyrëtare  e personave  të zhdukur  që figuron në  listën e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar është  1837 vetë . Kjo sikur nuk është e mjaftueshme për opinionin e gjerë Ndërkombëtar që të turpërohet për angazhimin e pamjaftueshëm në këtë fushë , sidomos ndaj qëndimitdestruktiv të Serbisë.

                 

Angazhimi i Qeverisë së Kosovës

 

Qeveria e Kosovës siq thuhet në disa deklarime do të angazhohet  me terë kapacitetin e saj vepruese për të kontribuar në zbardhjen e fatit të të gjithë  qytetarëve të zhdukur

 gjatë luftës. Kështu thuhet në një kumtesë  lëshuar nga ekzekutivi me rastin e Ditës Ndërkombëtare  të Personave të pa Gjetur.  Qeveria në këtë rast ka drejtuar kritika në adresë të Beogradit duke thirrur ndërgjegjen e autoritetit të shtetit të Serbisë që në këtë fushë  nuk brengoset  dhe nuk angazhohet sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturëve . Serbia kurrë nuk është angazhuar seriozisht dhe kurrë nuk ka kërkuar falje  për krimet e bëra në Kosovë ndaj shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar në këtë fushë  nuk ka ushtruar trusni , sa duhet të  autoritet e Serbisë për të afruar të dhënat për qytetarët tanë  të zhdukur gjatë luftës. Qeveria e Kosovës  duke bashkëndjerë brengën dhe dhembjen më të gjithë familjarët e të zhdukurve , ka marrë iniciativa më serioze për zbardhjen e fatit të të pagjeturëve. Kërkesat e familjarëve nëpër tubime dhe protesta para Qeverisë - institucioneve të vendit dhe ndërkombëtar sikur  kanë shkuar në vesh të shurdhët…

          

Kosova faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon

 

Njëmbëdhjet vjet pas hyrjes  së NATO-s në Kosovë , vendi ynë  është transformuar rrënjësisht. Sot Kosova është faktor i rëndësishëm i paqës dhe i stabilitetit në rajon, me vision të qartë  për të qenë  sa më parë  antare e Bashkimit Evropian e NATO-s dhe të institucioneve  tjera ndërkombëtare  , duke përfshirë edhe OKB-në. Legjitimiteti i pakontestueshëm i pavarësisë dhe i sovranitetit të  Republikës së Kosovës u konfirmuar plotësisht edhe nga Gjykata Ndërkombëtare  e Drejtësisë , e cila dha mendimin e saj këshillëdhënës  me kërkesën e  Republikës së Serbisë . Mirëpo megjithatë në këtë fushë Serbia kundërshton pavarësinë e Kosovës, sidomos tani pas vendimit të GJND-së ka kundërshtuar me rezolutën e paraqitur në OKB. Kjo rezolutë nuk është e efektshme, prandaj  rezolutën e Serbisë janë duke e kundërshtuar si  provokuese dhe me efekte negative edhe për vet Serbinë. SHBA-ja, BE-ja  dhe shtetet të tjera të njohura në botë janë duke e kundërshtuar këtë rezolutë , duke kërkuar që të tërhiqet ose edhe të ndryshohet…

Sekretarja amerikane  e Shtetit Hillari Klinton, i ka dërguar një letër Maqedonisë në lidhje  me projektrezolutën serbe kundër Kosovës. Ajo ka sygjeruar se Shkupi duhet të kundërshtojë  projektrezolutën e Serbisë  në AP të OKB-së . Ministri i jashtëm i Maqedonisë , Milloshovski ka thënë se  Republika e Maqedonisë  nuk do ta përkrah  propozimrezolutën serbe  në OKB. Ndërsa ministri i jashtëm i Bosnjë Hërcegovinës  ka deklaruar se kryesia e shtetit boshnjak ende  nuk ka  vendosur se si do të votojë Sarajeva  rreth rezolutës serbe  për Kosovën në AP të OKB. .Kryeministri Millorad Dodik ka kërcënuar me ndarje të “Republika Serpska”, duke shtuar se prioriteti i tij është  fitimi i autonomiosë sa më të madhe  brenda kornizes së Marrveshtjes së Dejtonit, por nese kjo dështon , atëherë  përfundimisht do të kërkojë  pavarësinë nga pjesa tjetër e Bosnjës. Kjo ide e Dodikut është e hershme, por nuk  gjason dhe nuk mund të bëhet krahasimi me Kosovën.

                               

Angazhimi lobues i Behgjet Pacollit

 

Për njohje të reja nga shtetet që ende hezitojnë që ta pranojnë Kosovën shtet i pavarur dhe Sovran, duhet një angazhim  para mbajtjes së AP të OKB-së sepse megjithatë në këtë fushë nuk është punuar sa duhet. Ka munguar angazhimi i nevojshëm për lobim  në këto shtete që ende hezitojnë që ta pranojnë Kosovën shtet i pavarur dhe Sovran.

Angazhimi i Behgjet Pacollit është për t’u lavdëruar. Ai (Behgjet Pacolli) ka lobuar në shumë shtete  duke dhënë në këtë fushë një kontribut të dukshëm. Ai nuk i ka ndërprerë  përpjekjet për të siguruar njohje të reja . Kryetari i AKR-së ka thënë se do të jetë në  NjyYork gjatë punimeve  të Asamblesë së Përgjithshme . Ai do të lobojë  për     Kosovën në OKB si Konsul Nderi i Libërisë. Kryeministri shqiptar , Sali Berisha  në një takim me një delegacion kinez është shprehur se  vendimi i GJND-së ka qartësuar se shpallja e pavarësisë sëKosovës ishte në përputhje  të plotë  me të drejtën ndërkombëtare  dhe rezolutën 1244 të KS të OKB-së  dhe se rasti i Kosovës është  një rast sui generic…, prandaj është angazhuar që Kina ta pranojë Kosovën shtet i pavarur dhe sovran.

                   

A kanë biseduar zyrëtarët qeveritarë të Kosovës  për mundësinë e rishikimit   të gjendjes në veri të Mitrovicës

 

 Zyrëtarët qeveritar  në muajt e fundit siq shihet kanë qenë të bindur se mendimi i GJND-së do të jetë i balancuar dhe jo në favor të Kosovës, andaj sipas burimeve që janë dhënë  , ata në disa raste  u kanë premtuar  ndërkombëtarëve  mundësinë e rishikimit të gjendjes në veri dhe hapjes së një  perspektive  që do ta kalonte Pakon e Ahtisarit. Në këtë fushë opozita (AK) ka shfrytëzuar këto të dhëna, prandaj në një konferencë për mediat ka drejtuar  kritika në adresë të qeverisë ,nëpërmes  antarit të saj, z. Naim Malokut i cili ka thënë se në bazë   të qendrimeve dhe intervistave  të zyrëtarëve qeveritarë janë dhënë rekomandimet e GNK-së, që veriu i Kosovës të ketë një autonomi të zgjeruar apo një lloj vetqeverisjeje , jasht Pakos së Ahtisarit. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të japë shpiegime  për të gjitha  ato të dhëna  të paraqutura në  raportin “Kosova dhe Serbia pas GJND-së”…Këto “lëvizje deklarative” në mes të opozitës dhe pozitës mendoj se nuk duhet të merren fortë serioze …

      

Ish republikat jugosllave në përpjekje për antarësim në BE

 

 BE-ja ka një rëndësi të madhe politike , ekonomike e të tjera , jo vetëm për Kosovën por për të gjitha shtetet e Ballkanit Përendimor, prandaj këto shtete duhet t’i përmbushin kushtet për antarësim në BE .Në këtë fushë secila prej tyre është duke bërë përpjekje për antarësim në BE dhe në NATO.

 Përveq Sllovenisë e cila  është  antare  BE-së që nga viti 2004, ish- republikat jugosllave  ndodhen sot në nivele të ndryshme  të procesit drejt pranimit në BE dhe në NATO. Kroacia është aktualisht më pranë antarësimit që ndodhet në fazën përfundimtare  të negociatave  për pranim. Ish republika  jugosllave  e Maqedonisë  ka marrë statusin e vendit kandidat për pranim qysh në vitin 2005, por ka ende problemin  me Greqinë fqinje  për emertimin  zyrëtar të vendit. Ndersa pranimi  i  Serbisë  kushtëzohet me përfundimin e bashkëpunimit me GJND-së…

Edvard Kukan, shef i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet  me shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Serbinë , Malin e Zi dhe  Kosovën konkludon:”Për Evropën Juglindore  nuk mund të flasim për Evropën e Bashkuar , gjë që është edhe qellimi përfundimtar i Evropës së Bashkuar. Tani për tani askush nuk dëshiron të flasë për afatet kohore  se kur  të gjitha vendet e dala nga shpërbërja  e Jugosllavisë  do të mund  të gjenden në shtëpinë e  përbashkët, kësaj herë  në atë Evropiane . Shumica nuk flet për vite , por për dekada” …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora