Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Rrethi i politikës destruktive i Serbisë, më në fund po ngushtohet

| E diele, 29.08.2010, 07:58 PM |


Rrethi i politikës destruktive i Serbisë, më në fund po ngushtohet

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Çështja e situatës , zhvillimeve të ngjarjeve në Kosovë, sidomos  në veri të Mitovicës në kohet e fundit ka marrë përmasa të dukshme . Në këtë fushë janë duke u bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve që janë të pranishme  që një kohë të gjatë . Serbia si zakonisht është duke prirë me qëndrimet e saja destruktive.Mirëpo ,më në fund ,rrethi operativ i politikës serbe gjithnjë po vie duke u ngushtuar, sidomos pas vendimit të GJND-së. Mëgjithatë lëvizjet dhe përpjekjet e Serbisë që të përfitojë diçka nga e gjithë kjo përpjekje e mundishmë dhe destruktive për pengimin e pavarësisë së Kosovës, sikur  nuk ka të ndalur. Serbia është e prirur që të veprojë pa ndonjë opcion dhe vision të qartë që do të ishtë në dobi të saj, në rend të parë , prandaj si gjithmonë politika e Serbisë është në rrugën e dështimit para Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo u pa më se miri edhe pas vendimi te GJND-së (mendimin e të cilës e kërkoi Serbia) se pavarësia e Kosove është në përputhje me normat ndërkombëtare …

                    

S’ka ndarje dhe as autonomi speciale

 

Pas të gjitha këtyre veprimeve , tani në kohet e fundit Serbisë i ka mbetur si opcion i vetëm zgjidhja e problemit të veriut të Mitrovicës, duke menduar më në fund që kjo pjesë të ndahet nga Kosova dhe t’i bashkangjitet Serbisë . Nese kjo (ndarja) deshton, nuk ka sukses, kjo pjesë e vendit të fitojë njëfarë autonomije speciale.Për këto disa diplomatë në disa qarqe ndërkombëtarë kanë parashtruar kalimthi këtë opcion. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet as nëpërmjet shkëputjes dhe as nëpërmjet dhënies së një autonomie të gjerë për veriun e Mitrovicës. Kjo duhet të kundërshtohet dhe të luftohet me të gjitha mjetet . Pakoja e Ahtisarit që propozon integrimin e Mitrovicës  nëpërmes modelit “një qytet me dy komuna “ është zgjidhje e vetme  për këtë problem, sepse në veri të Mitrovicës  me shumicë serbe ka një  deficit shumë të madh  të sundimit të ligjit , ndersa gjendja atje  përshkrohet si e tendosur për shkak të mungeses së ligjit, anarkisë dhe kriminalitetit. Për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në këtë pjesë të vendit dhe më gjerë , duhet një angazhim më i madh i institucioneve  të Kosovës për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm të sigurisë dhe të lirisë për të gjithë qytetarët, kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet zbatushmërisë së ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Serbia nëpërmes strukturave paralele në këtë pjesë të vendi që dhjetë vite  ka shkaktua kaos dhe dëme të mdha si në fushën ekonomike ashtu edhe në fushën e politikes  ndërkombëtare për Kosovën. Në këtë fushë nuk kemi qenë vigjilent sa duhet, dhe  nuk kemi punuar sa duhet, prandaj edhe pakujdesia jonë  po refelektohet tani gjatë përmbylljes dhe ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës …

 

Zgjedhjet lokale  do të ndihmoninin integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës

 

 Përveç problemeve të tjera, në këtë fushë është me rëndësi të veçantë problemi dhe  mbajta e zgjedhjeve  për komunën e re  të Mitrovicës  së veriut, pavarësisht kundërshtimeve  nga serbet lokal.  Këto zgjedhje  besohet  se do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, me ç’rast do të përmbyllet procesi i formimit të komunave të reja  me shumicë serbe. Kjo do të ndihmonte në një farë mënyre integrimin e komuniteti serb në institucionet e Kosovës dhe do të hapte rrugën dhe përspektivën për një të ardhshme më të mirë për të gjithë qytetarët . Shumica e serbëve lokal do ta pranonin Kosovën si shtet të tyre , sikur mos të përzihej Serbia në pengimin e përfshirjes së tyre në këto zgjedhje dhe  në institucionet e Kosovës që po pengohen në këtë pjesë të vendit …

Megjithse Kosova është pranuar nga 69 shtete të botës, tani pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së është dashur të ketë njohje të reja , por si duket në këtë drejtim ende nuk kemi pasur asnjë njohje pas vendimit të GJND-së, Për këtë mendoj se jemi deridikund vetë fajtor, sepse nuk kemi qenë sa duhet të kujdeshëm dhe  të angazhuar  për lobim me shtetet që ende hezitojnë që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës . Mirëpo pavarësisht se kur dhe si do të vendoset për peshën që kanë treguar diplomatet  kosovarë  në punën e tyre  të deritashme , opozita  dhe shoqëria civile  vazhdimisht kanë shprehur  kritika në adresë të diplomacisë  vendore , duke e cilësuar atë  si mjaft të ngathët  në procesin e sensibilizimit të zhvillimeve pozitive  në vend, pas shpalljes  së pavarësisë , dhe dhënien e kontributit të tyre  në shtimin e njohjeve  të reja për vendin, ndërsa qytetarët gjatë paraqitjes së tyre kanë vlerësuar se ambasadorët janë duke  e kryer punën mirë , mirëpo kanë kërkuar që të bëhet më shumë  për njohje  të reja  të shtetit të Kosovës. Në këtë fushë Ministria për Punë të Jashtme dhe institucionet tjera të Kosovës duhet  të punojnë për një kundërshtim të rezolutës së Serbisë .Qeveria e Shqipërisë  ka lëshuar në terren komplet kapacitetin e saj diplpmatik dhe është fokusuar ekskluzivisht në çështjen e Kosovës, respektivisht në fushën e kundërshtimit të rezolutës së Serbisë…

                

Hap i gabuar që mund të sjellë dështimin e saj

 

 Mendoj se më në fund kjo do të kurorëzohet me sukses , sepse siq paralamërojnë nga Qeveria (Ministria për Punë të jashtme ), shumë shtete veç kanë dhënë shenja për pranimin e pavarësisë së Kosovës në një të ardhshme të afërtë . Kjo do të ndihmonte që sa më parë Kosova të pranohet si antare e Kombëve të Bashkuara . Shtetet që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës janë duke lobuar për pranimine e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast SHBA-ja  i kanë kërkuar edhe njëherë Spanjës që ta njohë  pavarësinë e Kosovës. Sekretarja e shtetit të SHBA-ve ,z. Klinton nuk e ka harruar kërkesën për njohjen e Kosovës nga ana e Madridit. Vendi iberik është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian  që ende  nuk ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën , as pas legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës  nga ana  e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë. Prandaj këto shtete të BE-së , siq është Spanja janë me rëndësi të veçantë për pavarësinë e Kosovës në suaza të Bashkësisë Ndërkombëtare . Ndersa sa i përket propozimit të Serbisë, rezolutën e saj për çështjen e Kosovës , SHBA-ja e sheh  këtë propozim serb si një akt jomiqësor (Karpenter)  duke paralajmëruar se kundërshtimi serb i politikës amerikane  “ mund të mos nxisë  intervenim ushtarak, por se SHBA-ja  është mjaft me ndikim sa t’ia nxijnë jetën cilitdo vendi që u kundërvihet”, prandaj Serbia  në fund duhet të pranojë  pavarësinë e Kosovës, por duke e ndërlidhë këtë me skenarin e përshtatjes së kufijve , skenar që do të përfshinte  jo vetëm Kosovën, por edhe Bosnjën e Hercegovinën dhe më gjerë . Republika e Serbisë është faktori më i interesuar për ndryshimin e kufijve në rajon…

Më herët është thënë se projektrezoluta do të shqyrëtohet me 14 shtator.Prishtina zyrëtare  është shprehur  optimiste se, sikur  në GJND, e cila  dha mendimin se pavarësia e Kosovës  nuk është  në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare , edhe në AP të KB-së  Kosova do të dalë fitoese. Përfaqësuesit e qeverisë Serbe  rezolutën para se t’ua dorëzojnë  Kombëve të Bashkuara , ua kanë dërguar vendeve të  Kuintit: SHBA-ve, Britanisë së Madhe , Gjermanisë , Francës dhe Italisë  dhe kanë kërkuar opinionin e tyre . Por në vend që të presin atë mendim, pa pritur e kanë përciell në Kombet e Bashkuara  duke u arsyetuar se kanë qenë të detyruar të bëjnë atë “ për shkak të rezolutës shqiptare , e cila sipas tyre  ishte në përgatitje” . Përfaqësuesi serb Pajeviq ka vlerësuar këtë  hap të  nxituar kur kanë paraqitur rezolutën në AP të OKB, pa u konsultuar me BE-në  “si  hap i gabuar , që mund të sjellë  edhe dështimine saj”…

         

Maqedonia vend i munshëm për bisedime  ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

 

 Ndersa ministri për Kosovë në qeverinë serbe Goran Bogdanoviq ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina  duhet të bisedojnë  jo vetëm për çështje teknike , por edhe  për statusin, me “qellim të pajtimit  të dy bashkësive etnike”. Nese nuk ulemi me ta , nuk di  me ke mundemi. Natyrisht ,me praninë  e Bashkësisë Ndërkombëtare  si ndërmjetësuese”- ka thënë Bogdanoviq…Maqedonia mund të jetë vend i mundshëm për bisedimet teknike  -Prishtinë –Beograd .Sipas këtyre burimeve , Ohri është në mesin e qytetëve kandidate, ku do të mund  të zhvilloheshin bisedimet  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”...

Zyrëtarë të institucioneve  të Republikës së Kosovës deklarojnë se në kohën e fundit është shtuar dukshëm numri i qytetarëve  të komunitetit serb që dëshirojnë  të marrin dokumente  kosovare  në Zyrën Civile  në pjesën veriore  të Mitrovicës. Edhe vetë  qytetarët serbë sipas tyre , deklarojnë  se janë të gatshëm që t’i marrin dokumentet e Republikës së Kosovës. Zyra Civile në Mitrovicë  është e hapur dy muaj më parë , ndërsa fillimisht ajo u përcoll me protesta  nga ana e serbëve  lokal…

            

Paknaqësi e komunitetit  mysliman të Sanxhakut me politikën e Beogradit

 

Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të boshnjakëve të Sanxhakut janë të cunguara . Në këtë fushë Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shikojë gjendjen e tyre dhe  të bëhët “kuti” i njëjtë si të serbët e Kosovës . Serbia për të drejtat e shqiptarëve dhe të muslimanëve në shtetin e tij nuk angazhohet për përmirësimin  e të drejtave të tyre . Prandaj përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në qeverinë e Serbisë  deklarojnë  për paknaqësi të madhe  të myslimanëve  të Sanxhakut  me politikën e Beogradit. Mandje janë shtuar zërat që situata në këtë regjion mund të dalë jasht kontrollit  për shkak  të paknaqësive  me politikën e Serbisë . Mirëpo Laiq (një ministër në qeverinë e Serbisë) ka deklaruar se mundësia  e përseritjes së Kosovës  në Sanxhak është e vogël, sepse nuk ka potencial. Por nuk e ka mohuar mundësinë  e përseritjes së incidenteve  të ndryshme edhe në këtë pjesë të Serbisë