E enjte, 28.03.2024, 03:01 PM (GMT)

Kulturë

Festivali i Dhjetorit, aty ku ka lindur muzika e lehtë shqiptare

E shtune, 08.12.2007, 09:10 PM


Intervistë me kompoziorin dhe drejtorin artistik të Festivalit të 46 të Këngës në RTSH, z. Edmond Zhulali.

Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, si kurrë ndonjëherë tjetër, kudo duken këngëtarë, kompozitorë që vrapojnë nga një zyrë në tjetrën. Janë ditët e fundit të përgatitjeve për të ardhur në ditë e madhe të Festivalit të 46-të të dhjetorit. Tashmë emrat e prezantuesve të këtij Festivali janë bërë publike, do të jetë Elsa Lila dhe Pirro Çako. Përsa i përket jurisë do të përbëhet nga njerëz të rëndësishëm të artit dhe kulturës, emrat e të cilëve pritet të bëhen publike këto ditë. Edmond Zhulali bën të ditur se këtë vit do të ketë këngë të bukura sipas traditës së 45 Festivaleve por me tendencë të muzikës bashkëkohore. E veçanta e këtij Festivali është se këngëtarët do të këndojnë “live”, gjë e cila po ndodh rrallë nëpër festivalet tona.

- Z. Zhulali si po ju shkojnë përgatitjet për Festivalin e 46-të të Këgnës në RTSH?

- Jemi në fazën më të rëndësishme, po zhvillohen provat në studiot e Radio Tiranës, kemi kaluar fazën e përzgjedhjes së këngëve, e cila ka qenë faza më delikate. Këngët përzgjedhëse janë përsëri në poçes pune, janë përfunduar pjesa më e madhe e tyre, po bëhet lidhja e këngëtarëve me orkestrën, janë si të thuash përgatitjet e fundit. Po bëhet një punë e madhe edhe për ta shfaqur këtë Festival në mënyrë dinjitoze, po i kushtohet rëndësi pjesës së spektaklit. Është bërë publike që prezantuesit do të jenë Elsa Lila dhe Pirro Çako, të cilët janë dy këngëtar shumë të njohur, besoj se do të bëjnë një prezantim shumë të ngrohtë dhe këngëtarët do ta ndiejnë veten mjaft mirë me këta prezantues. Në këtë Festival do të ketë edhe grupe që vijnë për të përshëndetur si : Elita 5, Nek, etj. Ky Festival ka këngëtarë shumë profesionistë dhe këngë shumë të bukura të traditës së 45 Festivaleve por që kanë edhe tendenca të zhvillimit të muzikës bashkëkohore. Kjo gjë e shton përgjegjësinë sepse ne duam të rrimë në traditën shqiptare duam të japim profesionalizëm, kemi edhe një element të rëndësishëm, fituesi do të shkojë në Festivalin Evropian, të gjithë këto faktorë e bëjnë që ky Festival të jetë shumë i shikuar nga publiku, shumë tërheqës dhe me një përgjegjësi shumë të madhe.

- Përsa i përket këngë-tarëve, e keni pasur të vështirë për t’i përzgjedhur?

- Pjesa më e vështirë ka qenë seleksionimi pasi ka pasur këngëtarë të mirë dhe veçanërisht këngë të mira, që do të përballojnë të kënduarit “live”. Në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar këngëtarët këndojnë direkt, vendoset një bazë orkestrale dhe orkestra që shikoni në skenë luan direkt. Kjo nuk ndodh në festivalet e tjera.

- Si pritet të kënduarit “live” nga këngëtarët?

- Këngëtarët që janë afruar e dinë dhe janë të gatshëm të këndojnë direkt, sepse kanë dhënë prova, dhe në karrierën e tyre ata këndojnë “live”nëpër koncerte të ndryshme. Këngëtarët që kanë marrë pjesë janë të aftë ta bëjnë.

- Çfarë risie sjell edicioni i 46-të i këtij Festivali?

- Ky festival e ka gjithmonë risinë sepse sjell këngë të reja, të bukura të freskta, këto janë gjithmonë risia e këtij Festivali. Këngët duhet të paraqiten sa më këndshëm për publikun, kjo pjesë i takon spektaklit që këtë vit mendoj është shumë i mirë, pastaj vijnë prezantuesit, është skenografia e Bashkim Zahaj, është regjisori Pali Kuke, është skenari i Genc Pulahës, janë gjithë faktorët që do të na dhurojnë një spektakël që publiku e ka pritur gjithmonë me kënaqësi.

- Mund të na thoni kush është në juri këtë vit?

- Juria do të bëhet së shpejti publike, por janë personalitete të rëndësishme të artit dhe kulturës dhe si vitin e kaluar, juria do të votojë direkt në sallë.

- Ç’ndiesi ju jep Festivali i Dhjetorit, duke patur parasysh që keni vite që merreni me të?

- Të merresh me Festival është gjë e bukur, është shumë e lodhshme, duke qenë edhe vetë muzikën mundohem që në këtë këndvështrim të bëhem pjesë e tyre, të futem në psikolo-gjinë e tyre, mendoj që kam gjetur gjuhën e bashkëpunimit pasi unë përpara se të jem Drejtor Artistik, jam një Kompozitor si gjithë Kompozitorët, gjë e cila më ka lehtësuar shumë punë.

- Mund të na thoni cilët janë këngëtarët që janë rikthyer mbas shumë kohësh në këtë Festival?

- Nuk jam dakord me idenë që një këngëtar merr pjesë dhe largohet, aktivitetet nuk janë si në kohën e Diktaturës që pjesëmarrja në Festival ishte jeta dhe gjithçka, tani këngëtarët kanë aktivitetin e tyre, albumet dhe koncerte. Por ky Festival mbetet më i rëndësishmi pasi këtu ka lindur muzika e lehtë shqiptare, këtu kanë dalë këngëtarët e mëdhenj.

- Ka pjesëmarrje të këngëtarëve të rinj këtë vit?

- Si në çdo vit edhe në këtë Festival ka këngëtarë të rinj, që janë të njohur por që marrin pjesë për herë të parë, do të përmendja grupin Kthjellu, ka edhe këngëtarë të tjerë që vijnë nga Kosova si Vesa Luma, Teuta Kurti, Blero, etj. Gjithmonë ne e kemi parë si Festival Mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga Kosova, Maqedonia dhe Diaspora. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora