E enjte, 25.04.2024, 09:59 PM (GMT+1)

Mendime

Bahtir Hamza: Akti i fundit, ose cilët jemi ne

E merkure, 12.12.2007, 09:26 PM


Akti i fundit, ose cilët jemi ne

Nga Bahtir Hamza

2000 vjet robëri,e prap unë flas shqip apo (I)LIRISHT ?!

Bahtir Hamza
Bota është një: Liria botë me vete:Na ka qenë e na ka përqeshurliria. Dy mijë vjet robëri. A ka pasur LIRI në këto 2000 vjet ?! Ahiiiiiiiii…Sa shumë sa gjatë sa e largët dhe e përhumbur…
Medet nanë ! Sa net, sa pritje pranverash që s’erdhen kurrë
Vetëm dimri vinte, vetëm dimri vinte e shkonte e bora zinte borën, e dija s’shkrihej kurrë, e bora e vjetër krimba zinte, e njerëzit s’dihej çka ishin, s’dihej me çka ushqeheshini; dihej me siguri veçse bora e vjetër krimba zinte dhe krimbat, kuptohet, s’mund të ishin njerëz. Oh, oh sa mot i keq ! Betimi e Beniamini u martuan me dheun e zi, smogu helmus daravitet nëpër fushëbetejat e truallit dardan, rruga e humbur të shpie në asgjëkund. Liria, e ç’është kjo fjalë e pamarrë me mend, kjo fjalë flutur nate e humbur. Asgjë s’merret dot vesh: Dy mijë vjet nata është marrë për ditë, ujku për qenj, dreqi për engjëll. Dy mijë vjet. Pak si gjatë.
Po cilët jemi ne, lirihumbur apo humbës lirie?! Përmendore e gjallë. Njerëz vdekeje, njerëz burgjesh, plagosur hallit e mallit, apo rilindje ? Apo të RILINDUR.
Shpirti i drobitur dridhet si thupra n’ujë, fshihet i lodhur prej vetvetes, i dhunuar, i përhumbur, i pashteggjetur. E baba Isë gjallë është; e bab Isë pret t’ia çel derën, pret si kolonel i pathyeshëm në kështjellën e tij të fundit. Edhe Valbona ime e paqtë pret fat. S’di ç’të bëjë Valbona me veten, me ujëvalën flokëve të shumtë…..
“Sa keq, sa zor Librator”
F.S. Noli
(!) Liri ku je ?! Pres në prehrin tënd të vdes.

BAHTIR HAMZA
Zvicër.Korrik. 1992

Ky artikull është boturar në gazetën “flaka e vëllazënimit”, të zotit Fejzi Bojku.
Shkup, Korrik 1992.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora