E marte, 23.04.2024, 08:17 AM (GMT+1)

Editorial

Edgar Frashëri: Aksidentet në rrugë

E marte, 03.08.2010, 09:59 PM


Cikli

2- Shteti shqiptar një karikaturë e shtetit të ligjit.

 

Aksidentet në rrugë

 

Nga Edgar Frashëri

 

Problemi i aksidenteve neper rruget e Shqiperise eshte bere sikur te ishim ose ne Irak apo Afganistan, ku vdekjet per shkak te kamikaxeve apo te minave anes rruges jane kthyer pothuajse ne rutine ditore dhe, kur ndodh qe kalon ndonje dite pa te vdekur, kjo terheq vemendjen dhe quhet anormalitet. Pa e teperuar, duke ju referuar qofte statistikave, qofte edhe perceptimit te perditshem nga lajmet qe te hyjne ne koke, vdekjet ne disa akse te rrugeve tona te porsa “ inaguruara” jane kthyer ne nje “gjemb“ per shtetin. Per shtetin dhe vetem per shtetin dhe per askend tjeter!..

Pikerisht sepse ky shtet nuk eshte aspak ne terezi dhe jashte cdo formati te shtetit te ligjit qe, ashtu sic kemi edhe shume fenomene te tjera te dhimbeshme te intensifikuara te shoqerise, ashtu dhe aksidenteve te shumta ne rruget tona  ai ju ven vulen e injorances dhe keq menexhimit te cilen e mbulon me nje pamje te turpeshme gjoja perdellimi e keqardhje per viktimat. Ne vend qe te qendroje e te nxjerre pergjegjesite qe ai mban per kete kasaphane, ngreh fushata sa here qe ndodhin ngjarje si ajo me autobusin ne veri dhe pastaj rradhitet tek ata qe shperndajne ngushellime dhe lemosha. Turp!...por meqenese turpi eshte ngrene prej kohesh, nuk mbetet gje tjeter vecse te pranosh fatalitetin e te jetuarit ne kete vend.

Eshte sa naïve dhe e pa moraleshme, te degjosh titullare te Ministrise se Rendit, te cilet si neper dhembe

 ose edhe haptas ne komente publike, fajsojne qe burimi I aksidenteve vjen nga emigrantet e “ padisiplinuar” qe vershejne ne atdhe nje here ne vit, prane familjeve te tyre. Ky refren ka vite qe degjohet dhe bile ate e prodhon shteti, si ne kohet e monizmit me nje tis thashemnaje,, per te spostuar vemendjen nga shkaku i vertete e fenomenit. Dhe populli budalla, beson se fajin e ka ai vete! Aspak ne kete rast fajin nuk e ka populli. Eshte e vertete qe ende tek ne nuk eshte formuar kultura e shoferit te disiplinuar, sepse bota andej ka gati njeqind vjet qe nget makinen e vet, ndersa ne nuk kemi me shume se 15 vite, dhe perseri ata ankohen per njerez qe behen burim aksidentesh kur jane ne timon. Por keta jane te pakte ne numur, krahasimisht ne raport me numurin e popullsise qe eshte ne rruge.

 

Pikerisht per kete aresye, pra ne kushtet e nje mungese te kultures se levizjes me mjet ne rruge, shtetit i takon te jete disa here me shume kerkues, i vemendshem dhe llogari mbajtes e serioz per plotesimin ose jo te detyrimeve ligjore qe lidhen me trafikun. Eshte per te qare e per te qeshur kur kujtoj qe ne kohet e hereshme para pesedhjete o dyzet vite nuk guxonte kush te shkelte ne asphalt nga trotuari, vec vijave te bardha, se te kepuste gjoben  i vetmi polic qe ishte ne bulevard, nderkohe qe ne ato rruge mezi dukej te kalonte ndonje makine shteti e raskapitur. Pale qe edhe ne shkolla behej edukate qytetare se si te mbrohemi nga aksidentet ne rruge! Ajo atehere behej vetem per propagande. Kurse sot kur kemi te regjistruara dhjetra mijra automjete, pervec atyre te huaja qe hyjne e dalin ne kufijte shteterore, ne sistemin tone parashkollor ose shkollor, nuk behet fjale per kete element te edukates qytetare. Sot rruget kryqezon vend e pa vend dhe sot punonjesit e rendit  e te trafikut rrugor jane ne nivelin me te ulet te shoqerise qe nuk perfaqesojne edukaten qytetare. Ata dalin ne pune cdo dite jo per te parandaluar aksidentet ose te edukojne ligjin tek  qytetaret, por meqenese vete nuk e njohin ligjin, ( sepse nuk jane marre ne pune me test njohurish) ose zejne ndonje qoshe mbas ferre per te kapur prene, ose mbajne bllokun e gjobave ne dore dhe me loje kungulleshkash, realizojne planin e dites ne nje vend te caktuar ose ore te caktuar, e pastaj futen ne ndonje lokal te larget qe te mos i shohe kush nga eproret qe nuk jane ne vendin e punes. Ata rrijne ne semaphore atehere kur keta punojne dhe e bejne fare corap dhe nuk duken kur semaforet nuk punojne dhe perseri behet “corap”. Pra qytetari ne rruge ballfaqohet me shtetin e ligjit me nje figure te deskritituar( te policit)  te cilin ai qellimisht e mban te tille. Nje shtet qe nuk orjentohet drejt zbatimit te ligjit, sigurisht  qe nuk mund te pranoje ne pune punonjes te “ bezdisshem” te edukuar me disiplinen  e vetedijeshme dhe te korrektesise se ligjit. Aqe me pak policia e cila eshte dhunuar qe ne krijimin e saj per te qene “ arma e dashur “ e politikes per te goditur kundershtaret. Mbas njezet vite demokraci ajo qe eshte demokratizuar ( depoltizuar)  me pak eshte pikerisht polcia e cila ne thelb mbete si ne fillim. Vetem fasaden ka ndryshuar sepse keshtu e kerkon Evropa. Pra ne nivelin me te ulet organizimit te shtetit, eshte  polici me injorancen, hilen dhe indiferencen e tij shkaku I pare I aksidentit ne rruge. Dhe kur them polici, ketu nenkuptoj se kjo fillon nga Ministri i Rendit, te cilin me shume sot do ta quaja Mister i Jashtem i Rendit, sepse ate e ka sjelle ketu Kreu i Qeverise vetem qe te na fute ne Evrope me pasaporta biometrike! Ky Minister nuk merret fare me trafikun!

Dhe duke shetitur neper shkallet e hierarkise se administrates shteterore, atje ku punet e qeverisjes mendohet se menexhohen nga truri i kualifikuar dhe nivel me te larte pergjegjshmerie ligjore, pikerisht ketu sheh qe fillon edhe rrumpalla. Ketu eshte “ fabrika” qe prodhon ligje e rregulla, por ama per te tjeret dhe jo per vehte. Se kush jane te tjeret askush nuk e thote. E verteta eshte se ata qe i nxjerrin ligjet nuk i zbatojne vete. Te kerkosh shembuj nuk eshte fare e veshtire. Administratat e jone eshte miniere ari e joeficiences dhe joefektivitetit.

Por me terheq vemendjen nje situate e cila tashma eshte kthyer ne norme per rruget tona te ndertuara rishtas, pra nje situate antiligjore lidhur me trafikun dhe per rrjedhoje edhe me aksidentet. Kjo ka te beje kryesisht me Ministrine e Puneve Publike dhe strukturate saj.  Por para se te hyj ne brendi te ceshtjes, duhet te pranoj se parate qe ka derdhur Evropa ne vendin tone ne keto njezet vite per ndertim rrugesh, kane dhene nje kontribut te pacmuar ne zhvillimin e veprimtarise ekonomike te shtetasve tane si dhe na kane bere qe te behemi me te kulturuar krahasimisht me kohen kur udhetonim ne gropat e trasheguara nga sketerra ekonomike e socializmit feudal tonit. Nder te tjera, tani qe kemi aksidente me bollek kur kemi edhe rruge me bollek,  thuhet se rruget tona ndonese te asfaltuara, jane te mangeta. Pikerisht ketu qendron edhe problemi. Ne udhetojme ne rruge te reja te pa perfunduara, pra jo vetem te pakompletuara deri tek shenja me e fundit te trafikut, por edhe te pa dorezuara me akte te rregullta te cilat percaktojne se kush eshte zot i tyre. Fale deformimit ose dhunimit qe i ben shteti ligjit, ne me shumten e rasteve ne udhetojme ligjerisht ne territore te cilat quhen KANTJERE NDERTIMI RRUGESH per sa kohe qe firma ndertuese nuk e ka dorezuar objektin. Kjo eshte shkelja me flagrante e ligjit, kur ne nje kantjer me ligj nuk mund te hyjne persona te pa autorizuara… pra nuk mund te hyje populli me mjete sic ndodh tani. Firma me ligj pergjigjet per cdo gje qe ndodh ne ate territor qe perkohesisht e administron ajo. Por ajo nuk pergjigjet sepse …. Ate fillimisht e ka inaguruar Kryeministri i cili eshte i pari qe e shkel ligjin , sepse ai duke qene vetem njeri politik, nuk njeh afate teknike. Pra e e hap tunelin ende te pa perfunduar packa se rrezikohen jete njerezish, e hap rrugen packa se rrezikohen jete njerezish, dhe me pas vjen shpura e tij me Ministrin e Ndertimit ne krye, qe nuk e ka mendjen tek rreziku qe paraqet nje objekt i paperfunduar, sesa per ti bere qejfin Kryeministrit. Sa per firmen ndertuese ajo ndjehet akoma me mire sepse de fakto dorezon objektin ende te paperfunduar dhe keshtu cilesine e merr djalli. Nuk ka ligj ne bote ne nje situate te tille te vere para pergjegjesise nje firme militante per punime te dobeta e te perseritura, kur ne objektin e saj, me urdher te Tituallerve te shtetit rruga vihet ne shfrytezim para kohe. Por firma ndertuese nuk e hap gojen edhe per aresyen tjeter sepse nuk don te “digjet” ne tenderin tjeter. E njejta gje ndodhe edhe me supervizorin, I cili me ligj nuk duhet te pranoje punime pa cilesi ose te pranoje pagesa ate teperta. Keshtu del kostoja politike e rruges shume me e larte se ajo e planifikuar.

Kete e paguaj une, ti , ai ajo, por nuk paguajne ata , ato qe japin urdhera.

Kjo pamje paradoksale paraqitet ne fragmente te gjata te rruges Fushe Kruje-Milot, ku gjithandej ka shenja “Punime ne rruge, dhe nuk ka pergjegjesi se cfare ndodh atje. Kjo pamje eshte edhe ne te famshen rrugen Durres- Morine ku shkelja e ketij lloj ligji eshte kudo. Bile kjo eshte akoma me e komplikuar sepse kjo rruge edhe ne ato pjese qe ka perfunduar eshte me e rrezikeshme se sa mendohet. Per nje frymezim hyjnor apo sepse keshtu i fryne ne vesh me vonese, Dikushi  ka dhene urdher ne mes te punes qe rruga nga me dy kalime te behet me kater kalime?.. ne nje kohe kur urat ishin gati te perfunduara!. Kjo rruge neser do te quhet rruga me e cuditeshm e Evropes ne rast se mbetet e tille. Eshte “ vene ne shfrytezim” pa u dorezuar me nje trase te gjere me kater kalime ( si ne Evrope!) e cila ngushtohet menjehere mbas cdo kthese kur del nje ure e ngushte me dy kalime para se ciles firma ka vendosur pengesa betoni ngushtuese ( bota I ben plastike me uje) te cilat me garanci po u perplase, te vdesin me shume se po u rrukullise ne skarpaten e rruges. Dhe ne keto ura hyn me shpejtesi te lejuar nga 90 deri 110 km/ ore per te zbritur menjehere ne 30 Km/ ore. Dhe jane shume ura ne situate te tille. Firma ndertues duket se ka zgjidhur problemin, qe se fundi nuk eshte ajo e cila duhet te ruaje rrugen nga aksidentet. Kjo eshte praktike ne vazhdim sepse po keshtu eshte vepruar qe kur filloi rruga Tirane-Durres, keshtu vazhdon edhe me ate Lushnje-Fier;  keshtu vazhdon me ate Vlore-Fier;  keshtu u punua pjeserisht ne aksin Gjirokaster- Tepelene, etj, etj.

Perfundimisht ne keto lloj rrugesh nuk ka mundesi te zbatohet ligji, sepse jane faktikisht territor i “askujt”. Drejtoria e Pergjitheshm e Rrugeve, e cila dihet te vendoste ligjin ne vend, nuk e pyet kush. Ajo eshte nje strukture e pocaqisur e Ministrise se Puneve Publike se ciles i eshte hequr zeri, per te mos thene qe edhe kercenohet me asgjesim ose tjetersim. Edhe policia ketu ben kujdes te mos duket sepse nuk ka juridiksion. Atehere kush I mbron shtetasit? Keshtu pra ne analize te fundit, eshte pikerisht ky shtet karikature qe duke mos kerkuar zbatimin e ligjeve te veta eshte edhe faktori kryesor i aksidenteve qofte edhe jo fatale, ne rruget tona.

 

Edgar Frasheri

efrasheri@rotarytirana.org

Gusht 2010



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora