E premte, 19.04.2024, 09:42 PM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Deislamizimi i Shqiperise, nje proçes i pandalshem historik

E diele, 01.08.2010, 09:59 PM


Deislamizimi i Shqiperise, nje proçes i pandalshem historik

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Te pershkruash historine e shqiptareve ne nje artikull eshte teper reduktive. Te analizosh te shkuaren e imponuar te shqiptareve, dhe nevojen per t'u shkeputur nga kjo e shkuar, eshte e domosdoshme. Por, kur mendojme se kjo e shkuar, ndonse e imponuar, eshte kthyer ne kulture dhe besim, na ben te mendojme se proçesi edhe se i paevitueshm do te jete afatgjate. Po te veshtrojme historine e popullit shqiptar, shikojme se ky proçes ka fillur se paku nje qind vjet me pare. Hapi i pare vendimtar qe shqiptaret ndermoren, ishte vendosja e alfabetit te gjuhes shqipe, alfabetit qe perdorim ende ne ditet tona. Qe hera e pare qe shqiptaret kerkuan te ndaheshin nga Lindja islamike. Kjo ndodhi ne Kongresin e Manastirit, ne vitin 1908. Intelektual shqiptar, te ardhur nga e gjthe Shqiperia dhe diaspora, nen drejtimin e Mit'hat Frashrit, birit te Abdyl Frasherit, dhe me kerkese te te gjthe te pranishmeve vendosen qe gjuha shqipe mos te shkruhej as me shkronja arabe dhe as me shkronja greke por me shkronja latine. Ishte prova e pare qe shqiptaret treguan se nuk donin te jenin as turq dhe as greke, por shqiptar dhe europian, ashtu siç kishte tentuar te bente Gjergj Kastrioti shume shekuj me pare.

 

Po te lexojme dokumentat e kohes veme re se, analogjia me ditet e sotme eshte shume e madhe. Edhe atehere, ashtu si sot, qene gjithmone organizatat islamike dhe konservatore qe dolen kunder vendimeve te Kongresit te Manastirit. Ne disa dokumenta te kohes, mes te tjerash thuhet: "Dalja ne pah e gjuhes shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanet injorante e konservatore. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetem me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetareve shqiptare per shkronja latine perendimore ishte nje perçmim per fene myslimane. Njerez te paditur dhe injorante formuan me mbeshtetjen edhe të Qeverise se Xhonturqëve ne Stamboll shoqerine Mahfeli me synimin per perçarjen e shqiptareve dhe frenimin e arsimit në shqip. Shoqeria reaksionare "Mahfeti" me mbeshtetjen e qeverise turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me germa arabe. Per kete arsye, në shkurt te 1910, u mbajt ne Elbasan nje miting proteste, ku 7 mije protestues ngriten zerin kunder perdorimit te shkronjave arabe per gjuhen shqipe. Po ate muaj protestat vazhduan ne Korçe, Berat, ku mbi 15.000 vete dogjen ne qender te qytetit abetaret shqiptare me germa arabe, te derguara nga Stambolli".

 

"Telegrame të shumta nga shoqerite, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehen ne mbrojtje te alfabetit shqip. Në Shkoder, nje grup myslimanesh u bene gati te organizonin nje manifestim ne perkrahje te shkronjave arabe. Mirepo nderruan mendje kur 60 mije katolike dhe myslimane te ndershem nga Malsia e Madhe, organizuan nje manifestim madheshtore ne perkrahje te shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan ne Përmet, Kolonje, Tepelene, Frasher, Konice etj".

 

Kater vjet pas ketije vendimi kaq historik qe mori Kongresi i Manastirit, vjen nje nga ngjarjet me te rendesishme per historine e shqiptareve. Pas 5 shekujve roberi, shqiptaret shpallen pamvarsine nga perendoria osmane dhe fillimin e krijimit te shtetit te tyre kombetare. Qe nga ky moment, krijimi i shtetit modern dhe deislamizimi i kombit shqiptare do te ecnin paralel ne rrugen e historise. Gjithmone po t'u referohemi dokumentave te kohes, mund te veme re se si intelektualet shqiptare konsideronin Islamin nje faktor te demshem per çeshtjen shqiptare. Nga telegramet e shumta qe mori Ismail Qemali si kryetar i qeverise shqiptare me rastin e shpalljes se pamvarsise, mund te veçojme nje telegram te shoqates patriotike amerikane Vatara. Ne kete telegram intelktuali dhe atdhetari Faik Konica, i sugjeron Ismail Qemalit se, "nese duam te krijojme shtetin tone modern duhet patjeter qe te emeroni nje president te krishtere dhe per asnje arsye muhamedian".

 

Ne Konferencen e Parisit 1919-1920 shohim se faktori i krishtere eshte faktori kryesor i delegacionit, dhe padyshim mund te thuhet se te krishteret perbenin inteligjencen e kohes. Nje histori sa e vjeter aq edhe e re, jo vetem per shqiptaret. Ndeshemi gjithmone me te njejtin fenomen, ndoshta rastesisht, por te krishteret edhe se shume me pak ne numer shquhenshin per patriotizem dhe perbenin inteligjencen e kombit. Ne shtypin shqiptar te kohes, 90% e atyre qe shkruanin ishin te krishtere dhe nje perqindje fare e vogel kishin emra musliman. Disa qarqe islamike te sotme justifikohen me teorine se ndryshimi i alfabetit nga ai turko-arab ne ate latin, penalizoi popullaten muslimane dhe vete intelektualet musliman, dhe automatikisht dolen jashte loje sepse nuk njihnin alfabetin latin. Keto justifikime jo vetem qe nuk jane te pabazuara ne ralitet por ne te njejten kohe jane edhe qesharake. Mund te kene nje fare logjike kur behet fjale per popullaten, por kjo ide nuk mund te qendroje kur flitet per intelektualet. Vllezerit Frasheri qe ishin intelektual te vertete, perveç turqishtes, njihnin shume mire greqishten, frengjishten, italishten dhe latinishten. Po ashtu me vone, Mit'hat Frasherin dhe intelektualet e tjere, nuk i pengoi alafabeti latin qe te ishin intelektual. Ndoshta e verteta qendronte tek fakti se intelektualet e kohes ishin te gjithe te krishtere, sepse muslimanet qe i kishin sherbyer perendorise, perveç perfitimeve matriale, nga islamizmi nuk mund te merrnin asgje tjeter, aq me pak dije dhe arsim.

 

Megjithate nuk ishin vetem intelktualet e krishtere qe punonin per nje Shqiperi joislamike. Megjithe mosmarreveshjet ndermjet Fan Nolit e Lugj Gurakuqit nga nera ane dhe Ahmet Zogut ne anen tjeter, qellimet dhe idete politike persa i perket çeshtjes se fese dhe orientimit te Shqiperise ishin te njejta. Si ne kohen kur Ahmet Zogu ishte minister i brendeshem, edhe kur qe kryeminister, ashtu edhe me vone kur u be mbret, ne te gjitha fjalimet e tije, ai flet per nje Shqiperi perendimore dhe europiane. Thoshte se duhet te ndertonim nje shoqeri perendimore, dhe qe shqiptaret jane te gatshem te jetonin jeten ne modelin perendimore. Qe ne ate kohe synohej qe Shqiperia t'i afrohej sa me shume cilivizimit perendimore.

 

Proçesi i deislamizimit te Shqiperise u rrit akoma me shume me pushtimin e vendit nga Italia e mbreterise se Savoia-s. Ne nje emision te radiofonik te pak diteve me pare ne radio due italiane, flitej per lidhjet e mbretit Zog me Italine fashiste. Sipas te dhenave te bazuara ne dokumentat qeveritare italiane te kohes, Ahmet Zogu i dorezoi Shqiperine, Italise fashiste, me qellimein e konvertimit te shqiptareve ne katolik. Ka qene ky motivi kryesore qe mbreti i shqiptareve ndermori nje vendim kaq te veçante. Po ashtu, shohim se gjate pushtimit fashist te Shqiperise, italianet çliruan edhe Kosoven nga dominimi serb duke e bashkuar me Shqiperine, nje gje qe zgjati shume pak kohe per faktin se eukilibrat ne luften e dyte boterore ndryshonin me shpejtesi. Perveç rendesise se krishterimit te Shqiperise, pushtimi italian solli edhe permirsime te rendesishme ne infrastrukturen e vendit. Te gjitha ndertesat institucionale shqiptare, ministrite, presidenca, kryeministria, shume ndertesa te rendesishme ne qytete te tjera dhe shume rruge dhe ura ne te gjithe Shqiperine, jane ndertuar gjate qendrimit italian ne vendin tone. Po te mendojme se Turqia otomane ne 5 shekuj nuk ndertoi as edhe nje ure te vetme, na ben te shikojme diferencen mes islamit lindor dhe krishterimit perendimor.

 

Me mbarimin e luftes se dyte boterore dhe ardhjen ne pushtet te regjimit komunist, proçesi rrezikon te pesoje nje frenim, o te pakten keshtu ishin duke u krijuar rrethanat. Enver Hoxha kerkoi te bente nje veprim analog qe kishte bere Ahmet Zogu ne vitet njezet. Kerkoi qe Kishen Katolike Shqiptare t'a ndante nga Vatikani dhe te krijonte ne nje fare menyre Kishen Autoqefale Katolike, ashtu siç veproi Ahmet Zogu me kur ndau me force muslimanizmin shqiptar nga Kalifati i Stambollit dhe ortodoksine shqiptare nga Patriarkana e Stambollit. Ne kete menyre Enver Hoxha kerkonte te vente nen kontroll edhe vete Kishen Katolike. Ideja e Enver Hoxhes gjeti kundershtimin e rrepte te prifterinjeve shqiptare, gje qe shkatoi perdjekjen, burgosjen dhe vrasjen e ketyre te fundit. Nje fenomen qe kishte permasa shume me te vogela kur behej fjale per hoxhallaret. Kjo ndodhi per faktin se Enver Hoxha i konsideronte hoxhallaret si "injorante dhe te pashkolle", pra te parrezikshem. Perveç kesaje, ne Shqiperi ndodhi nje gje qe nuk kishte ndodhur ne asnje vend tjeter komunist, Islami shqiptar ishte i vetmi Islam qe bashkepunoi me komunizmin, ashtu sikur Islami boterore bashkepunoi me nazi-fashizmin gjate luftes se dyte boterore.

 

Qellimet e Enver Hoxhes ishin qe te eleminonte ç'do gje qe mund te behej pengese ne zhvillimin e rregjimit socialist, perfshire Katoliçizmin shqiptare. Natyrisht qe pengesa kryesore ishte inteligjenca e kombit, dhe inteligjenca e kombit ishte padyshim edhe kleri katolik. Me qindra intelektual dhe prifterinje, u persekutuan, burgosen dhe pushkatuan ne gjygjet komuniste. Gjate nje proçesi gjygjesore kunder nje prifti katolik, trupi gjykues i drejtohet priftit "te pandehur" me fyrje dhe sharje duke i kujtuar te mirat qe do te sillte komunizmi ne Shqiperi. Prifti me nje kurajo te pashoq i pergjigjet arrogances se drejtueseve gjygjesore: "Ju flisni per komuizmin por nuk dini çfare eshte komunizmi, une komunizmin e kam studjuar shume kohe me pare se te vinte ne Shqiperi, e kam studiuar per t'a luftuar". Inteligjenca dhe njohurite e prifterinjeve katolik, i rendete keta te fundit te rrezikshem dhe nje pengese serioze per perhapjen e komunzimit ne Shqiperi. Dhe jo rastesisht, hasim ne te njejtat analogji qe hasnim tek delegacioni shqiptar ne Konferencen e Parisit, drejtuesit e krishtere atdhetar dhe intelektual, drejtuesit e islamik bashkepuntore te rregjimit dhe injorant, por kesaje radhe pa pretekstin e alfabetitit latin.

 

Nga te gjitha periullat historike te shqiptareve, paradoksalisht, eshte periulla komuniste qe do te rezultonte si periulla me vendimtare ne deislamizimine shqiptareve. Enver Hoxha, perdjeku, burgosi dhe pushkatoi shume me shume prifterinje se sa hoxhallare, por ndaloi te drejten e besimit per te gjithe shqiptaret njilloj, musliman, ortodoks dhe katolik. Dhe kjo demtoi me shume Islamin sepse ishte besimi i shumices. Gjate periulles komuniste shoqeria shqiptare u shenderrua ne nje shoqeri atesiste, pra ndodhi proçesi i shekullarizmit. Nje proçes qe, me permasa pak me te ndryshme dhe ne nje kontekst te ndryshem ndodhi ne te gjitha vendet perendimore. Ne Shqiperi, shoqeria qe u krijua, ishte shume e ngjashme me shoqerite e krishtera perendimore dhe krejtesisht e ndryshme me shoqeriste islamike. Bile u krijua nje shoqeri krejt e kundert me shoqerite dhe moralin islamik. Po ne kete periulle verejme nje fenomen tjeter qe do te ndikonte jashtezakonisht shume ne deislamizimin e shqiptareve, e kam fjalen per vendosjen e emrave. Perseritej nje fenomen qe kishte ndodhur edhe gjate pushtimit turk, por kesaje radhe ne drejtim te kundert. Nese gjate pushtimit turk, gjejme emra musliman dhe mbiemra te krishtere, gjate rregjimit komunist, gjerat permbysen. Tani gjejme mbiemra musliman dhe emra te krishtere. Shqiptar qe nga mbiemri quhen Hoxha apo Murati por nga emri Daniel apo Kevin. Vendosja e emrave jo vetem qe kontrollohej nga pushteti komunist, por ne shume raste kishte sugjerime dhe presione. (Pershembull emri Vladimir edhe se eshte emer sllav, sugjerohej nga rregjimi per faktin se ishte emri i "Leninit te madh"). Kjo i dha goditjen perfundimtare Islamit ne Shqiperi, qe rezulton ende vendimtar edhe ne ditet e sotme. Kjo nuk do te thote se Enver Hoxha punoi ne favor te krishterimit duke penalizuar islamizmin, por keto ishin rezultatet e politikes se tije, pamvarsisht nga qellimet qe kishte. Siç i thonje nje fjale, jo te gjitha te keqiat jane te demsheme.

 

Kjo goditje arriti t'a trumbullose islamin shqiptar, por jo t'a hedhe KO. Renia e rregjimit komunist dhe rikthimi i te drejtave te njeriut siç eshte e drejta e besimit, çeli rruge te reja per ringjalljen dhe riafermimin e musliamizmit shqiptar. Ne fillim, u hapen vetem kishat, bile qe vete shteti shqiptar qe u mundua te favorizoi vetem ato. Vete Ismail Kadare tregon se, "i sugjerova Ramiz Alise qe t'u lejonte shqiptareve hapjen e kishave, por jo te xhamive, sepse shqiptaret nuk kishin nevoje per xhamia". Por, ngjarjet rrjedhen me shpejtesi dhe situata politike ndryshonte vazhdimisht.

 

Sapo erdhi në pushtet, në vitin 1992, presidenti Sali Berisha dhe mazhoranca politike e drejtuar prej tij, u hapen driten jeshile te gjithe misionareve dhe "bamiresve" myslimane nga Afrika dhe Azia. Shqiperia hodhi nje hap te madh, duke u bere ftese te gjithe myslimaneve qe kerkonin te ndihmonin "vellezerit" e tyre ne vendin me te varfer te Evropes. Me 18 nentor 1992, Shqiperia u antarsua ne Organizaten e Konferences Islamike. Ky akt gjeti reagimin e opozites se majte qe kundershtoi haptazi, duke thene se Shqiperia e ka vendin ne Perendim dhe jo ne Lindje. Antarsimi ne Konferencen Islamike u shoqerua me nje veprim konkret, duke hequr rregjimin e vizave te hyrjes ne vend per te gjithe qytetaret e botes islame. Mes qindra dhe mijera arabo-myslimaneve qe vershuan per te ringritur ne kembe besimin mysliman ne Shqiperi, pati dhe elemente te dyshimte apo te identifikuar si terroriste fondamentaliste nga shërbimet sekrete. Nder keta elemente te dyshimte(per te thene nje eufemizem) qe edhe terroristi Abu Omar, ku CIA amerikane e kerkoi me vite te tera ne Shqiperi, por ai fshihej ne Shqiperine e veriut ne zonen e Tropojes per saktesi. Ate qe nuk arriti t'a bente CIA ne Shqiperi me ndihmen e SHIK-ut te Fatos Klosit e beri ne Milano me ndihmen e sherbimeve sekrete italiane. Terroristi ne fjale, u rrembye nga agjentet e CIA-s ne vitin 2005 ne rrugen Jener te qytetit verior italian, fare prane nje ndertese ku perdoret si vend per t'u lutur nga emigrantet islamik arab.

 

Antarsimi ne Konferencen Islamike u justifikua me pretendimet se, Konferenca Islamike, me 54 anetare, ishte një force e madhe ekonomike dhe me kapitalet e anetareve te saj mund te ndikonte fuqishem me investime ne ekonomine tone te shkaterruar nga sistemi absurd i planifikimit shteteror. Apo me pretekstin tjeter se, Konferenca Islamike mund te na sillte një përkrahje te çmuar ne fushen politike dhe ne marredheniet e shqiptareve me boten ne shkalle planetare.

Asnje nga keto argumente nuk rezultoi i sakte. Në ekonomi, me perjashtim te nje mbeshtetjeje “serioze e te pakursyer” ne ngritjen e xhamive ne qytete e ne fshatra te Shqiperise, ndihmesa e vendeve islamike ne fusha te tjera eshte jashtezakonisht modeste. Bile antasimi ne Organizaten e Konferences Islamike, do te rezultonte i deshtuar edhe me vone, atehere kur Kosova kishte nevoje per njohjen e pamvarsise se saje nga faktori nderkombetar.

 

Pamvarsisht nga keto ndryshime negative, proçesi i deislamizimit te shqiptareve eshte nje proçes i pandalshem historik. Historikisht, proçese kaq te rendesishme tek nje komb jane proçese te pandalshme. Keto proçese mund te nderpriten vetem ne rast lufterash apo ngjarjesh te rendesishme historike. Gjate viteve te fundit as lufterat dhe as ngjarjet e jashtezakonshme nuk kane deponuar ne favor te Islamit shqiptar. Se pari, nderhyrja e NATO-s ne Kosove, dhe se dyti, tragjedia e 11 shtatorit te vitit 2001, kane ndikuar ne menyre te rendesishme ne demolimin e islamizmit, jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove. Ku gjate sundimit gati 100 vjeçar te Serbise, shqiptareve u jane shkelur te gjitha te drejtat me elementare, e drejta e studimit, e drejta e flamurit, jane mbyllur shkolla dhe universitete, jane ndjekur dhe vrare, por ne asnje moment gjate ketije sundimi nuk u eshte ndaluar e drejta e besimit, asnje here nuk u privuan nga xhamite e tyre. Dhe kjo duhet te na beje te reflektojme. Por sot, Zoti eshte me shqiptaret. Hegjemonia e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne bote  dhe antarsimi i mundeshem i Shqiperise ne Bashkimin Europian, jane garancia e vazhdimesise se ketije proçesi kaq te rendesishem.



(Vota: 50 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora