E enjte, 28.03.2024, 10:04 PM (GMT)

Kulturë

Kuriozitete

E merkure, 12.12.2007, 07:04 PM


Kur ka lindur martesa?

Një formë kontrate mes burrit dhe gruas ka ekzistuar që para 4 mijë vjetësh më parë tek Babilonasit. Të gjithë popujt që njihen, kanë rituale sociale që sanksionojnë bashkimin mes një burri dhe një gruaje. Dëshmia më e hershme e këtij lloji është ajo e Kodit të Hammurabit (1792-1750 para Krishtit), në të cilin përcaktohet që martesa është e vlefshme vetëm nëse ekziston një kontratë "blerjeje" (të gruas nga burri) e shkruar. Filozofi antik grek, Aristoteli ishte i mendimit që mosha ideale për martesë ishte: 37-vjeç për burrat dhe 18 për gratë.

Pse flamuri europian ka 12 yje?

E ka vendosur Këshilli Europian në unanimitet të plotë, më 18 dhjetor 1955. Faktikisht propozimi i parë është ai i vitit 1952, i cili parashikonte të vinte në flamur aq yje sa janë dhe shtetet pjesëtare, por kjo krijonte keqkuptime, sepse në atë kohë zona e Saar-it ishte një shtet i pavarur, i cili kundërshtohej nga Gjermania. Kështu u vendos të zgjidhej një numër simbolik yjesh. 12- ta dukej perfekte: 12 ishin bijtë e Jakobit, mundimet e Herkulit, tabelat e ligjit romak, muajt etj.

Sa mund të mbijetohet nëse të varrosin të gjallë?

Jo më shumë se disa minuta. Bindja se pasi na kanë varrosur në një arkivol 2 metër nën tokë mund të jetojmë për orë dhe për ditë, është një legjendë e ushqyer nga një prej anktheve tona më të mëdha. Për të vërtetuar këtë fakt, në një transmetim të Discovery Channel, një burrë u mbyll në një arkivol të pajisur me një sistem monitorimi për ajrin. Eksperimenti tregoi që ajri brenda bëhet menjëherë i rënduar, për shkak të anhidridit karbonik i prodhuar nga frymëmarrja. Por ka dhe nga ata që kanë menduar të fitojnë. Një varrezë në Santiago, në Kil, ofron një shërbim shumë të veçantë: një sistem me sensorë i gatshëm për të sinjalizuar çdo lëvizje të mundshme të të ndjerit. I ndryshëm është rasti i iluzionistit David Blaine, i cili në 1999 u mbyll në një arkivol pleksixhami dhe u varros në 2 metër thellësi (nën një vaskë plot me ujë, në mënyrë që kalimtarët të mund ta shihnin) në Nju Jork. Arkivoli kishte një tub për frymëmarrjen dhe Blaine ka rezistuar për 7 ditë, duke u ushqyer vetëm me 4 lugë kafeje ujë në ditë.

Pse thuhet që të thyesh një pasqyrë është keq?

Më parë se të shpikej pasqyra besohej se çdo sipërfaqe reflektuese ishte e pajisur me aftësi magjike. Njeriu i lashtë që shikonte imazhin e tij të pasqyruar në ujin e një liqeni, mendonte se bëhej fjalë për një "unë" tjetër. Për këtë arsye çdo turbullim që mund të bëhej në momentin e reflektimit në ujë, kishte domethënien e një rreziku për shëndetin e personit që reflektohej. Besimi u riforcua me ardhjen e pasqyrave; në momentin që dikush shihte imazhin e tij të përbërë në mijëra copa të një pasqyre të thyer, bëhej dhe më e lehtë të besohej tek pasojat negative.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora