E shtune, 20.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Jahir Demaj: Shtëpia e pavarsisë - Ibrahim Rugova

E shtune, 08.12.2007, 01:06 AM


Shtëpia e pavarsisë – Ibrahim Rugova

Nga Jahir Demaj

Jahir Demaj
Kjo nuk është një letër e hapur dhe aq më pak letër anonime drejtuar Kryetarit të Kosovës Zotri Fatmir Sejdiut. E them këtë sepse, një letër e hapur (por anonime) e botuar dje në Gazetën Ekspress më nxiti që edhe unë do të përpiqem ti them dy fjalë në lidhje me këtë ngjarje, pikrisht për hapjen ose inaugurimin e muzeut “Shtëpia e pavarsisë – Ibrahim Rugova”, të cilën e bëri Kryetari hijerëndë i Kosovës Fatmir Sejdiu të dielen e kaluar pikrisht më 2 dhjetor 2007.
Nuk ma ha mendja që ka shqiptar që në vitet ’90 të ketë qenë mbi 20 vjeç dhe të mos i  kujtohet ajo Baraka përballë Pallatit të rinisë që atëherë quhej “Boro e Ramizi”, dhe pas kurrizit të saj ndodhej pikrisht stacioni famkeq i policisë,që shkijet e quanin shkurt SUP . Kjo “barakë” ishte pra selija e Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, në të cilën mbidheshin për çdo ditë fytyrat dhe mendjet më të ndritura të  kombit tonë, që përfaqësonin ajkën intelektuale të Kosovës dhe më gjërë, aty ku Dr.Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, Idriz Ajetin, Enver Malokun, Xhemail Mustafën dhe shokë të tjerë formuan Lëvizjen popullore të shqiptarve të Kosovës, LDK-në, të parën parti jokomuniste në vendet e ish bllokut Komunist. Pikërisht aty për çdo të premte Presidenti ynë Dr. Ibrahim Rugova mbante takim me gazetar. Dhe nuk ka se si të harrohet as fakti i hidhur që nostalgjikët e bijve komunistë, këta kuqalosh e faqezi këto takime të Presidentit i quanin me ironi dhe përbuzje; “Xhumatë e Ibrahim Rugovës”! Ngo kjo barrakë filloi pra, të hapej një rreze drite për Kosovën. Të cilën dihet, që duar vrastare e dogjën dhe e shkatrruan deri në themel, sepse kjo barrakë e “meritonte dhe e kishte hak” një gjë të tillë, se bash aty po viheshin themelt e një shteti që po lindte, i cili po ngritej ngadal por sigurtë, mu përpara simbolit të “Vëllazërim bashkimit” e para hundëve të xhandarmërisë.  Dhe për mos me u zgjatë shumë, sa qe gjallë Kryetari ynë Dr.Ibrahim Rugova hapi fjalë se ajo shtëpi do të rindertohet dhe do të quhet Shtëpia e pavarsisë, sepse ajo kishte simbolikën dhe historinë e saj. U tha dhe u bë.
Mirëpo, unë nuk kam se si ti dij shkaqet se për cilat arsye nuk u bë hapja ose inaugurimi i Shtëpisë së pavarsisë nga LDK-ja dhe nga Kryetari Sejdiu gjatë fushatës zgjedhore, kur edhe ky akt inaugurimi do të mund të përdorej dhe të keqpërdorej siçë u  përdorën  dhe u keqpërdorën pa të drejtë fotot e shumta të Kryetarit të ndjerë të ekspozuara në fushatë. Them se u kqepërdor figura emblematike e Ibrahim Rugovës, jo sa për inat të LDK-së, por mendja dhe zemra ma thot se ato fotografi të shumta të Kryetarit shpirtror të Kosovës nuk e kishin vendin aty. LDK, po provonte të bënte kapital politik mbi idealin e Presidentit të ndjerë, i cili nuk qe vetëm kryetar i LDK-së. Ai ishte dhe është edhe Presidenti im, edhe Kryetari yt, edhe i shumë prej nesh dhe këtë privilegjë nuk mund t’ia mohojë askush askujtë. Prandaj, figura e tij nuk do të guxonte të përdorej si mall i lirë pazari, siq u përdor. Mjerisht, më duhët ta them, që një lojë të tillë të pacipë dhe të paprincip nuk do të duhej t’a lejonte asesi (qoftë edhe në heshtje) shumë e nderuara Familje Rugova. Këtë temë e prekë pakashumë edhe ajo letra e “famshme” e hapur që u botua në Gazetën Ekspress, por e cila mjerisht ishte anonime. Pikrisht për këtë arsye, kjo letër edhe nuk mund t’a bënte efektin e vet. Letërshkruesi anonim, i drejtohet drejtpërsëdrejti Zotit Sejdiu,duke e nisur me fjalët: ...”Shumë herë kam menduar të vij e të takoj,....por tani që e ke nxehur karrigën e presidentit bëhesh se nuk më sheh” dhe diku më poshtë shton; “Por, ajo çka më së shumti më shtyri të shkruaj këtë letër publike që po ta drejtoj ty Fatmir ( z.President), është se si po i trajton miqtë e tu të vrarë”.
Akuzë tejet e rëndë kjo, për Fatmir Sejdiun, të cilin shoku i tijë, letërshkruesi anonim, e akuzon atë se gjatë ceremonisë së hapjes së “Shtëpisë së Pavarsisë” ka nënvlersuar figurën madhore të Enver Malokut. Letërshkruesi anonim, thot ndër të tjera se: “E pashë edhe atë se si sa për sy efaqe e morët edhe Zonjën Maloku (fjala është për gruan e Enver Malokut) që të prente shiritn bashkë me ju dhe zonjën Rugova, ...madje seç mu duk mua që dëshironte të largohej nga ai taborri Juaj”. Dhe në fund fare, letërshkruesi i drejtohet Fatmir Sejdiut me fjalët më kuptimplota, gjë që po të mos ishte anonim, kjo do të ishte kulmi kur i drejtohet me sa vijon: “Zoti President, më vjen keq që ju kam konsideruar mikun tim”,..... 

Po të më lejohej do ti sygjeroja letërshkruesit anonim, që të dilte nga anonimiteti dhe  gjykoj se nuk ka pse të të vijë keq Zotri, që e paskeni konsideruar Fatmirin ( z.President tani) mikun tuaj. Ai të cilit do të duhej që ti vinte keq është Fatmiri (z.President), i cili sipas jush ( të siguroj që edhe sipas meje dhe shumë të tjerëvet si unë dhe ti ), nuk e vazhdoi rrugën e nisur nga Presidenti, aty ku e la i ndjeri, vendin e të cilit e trashëgoj pa e merituar. Mua përsonalisht më vjen vërtetë shumë keq, jo për Presidentin Sejdiu, por familjen e nderuar Rugova, e cila po lejon që emri i shenjtë i kësaj familje të manipulohet nga njerëz të tillë. Familja Rugova është e shenjtë, dhe madhështija e saj nuk guxon të përdoret në asnjë mëmyrë nga askush dhe për asnjë çmim.  E shenjtë dhe madhështore është edhe Shtëpia e pavarsisë, pavarsisht manipulusve që provojnë të fitojnë sadopak kapital të pamerituar politik. E shenjtë dhe madhështore do të jetë shtëpia e bardhë, që mbeti ëndërr e Ibrahim Rugovës dhe që ju takon brezave që la pas për t’a realizuar, e shenjtë do të jetë edhe Katedralja në Prishtinë, gurthemelin e së cilës e vuri ai,....dhe më madhështorja nga të gjitha do të jetë Pavarsia e Kosovës, rrugën e së cilës e nisi, e shtroi dhe më në fund e bekoi i madhi Ibrahim Rugova. Bekuar qoftë emri dhe vepra e tij.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora