E shtune, 08.08.2020, 07:37 AM (GMT+1)

Sporti » Sporti

Qerimaj, kampion i Mesdheut me tre medalje ari

E merkure, 12.12.2007, 08:21 PM


Erkand Qerimaj
Kampioni i botës për të rinj, Erkand Qerimaj është shpallur fitues i “Kupës së Mesdheut” në sportin e peshëngritjes. Mbasi ka humbur një konkurim në aktivitet botëror për faj të problemeve në federatën e këtij sporti, Qerimaj dhe traineri i tij Genc Barkiçi kanë shkëlqyer në mesdhe, duke marrë të tre medaljet e arta. Shkodrani ka marrë të treja medaljet e arta në stilin e shtytjes, shkëputjes dhe në dygarësh. Në këtë aktivitet, Qerimaj merrte pjesë në peshën e 77 kg dhe as që i ka diskutuar vendet e para dhe medaljet.Mbas ngritjes së flamurit kombëtar nga Qerimaj, për femra ka konkuruar edhe Romena Begaj që ka fituar medaljen e artë në peshën e 58-të kg dhe dinjitozë kanë qënë edhe peshëngritësit e tjerë Tabaku e Trasha. Gjithsesi, talenti shkodran edhe një herë ka treguar se është pjesë e rezultateve të vërteta dhe i sportit të pastër e të sukseshëm. Qerimaj në fakt po sjell jo vetëm Shkodrës, por edhe vendit, gjithmonë medalje dhe gjithmonë nder e lavdi dhe është i vetmi talent i tillë, që nuk ka preferuar të aktivizohet për klube të huaj kryesisht greke. Nga ana tjetër, asgjë e veçantë nuk është bërë për të konsideruar edhe atdhetarizmin e Qerimajt si në Shkodër ashtu edhe në federatë për një sportiest, i cili jo vetëm që nuk krahasohet me të tjerët përsa i përket rezultateve dhe është shëmbull në stërvitje, por edhe pse vazhdon përpjekjet e tij për një sport elitar dhe cilësor me kushtet e dobëta që i kanë rezervuar si në Shkodër dhe në kombëtare. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora