E premte, 26.04.2024, 12:44 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Zotni Flori Bruqi, nuk shkojnë bashkë edhe ndjesa dhe akuza!?!

E hene, 14.07.2008, 09:23 AM


RIPUBLIKIM

 

Kadri Mani

KUSHDO QË NUK MËTON TA THOTË TË VËRTETËN,

IU THAFTË DEGA E PLEPIT DHE FOSHNJA E DJEPIT!

/Zotni Flori Bruqi, nuk shkojnë  bashkë edhe ndjesa dhe akuza!?!

 

Nga Kadri Mani

 

Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.


(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

 

 Shqipëria është dashtë të punonte për sot e për nesër, po ajo s`ka punuar as për sot e as për nesër...çdo kalkulim na duhet ta bëjmë vetëm me forcat tona kosovare: këto janë ato kushtet tona të brendshme; për aleatët ju dy (Kadri Osmani e Fehmi Lladrovci) mund të dini më mirë se unë...e di që Fehmiu ka miq të shumtë kroatë...

 

(Dr. Lush Daka, Zagreb, fundviti 1999)

 

 

Zotni Flori Bruqi, nuk bisedoj me persona të hallakatur! Ditën e dytë të takimit tonë të caktuar në orën 12 në restorantin “Edi-2”, të kam pritur në të njëjtën tavolinë, në fund të sallës, pikërisht aty ku ishim një ditë më parë: ke ardhur dhe ke ecur drejt përballë derës dhe je ulur te një tavolinë me shumë persona. E kam pirë kafen dhe përreth shpinës tënde jam dalë e jam kthyer në shtëpi, që t’i lexoja pastaj  trillimet tua se si na paskësh pas një vërshim n bodrum!!!

Edhe atë skandal kam dashtë ta kaloj!

Nuk mund t’i besoj syve të mi se ti me gjithë ato vepra dhe moderator i vebfaqes, të mos e kesh të instaluar drejtshkrimin në kompjuter!?

“Kush e dashuron gjuhën, e dashuron atdhenë.”-thoshte Ndere Mjedja, dhe anasjelltas lirisht mund të themi: kush nuk e do gjuhën, s’ka asnjë lidhje me atdheun!

 

DOSJA E ZEZË E GAFURR ADILIT ME KOMPANI

/Ata shpërndanin trakte kundër Dr. Sali Berishës në Shqipëri!/

 

Ky farë çeshit njeriu, Gafurr Adili nga Kërçova, tash paraqitet si zëdhënës i AKSH-së (Armata Kombëtare Shqiptare) apo edhe me një formë tjetër më të zgjeruar, dhe me “divizionet” e tij në internet!!!

Ti vetë po e pranon se me Gafurr Adilin ke pas një kontakt, kurse unë që kam bërë luftë njëvjeçare me të dhe skllopin e tij, për ty nuk do të thotë asgjë!?!

Ti s’ke kritere, për ty kushdo që shkruan shqip- na qenka shqiptar!?! Më falini po kjo nuk është e vërtetë: Pavlloviq-Kçurrlin “Rilindja” e ka shpërblyer për emrat shqip; ka plot serbë që po e përkrahin pavarësinë e Kosovës, apojo!?

Që në Tiranë e kemi përgënjeshtruar Ilir Hoxhën: “ME BABAIN APO ME POPULLIN!?”- kolaboracionistët partizanë sot e kësaj dite thonë se serbët i kanë shokë armësh! Dhe sot e kësaj dite gjithë Shqipëria bëjnë- zbor!! Unë tok me bashkëshorten time do të dalim me libër kundër monizmit. Edhe sa libra janë shkruar kundër Enverit dhe kundër Nexhmijes, zonjës së zezë!?!

 

Çobo SKENDERI

 

PYETJE
NEXHMIJE HOXHËS

 

Sa prindër pa fëmijë ke lënë ti?

Sa fëmijë jetimë dhe pa çati?

Sa motra pa vëllezër, sa?

Sa burra pa motra e pa gra?

Sa vatra shove që në mëngjes?

Sa dashuri këpute në mes?

Sa zemra nxive si shark?

Sa jetë mbyte që në bark?

Sa varre ke lënë pa emra?

Sa meshkuj dhe sa femra?

Sa helmove ditën dhe sa natën?

Sa vocërrakëve ju kalle datën?

Sa zhduke me të stisurit gjyqe?

Sa minare dogje dhe sa kryqe?

Sa për shokun Tito bëre kurbanë?

Sa për Mao Ce Dun vëllanë?

Sa për të Stalinit mustaqe?

Sa për ahengje dhe sa për rraqe?

Sa djem e vajza vure në litar?

Sa mbyte në puse dhe sa në zjarr?

Sa shokë të njohur në hell i poqe?

Sa mikesha e sa shoqe?

Sa punëtorë dhe sa fshatarë?

Sa artistë dhe sa shkrimtarë?

Sa ushtarë dhe gjeneralë?

Sa bashkëkombës rrënjëdalë?

Sa dete gjaku ti ke pirë?

Sa ton flori ne na i ke fshirë?

Sa vjet drejtove Shqipërinë?

Sa si Helenë, e sa si Cian Çin?

Sa zagarë pate rritur?

Sa të blerë e sa të shitur?

Për këto na fol,

o zgjyrë e çdo zgjyre!

O mynxyra e çdo mynxyre!!

 

(Marrë nga revista "Ylberi" nr.6/1997, f.11)

 

 

Kriteret ngrihen qoftë edhe me një të vetmen fjalë të urtë: Fjala e burrit, pesha e gurit.

Ti paske arritur t’i pajtosh edhe xhelatin me viktimës!?! E çka po dërdëllitin udhëheqjet serbe tjetër!?!

Kush të ka thënë ty se VETËVENDOSJA është luftarake, revolucionare!?! Ngjyrat janë fare paqësore!!

I keni përkrahur thirrjet e dushmanëve kundër zgjedhjeve!!! Dhe kjo fare mirë përputhet me politikën e duetit Tadiq-Koshtunica!!

Dhe kushto që i përkrah ose nuk i dënon krimet, pavarësisht në janë serbe ose shqiptare, janë bashkëfajtorë dhe bashkëkriminelë.

Që të gjithë ju jeni sqepverdhë dhe kanarina politike!!

 

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

Të kërkojë NDJESË ,mik i ndëruar,z Kadri Osmani-Mani,

Të nderuar lexues të këtyre radhëve !
Materialin e mëposhtëm po e postojmë për të respektuar parimin e dëgjimit të të dyja palëve. Pas kësaj asnjë publikim të këtij lloji. Ne jemi për deabt për mendime dhe ide që i kalojnë caqet personale. Ju urojmë lexim të këndshëm -albemigrant.com
Të kërkojë NDJESË ,mik i ndëruar,z Kadri Osmani-Mani,

Agjencioni Floart-Press gjegjësisht blogu virtual në internet www.bruqi.com është i pavarur.

Unë nuk i takojë asnjë formacioni politikë dhe ushtarak.Unë më shkrimet e mija jam cië të kam thenë edhe në letrën paraprake për ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare(Kjo dëshmohët edhe më librin tim që pas një korekture do të hyn në shtyp këto ditë).

Pra,kjo është letra e ime konform rregullave të” lojës” tënde rreth disa figurave politike,publicistike që po i akuzon më apo pa bazë të gjithë “tradhtarë”,”spijuj jugosllavë”,”spijujë të Enverit” etj.

Fjala spijun në fjalorin tim ekziston vetëm atëherë kur unë disponojë më fakte arkivore (të bollshme për akuza të tilla).

Unë për Gafurr Adilin nuk e dijë asnjë gjë të keqe përposë asajë që i njati është një fytyrë e dashur për shumë shqiptarë të Shqipërisë Etnike.Të njajtin fizikisht e kam takuar publikisht vetëm një herë në hotelin “Victoria” të prishtinës në një promovim libri…

Ndërsa Shefki Ollomanin nuk e kam takuar asnjëherë në jetë.Por më andje ia lexojë shkrimet e tij mjaft korrekte dhe domëthëse për shqiptarinë.

Vallë si mudn të diferencohësh nga ushtarët e lirisë që kërkojnë ribashkim të tokave shqiptare të marra më dhunënë nga sllavët e YU-së ,bullgarët,maqedonët,grekërit?!!!

Nuk po zgjatëm më! Të kërkojë shumë falje që të kam postuar ndonjë shkrim qoftë timin apo të autorëve tjerë që të kanë nervozuar dhe të kanë prishur bioritmin jetësor.Nuk të shkruajë më!

Polemikat e mija mund ti lëxosh edhe në vende tjera të bëra më akademikët serb si dhe në shtypin shqiptar:

http://www.novinar.de/2007/05/04/racak-nije-zaboravljen.html

http://novinar.de/index.php?s=Flori+Bruqi
7 komentara za “Reagovanje: Mr.sci. Flori Bruqi nauènik iz Prištine”

http://www.novinar.de/2007/05/07/reagovanje-mrsci-flori-bruqi-naucnik-iz-pristine.html

http://ndryshe.com/mat.php?idm=8886&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=8496&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=8326&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=8349&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=5950&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=5926&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=5905&l=a

http://ndryshe.com/mat.php?idm=5884&l=a

http://gjuhashqipe.blogspot.com/2006/06/kosova-sht-washington-i-shqiptarve.html

E qindra artikuj tjerë të botuar në internet!

Sinqerisht,

Flori Bruqi
http://gjuhashqipe.blogspot.com/2006/06/flori-bruqi.html

  



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora