E shtune, 20.04.2024, 12:41 AM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Sulmi ndaj Nënë Terezës nga shërbëtori i errësirës Mexhid Yvejsi

E hene, 30.08.2010, 09:58 PM


Sulmi ndaj Nënë Terezës nga shërbëtori i errësirës Mexhid Yvejsi

 

Një sqarim i domosdoshëm për shërbëtorin e errësirës Z. Mexhid Yvejsi dhe artikullin e tij “100 vjetori i Nënë Terezës, Formalizmi, Humanizmi dhe Servilizmi”

 

Nga Deo Graciani

 

Kam lexuar me vemendje disa nga artikujt dhe gjithashtu edhe komentet që shkruani, edhe pse shpeshherë nuk kanë shume kuptim ose shkruhen me një qëllim dashakeq. Në fakt nuk desha të komentoja fare per artikullin tuaj por diçka me shtyu ta shkruaj këtë replikë. Më shtyu fakti se në gjithçka që shkruani përpiqeni të keqinformoni publikun dhe t’i shërbeni me një zell të pashoq erresirës, duke vjellur vrer ndaj shënjtores së dritës, Nënë Terezës. Nuk dua të ndalem në të gjitha pikat e artikullit por vetëm në disa prej tyre që mendoj se kanë nëvojë të sqarohen.   

 

E keni filluar artikullin duke u perpjekur të analizoni disa koncepte filozofike të cilat më duket se nuk i njihni edhe aq mirë. P.sh., keni gjetur një përkufizim të humanizmit që thotë se është “një pikëpamje për jetën që përqëndrohet në mundësite dhe arritjet e njerëzimit.” Ky është një perkufizim tepër i ngushtë dhe i thatë i doktrinës së humanizmit. Në sulmin tuaj djallëzor jeni perpjekur që ta njehsoni humanizmin me ateizmin, me qëllim që ta nxirrni Nënë Terezën ateiste, meqënëse shumë personalitete të kohës e paskan quajtur një nga humanistet më të mëdha.

 

Duke u thelluar pak më tej në konceptin e Humanizmit, do të thosha që Humanizmi është një filozofi jete në kuptimin e tij të përgjithshëm. Por kush është thelbi i humanizmit? Kur thuhet për dikë që “është humanist?” Thuhet për një njeri që “është humanist” kur ky njeri është “i interesuar dhe lufton per mireqënien, vlerat dhe dinjitetin e njeriut, pavaresisht nëse ai ka bindje fetare apo jo. Ju zoteri moret dhe shtjelluat me një qëllim dashakeq vetem një aspekt të ngushte të Doktrinës Humaniste, dhe kryesisht levizjen e Humanizmit Modern Shekullar, që është vetem një nga lëvizjet e shumta që sot vetëquhen si lëvizje humaniste. Në kundërshtim me atë që thoni juve kur përqëndroheni vetem në një përkufizim të ngushtë të kesaj doktrinë sipas interesit tuaj personal, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shume levizje humaniste, si: Humanizmi i Lashte Grek, Aziatik, Humanizmi Mesjetar Islamik, Humanizmi i Rilindjes, Humanizmi Modern Shekullar, Humanizmi i Krishterë, Humanizmi Religjioz etj., etj. Se përse u futët kot së koti në shtjellimin e doktrinës humaniste këtë nuk e kuptoj dot. Duke shpresuar që u sqaruat në lidhje me doktrinën humaniste, të cilën ju qëllimisht e bëtë lëmsh, më lejoni t’ju theksoj pse Nënë Tereza është konsideruar si humaniste. Nënë Tereza është quajtur humaniste, sepse në fokusin e saj ka patur gjithmonë dinjitetin dhe liritë e njeriut, ka ndierë dashuri dhe dhembshuri për individin, dhe përpjekjet e saj kanë qënë gjithmonë që të sensibilizojë njerëzit që të krijojnë një ambjent dhe një shoqëri sa më humane.

 

Duke mos dashur të zgjatem më tej në këtë pikë, dëshiroj të përqëndrohem në çeshtjet e tjera që keni permendur në artikullin tuaj të pakuptimtë dhe dashakeq.

 

Ju thoni: Pas pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqë, Nëna Terezë u bë e famëshme në përmasa botërore- ndërkombëtare, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare…!”

Këtu jam dakord sepse për shqiptarët Nënë Tereza është krenari kombëtare. Po për shqiptarët ama, jo për anti-shqiptaret si juve. Ju e tregoni veten se jeni anti-shqiptar.

 

Gjithashtu në lidhje me konceptin e formalizmit të cilin gjithashtu ju mundoheni ta shtjelloni, është e vërtetë se ka shqiptarë, qeveritarë, politikanë, gazetarë, aktorë e të tjerë, që mund ta permendin Nënë Terezen sa për sy e faqe, në një menyre plotësisht formale, ndryshe nga ju që e sulmoni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Juve madje edhe blasfemoni në mënyrë të drejtpërdrejtë. Juve përmendni me paturpesi pjese nga Fjala e Zotit, Bibla, ndërsa nga ana tjetër i shërbeni djallit me një zell të paparë. Ju jeni ndër ata shërbëtore të erresires, që sulmon duke përdorur Fjalën e Dritës. Ky është një paradoks i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë, por që ka shumë gjasa të jetë një fenomen në rritje i shoqërisë moderne.

 

Dua t’ju sqaroj se Nënë Tereza zbatonte mësimet e Librit të Zotit, zbatonte fjalët e Jezusit. Ajo rrezatonte dashurinë e krishterë, sepse siç u thotë Zoti bijve të Tij…”Ju jeni kripa e botës…ju jeni drita e botës…kështu duhet të shndrisë drita juaj para njerëzve në mënyrë që ata të shohin të mirën që ju bëni dhe të falëndërojnë Atin tuaj në qiell.” Ky ishte misioni i Nënë Terezës, një mision drite, një mision paqeje, një mision dashurie.

 

Më poshtë ju thoni: “Nëna Terezë, megjithëse ishte “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…” ajo në gusht të vitit 1959, i shkruajti eprorit të saj, Rev. Lawrence Pickay, "Më trego at, përse ka kaq dhimbje dhe kaq errësirë në shpirtin tim?

"Për çfarë unë punoj, nëse atje nuk është Zoti…?” Pastaj vazhdoni me tej: “Nënë Tereza me "errësirën" e saj dëshmoi se është pjesë e bashkësisë katolike, pra, e Kishës Katolike,  për të cilën punoi  si “shërbëtore e Zotit”, për këtë e çmojmë,”…

 

Ju nuk arrini dot të kuptoni përjetimin shpirtëror të Nënë Terezës. Ju në mënyrë ironike përpiqeni t’i mbushni mendjen të tjerëve se Nënë Tereza jetonte në errësirë, dhe se me errësirën e saj dëshmoi se është pjesë e bashkësise katolike…

 

Dr. Perparim Kabo në artikullin e tij thotë: “Ajo kërkon zgjidhjet, pasi apriori e ka pranuar ekzistencën e Perëndisë dhe ndaj tij lyp ndihmë! Në gusht të vitit 1959, ajo i shkruajti Rev. Lawrence Pickay. "Më trego at, përse ka kaq dhimbje dhe kaq errësirë në shpirtin tim"? Hapur duket jo dyshimi në ekzistencë apo mohimi ateist, por se nëvoja për më shumë prezencë të Perëndisë. Ky është sinqeritet dhe besim absolut tek Zoti. Ajo e do atë prezent në çdo moment. (marre nga Balkanweb, 26 Gusht 2010).

At Raniero Cantalamessa thotë: “Shumë njerëz i keqkuptojnë këto deklarata, të cilat jo vetëm që nuk e dobësojnë personalitetin, besimin dhe shenjtërinë e saj, por përkundrazi e lartësojnë edhe më tepër atë, duke e bërë Nënë Terezën një nga mistiket më të mëdha të Krishtera.”

 

Frati Jesuit Joseph Neuner, i cili e njihte, shkruan, “Me fillimin e ri të jetës së saj në shërbim të te varfërve, errësira erdhi mbi të me një forcë shtypëse.” Ajo shkruan: “Ka kaq shume kontradikte në shpirtin tim, aq shume mall për Zotin, aq shumë sa është e dhimbshme, një vuajtje e vazhdueshme.”

Neuner thote: “Nuk është aspak e vështirë të kuptohet se përjetimi i Nënë Terezës, është një rast tipik i asaj që dijetaret e misticizmit si Shën John the Cross, e përkufizojnë si “nata e errët e shpirtit.” Është pikërisht kjo “natë e errët” që e kanë përjetuar edhe mistikët e mëdhenj përpara saj dhe që e bën Nënë Terezën pjesë të bashkësisë së shpirtrave të zgjedhur.”

Brian Kolodiejchuck, M.C., botues dhe komentator i librit të Nënë Terezës Come Be My Light (Eja Bëhu Drita Ime) e shikon këte errësirë ose provë të saj si pjesë e thirrjes së saj nga Zoti per t’i sjellur dritë të varferve. “Errësira e saj ishte një identifikim me ata të cilëve u shërbente; ajo tërhiqej në mënyrë mistike në vuajtjen e thellë që ata përjetonin sepse ata ndiheshin të padëshiruar dhe të flakur nga shoqëria, dhe mbi të gjitha, jetonin pa besimin në Zot. Tani ajo ishte thirrur të bashkohej në dhimbjen e shume shpirtrave që vuanin në një erresire të tmerrshme…Ajo ishte shkrire me “turmën e madhe…të mbuluar në errësirë.” Këtë turmë ajo e kishte parë në vizionet që kishte përjetuar në fillimet e vokacionit të saj të ri…Duke përqafuar errësirën e tyre…ajo po i sillte ata tek drita – Jezusi.”

Me poshte ju shkruani: “Por  si mund të harrohet, si mund të shpjegohet, shumica e kombit shqiptar që ka përqafuar fenë Islame, e cila po fyhet, diskriminohet, luftohet me të gjitha mjetët, mu nga ata që e përkujtojnë Nënën Tereze…?!”

 

Z. Yvejsi,

Pasi u sollët dhe u përdrodhet duke folur korr e mos lidh, dolët me në fund atje ku duhet të kishit dalë që në fillim të artikullit, tek shqëtesimi juaj i madh per Islamin, i cili sipas jush po fyhet, luftohet, diskriminohet, diskretitohet etj. Më duhet t’ju sqaroj edhe në këtë pikë. Islami as nuk po luftohet dhe as nuk po diskriminohet. Islami vetediskriminohet, vetëluftohet dhe vetëdiskreditohet rregullisht. Islami diskretitohet pikërisht nga njerëz si juve të cilët përpiqen ta mbrojnë doktrinën islame duke mos e njohur atë.

 

Ti je shumë i shqëtesuar për faktin se shqiptarët e vërtetë e adhurojnë shërbëtoren e Zotit të Vërtetë, Nënë Terezën, nderin e kombit tonë, ndersa nuk shqëtësohesh per faktin se ti adhuron si i çmendur një profet të rremë i cili gjithë urrejtje thotë:

"Ai që merr pjese në Luftë të Shenjtë për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë që ta bëjë kete përveç besimit në Allah dhe apostullin e tij, do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse ai mbijeton, ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir. (Bukhari Vëllimi 1, Libri 2, Numri 35)

 

Duke e mbyllur këtë koment dëshiroj që të lexosh dhe të reflektosh shume mbi atë që thotë Nënë Tereza:


Ndryshoni zemrat tuaja…

Nëse nuk ndryshojmë zemrat tona,

Nuk do të kthehemi nga Perëndia…    

Prandaj edhe unë po të them o Mexhid Yvejsi, kthehu nga Perendia i Vërtetë sa nuk është vonë, se i ke hyre një rruge pa krye. Kërkoje Perëndinë e Vërtetë, dhe mos adhuro profetët e rremë dhe gënjeshtrat e tyre sepse sa më shumë do t’i adhurosh aq më shumë do të errësohet mendja dhe shpirti yt. Por edhe nëse nuk mundesh të dalësh nga errësira ku je zhytur, të paktën përpiqu të mos e perhapësh më shumë këtë errësirë. Mos u mundo të helmosh edhe të tjerët me helmin që ke brenda teje, se është mëkat i madh. Zoti të ndriçoftë mendjen!

 

Deo Graciani, USA, 30 Gusht, 2010



(Vota: 26 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora