E shtune, 20.04.2024, 01:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Pierre-Pandeli Simsia: Berati, qytet i lashte, muze dhe historik!

E marte, 11.12.2007, 09:23 PM


Berati, qytet i lashte, muze dhe historik! (Reportazh)
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia
 

Berati
Kujtdo qe i eshte dhene mundesia te vizitoje Beratin ka mbetur i mahnitur. Jo vetem nga bukuria e tij e rralle, por edhe nga bujaria dhe mikpritja beratase.
Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes maleve e kodrave e te duket si nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit, Mali i Shpiragut, Mali i Gorrices dhe Kalaja. Ne mes te qytetit kalon lumi Osum qe e ndan Beratin ne dy pjese dhe qe lidhen nepermjet Ures se Gorrices, e cila ka shtate harqe dhe eshte e ndertuar ne vitin 1870.
Sipas legjendes dhe gojedhenave, ne ate kohe ishin dy vellezer. Vellai i madh quhej Tomorr dhe vellai i vogel quhej Shpirag. Kishin edhe nje te dashur te vetme qe quhej Kala.
Pasi i shpallen lufte njeri tjetrit Shpiragu i qellon Tomorrit me topa, duke e bere gropa gropa, ndersa Tomorri i qellon Shpiragut me shpata, duke e bere me vija.
Kalaja, e dashura e tyre qe i donte aq shume, nga te qaret, lotet e saja krijuan Lumin Osum.
Keshtu thote legjenda.
Tomorri, 2416 meter i larte mbi nivelin e detit. Me hijeshine e tij te rrende. Me deboren e vet mbi krye qe i qendron dimer e vere pa u shkrire. Me ujin e ftohte si kristal. Me kullota dhe me blegtori te shendeteshme. Tomorri, ku aq bukur i kane kenduar Naimi e Cajupi, eshte prezantuesi i pare ne kete qytet dhe kur e sheh nga larg te duket sikur te thote: "Miresevini! Ne jemi ketu e ju presim"
Kur qendron para Tomorrit e kthen koken pas, te shfaqet "vellai" tjeter Shpiragu.
O Zot! C'bukuri! C'arkitekture e rralle e natyres! Vertet, shpata e Tomorrit i krijoi keto viza mbi mal aq simetrike?! Rralle se gjen ne bote nje mal te tille.
Ne mes te qytetit ngrihet madheshtore Kalaja e Lashte dhe historike e te duket se cdo vizitori qe ka ardhur ne Berat sikur ia ben me sy per t'u ngjitur lart e per ta vizituar.
Pasi i ngjitesh mes ajrit te paster te pishave, ne hyrjen e saj kryesore, te bie ne sy menyra e lashte e ndertimit. Muret e saja te ndertuara me gurre te medhenj te thone: "Ketu eshte Iliria".
Kalaja e Beratit, me bedenat e saja eshte deshmitare e atyre koherave, e qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i shenjte, per vete faktin se brenda ne te ndodhen shume kisha me pikturat e tyre te fameshme te ndertuara nga mjeshtri i madh Onufri dhe biri i tij Nikolla.
Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja se je brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem iluzion.
Nuk jeni ne ndonje dekor filmi. Jeni ne ate qe quhet:
BERAT 2400 VJECAR.
Mangalemi dhe Gorrica! Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e nderuara njera mbi tjetren, qe asnje piktor s'do t'i vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin Beratit: "Qytet i nje mbi nje dritareve"
Rrugicat e ketyre lagjeve jane te shtruara me kalldrem, ku mjesherit beratas punimin e gurrit ua kane lene trashegim brezave me te rinj.
Keshtu, ne fillim te viteve 70-te shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare do te shkruante poezine: "Gureskalitesit e Vegjel" kushtuar pioniereve beratas.
Murret e shtepive jane te ndertuara me gurre te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit, ku nder me te njohurat jane, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) ne lagjen Murat Celepias, jane deshmia qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.
Berati i dijetareve te medhenj, i penave te arta, si Babe Dude Karbunara, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Vehxhi Buharaja....
Berati i trimave, i lulekuqeve te lirise. Berati i Margarita e Kristaq Tutulanit, i Ajet Xhindoles, i shume bijve e bijave te tjere, qe per atdheun lirine dashuruan duke lene pas te gjitha dashurite.
Qytet i kultures se lashte, ku nga gjiri i tij kane dale shume artiste te njohur te skenave tona. Kujtojme ish solisten e pare ne Ansamblin Shteteror te Kengeve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar Mediha Lubonja (Velcani), veteranen e kenges popullore Virgjini Mile me kengen e mirenjohur: "Mora perpjete Kalane", bilbili i kengeve qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrije Saraci, vellezerit Dhimiter e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku e shume te tjere, si dhe artistin e mirenjohur te humorit Sejfulla Myftari, ose sic njihet me emrin Cekja i Beratit.
Nuk ka shtepi jo vetem ne Berat, por ne gjithe Shqiperine ku te mos kete hyre humori i Cekes.
Qytet i vizitoreve te shumte.
Kujtojme, nga fundi i viteve 80-te erdhen ne Berat per ta vizituar dhe, pasi u ngjiten ne Kala, nga ajo Kala, ku qyteti duket si ne pellembe te dores u shprehen: "Sikur ta kishim ne kete qytet ne hyrjen kryesore te tij do te ndertonim nj porte, ku cdo vizitori te huaj qe do vinte per ta vizituar do t}i duhet te paguaje bileten e hyrjes..."
Ne ne fillim na u duk si qesharake dhe e cuditeshme, per vete kushtet e izolimit te vendit qe jetonim, por kur na u dha mundesia ne Athine te vizitonim Akropolin e Lashte, kujtuam ate grup te huaj turistesh.
Ata me kete thenie i kishin dhene vlerat maksimale qytetit tone te bukur.
Ja pra! Ky eshte Berati!
Por ju o lexues dhe ju o vizitore, mos u mahnitni me keto pak fjale ku une u mundova te pershkruaj Beratin. Berati eshte atje, ne Shqiperi. Ju shkoni, vizitojeni ate dhe binduni...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora