E enjte, 25.04.2024, 05:59 AM (GMT+1)

Editorial

Politika shqiptare, faktor vendimtar ne zhvillimin e shovinizmit grek ne Shqiperi

E enjte, 19.08.2010, 10:07 PM


Politika shqiptare, faktor vendimtar ne zhvillimin e shovinizmit grek ne Shqiperi

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Incidenti i Himares na deshmon edhe nje here se, te vraret me kombesi greke, jane shume me te rendesishem se te vraret me kombesi shqiptare. Kjo ndodh pamvarsisht nga numeri shume me i vogel incidenteve ku jane te perfshire shtetas apo qytetar etnikisht grek ne Shqiperi, ne krahasim me numerin shume te madh te incidenteve ku jane te perfshire shtetas shqiptar qe jetojne ne Greqi. Incidentet ku kane qene te perfshire shtetas grek apo ashtequajtur minoritar, jo vetem kane qene shume te ralle, por, ajo qe eshte me e rendesishme, nuk kane ndodhur asnje here per motive etnike. Ndersa, po t'u referohemi te gjitha lajmeve qe vijne nga shteti yne fqinje, do te duhej te benim nje elenko te gjate te viktimave shqiptare. Dhe ne shumicen e rasteve kane qene per motive evidente etnike. Mjafton te permendim incidentet pas ndeshjes se futbollit Shqiperi-Greqi qe u zhvillua ne Tirane. Shqiptaret jo vetem qe u ndaluan te festonin fitoren e skuadres se tyre perfaqesuase, por nje i ri shqiptar u there nga nje bashkemoshatar grek, vetem se mbante ne duar flamurin e atdheut te tije. Bile ne rruget e Athines zbriti edhe policia, dhe jo per te ruajtur rendin dhe qetesine por per te ndaluar festimet e shqiptareve. Vetem 3 muaj me pare greket kishin mbushur rruget e Lisbones duke festuar fitoren e skuadres se tyre perfaqesuse, ndersa ne vendin e tyre nuk toleruan festimet i nje grupi emigrantesh shqiptar. Kjo eshte diferenca mes Europes se qytetruar dhe provincializmit te ashtuquajtur "qytetrimi" grek.

 

Barometri i matjes se kultures tek nje popull eshte vullneti qe ky popull tregon ne respektimin e emigranteve dhe te drejtave te minoriteteve. Historia thote se, si populli shqiptar ashtu edhe qeverite qe e kane drejtuar, jo vetem qe nuk kane bere diferenca mes shqiptareve dhe pakicave etnike, por ne shume raste keto minoranca kane qene shume me te privilegjuara se vete popullsia shqiptare. Gjate rregjimit komunist, ne Shqiperi, minoritet gezonin me shume te drejta se te gjithe shqiptaret e tjere. Si ne jug te vendit minoriteti grek, ashtu edhe ne veri ne zonen e mbi Shkodres, ai serbo-malazes, gezonin nje status te veçante brenda territorit shqiptar. Gje qe nuk ndodhi ne vendet tona fqinje ndaj etnise shqiptare. Shqiptaret nuk u paguan me te njejten monedhe. Por, nese minoriteti serbo-malazes me renien komunizmit vendosi qe te largohej nga Shqiperia drejt Serbise dhe Malit te Zi, minoriteti grek eshte shenderruar ne nje Kale Troje, i gatshem te shpertheje sa here qe qarqet shoviniste e ndien te nevojshem.

 

Sot nuk mund te flitet me per mungese reciprocitetit, por per poshterim te shqiptareve. Shqiptaret ndihen te poshteruar dhe aspak te mbrojtur nga shteti qe i perfaqeson. Shteti shqiptar eshte i pa afte qe te mbroje integritetin e tije nga nderhyrjet brendeshme greke, dhe mbi te gjitha te mbroje te drejtat e qytetareve te tije jashte shtetit kombetar. Natyrisht qe nuk mund te presim qe te respektohemi nga nje shtet ksenofob si Greqia , kur ky respekt mungon totalisht nga shteti yne. Asnje hetim i veçante nuk eshte marre ne vendin tone fqinje ne te gjitha ato raste kur behej fjale per shqiptare te vrare apo keqtrajtuar, dhe ç'eshte me e keqja, asnje here autoritetet shqiptare nuk kane qene ne gjendje qe te kerkojne llogari shtetit grek per keto ngjarje. Asnjehere nuk eshte thirrur ambasadori grek ne ministrine e jashtme shqiptare per te marre nje note proteste per 154 shqiptaret e vrare ne Greqi ku 68 prej tyre jane vrare nga policia. Ndersa sot, per nje incident qe ka ndodhur mes dy shtetasve shqiptar, dhe kur dime shume mire se incidente te tilla jane pothuajse te perditshme ne te gjithe Europen, politikani Vangjel Dule pretendon nje hetim nderkombetar.

 

Nje incident mes dy shqiptaresh, grekofonet shqiptar duan t'a shpien deri ne Keshillin e Europes. Bile binomi Dule-Bollano, pretendon qe hetimet mbi ngjarjen te behen nga policia greke. Me fjale te tjera, Himara te konsiderohet territor grek. Nje strategji sa e vjeter aq edhe djallzore. Qellimi eshte qe qyteti i Himares te shpallet qytet minoritar dhe dalengadale dhe si pa u ndier te kontrollohet nga qarqet greke.

 

Ka ardhur koha qe kjo tragjedi-komedi te perfundoje. Ka ardhur koha qe shqiptaret te jene zot ne vendine tyre dhe mbi te gjitha te kene nje shtet dinjitoz. Eshte e kuptueshme kur behet fjale per ambasadorin amerikan qe eshte shenderruar ne president te Shqiperise, sepse presidenti eshte nje kukull ne duart e poltikaneve te korruptuar. Nuk eshte aspak e kuptueshme qe t'i nenshtrohemi gjithmone vullnetit te Greqise, kur behet fjale per interesat tona. Nuk ka asnje kuptim qe qeverite shqiptare, te majta dhe te djathta, te jene ne sherbim te shtetit tone fqinje. Nuk ekziston nje motiv i vlefshem qe kjo situate te vazhdoje me tutje, as antarsimi ne BE. Shqiperia nuk mund te humbe sovranitetin e saje sepse ndoshta nje dite do te anatarsohemi ne Bashkimin Europian. Asnje shtet europian nuk eshte pushtuar nga nje shtet tjeter me pretekstin se ky i fundit do te ushtronte veton kunder shtetit te pare ne rastin e antasimit ne BE. Duhet marre shembull nga Kroacia dhe shteti kroat qe pamvarsisht nga presionet e Sllovenise fqinje ne lidhje me disa territore ne kufirin mes ketyre shteteve, nuk ka bere asnje hap prapa ne vendimet e saje. Shqiperia ne Europe ka lindur dhe askush nuk do te jete ne gjendje t'a zhvendose nga Europa. As Zvicera dhe as Finlanda nuk jane antare te Bashkimit Europian dhe askush nuk mund te thote se nuk jane europian.

 

Shqiptaret perpara se t'u drejtohen kutive te votimeve duhet te ndergjegjesohen nese politikanet qe votojne jane te denje t'i sherbejne ketije kombi. Dhe nese eshte e vertete, siç eshte e vertete, se ata nuk jane ne gjendje te qeverisin kete vend, atehere le te na qeverisin te huajt, por greket kurre. Shqiperia gjate 20 viteve te fundit ka importuar ç'do gje dhe vazhdon te importoje, ne fund te fundit pse mos te importojme edhe politikan? Ne kete menyre gjerat ndoshta do te ndryshonin. Ndoshta emigrantet shqiptar do te konsideroheshin ne te njejten menyre me minoritaret grek, dhe jo njerz te kategorise se dyte. Sepse diferenca mes poltikes greke dhe asaje shqiptare eshte pikerisht kjo. Politika greke, ne te gjitha rastet kur behet fjale per Shqiperine, bile edhe ne ato raste kur duhet perdorur nje incident per qellime politike, eshte gjithmone e bashkuar ne misionin e saje. Ndersa tek politika shqiptare, te perbashket nuk shikon asgje, perveç pa aftesise dhe mediokritetit. U desh te nderhynte Gjykata Kushtetuese shqiptare, qe te anullonte vendimin e qeverise Berisha per t'i dhuruar Greqise nje pjese te territorit detar. Ishte hera e pare qe shteti shqiptar perdori kushtetuten e tije demokratike per te ndrequar pazarlleqet e politikes.

 

Shpresonim se me ardhjen e Papandreut ne qeveri gjerat do te ndryshonin, konstatojme se  ishte pothuajse nje iluzion. Siç duket, shovinizmi grek eshte shume me i forte se vullneti i mire i nje poltikani dinjitoz. Edhe se Athina zyrtare eshte distancuar nga binomi Dule-Bollano, dhe kjo eshte nje e re historike. Megjithate, problemi nuk eshte thjeshte tek abuzimi me incidentin e Himares, ku nder te tjera autori eshte vetedorzuar duke provuar se ishte thjeshte nje grindje banale e degjeneruar ne vrasje. Problemi nuk eshte as tek trajtimi qe emigrantet shqiptar pesojne ne nje shtet te Bashkimit Europian. Problemi eshte se Greqia eshte fqinja jone. Ky eshte problemi! Eshte i vetmi rast unik qe politika i ngjan popullit dhe anasjelltas. Edhe nazizmi gjerman kreu krime te medha kunder humanitetit, por ishte nje ideologji qe pati nje fillim dhe nje fund, dhe populli gjerman nuk reflektohej ne kete ideologji. Ndersa ne rastin e Greqise, eshte veshtire te diferencohet se ku mbaron shovinizmi popullor grek dhe ku fillon politika zyrtare. Aktualisht ne bote, vetem Izraeli ka komshinje me te keqinje se shqipetaret.

 

Politika shqiptare ka si detyre qe t'u thote shqiptareve se nga kush qeverisen. Qeveria aktuale dhe te gjitha qeverite qe do te vine, duhet t'u dimostrojne shqiptareve kapacitetin per te qeverisur vendin dhe mbi te gjitha besimin qe ky popull u ka dhene. Ka ardhur koha qe mes Shqiperise dhe Greqise te funksionoje ligji i pashkruar i reciprocitetit dhe fqinjesise se mire. Shqiptaret ndihen te poshteruar te merren neper kembe nga i pari qe kalon. Shqiptaret nuk pranojne me qe te bejne rolin e viktimes, por pretendojne te jene europian si te gjithe europianet e tjere. Shqiptaret pretendojne te jene te perfaqesuar nga politikan dinjitoz dhe jo nga vegla ne duar te ambasadoreve te huaj.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora