Mendime
Hilmi Saraçi: Rrethi i politikës destruktive i Serbisë, më në fund po ngushtohet
E diele, 29.08.2010, 07:58 PM
Rrethi i politikës destruktive i Serbisë, më në fund po ngushtohet
Nga Hilmi Saraçi
Çështja e situatës , zhvillimeve të ngjarjeve në Kosovë, sidomos në veri të Mitovicës në kohet e fundit ka marrë përmasa të dukshme . Në këtë fushë janë duke u bërë përpjekje për zgjidhjen e problemeve që janë të pranishme që një kohë të gjatë . Serbia si zakonisht është duke prirë me qëndrimet e saja destruktive.Mirëpo ,më në fund ,rrethi operativ i politikës serbe gjithnjë po vie duke u ngushtuar, sidomos pas vendimit të GJND-së. Mëgjithatë lëvizjet dhe përpjekjet e Serbisë që të përfitojë diçka nga e gjithë kjo përpjekje e mundishmë dhe destruktive për pengimin e pavarësisë së Kosovës, sikur nuk ka të ndalur. Serbia është e prirur që të veprojë pa ndonjë opcion dhe vision të qartë që do të ishtë në dobi të saj, në rend të parë , prandaj si gjithmonë politika e Serbisë është në rrugën e dështimit para Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo u pa më se miri edhe pas vendimi te GJND-së (mendimin e të cilës e kërkoi Serbia) se pavarësia e Kosove është në përputhje me normat ndërkombëtare …
S’ka ndarje dhe as autonomi speciale
Pas të gjitha këtyre veprimeve , tani në kohet e fundit Serbisë i ka mbetur si opcion i vetëm zgjidhja e problemit të veriut të Mitrovicës, duke menduar më në fund që kjo pjesë të ndahet nga Kosova dhe t’i bashkangjitet Serbisë . Nese kjo (ndarja) deshton, nuk ka sukses, kjo pjesë e vendit të fitojë njëfarë autonomije speciale.Për këto disa diplomatë në disa qarqe ndërkombëtarë kanë parashtruar kalimthi këtë opcion. Mirëpo kjo nuk mund të bëhet as nëpërmjet shkëputjes dhe as nëpërmjet dhënies së një autonomie të gjerë për veriun e Mitrovicës. Kjo duhet të kundërshtohet dhe të luftohet me të gjitha mjetet . Pakoja e Ahtisarit që propozon integrimin e Mitrovicës nëpërmes modelit “një qytet me dy komuna “ është zgjidhje e vetme për këtë problem, sepse në veri të Mitrovicës me shumicë serbe ka një deficit shumë të madh të sundimit të ligjit , ndersa gjendja atje përshkrohet si e tendosur për shkak të mungeses së ligjit, anarkisë dhe kriminalitetit. Për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm në këtë pjesë të vendit dhe më gjerë , duhet një angazhim më i madh i institucioneve të Kosovës për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm të sigurisë dhe të lirisë për të gjithë qytetarët, kjo do të arrihet vetëm nëpërmjet zbatushmërisë së ligjit dhe kushtetutës së Kosovës. Serbia nëpërmes strukturave paralele në këtë pjesë të vendi që dhjetë vite ka shkaktua kaos dhe dëme të mdha si në fushën ekonomike ashtu edhe në fushën e politikes ndërkombëtare për Kosovën. Në këtë fushë nuk kemi qenë vigjilent sa duhet, dhe nuk kemi punuar sa duhet, prandaj edhe pakujdesia jonë po refelektohet tani gjatë përmbylljes dhe ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës …
Zgjedhjet lokale do të ndihmoninin integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës
Përveç problemeve të tjera, në këtë fushë është me rëndësi të veçantë problemi dhe mbajta e zgjedhjeve për komunën e re të Mitrovicës së veriut, pavarësisht kundërshtimeve nga serbet lokal. Këto zgjedhje besohet se do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, me ç’rast do të përmbyllet procesi i formimit të komunave të reja me shumicë serbe. Kjo do të ndihmonte në një farë mënyre integrimin e komuniteti serb në institucionet e Kosovës dhe do të hapte rrugën dhe përspektivën për një të ardhshme më të mirë për të gjithë qytetarët . Shumica e serbëve lokal do ta pranonin Kosovën si shtet të tyre , sikur mos të përzihej Serbia në pengimin e përfshirjes së tyre në këto zgjedhje dhe në institucionet e Kosovës që po pengohen në këtë pjesë të vendit …
Megjithse Kosova është pranuar nga 69 shtete të botës, tani pas vendimit këshillëdhënës të GJND-së është dashur të ketë njohje të reja , por si duket në këtë drejtim ende nuk kemi pasur asnjë njohje pas vendimit të GJND-së, Për këtë mendoj se jemi deridikund vetë fajtor, sepse nuk kemi qenë sa duhet të kujdeshëm dhe të angazhuar për lobim me shtetet që ende hezitojnë që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës . Mirëpo pavarësisht se kur dhe si do të vendoset për peshën që kanë treguar diplomatet kosovarë në punën e tyre të deritashme , opozita dhe shoqëria civile vazhdimisht kanë shprehur kritika në adresë të diplomacisë vendore , duke e cilësuar atë si mjaft të ngathët në procesin e sensibilizimit të zhvillimeve pozitive në vend, pas shpalljes së pavarësisë , dhe dhënien e kontributit të tyre në shtimin e njohjeve të reja për vendin, ndërsa qytetarët gjatë paraqitjes së tyre kanë vlerësuar se ambasadorët janë duke e kryer punën mirë , mirëpo kanë kërkuar që të bëhet më shumë për njohje të reja të shtetit të Kosovës. Në këtë fushë Ministria për Punë të Jashtme dhe institucionet tjera të Kosovës duhet të punojnë për një kundërshtim të rezolutës së Serbisë .Qeveria e Shqipërisë ka lëshuar në terren komplet kapacitetin e saj diplpmatik dhe është fokusuar ekskluzivisht në çështjen e Kosovës, respektivisht në fushën e kundërshtimit të rezolutës së Serbisë…
Hap i gabuar që mund të sjellë dështimin e saj
Mendoj se më në fund kjo do të kurorëzohet me sukses , sepse siq paralamërojnë nga Qeveria (Ministria për Punë të jashtme ), shumë shtete veç kanë dhënë shenja për pranimin e pavarësisë së Kosovës në një të ardhshme të afërtë . Kjo do të ndihmonte që sa më parë Kosova të pranohet si antare e Kombëve të Bashkuara . Shtetet që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës janë duke lobuar për pranimine e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast SHBA-ja i kanë kërkuar edhe njëherë Spanjës që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sekretarja e shtetit të SHBA-ve ,z. Klinton nuk e ka harruar kërkesën për njohjen e Kosovës nga ana e Madridit. Vendi iberik është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën , as pas legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës nga ana e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë. Prandaj këto shtete të BE-së , siq është Spanja janë me rëndësi të veçantë për pavarësinë e Kosovës në suaza të Bashkësisë Ndërkombëtare . Ndersa sa i përket propozimit të Serbisë, rezolutën e saj për çështjen e Kosovës , SHBA-ja e sheh këtë propozim serb si një akt jomiqësor (Karpenter) duke paralajmëruar se kundërshtimi serb i politikës amerikane “ mund të mos nxisë intervenim ushtarak, por se SHBA-ja është mjaft me ndikim sa t’ia nxijnë jetën cilitdo vendi që u kundërvihet”, prandaj Serbia në fund duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës, por duke e ndërlidhë këtë me skenarin e përshtatjes së kufijve , skenar që do të përfshinte jo vetëm Kosovën, por edhe Bosnjën e Hercegovinën dhe më gjerë . Republika e Serbisë është faktori më i interesuar për ndryshimin e kufijve në rajon…
Më herët është thënë se projektrezoluta do të shqyrëtohet me 14 shtator.Prishtina zyrëtare është shprehur optimiste se, sikur në GJND, e cila dha mendimin se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare , edhe në AP të KB-së Kosova do të dalë fitoese. Përfaqësuesit e qeverisë Serbe rezolutën para se t’ua dorëzojnë Kombëve të Bashkuara , ua kanë dërguar vendeve të Kuintit: SHBA-ve, Britanisë së Madhe , Gjermanisë , Francës dhe Italisë dhe kanë kërkuar opinionin e tyre . Por në vend që të presin atë mendim, pa pritur e kanë përciell në Kombet e Bashkuara duke u arsyetuar se kanë qenë të detyruar të bëjnë atë “ për shkak të rezolutës shqiptare , e cila sipas tyre ishte në përgatitje” . Përfaqësuesi serb Pajeviq ka vlerësuar këtë hap të nxituar kur kanë paraqitur rezolutën në AP të OKB, pa u konsultuar me BE-në “si hap i gabuar , që mund të sjellë edhe dështimine saj”…
Maqedonia vend i munshëm për bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
Ndersa ministri për Kosovë në qeverinë serbe Goran Bogdanoviq ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë jo vetëm për çështje teknike , por edhe për statusin, me “qellim të pajtimit të dy bashkësive etnike”. Nese nuk ulemi me ta , nuk di me ke mundemi. Natyrisht ,me praninë e Bashkësisë Ndërkombëtare si ndërmjetësuese”- ka thënë Bogdanoviq…Maqedonia mund të jetë vend i mundshëm për bisedimet teknike -Prishtinë –Beograd .Sipas këtyre burimeve , Ohri është në mesin e qytetëve kandidate, ku do të mund të zhvilloheshin bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”...
Zyrëtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës deklarojnë se në kohën e fundit është shtuar dukshëm numri i qytetarëve të komunitetit serb që dëshirojnë të marrin dokumente kosovare në Zyrën Civile në pjesën veriore të Mitrovicës. Edhe vetë qytetarët serbë sipas tyre , deklarojnë se janë të gatshëm që t’i marrin dokumentet e Republikës së Kosovës. Zyra Civile në Mitrovicë është e hapur dy muaj më parë , ndërsa fillimisht ajo u përcoll me protesta nga ana e serbëve lokal…
Paknaqësi e komunitetit mysliman të Sanxhakut me politikën e Beogradit
Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të boshnjakëve të Sanxhakut janë të cunguara . Në këtë fushë Bashkësia Ndërkombëtare duhet të shikojë gjendjen e tyre dhe të bëhët “kuti” i njëjtë si të serbët e Kosovës . Serbia për të drejtat e shqiptarëve dhe të muslimanëve në shtetin e tij nuk angazhohet për përmirësimin e të drejtave të tyre . Prandaj përfaqësuesit e komunitetit boshnjak në qeverinë e Serbisë deklarojnë për paknaqësi të madhe të myslimanëve të Sanxhakut me politikën e Beogradit. Mandje janë shtuar zërat që situata në këtë regjion mund të dalë jasht kontrollit për shkak të paknaqësive me politikën e Serbisë . Mirëpo Laiq (një ministër në qeverinë e Serbisë) ka deklaruar se mundësia e përseritjes së Kosovës në Sanxhak është e vogël, sepse nuk ka potencial. Por nuk e ka mohuar mundësinë e përseritjes së incidenteve të ndryshme edhe në këtë pjesë të Serbisë …