E enjte, 25.04.2024, 05:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Raffaella Carra, çfarë miti!!!

E diele, 09.12.2007, 05:52 PM


Raffaela ne vitin 1974
Një femër që kurrë nuk u lodh duke kënduar, kërcyer, prezantuar, interpretuar filma, duke i dhuruar njerëzve kënaqësi dhe buzëqeshjen engjëllore. Është një vullkan i pareshtur energjish që të bën të mendosh se jeta çdo vit bëhet më e bukur dhe rinia e saj nuk ka mbarim kurrë, gjithmonë nëse do të ndjehesh brenda në shpirt një “Raffaella Carra’ e vërtetë. Sapo dëgjon këtë emër, menjëherë në mendje të vjen i njëjti imazh që nuk ka ndryshuar prej shumë vitesh, flokë të verdhë, të prerë drejtë, buzëqeshje jo vetëm në buzë, por edhe në sy, të cilët me një makijazh tepër elegant tregojnë hyjnore një femër të tillë.Sapo dëgjon emrin e saj menjëherë të vjen në mendje jo vetëm një prezantuese e shkathët e cila di të loz mjaft bukur me fjalët, por edhe një femër e cila shoqëron çdo fjalë të saj me kërcimin brilant dhe zërin e mahnitshëm, një femër që bëri pas vetes miliona adhurues, që e vlerësojnë me të njëjtën notë maksimale, edhe pse vitet kalojnë. Aktore, këngëtare, balerinë, prezantuese. E kot të kërkosh se cilën nga këto dhunti Carra i ka më përzemërt. Ëndrra e fëmijërisë së saj ka qenë koreografia. Dëshironte të bëhej ‘Bejart’ e situatës. Admironte personat që shpiknin gjërat. Ka ndjekur akademinë e vallëzimit në Romë, jetonte në një kolegj, gjatë ditës frekuentonte mësimin, ndërsa pasdite merrte leksione. Një sakrificë e madhe. Ka braktisur atë ëndërr për shkak të sëmundjes, dhe menjëherë nëna e ka dërguar në Bolonja. Me pak fjalë, sapo dëgjon emrin Raffella Carra menjëherë të vjen në mendje showgirl italiane, e freskët dhe brilante, e ëmbël dhe tepër e pasionuar pas karrierës së saj, femra që me pak fjalë mund të përkufizohet si ‘imazhi i vërtetë televiziv’, një imazhi i pazëvendësueshëm dhe shembull për çdo brez, por që suksesi nuk ka qenë i njëjtë edhe në jetën e saj private. Pavarësisht dy martesave të lëna pas me harresën e kohës, në jetën e saj Raffaella nuk ka provuar ndjesinë e një nëne që mban në krah foshnjën e saj, ndoshta ky ka qenë ‘ndëshkimi’ që i ka bërë fatit.

Biografia

Raffaella Pelloni ka lindur në Bolonjë në datën 18 qershor 1943. Fëmijërinë e saj e ka kaluar në një vend të vogël Bellaria, në provincën e Riminit. Në moshën tetë vjeçare largohet nga qyteti, për të ndjekur në Romë, Jia Ruskaia, themeluesen e Akademisë Kombëtare të Dancit. Temperamenti i saj kinematografik, kishte premisa të mëtejshme: në fakt në fillimet e saj ka interpretuar në filmin "Tormento del Passato", përkrah Carla Del Poggio, në moshën nëntë vjeçare. Studioja e vallëzimit ishte konstante edhe ndërkohë frekuentonte Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë së Romës, ku u diplomua me mesatare të lartë. Angazhimi i saj kinematografik realizohet nën kujdesin e Florestano Vancini në filmin "La lunga notte...”, që i përket vitit 1950, të Mario

Rafaela dhe Frank Sinatra ne ''Koleneli'' (1965)
Monicelli, "I compagni" 1963, të Carlo Lizzani  dhe "Celestina". Punon së bashku me Michel Piccoli në filma me produksion francez "La Chance". Por, kolegu i punës së saj më i njohur është sigurisht Frank Sinatra në filmin "Il Colonnello Von Ryan" i xhiruar në Hollywood. Në personalitetin e Raffaella Carrà, shfaqet edhe një eksperiencë e tipit teatral. Interpreton në fakt me Giulio Bosetti  dhe kompaninë e tij tek “Il seduttore", "Il processo di famiglia", dhe me Gino Cervi tek "Dal vento tra i rami del sassofrasso". As eksperienca e komedisë muzikore nuk i mjaftoi karakterit të saj, por u zhvillua edhe më, kështu ajo filloi të këndoj dhe vallëzoj tek "Ciao Rudy" i Garinei & Giovannini në vitin 1966 pranë Marcello Mastroiannit. Afirmohet kështu si një showgirl rrezatuese dhe prezenca e saj u bë më e shpeshtë në publikun televiziv sidomos në periudhën që u afirmua pranë kompozitorit Lelio Luttazzi në spektaklin "Il paroliere, questo sconosciuto". E të njëjtit vit është edhe pjesëmarrja e saj në skenarin televiziv "I grandi camaleonti" të Zardi; më pas shfaqet me Domenico Modugno në komedinë muzikore televizive "Scaramouche"; pranë R. Ricci tek "Tutto per bene" të L. Pirandello. Ndër të tjera ka qenë protagonistja e një episodi e serialit televiziv tepër të famshëm të krijuar në Amerikë "I Spy", pranë Bill Cosbye bashkëpunëtore me George Decriere në një episod të telefilmit "Arsenio Lupin". Simpatia e madhe që arrin të zhvillojë tek publiku italian imazhin e saj, krijohet edhe fal Nino Ferrer, drejtuesi i spektaklit "Io Agata e tu" pranë Nino Taranto. Suksesi i madh personal në transmetimin i jep mundësinë të renditet në listën e kandidatëve tek "Canzinissima 70", edicion i paharrueshëm, i prezantuar së bashku me Corradon. Që nga ky moment ka filluar karriera e saj diskografike për RCA sigla e transmetimeve "Ma che musica maestro", kënga menjëherë u rendit në krye të klasifikimeve muzikore të asaj kohe.

Raffaella këngëtare

Ndryshon pamje të jashtme, pret flokun në modelin e saj ‘jetësor’, por në këtë periudhë ende nuk është kthyer tërësisht bionde. I pëlqen të gjithëve ky ndryshim i ri, pa përjashtim të gjithëve! Pas 45 xhirove me "Ma che musica maestro", del në tregun muzikor një tjetër këngë "Reggae rr!", dhe përmbledhja e saj e parë e titulluar "Raffaella” gjithnjë në bashkëpunim me RCA. Vitin pasues Rai, rikonfirmon prezencën e saj në "Canzonissima '71", gjithnjë pranë Corrados dhe Alighiero Noschese. Incizon edhe këtë herë një tjetër xhiro të siglës "Chisà se va" , të cilën e ndjekin të tjera, të cilat bëhen pjesë e klasifikimeve muzikore: "Tuca Tuca", vallëzimi i ri ‘skandal’, për më të vegjlit "Maga Maghella", dhe "Chissà chi sei"; që renditet edhe në përmbledhjen e dytë për RCA, të titulluar "Raffaella Carra”. Në vitin 1972, largohet momentalisht nga televizioni ku shkak ishte turne nëpër të gjithë Italinë ku regjistroi ‘gjithçka të rezauruar’ të incizuar në përmbledhjen “Raffaella.....senza respiro”, me sukseset e saj më të njohur diskografik. Një tjetër këngë bëhet pjesë e kësaj periudhe "T'ammazzerei", e cila ndër të tjera ka qenë edhe sigla e një programi radiofonik të titulluar "Gran Varietà", drejtuar nga Gianni Boncomagni. Në vitin 1974, bëhet pjesë e pandarë e televizionit dhe e pjesëve diskografike: së bashku me Minën drejton varietenë televizive "Milleluci", ku incizohen për CGD turneu që mban të njëjtin titull të emisionit dhe siglën "Din Don Dan". Në vjeshtën e po këtij viti drejton edicionin e "Canzonissima '74" me Topo Gigio e Cochi & Renato. CGD publikon albumin "Felicita ‘Ta' Ta' " dhe turneun me të njëjtin titull. Në këtë periudhë lancon këngën e parë të vallëzimit italian "Rumore", një këngë me vlera ndërkombëtare, me të cilën arriti një sukses të pabesueshëm. Në vitin 1975 shfaqen edhe dy këngë të tjera "Male” dhe "Tornerai", kjo e fundit është miksimi i një prej këngëve të viteve '50. Në vitin 76 incizon sërish për CGD një tjetër Lp si dhe një këngë të titulluar "Forte, forte, forte"."Fiesta", në fakt është titulli i një këngë dhe i një tjetër turneu të realizuar në vitet '77; ku të dy së bashku bëhen pjesë e klasifikimeve, dhe disku prezantohet në mbarë botën. Në këtë periudhë turnet ndjekin njëri- tjetrin, dhe disa prej tyre e çojnë Raffaellën në çdo cep të botës, dhe kudo që shfaqej arrinte suksese marramendëse. Incizon disqe në Spanjë, Kanada, Rusi, Holandë, Japoni, Francë, Greqi, Turqi si dhe në Amerikë. Në atë kohë ishte mbretëresha e klasifikimeve muzikore dhe programeve televizive, dhe pas prezantimit publik dhe suksesit të arritur, këngët i dhuruan asaj shumë disqe të arta dhe platin. Kujtojmë këtu "En el amor todo es empezar" e përkthyer në 5 gjuhë të botës, versioni anglez i së cilës ishte "Do it, do it again" dhe u rendit në vendin e dytë të klasifikimeve në Angli, "Rumore”, "Male" e "Fiesta". Televizioni italian e ka sërish protagoniste në vitin 1978, në varietenë "Ma che sera" përkrah Paolo Panelli dhe Bice Valori. Në turneun e saj "Tanti auguri" e cila ka qenë edhe sigla e programit dhe që të gjithnjë e njohin si "Com' è bello far l'amore da Trieste in giù’, një ‘tërmet’ i vërtetë ndërkombëtar. Në të njëjtën periudhë del Lp e parë për CBS e përhapur në mbarë botën, me titullin "Raffaella", ku përfshihen realizime tepër të suksesshme. E lodhur nga imazhi tërësor i një showgirl, në 1979, vendos fillimisht të ndryshoj stilin e saj muzikore, më i përparuar në muzikë dhe arrenxhim dhe padyshim albumi "Applauso", e përcaktuar nga shumë persona si një ndër punët diskografike më të mira të saj. Merr pjesë si e ftuar speciale në "Saint Vincent '79" ku promovon edhe këngën "E salutala per me". Në vitin 1980 , Raffaella xhiron një film për tregun jug- amerikan me titullin "Barbara!". Për pak javë filmi arriti një rekord të vërtetë, regjistroi më pas për televizionin italian një show me titullin "Millemilioni". Suksesi i vërtetë i saj ishte në shtator me një talk-shoë, ku Raffa këndon, vallëzon, luan me telespektatorët, interviston, me pak fjalë një program i vërtetë që shfaq në mënyrë perfekt personalitetin e saj artistik. Është një sukses i jashtëzakonshëm, të cilit i bashkohen rreth 14 milionë spektatorë. Në vitin 1985 drejton "Buonasera Raffaella"

Rikthimi në Itali me ‘Carramba che sorpresa’!

Rafaela ne vitin 2006
Në dhjetor të vitit 1995, Raffaella kthehet në Itali e telefonuar nga RaiUno, televizioni që i dha sukses dhe e bëri të famshme në mbarë botën. Në televizion shumë gjëra kishin ndryshuar kohët e fundit, por stili i Raffaellës ishte gjithnjë i njëjti: përballonte punën e saj me tëpër përkushtim dhe seriozitet, me dëshirën për të zbuluar përkrahjen e publikut italian. Një përqafim që nuk vononte dhe që ndjehej me forcë sidomos tek debutimi i saj tek Carramba che sorpresa!, ku Carra ishte jo vetëm drejtuese por edhe aktore. Programi arriti një sukses të menjëhershëm, dhe arriti të kalonte edhe shikueshmërinë e programeve sportive, shpesh rreth dhjetë milionë, më pas 12, 13 milionë. Edicioni i dytë i muajit tetor 1996 realizohet të shtunën në mbrëmje, ku edhe në këtë rast ishte një sukses, por Raffaella adhuronte zhvillimin origjinal të saj të enjten në mbrëmje, dhe kështu ndodh për edicionin e tretë që filloi në janar 1988. Në tetor të vitit 1998 fillon një projekt i ri, gjithnjë duke u bazuar tek Carramba che sorpresa!, por me synimin për të ndërtuar një program të ri, të titulluar Carramba che Fortuna!, ku telespektatorët luanin me biletat e tyre së bashku me Raffaella, dhe kishin mundësinë e fitimit të shumë çmimeve dhe milionave parave. Nuk duhet harruar edhe pjesa historike, ku  i ftuar ishte Diego Armando Maradon rikthimi në Itali i të cilit u përshëndet nga 13.000.000 telespektatorë. Me pak fjalë një bilanc pozitiv, që e shtyn Rai-n t’i kërkonte Raffaellës të përsëriste eksperiencën fatlume të Carramba che Fortuna! edhe për edicionin 1999/2000. Ndër të tjera Raffaella ka luajtur rolin e aktores edhe në këtë rast ka pasur sukses. Rikthimi në televizion i Raffaellës pas Sanremos shënoi edicionin e fundit të "Carràmba che sorpresa". Një pamje që e tregonte më të re, flokë më të gjatë, Raffa në formë më rrezatuese se kurrë, këndon e vallëzon duke i dhuruar miliona fansave emocione të reja.

Pak momente nga jeta private

Në fëmijërinë e saj ka qenë pjesë e teatrit dhe e filmave. Por, kurrë nuk ka qenë e aftë të qëndronte mirë dhe urtë. Ajo nuk ishte rruga e duhur për të. Shkonte në shkollën e aktorëve, ishte pjesë e filmave, e teatrit, sepse ato ishin e vetmja mundësia për diku tjetër. Përpiqej të ishte aktore, por nuk ndjehej aq e bukur, nuk ndehej Anna Magnani, Sofia Loren, por kishte dëshirën të mësonte se çfarë thoshin njerëzit. Ja kjo është Raffa. Gjithnjë ka ditur të organizojë punën e saj, por asnjëherë jetën private. Në lidhje me këtë fakt të jetës ajo shprehet: “Dashuria vjen atëherë kur nuk e pret, por kur e dëshiron nuk e ke, me pak fjalë është një kazino ku nuk kuptohet asgjë. Kjo ndoshta edhe për faktin se prindërit e mi kanë qenë të ndarë. Dashurinë nuk mund ta planifikosh. Asnjërit nuk mund t’i japësh këshilla që kanë lidhje me anën sentimentale”. Por dashuritë e jetës së saj kanë qenë Sergio Japino dhe Gianni Boncompagni, ku për të parin shprehet se i pëlqente inteligjenca, ironia, dhe sensi i humorit. Ndërsa me Gianni ka qenë një martesë e bukur që ka zgjatur 11 vjet edhe pse nuk është realizuar në kishë. Nuk janë ndarë për një grindje, por problemi i tyre i vetëm ka qenë largësia. Kënaqësitë që ke nga një anë, ndoshta duhet t’i shlyesh në një tjetër anë. Me koreografin e shumë sukseseve të saj Sergio Japinoregista, ka një lidhje të gjatë, e adhuron atë, takohen përditë, por që nuk është një lidhje bashkëshort- bashkëshorte siç ka qenë në fillim. Të dy janë të lirë në jetën e tyre, por ndjenja i mban të lidhur. Gjithsesi duhet menduar se kjo femër gjithnjë ndjehet e re.  Një vajzë që kundër detyrimit të prindit zgjedh një punë të spektaklit madje «martesën e bukur me mjekun ose me arkitektin e Bolonjës, siç ëndërronte nëna ime». Gjithnjë ka bërë atë që ka besuar në vetvete, por midis gjithë këtyre angazhimeve, momenteve të paharrueshme në jetën e saj, ka një dëshirë të parealizuar për të cilën ndjehet tepër e pezmatuar «Fëmijën që nuk kam. E kam dëshiruar shumë vonë. Dhe fati në atë pikë më ka thënë se nuk ishte e mundur. Në rregull jam shprehur unë». Në koleksionin e fotografive, midis shumë disqeve të arta veçon njërën, gjyshen e saj. I vetmi person që gjithnjë ka besuar tek ajo. Ndaj Raffaella ia dedikon të gjitha. Është gjyshja Andreina.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora