E marte, 23.04.2024, 08:24 AM (GMT+1)

Sport » Sporti

Haxhi Dulla: Kosovari në kombëtaren polake

E diele, 29.08.2010, 07:25 PM


Kosovari në kombëtaren polake

 

Nga Haxhi Dulla - Varshavë

 

Dardan Berisha kosovari nga Peja me lojën e tij të mrekullueshme ka sjell risi në basketbollin polak

I lindur më 15 nëntor të vitit 1988  me gjatësi 193 cm,  me basketboll filloi të mirret nga viti 2001, ku deri në 2005 ishte anëtar i KB Peja, nga kaloi në KB CIBONA e Zagrebit., ku fitoi epitetin e „Drazhen Petroviqit kosovar „

.Me lojën e tij të bukuri shin te interesu ar  drejtuesit e klubit basketbollistik Caceres nga Spanja ku  qëndroi vetëm një vit prej nga kaloi në skuadrën Polonia2011 nga Varshava, ku fitoi Titullin e Kampionit shtetëror ndër Junior të vjtetër. të Polonisë.

Këtë vere Berisha befasoi tifozët e  KB Polonia nga Varshava, kur mori vendim për ndrrimin e klubit. Si anëtar i ri nënkampionit polak KB ANWIL nga qyteti W?oc?awek, shumeë shpejt mori ftesën edhe të kryetrajnerit te Kombëtares Polake , Igor Griszczuk .

Nuk i frigohem ftesës.. – ‘ Tërë Kosova është  krenare me mua që luaj për Poloninë.” -  thot 22 vjeqari nga babai kosovar dhe nëna  polake. i  cili në Poloni jeton tani tre vite.  Kam filluar karierën si basketbollist në Kosovë , prej nga kalova në  Cibona te Zagrebit.  Kam përvojë të  mjaftueshme për lojë në kombëtare.

Para sezonit 2007/2008  qëndroi përkohësisht në Poloni. ku mori propozimin për të luajtur ne KB Polonia 2011 të kryeqytetit polak – Varshavës. Në ndërkohë, provoi fatin e tij ne klubin nga Spanja Caceres , meqense atje konkurenca ishte jo e shëndosh  u kthye në Polonia 2011.që bënte gara në Ligen e Parë. Si Lojtar junior me klubin e kryeqytetit fitoi titullin e Kampionit ndër junior të vjetër. Edhepse luante në mbrojtje ,mesatarja e tij atëher ishte 16 poena, ndërsa mesatarja e presencës   në  parket 29 minuta

 

Me lojën e mirë të kosovarit të ri shpejt u interesua  trajneri i Kombetarës;Polake Griszczuk, i cili e ftoi në kombetarën   polake të juniorëve e tani se  fundi para disa ditëve edhe në ate të senioreve.

Sot Dardani është nëë pesëshen e parë te kombëtares polake e cila zhvillon ndeshjet kualiufikuese për Kampionatin Europian 2011

- “Zgjodha kombëtaren ;polake duke mos  patur  zgjidhje  tjetër , për shkak se FIBA, ende nuk ka pranuar  reprezentacionin e Kosovës si anëtar të  rregullt-  Kam mundur të pres edhe më tutje porse pikëpyetje ishte se edhe sa kohë duhej pritur për të  pranuar kombëtaren kosovare në FIBA. Nga Ana tjetër Polonia lufton për titull kampioni të Europës. Para se te inkuadrohem në kombëtaren e Juniorve polak.kam menduar gjatë për vendimin e  mëtutjeshëm.  Babai ishte ai i cili më ka ndihmuar   të vendosi për karieren time të ardhshme në kombëtaren polake.  Ai më udhëzoi që të pranoi ftesën e kombëtares se këtushme  , duke marr parasysh se nëna ime është  polake.

 

- Në Kosovë janë krenar që luaj në kombëtaren polake.  Kosovarët  interesohen për lojën time ,.” Më  thrrasin në telefon pas cdo loje të zhvilluar në ligën polake”.- thot Dardani  i cili  më parë kishte mbrojtur ngjyrat  e kombëtares kosovare- ,porse në  takime jo zyrtare.  Isha lojtari më i ri në historinë  e kombëtares së Kosovës. Më kujtohet kur në turneun  ndërkombetar në Jordani festova ditëlindjen time të 18..”

Dardan Berisha , ka rastin që gjatë Kampionatit Europian që mbahet vitin e ardhshëm në Lituani  të tregoj tërë kapacitetin e tij  të një basketbollisti me perspektivë të madhe. Trajneri polak  ka shpresa të mëdha në Berishen.

Duke marr parasysh se Dardani ka shtetësine e dyfisht polako - kosovare ,shpresojme se në të ardhmen  do jemi dëshmitar një ndeshje të përbashket,ndoshta do jetë kjo ndeshje e parë e basketbollistëve  kosovar  si anëtar  të FIBA-s.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora