E merkure, 24.04.2024, 05:12 AM (GMT+1)

Editorial

Femi Cakolli: Kosovë, përkujtohet Sulltan Murati

E enjte, 12.08.2010, 09:59 PM


KOSOVË, PËRKUJTOHET SULLTAN MURATI?

 

A është kjo Kosova e shqiptarëve apo e turqeve?

A jemi në Turqi apo në Kosovë?

A jemi në mesjetë apo në shek. XXI?

 

Nga Femi Cakolli

 

Heroi i turqve Murati bëhet dëshmori i shqiptarëve! Në histori nuk kam mësuar kështu, dhe as e vërteta pra nuk është kështu, e atëherë çka është kjo dhe kujt i shërben?

 Pas 600 vitesh shqiptarët shkojnë dhe e përkujtojnë pushtuesin e tokave shqiptare sulltan Muratin I. Nuk habitëm fare me aktivistët islamikë shqiptarë e aq më pak me turqit (osmanët e deridjeshëm) që zhvillojnë këso ngjarjesh "kulturore" në Kosovë, por habia më e madhe është me strukturat zyrtare të komunës së Obiliqit që bëhën pjesë e këtij projekti. Taksat e popullit përfundojnë atje ku përurohet shtëpi për të vdekurit që dikur ishin armiq të kombit tonë dhe për syneti. Se komuna e Obiliqit ndanë nga taksat e qytetarëve me ba synet fëmijët nuk paraqet asnjë problem, nëse sipas rregullit më parë nuk shpall tender.

Historikisht unë nuk bëj asnjëlloj dallimi mes Sulltan Muratit dhe Sllobodan Millosheviqit. Që të dy kanë qenë pushtues të Kosovës dhe të shqiptareve. Ne si shqiptarë kemi luftuar edhe kundër Sulltan Muratit edhe kunder Millosheviqit, por dallimi është se sulltan Muratin e ka vrarë një shqiptar, i besimit ortodoks, nga Drenica, i quajtur Millosh Kopiliqi, emër të cilin kot e mban komuna e Obiliqit, kurse Millosheviqi ka vdekur si i akuzuar për krime kundër njerëzimit në Hagë.

Zyrtarët e komunës së Obiliqit, nëse do të kishin menduar mirë, mbarë dhe arberisht, në vend se të ndertojnë/përurojnë shtepi për nder të Muratit I, do të ishte më mirë me ndertue/përurue shtëpi për Milosh Kopiliqin. Rrotullimi i historisë dhe i vlerave kombëtare nuk lejohet askund në botë. Ky fenomen mes shqiptarëve nuk quhet ndryshe pos riosmanizim i shqiptarëve.

Paramendoni që pas 600 vjetësh të shkojnë në Prekaz zyrtarët e komunës së Skenderajt, dhe jo vetëm se ata nuk do të merreshin kurrë më me emrin e Adem Jasharit, por aty ku ai ka rënë dëshmor, të ngritet shtëpi për Sllobodan Millosheqin. Dhe pastaj të dalë edhe një "hamdi" tjetër me shkrimin "Kosovë - përkujtohet Millosheviqi".



(Vota: 85 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora