Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Nënë Tereza - Nderi i Kishës Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

| E hene, 30.08.2010, 09:59 PM |


Nënë Tereza: Nderi i Kishës Katolike dhe Krenaria e Kombit Shqiptar

 

FJALIM ME RASTIN E 100-VJETORIT TE LINDJES SE NENE TEREZES

 

NE DARKEN E SHTRUAR NGA KISHA KATOLIKE, "ZOJA E SHKODRES", NEW YORK

 

Nga Frank Shkreli

 

Te nderuar pjesmarres ne kete darke perkujtimore per 100-vjetorin e lindjes se Nene Terezes.

 

 Ne shpirtin tim, jam thellesisht i gezuar qe kam rastin e bukur te jeme me ju sonte:  me Dom Pjetrin dhe antaret e keshillit dhe pjesetare te famullise "Zoja e Shkodres", me te gjithe ju, qe cdo dite punoni e flijoni aqe shume per ideale te perbashketa ne emer te interesave fetare e kombetare. Pervec, dobise shpirterore, qe eshte misjoni i pare i kesaj kishe,  Zoja e Shkodres -- binomin "Fe e Atdhe"  -- e zbaton ne flake e ne drite te fese -- por gjithmone duke mbajtur gjalle zakone e tradita kulturore, thjeshte kombetare, duke ruajtur e shtuar ne kete vend te madh pasurine etnike te trashgeruar nga te paret tane -- trashegimi kejo qe na ben te mundur t'a quajme veten, krenarisht, Shqiptare ne dheun e George Washingtonit dhe Abraham Lincolnit, ne kete vend te lirise e demokracise.

 

Me te drejte, ne te gjithe jemi krenare me veprimtarine e kesaj kishe ne lamine e fese dhe te shqiptarizmit, veprimtari qe eshte bazuar ne terminologjine e Imzot Pjeter Bogdanit: "Fati i im eshte fati i popullit tim", veprimtari kejo per te cilen edhe Nene Tereza eshte krenare, ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

 

Sic dihet, ne te gjitha trojet shqiptare, si edhe ane e mbane botes, viti 2010 u shpalle si viti i Nene Terezes, duke shenuar keshtu pervjetorin e lindjes se kesaj murgeshe te thjeshte te Kishes Katolike, por bije te madhe te kombit shqiptar dhe kesaj Nene te te gjithe njerezimit -- qe me te drejte konsiderohet si nderi i Kishes dhe krenaria e kombit shqiptar.

 

Papa Benedikti i 16-te e kujtoi Nene Terezen ne 100-vjetorin e lindjes duke e cilesuar ate si nje dhurate per Kishen dhe per mbare boten. Nderin qe Nene Tereza, i ben Kishes Katolike e shpreh me se miri miku i madh i shqiptareve,  Papa Gjon Pali i dyte -- per te cilen ai thoshte se kishte respekt te thelle dhe dashuri te sinqerte -- duke thene se ishte nje prej misionareve me te medhej te shekullit te 20-te. Me rastin e beatifikimit te Nene Terezes, Papa Gjon Pali i dyte tha se "Perendia e beri kete grua te thjeshte, qe vinte nga nje prej rajoneve me te varfera te Evropes, nje instrument te zgjedhur per t'i shpallur Ungjillin te gjithe botes, jo duke predikuar, por me veprat e saj te perditeshme te dashurise, ndaj me te varfereve te botes. Ajo ishte nje misionare me nje gjuhe universale te dashurise qe nuk njihte kufij as perjashtime dhe nuk kishte preferenca, pervec, per ma te harruarit e shoqerise.   Papa vazhdoi duke thene se Nene Tereza e nderoi Kishen si misionare e bamiresise, si misionare e paqes dhe si misionare e respektit per jeten. Ajo ishte me te vertete nene e te varferve dhe nene e femijeve te lene pas dore.

 

Nje murgeshe katolike, ne nje vend te kryesisht hindu-ist si India, Nene Tereza kombinoi jeten e saj tejet te thjeshte me nje perqendrim te palekundur ndaj me te varfereve te botes  duke krijuar keshtu nje rrjet boteror bamiresie. Ndersa puna e saj tejkalonte kufijte fetare e etnike, me veprat e saj, ajo terhoqi vemendjen e udheqeseve boterore gje qe, ne vitin 1979, Nene Terezes i akordohet Cmimi Nobel per Paqe, hera e pare ne historine e kombit tone.

 

Por sot me shume se kurr, mesazhi i Nene Terezes eshte mesazhi i bamiresise, mesazhi i paqes dhe i dashurise.

 

Ne nje prononcim per revisten Kuvendi, javen qe kaloi, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Tiranes, i dashtuni e i respektuari yne, tha nder te tjera se "Nene Tereza ka pasur gjithmone nje mesazh te qarte e te mirekuptimte: se e ardhmja e njerezimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tone, realizohet plotesisht vetem me vendosmerine per te ndertuar qyteterimin e dashurise, ne te cilin nuk ka te perjashtuar e te menjanuar, te diskriminuar e te harruar", shtoi Imzot Mirdita.

 

Sot kombi shqiptar, me te drejte, eshte krenar per Nene Terezen. Por fatkeqsisht, nuk ishte gjithmone keshtu. Megjithse Nene Tereza njihej ane e mbane botes si bamirese me origjine shqiptare, Shqiperia komuniste e viteve 70 e 80-te heshtte, pasi regjimi i Enver Hoxhes pothuaj kishte zhdukur klerin katolik shqiptar dhe e kishte futur vendin ne nje absurditet ateist te papare ne historine e njerezimit. Refuzonte t'i jepte vize te vizitonte nenen e motren dhe nuk e lejoi qe te merrte pjese as ne varrimin e nenes se saj. Neve qe jemi ketu ne Amerike per nje kohe te gjate, na kujtohet kur perfaqsuesit e regjimit komunist shqiptar braktisen sallen e Kombeve te Bashkuara ndersa  Nene Tereza i fliste botes.

 

Megjithse nepermjet valeve te Zerit te Amerikes, perpiqeshim qe kombi shqiptar te mesonte sa me shume per veprimtarine e Nene Terezes, regjimi komunist shqiptar bente c'mos qe te fshihte personin dhe imazhin qe gezonte Nene Tereza ane mbane botes.

 

Megjithkete, atehere dhe sot, Nene Tereza ishte dhe mbetet -- sic tha  edhe Ministri i Kultures se Shqiperise -- Ferdinand Xhaferraj, "simboli i vetive me te mira te genit shqiptar. Ajo eshte imazhi i vertete i shqiptareve, pasaporta e tyre ane e mbane botes. Nene Tereza eshte kryevepra me e madhe qe shqiptaret i kane dhene njerezimit boteror", shtoi Ministri Xhaferraj.

 

Kohet e fundit, Kryetarja e Kuvendit te Shqipenise, Jozefina Topalli, duke hapur nje ekspozite ne Tirane kushtuar Nene Terezes, u shpreh se "ne historine kombetare nuk ekziston nje personalitet qe t'i kete dhene Shqiperise me shume emer dhe krenari, sesa emeri i Nene Terezes. Cdo gje qe ka bere ne jeten e saj, tha Zonja Topalli -- ka bere te madhe jo vetem ate vete -- por edhe emerin e shqiptareve dhe ka bere krenare Shqiperine."

 

Duke shpallur vitin 2010, si Vitin e Nene Terezes, Presidenti i Kosoves, Zoti Fatmir Sejdiu tha se Nene Tereza  eshte e lindur ne Shkup, por me prinder nga Kosova, te cilet e kishin edukuar ne frymen e vertete te shpirtit shqiptar, ne frymen e dhembshurise, te humanizmit dhe te dashurise per njeriun. Presidenti Sejdiu vazhdoi duke thene se "Nene Tereza e ka vazhduar ne menyre shembullore udhen e madhe te Papa Klementit, Pjeter Budit, At Shtjefen Gjecovit dhe shume e shume misionareve te tjere te kombit qe dhane aqe shume per fe e atdhe."

 

Nderkaq, nga vleresimet e shumta mbi vepren e Nene Terezes vlene te permendet deklarata e Qemajl Morines, pro-dekan dhe ligjerues ne Fakultetin e Studimeve Islame, ne kuader te Bashkise Islame te Kosoves, i cili tha se Nene Tereza " ka kryer misjonin e saje te krishtere, jo vetem si e krishtere, por edhe misionin e saj humanitar, te cilin preferojne te gjitha fete. Prandaj, shikuar ne prizmin islam, me punen dhe misionin qe ka bere Nene Tereza, ajo u takon te gjitha feve, prandaj (i takon) edhe fese islame," vleresoi Qemajl Morina.

 

Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes jane bere e vazhdojne te ndermirren aktivitete te shumta ne kujtim te kesaj figure te madhe te kombit shqiptar, por me domethenese, pa asnje diskutim, do te jete inaugurimi i Katedrales Nene Tereza ne Dardanine e lashte, ne Prishtine, ku vetem 10-vjete me pare tankset dhe forcat kriminele te ushtrise dhe policise serbe kishin per objektiv zhdukjen e races shqiptare nga Dardania. Aty sot ngrihet Katedralja kushtuar Nene Terezes.  Neqoftse kerkoni mrekulli prej Nene Terezes, shkoni ne Prishtine, ne Shkup, Shkoder e Tirane, ku vetem 20 vjete me pare nuk lejohej te permendej emeri i saj – e shikoni se si ky popull i vogel e tregoi veten shume te madh nga menyra se festoje 100-vjetorin e Nene Terezes. Atehere, kur kombi shqiptar kerkonte Nenen per me ba gjamen, Nene Tereza u pergjigj. Ishte miqesia e saj me Papa Gjon Palin e Dyte  dhe me vone takimet e saj me ish-Presidentin Clinton qe luajten nje rol bindes per nderhyrjen e NATO-s per te shpetuar shqiptaret e Kosoves nga katastrofa. Vete Presidenti Clinton, ne shenimet e tia thote se, pas takimit me Nene Terezen ndiente obligim qe te bente dicka per popullin shqiptar.

 

Megjithse perfaqsues te ndryshem fetare, te politikes dhe te rrymave te ndryshme te jetes kane kontribuar e vazhdojne te kontribuojne per ndertimin e Katedrales ne Prishtine, nuk mund pa permend kontributin kyc te dy arkitekteve kryesore qe bene te mundur ndertimin e katedrales: Presidentit historik te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves dhe Imzot Mark Sopit, ish-ipeshkvit te Kosoves.

 

Kur u vu gur themeli i Katedrales ne Prishtine me 26 gusht te vitit 2005, Presidenti Rugova tha nder te tjera se "sot eshte nje dite e madhe per kryeqytetin dhe per gjithe Kosoven, sepse po bekojme gurin e themelit te nje tempulli te shenjte, qe i kushtohet Nenes se dahsur Shqiptare-Kosovare dhe Nenes se Njerezimit -- te lumes Nene Tereze -- asaj qe lartesoi nderin e Kosoves dhe te shqiptareve ne te gjithe planetin, duke ia afirmuar vlerat tona duke ndihmuar mbare Njerezimin."

 

Me mall kujtoj vizitat zyrtare ne presidence, ku pas bisedave zyrtare per te cilat kisha shkuar per ta vizituar, drejtohej per ne dhomen ku mbante modelin miniature te Katedrales se ardheshme. Me krenari dhe me nje entuziazem te pashoq fliste per arkitekturen dhe per vet objektin, jo vetem si nje monument fetar por edhe mbare kombetar.

 

Kemi plot te drejte pra, qe si komb te jemi krenar me Nene Terezen. Kejo krenari mbare-kombetare po vihet re  -- kete jave -- kudo ne trojet shqiptare dhe ne diaspore -- pa dallim feje a krahine, qe sipas Presidentit te Shqiperise, Zotit Bamir Topi, “kemi me se te drejte te krenohemi per shqiptaresine e saj dhe te identifikohemi ne bote si te sajet dhe ta quajme me plote goje e krenari Ate si tonen”.

 

Ndersa, Kryeministri i Shqiperise, Zoti Sali Berisha shprehu, “mirenjohjen me te thelle te bijes me te shquar te kombit tone, dhurates me te cmuar qe kombi shqiptar i ka bere njerezimit ne te gjitha koherat”.

 

Por besoj se perkujtimi me i mire dhe permendorja ma mbrese-lenese per Nene Terezen do te ishte kryerja e atyre qe ajo cilesonte si "akte te vogela te dashurise", me perkushtim per atdheun e kombin tone dhe vecanarisht per njeri tjetrin -- ashtuqe te ndertohet nje Shqiperi e denje per trashegimine qe na la porosi Nene Tereza.

 

U falemnderit..........

 

Frank Shkreli

New York 8/29/10