E shtune, 20.04.2024, 01:42 AM (GMT+1)

Editorial

Albert Vataj: Beogradi i jep shah pavarësisë së Kosovës

E marte, 11.12.2007, 11:35 PM


Nga Albert Vataj

Albert Vataj
Provokimi i Beogradit me promovimin e një zyre serbe në Mitrovicë, ka hapur një panoramë aspak optimiste për hapat e hedhur deri më tash përnga një zgjidhje të pranueshme për çështjen e Kosovës. Burimet nga terreni kanë bërë të ditur se ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Slobodan Smarxhiq, përuroi një zyrë të Ministrisë së tij në pjesën veriore të Mitrovicës. Këtë ai e bën, jo rastësisht në ditën kur është përmbyllur zyrtarisht periudha 120 ditëshe e bisedimeve shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në Prishtinë ky veprim është cilësuar si hap provokues. Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara Joachim Ruecer, mësohet të ketë vënë në dijeni Kombet e Bashkyara dhe Grupin e Kontaktit me këtë veprim, që sipas tij është shkelje e Rezolutës 12 44.  “UNMIK-u është i mendimit se një veprim i tillë nuk është në pajtim me kornizën kushtetuese të Kosovë dhe kjo është një shkelje e rezolutës 1244...”, mësohet të ketë shtuar shefi i UNMIK-ut, duke shtuar se administrata ndërkombëtare në Kosovë tani do të pres udhëzimet nga New Yorkun dhe gjithashtu edhe konsulimet me Grupin e Kontaktit. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nga ana e tij, e cilësuar këtë veprim si vazhdim i provokimeve të qeverisë së Beogradit, në një kohë vendimtare për të ardhmen e Kosovës. “Ne nuk kemi dashur asnjëherë t’i lidhim zhvillimet në Serbi me zhvillimet në Kosovë, por fatkeqësisht kjo ka ndodhur dy herë. Mendojmë se tash janë shtjerrë të gjitha arsyet dhe të gjitha qasjet që në një formë apo tjetër dëshirojnë ta prolongojnë procesin”, ka thënë ai. Presidenti Sejdiu ka theksuar gjithashtu se pavarësisht veprimeve të Beogradit, nuk do të ketë shkallëzim të situatës në Kosovë, duke theksuar, se një gjë të tillë do ta dëshironin vetëm kundërshtarët e pavarësisë. Vëzhguesit e çështjeve ballkanike e shikojnë hapjen e kësaj zyre si një lëvizje provokuese dhe si një pretendim të ri teritorial. Ndërsa kreu i kësaj zyr, Vuk Antonijevic, është i mendimit se serbët e Kosovës janë të përgatitur për të gjitha mundësitë, pasi shpallja e pavarësisë do t’i trembte pakicat. Por shqiptarët përpiqen që qyteti të vihet nën kontrollin e institucioneve të Kosovës. Edhe pse kanë kaluar 8 vjet që kur Kosova u vu nën administrimin ndërkombëtar, qyteti i Mitrovicës mbetet personifikimi i një vendi të ndarë, ku dy komunitete janë kundër njeri-tjetrit. Ky qytet në veri të Kosovës ka qënë shpesh skenë e dhunë që ka kapur mes dy zjarresh paqeruajtësit e NATO-s. Shqiptarët që jetojnë në jug të qytetit dhe serbët që jetojnë në veri janë pothuajse krejtësist më vete, një ndarje që mund të thellohet edhe më tej ndërkohë që pavarësia e Kosovës është në rendin e ditës të diplomacisë evropiane dhe në udhëkryqin e saj. Sakaq nga Brukseli nuk vijnë lajme të mira, përndryshe qëndrimi për statusin e Kosovës ka lënë Bashkimit Evropian përsëri të ndarë, të pavendosur. Atje nuk është arritur të bihet dakord për pavarësinë e Kosovës. BE-ja e shikon unitetin lidhur me statusin e Kosovës, si një faktor jetësor për këtë organizëm 27 vendesh dhe është e mendimit, se po nuk doli me një qendrim unik për këtë çështje, besueshmëria e saj në Ballkan do të dobësohej. Në Kosovë, shqiptarët dhe serbët janë në pozicione diametralisht të kundërta. Shqiptarët synojnë ta vënë qytetin nën kontrollin e institucioneve të Kosovës, ndërsa serbët të provokojnë një përshkallëzim të acarimit të situatës. Prishtina pavarësisht kësaj shprehet e bindur dhe shton se: "Ne duhet që jemi të bashkuar. Ne nuk pranojmë asgjë më pak se sa pavarësia e Kosovës. Ne nuk do të lejojmë që Mitrovica të mbetet e ndarë si tani. Ne do të luftojmë që qyteti ynë, Mitrovica jonë, të jetë e bashkuar”. Gjithsesi afati për marrëveshje mbi të ardhmen e Kosovës kaloi pa arritjen e ndonjë kompromisi, ndërkohë që udhëheqësit në Prishtinë deklaruan se do ta shpallin pavarësinë brenda pak muajsh. Ata bënë të ditur se qeveria ka në plan të fillojë menjëherë bisedimet me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Europian për shkëputjen nga Serbia. Nga Uashingtoni, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka shprëhur keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk arritën dot një kompromis dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin planin e ndërmjetësit të OKB-së, Marti Ahtisari për pavarësi të mbikqyrur të Kosovës. Por në Bruksel, ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian duke mos gjetur një qëndrim të përbashkët për të mbështetur pavarësinë krahas planeve për dërgimin në Kosovë të një force policore civile, nga njëra anë zbehin panoramën e gjetjes së një zgjidhje, nga ana tjetër frymëzojnë incidentet, si ai i hapjes së zyrës serbë në Mitrovicë. Qiproja, aleate tradicionale e Serbëve, e bllokoi marrëveshjen duke ngulur këmbë që bisedimet të vazhdojnë. Po kështu Greqia, Spanja dhe Sllovakia janë të lëkundura për të mbështetur plotësisht pavarësinë. Nga Beogradi Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka shtuar për televizionin shtetëror serb, se do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vendosë nëse pavarësia e Kosovës do të jetë e ligjëshme.
Ndërsa në Mitrovicë hapet një zyrë në kundërshtim flagrant dhe në papajtueshmëri me kornizën kushtetuese të Kosovë dhe në shkelje e rezolutës 1244, Bashkimi Evropian e vendosur larg unanimitetit shprehet e vendosur për të parandaluar shpërthimet e dhunës ndërkohë që në Ballkan janë shtuar tensionet lidhur me statusin e Kosovës.
Ministri i Jashtëm Britanik, David Milliband, ka shtuar se: "Kosova është në Evropë dhe për mendimin tim është me rëndësi esenciale angazhimi evropian për të udhëhequr përgjigjen ndërkombëtare tani që e kaluam afatin e 10 dhjetorit. Mendoj se është e qartë për të gjithë se megjithë përpjekjet e mëdha të Treshes gjatë katër muajve të fundit, qendrimet e kundërta të palëve nuk arritën të kapërcehen dhe tani Bashkimi Evropian duhet të përmbushë përgjegjësitë e veta ndaj të dy palëve, si ndaj kosovarëve ashtu edhe ndaj serbëve, po ashtu të dy palët kanë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre për këtë çështje”.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, paralajmëroi se ndarjet e brendëshme kanë patur pasoja shkatërrimtare në të kaluarën duke aluduar për një rrezik të tillë në të tashmen, nëse me këtë qoftëlargut kërkohet t’i krehet bishti Serbisë. Ai ka nënvizuar se: "Rreziku është i madh. Ne jemi përballë prirjes për prishjen e stabilitetit në gjithë Ballkanin, prandaj nuk duhet të përsërisim gabimet e viteve 90-të, kur Bashkimi Evropian ishte i ndarë dhe nuk vuri re disa nga detajet kritike, prandaj ne kemi përpara një punë që kërkon vemendje ndaj hollësive”. Shefi i politikës së jashmte të Bashkimit Evropian, Javier Solana, nga ana e tij është shprehur disi më optimist duke shpresuar se BE-ja do të jetë e bashkuar dhe do të përmbushë pëgjegjësitë që i takojnë. "Ne do të shkojmë përpara dhe për mendimin tim qendrimet brenda Bashkimit Evropian po afrohen. Mendoj se ne do të jemi në gjendje të arrijmë në një qendrim të përbashkët dhe do të përmbushim përgjegjësitë tona. Ne kemi një mision për përfaqësinë ndërkombëtare në Kosovë dhe jemi angazhuar gjithashtu për policinë dhe gjyqësorin, si dhe për elementët e ekonomisë. Gjithësesi, mendoj se ne do t’i përmbushim përgjegjësitë tona”.
Sot kur situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit nga momenti në moment, rolin i vendosmërisë ndërkombëtare është përcaktues, duke vënë nën fre provokimet serbe dhe duke bindur shqiptarët se maturia dhe do të jetë gurë prove për të përftuar mëvetësinë dhe njohjen e shtetit të Kosovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora