E merkure, 24.04.2024, 11:32 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Kujtime - Kosova, Greqia, emigrantet dhe Aristidh Kola (I)

E marte, 11.12.2007, 09:33 PM


Kur po hidheshin themelet e pavarsise se Kosoves

-pjesa e parë-

Nga Albert Zholi

Kujtime

Vërini poshtë interesat, grindjet dhe egoizmat e veçanta dhe përmbi gërmadhat e këtyre gjarpërinjve, ngrini statujën e hijëshme të interesit të përgjithshëm të Kombit.
FAN NOLI

Kemi mbaruar të tërë po qe se, secili mendon për vete e jo për kombin.
MARIN BARLETI

SHOQATAT shqipatre në Athinë DHE PROBLEMI KOSOVAR

Albert zholi

Nga marsi i vitit 1995 deri në fund të vitit 1997, në Athinë egzistonin dy shoqata të emigrantëve shqiptarë: Shoqata “Vllazërimi “ me një veprimtari të dëndur shoqërore e patriotike, dhe shoqata “Skënderbeu” e kufizuar brënda lagjes Iliopulis.
Fitorja e P.S.-së në zgjedhjet e 22 qershorit 1997, ndihma e madhe që i dha shoqata “Vëllazërimi” në organizimin e metingut të Fatos Nanos, në sheshin Kaningos, premtimet e Nanos për mbështetje të vazhdueshme të emigrantëve, sollën dhe një gjallërim në jetën e emigrantëve. Periudha qershor 1997- dhjetor 1997, ishin muajt ku shpërthyen krijimi i shoqatave të reja. U krijua shoqata “Arbëria”,Komiteti “Atdheu”, “Forumi i emigrantëve”, “Lidhja e Mësuesve”, “Shoqata e emigrantëve shqiptarë”, Shoqata e miqësisë shqiptaro-greke “Sokratis”, shoqata “Muzaka”e zonës së Beratit, përfaqësia e sindikatave”filatelistët e vegjël” (shoqata më simpatike që ia vlen për t’u admiruar) dhe së fundi, në vitin 1998, shoqata “Labëria” degë e Lidhjes “Labëria” me qëndër në Tiranë. Duhet përmëndur dhe krijimi i Klubit të Shkrimtarëve Emigrantë të ardhur nga Shqipëria, me emrin
simbolik “Drita”, me shtrirje jo vetëm në Athinë, po në të gjithë Greqinë, me qëllimin e mirë të bashkimit të gjithë krijuesvetë letërsisë.
Duhet theksuar se krijimi i shumë shoqatave erdhi jo vetëm si nevojë bashkimi, por edhe se egzistonte shpresa tek përmirësimi i marëdhënieve greko-shqiptare dhe ndihma e shtetit shqiptar për shoqatat e emigrantëve. Disa nga këto shoqata të reja u ngritën mbi baza krahinash. Në vitin 1998 u ndërmuar nisma për bashkimin e shoqatave. Nga takimi i përfaqësuesve të shoqatave doli “Forumi i emigrantëve”. Po ky bashkim nuk pati jetën as disa javë. Lindën kontradita për programin, për mënyrën e zhvillimit të veprimtarive, për rolin e kryetarit e tj. Pas shpërbërjes forumit mbeti si shoqatë më vete me një numër te vogël antarësh. U bë edhe një përpjekje nga ambasada shqiptare në Athinë, për bashkimin e shoqatave, por më kot. Çdo shoqatë donte të ishte më vete, me kryetarë e me kryesi, në garë me njëra-tjetrën për t’u treguar sa më patriotike e aktivë. Kjo bëri që të organizoheshin disa
veprimtari me vlera ku u përfshinë mjaft emigrantë. Disa nga veprimtaritë e shoqatave, kryesisht të asaj “Vëllazërimi” e “ Atdheu”,që ishin edhe me aktivitet, nuk mbetën jashtëvëmëndjes së medias së huaj. Radio BBC-ja e Doice Wele apo televizioni CNN-i u kanë dhënë mundësinë shqiptarëve të Shqipërisë dhe të gjithë diasporës të njohin veprimtarinë e shqiptarëve të Athinës. Vlerat më të veçanta këto shoqata i treguan në ngjarjet e Kosovës, me organizimin e disa demostratave, kur dihej opinioni grek në përgjithësi.
Në vitin 1998, kur makina luftarake serbe po ndërmerr spastrimin etnik, kur vriteshin në mes të ditës qindra kosovarë të pafajshëm, pa kursyer as pleqtë apo fëmijët në bark të nënave, shoqata “Vllazërimi”, më 8 mars ora 10 e 30 minuta, organizoi demostratën e parë në Athinë. U bë një punë paraprake pesëmbëdhjetë ditore. Demostrata u organizua në autostradën “Aleksandra”, deri para ambasadës jugosllave e asaj amerikane... Në këto dy ambasada, protestuesit dorëzuan nga një peticion, ku kërkohej ndalimi i spastrimit etnik dhe vrasjeve në Kosovë si dhe plotësimi i kërkesave të popullit kosovar.
Për ngjarjet në Kosovë opinioni ndërkombëtar ishte tejet i shqetësuar. NATO-ja po përgatitej për një ndërhyrje ushtarake , për të stabilizuar gjëndjen. Takimet e mbledhjet e politikanëve nuk e bindnin kokën e Millosheviçit, që çdo ditë kryente vepra naziste në pragshekullin e 21... Të gjithë i trëmbeshin një lufte ballkanike, në ballkanin e trazuar... Në këtë situatë, shoqata “Vllazrimi” së bashku me komitetin “Atdheu” e shoqata të tjera, organizuan një demonstrim të ri masiv, më 14 shkurt 1999. Por numëri i pjesmarësve nuk i kaloi të 200 vetët. Organizimi ishte i mirë. Me dhjetra buqeta lulesh iu dhanë gardhit të policëve. Në krye disa të rinj, me uniformat kuq e zi dhe ku shkruhej KOSOVA…Edhe një tufë me lule për të rënët kosovarë para ambasadës jugosllave. Përsëri peticione, me kërkesa, iu dorëzuan përfaqësuesve të ambasadës amerikane, ku mes të tjerash , kërkohej
ndërhyrja ushtarake e NATO-s e pavarësi për Kosovën. Në këto demostrata shëmbull aktiv dhanë edhe Qamile Pajo e Natasha Metani, krah të rinjve dhe burrave protestues…
Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri ushtarakisht në Kosovë. Në Greqi situata ndërlikohet. Televizioni privat grek del hapur kundër ndërhyrjes së NATO-s. Qeveria greke ndodhej përballë dy të kundërtave: Opinionit të popullit, më tepër pro sërb dhe NATO-s, ku ishte pjestare e saj. Përsëri emigrantët shqiptarë demostruan. Shoqata “Vllazrimi” dhe “Atdheu” morën përsipër organizimin nëpër rrugë. Në sheshin para bashkisë së Athinës, ku u organizua demostrata, u grumbulluan mbi 3000 emigrantë. Mitingu u hap me Himnin e Flamurit, që e kënduan të gjithë pjesmarësit. Sheshi u përflak nga flamuj e , për një orë, ushtoi fuqishëm nga thirjet: “UÇK..Kosova e pavarur… Sërbët vrasës, jashtë nga Kosova!..” disa të rinj ishin veshur me kostume kombëtare shqiptare. Në meting përshëndetën përfaqësuesit e të gjithë shoqatave shqiptare të emigrantëve. Për të rënët kosovarë gjithë sheshi heshti
në shënjë nderimi. Dy të rinj, në shënjë proteste të zëmëruar, dogjën një flamur sërb. Media greke e mashtroi publikun grek, sikur protestuesit shqiptarë dogjën flamurin grek. Demostruesit që donin të marshonin drejt sheshit Omonia, aty pranë, u ndaluan nga policia. Tashmë opinioni grek po ndizej kundër bombardimeve të NATO-s duke përkrahur sërbët. Kisha greke, e pa përkrahur as nga Patriarkana e Stambollit, si dhe disa gazetarë ekstremistë, qëndronin në ballë të kësaj propaganda.
Partitë e majta të kryesuara nga Partia Komuniste organizuan disa demostrata kundër ndërhyrjes së NATO-s, kundër Amerikësdhe pro sërbëve. Asnjë demostratë nuk u zhvillua në Greqi për të drejtat e popullit kosovar, të vrarë e të përndjekur nga makina luftarake sërbe. Televizioni privat SKAJ(ALPHA) çeli një emisjon të veçantë, që e titulloi “Xhungla”. Këtë emisjon e drejtonte gazetari me përvojë Trëndafilopulos, që vinte përballë shqiptarë e sërbë si dhe politikanë, gazetarë e artistë grekë… Emisjoni hapej me një këngë sërbe (kuptoheshin preferencat) dhe pastaj pyeteshin me radhë të ftuarit. Emigrantët shqiptarë e mbronin me zjarr popullin dhe luftën e drejtë të Kosovës, por vihej re edhe pamundësia e argumentit shkencor –historik, prej tyre. Kjo plotësonte qëllimshëm imazhin negative të shqiptarëve, dhe mbetjen në hije të luftës së popullit shqiptar të Kosovës, që jetonte
prej shekujsh në trojet e veta etnike.Nuk munguan të prononcoheshin, për ngjarjen më tronditëse të këtij fundshekulli, edhe ambasadori amerikan apo ai jugosllav në Athinë, veç ambasada shqiptare heshti.
Gazetari Kristos Telidhis, i cili ishte që në fillimet e ngjarjeve në Prishtinë, i dërgoi një raport Federatës së gazetarëve të Greqisë, të cilin e transmetoi kanali televiziv shtetëror NET, ku mes të tjerash shprehej:”… Gjithë sa transmentojnë kolegët e mi (grek-A.Zh), nga Prishtina nuk i përgjigjen realitetit… Prishtina nuk është bombarduar asnjëherë nga NATO-ja, mirpo, sa fillojnë bombardimet mbi Beograd, reporterët dalin e transmetojnë se po bombardohet Prishtina…” Në studion e TV, SKAI-t u ftuan edhe dy avokatë arvanitas, historiani e publicisti Aristidh Kolja dhe Jorgo Mihas. Të dy këta personalitete, me fakte e argumente politike, historike e shkencore mbrojtën Kosovën e popullin kosovar dhe dënuan sërbët e Millosheviçit. Por opinioni “demokrat” grek me disa gojë pështymëthara, arriti deri aty sa t’i etiketonte “agjentë të Shqipërisë”. Në këtë fushatë kundër dy avukatëve
u shqua Kanelis që, kur fliste për z.Kolja, në ballë të gjithë fjalëve të saj vinte fjalën “AGJENT”. Ndërkohë, për avokatin tjetër z.Mihas, nisën të kërkonin rrënjët e gjakut, të para dymbëdhjetë brezave, ku donin të vërtetonin se nuk kishte gjak grek!!! Aristidh Kola u bë epiqendra e bisedave në Greqi. Tashmë ai njihej si “agjenti” i Shqiprisë në Greqi !!!. Agjent, kur Shqipëria nuk kishte bukë për shtetasit e saj dhe jo më për agjentë !!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora