Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Sejdi Berisha

| E shtune, 31.07.2010, 05:58 PM |


P  o  e  z  i

 

Sejdi BERISHA:

 

 

FORMULË E KËNGËS SIME

 

Pafajësia e syve

Rrëfimi i zemrës

Dhembja e shpirtit

Dashuria dhe lumturia

Janë formulë e këngës sime

Ju lutëm mos i vritni

Janë engjëj

Çuditshëm duke kënduar

 

 

DËSHMI

 

Mos e lëndoni lumturinë

Dhembjen mos e lëkundni

Se, janë

Si dy dëshmi digjen

Gjurmë e tyre vetëm kënga

Si legjendë ëndrrash

 

 

KUR RRITËN VARGJET...

 

Kur rritën vargjet e mia vogla

Do janë krenarë

Për dorën time vockël

E, kur plakën poezitë e mia

Mbi këngën e njeriut

Me pëlhurë bardhë veshur

Dritën dhe këngën duke  mbrojtur

Këngët e njeriut

I cili edhe sot

Është udhëtar i çuditshëm

 

Kur rritën vargjet e mia

Ndonjëherë

Kur bëhen mëdhenj

Burra kur bëhen

Mbi një kodër do gufojë bari

E, mes tij një lule

Rri duke shikuar

Duke qeshur e duke qarë

Për fjalën time pagjetur

Për shkrumbin tim pathënë

 

Kur rritën vargjet e mia vockla

Kënga do plaket

Amshim do bëhet

Fuqia e diellit

 

 

KËSHILLË

 

Këngën

Kurrë mos e fillo kah mesi

Se fillimi do lëndohet

Kurse fundi

Fundi gënjeshtër

Mund shndërrohet

 

Kurrë mos këndo

Pa kënduar zemra

E pa qarë shpirti

 

 

LUTJE KRYENEÇE

 

Kënga ime

Kah do shkosh

merr me vete

Përralla ti rrëfejmë njëri-tjetrit

Ndërsa ëndrrat do ti murosim

shi

lotin e shiut

Aty do gufojë gjelbërimi

Për tu prehur e për tpushuar

Edhe kënga

Edhe pritja

Edhe unë

 

Kënga ime

Mos le vetëm

Se mallkon shiu

e dua shumë

Se do t mallkojë

Për këngët ia kam kushtuar

Pranoje këtë lutje kryeneçe

Kënga ime e pambaruar