E marte, 16.04.2024, 11:01 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Tridhjetë Vjetori i Krijimit të Lëvizjes Solidarnoshq

E enjte, 02.09.2010, 09:56 PM


Tridhjetë Vjetori i Krijimit të Lëvizjes Solidarnoshq

 

Nga Frank Shkreli

 

Kjo jave shenon 30-vjetorin e krijimit te levizjes polake, qe ne Poloni dhe ane e mbane botes njihej si sindikata Solidarnoshq, nje levizje shoqerore anti-komuniste e pa-dhune, e cila ne kulmin e influences se saj bashkoi dhjete milione polak. Ky pervjetor ka rendesi historike per te gjithe ish-boten komuniste ne zonen gjeografike te Euro-Azise, pasi ngjarjet e asaj kohe ne Poloni paten nje efekt gradual e te gjithanshem edhe ne vendet e tjera te rajonit, pra edhe ne trojet tona shqiptare. Per me teper, ky pervjetor ka rendesi per shqiptaret, pasi dihet se levizja paqesore Solidarnoshq e puntoreve polake kishte influencuar edhe mendimet e fillozofine politike te Dr. Ibrahim Rugoves, i cili kete levizje e shikonte pjeserisht si model per arritjen e objektivave te shqiptareve per clirimin e Kosoves nga zgjedha serbe.

 

Ne Gusht te vitit 1980, puntoret ne "Kantierin Lenin" te qytetit Gdansk filluan nje greve, te pa-degjuar dhe te pa shembullt deri atehere, per boten komuniste. Greva qe zgjati dy jave,  coi ne nenshkrimin e nje marreveshjeje me qeverine komuniste polake, e cila me ne fund pranoi kerkesat e puntoreve. Ne fillim, kerkesat e puntoreve te kantierit ne Gdansk ishin te karakterit lokal, por nderkaq, grevat u perhapen edhe neper fabrika ane e mbane Polonise duke e ngritur numerin e kerkesave ne ate qe u njoh si  lista me "21 pike", e cila perfshinte te drejtat e punetoreve ne pergjithesi, ceshtje shoqerore, sic ishin lehtesimi i cenzures, te drejta te reja per Kishen Katolike, lirimin e te burgosureve politike, permersimin e sherbimit shendetesor dhe legalizimin e sindikatave te puntoreve. Si rrjedhim,  pranimi i ketyre kerkesave nga regjimi polak, perfundoi ne krijimin e sindikates se pare te lire, jo komuniste polake -- Solidarnoshq, e cila nente vjete me vone solli ne pushtet Zotin Lech Walesa, kryetarin e Solidarnoshqit, duke rrexuar keshtu regjimin komunist te Varshaves, vendi i pare nga satelitet sovjetike, ne Evropen Lindore, qe beri nje gje te tille.

 

Ronald Reagan dhe Papa Gjon Pali i Dyte
Ronald Reagan dhe Papa Gjon Pali i Dyte
Eshte e pa mundur te merret me mend se do te kishin ndodhur ndryshimet politike ne Evropen Lindore te vitit 1989 dhe me vone, po mos te ekzistonte levizja Solidarnoshq dhe marreveshjet e arritura ne ate kohe me qeverine polake, marreveshje keto qe influencuan, jo vetem politiken mbrenda Polonise, por ne te njejten kohe edhe marredhenjet nderkombetare.  Gjate 1980-ave, me kujtohet se -- pas krijimit te Solidarnoshq-it, ne Perendim shprehej shqetesimi se ngjarjet ne Poloni do te conin ne shtypjen e kesaj levizjeje, sic kishte ndodhur me pare, kur popujt e Evropes Lindore ishin perpjekur te clironin veten nga zinxhiret e dominimit sovjetik -- si ne Gjermanine Lindore me 1953, ne Hungari me 1956 dhe ne Cekoslovaki me 1968 -- revolucione keto qe u shtypen brutalisht nga forcat sovjetike.

 

Suksesi i levizjes Solidarnoshq ne Poloni, sipas shume eksperteve, pergatiti rrugen per politiken e ashper anti-komuniste qe ndoqi Presidenti amerikan, Ronald Reagan gjate 1980-ave. Gjithashtu, ata thone se afersia e pikepamjeve te Presidentit Reagan dhe Papes Gjon Palit te dyte ne lidhje me  politiken cnjerezore te komunizmit, pershpejtoi procesin e cmontimit te komunizmit ne Evrope. Ilustruese per kete eshte fakti se me 12 Qershor te  vitit 1987 Presidenti Reagan ishte ne Berlin e Papa Gjon Pali i dyte ndodhej ne Gdansk te Polonise, por me te njejtin mesazh: liri e demokraci, respekt per te drejta te njeriut, dhe ne te njejten kohe shprehen shpresen se ndryshimet do te realizoheshin ne te gjitha vendet ku mohohej liria per te adhuruar Zotin.

 

Lech Walesa i tha ditet e fundit nje televizioni amerikan se para vizites se Papes ne Gdansk, ai kishte perkrahjen e jo me shume se dhjete vetave per levizijen e tij anti-komuniste, por pas vizites se Papes, numeri u rrite ne dhjete milione. Si rrjedhim, regjimi komunist shpalli te paligjshem levizjen Solidarnoshq dhe kunder Papes u be atentat, por as Papa Gjon Pali i dyte as Presidenti Reagan nuk u frikesuan nga armiqet e tyre. Ne te te vertete, ata intensifikuan bashkpunimin dhe bashkrendimin e perpjekjeve deri ne renjen e Murit te Berlinit, qe me ne fund solli lirine dhe demokracine per qindera miliona njerez ane e mbane Evropes Lindore dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

 

Presidenti polak, Zoti Bronislaw Komorowski, me rastin e 30-vjetorit kete jave,  te krijimit  te Levizjes Solidarnoshq tha se "pas asnje dyshim, Levizja Solidarnoshq dhe lufta ne kantierin e Gdansk-ut dhe ane e mbane Polonise, si edhe fitorja e revolucionit te vitit 1980 dhe 1989, bejne pjese ne momente te rralla te historise, qe ne (polaket) kemi percaktuar te ardhmen e Evropes, e ndoshta te botes."

 

Lech Walesa
Lech Walesa
Sekretarja amerikane shtetit, Zonja Hillary Clinton i dergoi "pershendetjet me te perzemerta"  popullit polak me rastin e ketij pervjetori, duke thene se "ne i nderojme ata qe, 30 vjete me pare, qendruan kunder tiranise. Herojte e Solidarnoshq-it ishin te vetdijshem se populli polak deshironte dhe meritonte me shume nga vendi i tyre dhe ata vune themelin e Polonise se soteme."

 

Ne kete pervjetor, edhe ne shqiptaret duhet t'i kujtojme dhe t'i falenderojme herojte e Soilidarnoshq-it per flijimet dhe sakrificat e tyre, te cilat me ne fund cuan ne shperberjen e nje sistemi qe kishte roberuar individe e popuj per pothuaj nje gjysem shekulli. Historia duhet te njohe se ishin polaket ata qe meritojne kredine per gjunjezimin e bllokut sovjetik, para kerkesave te Levizjes Solidarnoshq  per liri, demokraci dhe per dinjitet njerezor. Atje, ku shume levizje te meparshme kunder komunizmit kishin deshtuar, krijimi i Levizjes Solidarnoshq, perberi fillimin e mbarimit te regjimeve komuniste ane e mbane Evropes Lindore e ish-Bashkimit Sovjetik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora