Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Genti: Shkaterrimi Integral i Shtetit dhe i Shoqerise Shqiptare

| E merkure, 12.12.2007, 09:10 PM |


Shkaterrimi Integral i Shtetit dhe i Shoqerise Shqiptare

Nga Gent

Sundimi oriental berishian, mbarsur me ate komunist e ka zevendesuar kete te fundit duke u perhapur gjithandej ne organet vitale te shtetit dhe institucionit te pavarur, ku infeksioni i tij helmues ka paralizuar dhe shoqerine shqiptare.

A eshte e gjithe kjo veprimtari shkretuese, nje rastesi, apo nje zhvillim i natyrshem i ngjarjeve ne teatrin shqiptar?

Mendoj, te dyja bashke, por faktori rastesor Berisha, (rastesor pasi nuk vjen as nga elita, dhe eshte larg mesatares perfaqesuese te shoqerise) vazhdon te kete nje rol percaktues, ne historine shqiptare te ketyre viteve.

Ana objektive e ketij zhvillimi ka te beje me ate se nga vijme, gje qe percakton dhe graden e lidhjes me faktorin rastesor.

Mbas Gjergj Kastriotit, Shqiperia nuk evidentoi ndonje kundervenie te spikatur kolektive ndaj pushtimit aziatik dhe komunizmit, perjashto luften kunder nazi-fashizmit.

Diktatura e kuqe ushtroi dhune dhe ne menyren e te shkruarit te historise. Revoltat shqiptare kunder reformave te Tanzimatit u trajtuan si kryengritje kunder sundimit otoman, kur ato ne fakt kane qene ne mbeshtetje te sistemit te vjeter anadollak, duke i u kundevene reformave, qe kerkonte perendimi nga porta e larte. Haxhi Qamili, qe kerkonte Baben nga Azia, u be hero popullor, etj.

Fale osmanllinjve tane qe ishin ne krye, ketej dhe andej nga Anadolli, ne prezantoheshim si te bere nje me pushtuesin, ne forme dhe ne permbajtje. Keshtu na kane pare dhe perjetuar popujt e tjere te Ballkanit, kur i sundonim nga Stambolli dhe i kemi shtypur ne shekuj kryengritjet e tyre per liri.

Me shume se gjysma e shqiptareve te asaj kohe shkuan dhe u vendosen ne Azi. Dhe sot e kesaj dite keta ish shqiptare te vetasimiluar ne turq jane pa nje shoqate, pa le me nje shkolle shqip. Asnje ze prej origjine nuk ndihet prej andej. Dhe shteti turk ne kete rast nuk ka faj.

Ne te kundert me ta, arbereshet dhe emigracioni i me vonshem e moren faren e atdhedashurise dhe kultivuan ne vende te tjera, ku dhe sot, mbas me se gjysem mijevjecari ajo vazhdon te lulezoje.

Udhekryqet historike per kombet sherbejne si nje site integriteti, ku shumica e races tone ka perfunduar poshte saj.

Ate qe osmanllinjte tane urrenin me shume, ishte origjina e tyre. Si mercenare gjenetik, ata e kishin norme morali, tradhetine kombetare, per perfitim vetjak. Sa me larte ngjiteshin ne kete tradheti aq me te nderuar e ndjenin vehten. Per ata nuk egzistonin kufij shqiptare, por kufiri turk. Pa le me te benin fjale per pjese te Shqiperise si Kosove dhe Cameri qe dhe ato ishin tretur ne Turqi. Patriotet shqiptare i quanin ata «pis Arnaut», kur vete kane hyre ne historine shqiptare si «pisa shqiptare» ne shkallen me te larte, ate te tradhetise kombetare.

Mevehtesia do ti nxirrte keta bicim osmanllinjesh, te vetem karshi kombeve ballkanas; pa forcen e pushtetit dhe te armeve. Ata keshtu i humbnin te tera: anen materiale (duke inkluduar dhe koken e vet) ashtu dhe ate shpirterore. Pra ishte llogjike qe keta arnaute, jo te paket ne numer te urrenin dhe kundershtonin mevetesine e Shqiperise.

Bashkejeteses siameze otomane-shqiptare i dha fund, lufta qe bene shtetet e tjera te ballkanit, qe zbuan osmanet prej gadishulli.

Dhe per me tej perendimi, pengoi aneksimin e pjeses me te madhe te territorit shqiptar nga shtetet aferndenjese.

Paradoks apo perversitet historik permban ajo qe flamurin e pavaresise shqiptare e ngre ay, i cili kish punuar me perkushtim maksimal per jetegjatesine dhe lulezimin e pushtimit osman duke qene ne majat e hierarkise se drejtimit te ketij sundimi. Duke pare renien e pashmangeshme te Turqise se madhe, ata u sulen per te shpetuar Turqine e tyre te vogel: Shqiperine, duke u fshehur mbas flamurit te kesaj te fundit (Lexo:I.Qemali:Kujtime Tirane 1997). Liber autobiografik, qe megjithse eshte shkruar me 1916 kohe e mjafte per vetcensurim, perseri eshte nje jete e tere qe nuk te le qe ti shmangesh.

Dhe per ironi historike ne dokumentin pavaresise gjuha shqipe qendron bashkarisht me ate osmane.

Mbas kesaj pavaresie virtuale, Shqiperine vazhduan ta mbajne te pushtuar njesoj si me pare, feudalet mesjetare: pashallaret dhe bejleret anadollak. Patrioti shqiptar qe kishte luftuar dhe cfilitur, me sojin e dyfishte te pushtuesve mbeti perseri me atdheun e sunduar si me pare. Ishte ky moment kur at Gjergj Fishta shprehet:

Tash qe u be Shqypnia, duhen ba dhe shqiptaret

Kaq thelle e perfaqesonin keta turkoshak mentalitetin e qemocem osman, sa qe dhe Ahmet Zogu burre shteti energjik, trim dhe i zgjuar me mendesi perendimore ndeshi ne luften per ndryshim me shume veshtiresi se Ataturku me osmallinjte e vet.

Diktatura e kuqe vazhdoi ta deformoje dhe konfiguroje, per me tej karakterin shqiptar. Gjate ketij sundimi gjysem shekullore, jo pak turkoshake duke vene ne veprim nuhatjen prej mercenari gjenetik: dolen partizane apo «dhuruan» prona dhe arriten qe te kapin poste te rendesishme. Kurse mentalitetin e tyre turkoshak ata perkohesisht e kaluan ne gjendje vegjetacioni.

Berisha i riaktivizoi dhe i perdori ata si lende e pare per mbajtjen dhe zgjerimin e pushtetit te vet.

I moduluar nga pjesa me e erret dhe e dhuneshme e historise, qenia Berisha arriti te kape, qysh ne fillim, pozicionin qendror te shtetit dhe politikes shqiptare. Ai vazhdon te provoje katerciperisht qe nuk ka as sy as veshe dhe as ate lloj truri, per te perceptuar dhe kuptuar boten per reth. Teper i pa epur dhe obsesiv ne rrugen per te grabitur dhe sunduar shtetin dhe institucionin e pavarur. Ne menyre absolute nuk e njeh gabimin, pa le me ndjenjen e fajit. Kjo e ben ate qe te jete i pa ndjeshem karshi numrit te viktimave njerzore apo shkaterrimit integral te shtetit dhe shoqerise shqiptare qe vazhdon te shkaktoje posedimi i Shqiperise nga ai.

I ka mbajtur dhe zhvilluar, ne menyre te hapur dhe te fshehte lidhjet me diktaturen fondamentaliste islamike dhe ja ka arritur qe Shqiperine ta prezantoje si shtet islamik.

Perendimi e ka pesuar dhe e njeh mire Berishen, asnje ftese drejt tij ne tere keto vite. Por perendimi nuk i kundervihet hapur, pasi per formimin qe ka mund te hape shume pune ne rajonini e trazuar Ballkanik. Vizita e tij ne Egjypt dhe dergimi i Jozefines ne Turqi eshte nje ringacmim i hapur qe i ben ai perendimit, me mesazhin: Nqse do te me mungoje perkrahja kryesisht ekonomike, apo ajo formale politike nga ana juaj, une kam per ta bere shume me te pranishme boten islamike ne rajon.

Qysh ne fillimet e cfaqies se tij Babe Saliu beri kujdes qe te afronte jenicere te verber, per te realizuar brenda Shqiperise strategjine e tij.

Partia e Godo-Mediu duke pasur te njejten formim me te eshte trajtuar gjithmone si e «Babes» nga ky i fundit.

Kur per nje moment republikania ka qene vetem, ajo megjithse me nje frymemarrje te sforcuar nga demagogjia (ka nje jete te tere qe mashtron keq, vecanerisht ish pronaret) me zor ka arritur ne nivelin e 2 %. Kurse tani prezantohen ne parlament me 11 deputete te gjithe dushkaro-turkoshak, qe perbejne reth 8 % te kuvendit, gjithmone te gatshem per te egzekutuar demokracine dhe Shqiperine pa i u dridhur qerpiku. Vec kesaj Baba i ka dhuruar Mehdi efendemit postin e rendesishem te ministrit te mbrojtjes, pa permendur ketu dhe coprat e shumta te pushtetit shperndare idhtareve te tij .

Ne ane tjeter, Berisha per hir te pushtetit ka qene i detyruar te beje koalicion me PDR; PDK; PBDNJ, qe nuk kane formimin e tij. Dhe per kete ne anen tjeter i ka luftuar hapur ato, por me teper ne menyre tinzare. Ndonse korrupsioni tani ne Shqiperi eshte ne nivele me te larta se kurre ndonjehere tjeter, ai e godet kete vetem tek partite «aleate» dhe per te hedhur hi syve fut ne loje dhe ndonje cironke blu. Kurse moria e peshkaqenieve te korrupsionit te kryesuar nga vete ai vazhdojne te bejne kerdine te pa shqetesuar.

Pasi Sali Baba, qe ata i falen dhe si Babe Saliu, i ka bere imune karshi ligjit.

Rasti «Dibra» e paraqet ne menyren me eksplicite dhe shume dimensionale «Baben» e Don berishajve apo e perkthyer ne mentalitetin e tij: Babe Sali Baben ne korrupsionin politiko-ekonomik-shteteror.

Dibra nje jenicer i vjeter, qe Berisha asnjehere nuk ja ka ndare postet e larta, perdoret nga ky i fundit per te bere presion, duke perdorur mjetet shteterore ne menyre mafioze, mbi ish presidentin e asaj kohe. Megjithse provat ishin te prekeshme dhe evidente karshi Dibres, gjyqi zgjatet ne pafundesi. Menjehere mbas akuzes ai shperblehet nga Berisha me nje detyre tjeter. Dhe tani se fundi, kur prokuroria dha nje fare denimi, gjykata e Berishes e kryesuar nga Rusmaili dhe tani Alibeu e nxjerrin Dibren te pafajshem!!!

Institucioni i medias shqiptare sa vjen dhe shembellen me «pallatin e endrrave», qe vazhdon te hamendesoje mbas cdo marrezie djallezore berishiane (qe kerkon te terheqe vemendjen nga integrimi i katastrofes), sic ishte dhe ngritja e centralit atomik ne Shqiperi!!! Krahas mesimit te artit gazetaresk lipset qe njeriu i medias duhet te kete sado pak njohuri serioze dhe per shkencat e tjera, ndryshe behesh viktime e nje profani. Nga ana tjeter nje gazetar me integritet (qe fatkeqesisht jane shume te rralle) ne kushtet e Shqiperise i ndodhur nen presionin e eger dhe tinzar qeveritar dhe pronarit te vet merre permasat e nje heroi.

Ne mes te Evropes eshte konturuar deri ne imtesi nje shtet qe eshte antipod me idealet e ketij kontinenti. Kozmetika qe perpiqet te beje Berisha per te prezantuar para saj te kunderten, tingellon kaq hipokrite dhe e dale boje sa e rrit dhe per me tej dimensionin e ketij ekstremiteti.

Mazhohizmi i shqiptareve duke suportuar gjate tere kete absurditet historik i ka kaluar tashme dhe dimensionee e nje perversiteti.

GazetaKritika.net