E enjte, 25.04.2024, 10:59 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Vampirizimi e lugatizimi i komunizmit ne Shqiperi!

E premte, 07.12.2007, 06:37 PM


VAMPIRIZIMI E LUGATIZIMI I KOMUNIZMIT NË SHQIPËR!!

/Të huajt mund të formojnë parti minoritetesh-pa ingerenca shtetërore/

 

 

Nga Mr. sc. Kadri Osmani-Mani

 

 

MOS NA ZHGËNJE, SI NANO, ZOTI PRESIDENT!

(Letër e hapur Rexhep Mejdanit)
Në emër të gjakut të derdhur në Kosovë, në emër të mishit shqiptar që po grihet në kasaphanën e Millosheviqit, në emër të ekzodit shqiptar që mund të krahasohet vetëm me eksodin të kohës së nazizmit, ose atë hebraik të kohës së Egjiptit të faraonëve, mos na zhgënje si Fatos Nano.

(Jusuf Ferizi:" KOSOVA NUK ËSHTË SERBI",

dhe gazeta "Albania", 6 maj 1999, Tiranë)

 

 

Kadri Mani

Në kohën e monizmit, ka qenë një mjegullnajë statistikore dhe detyrimisht janë të regjistruar- shqiptarë, pa dëshirën e vet!

Nën rubrikën “shqiptar” është llogaritur edhe Rexhep Meidani, i cili pas lugatizimit dhe vampirizmit të komunizmit në Shqipëri, arriti të bëhet edhe kryetar dhe tash kryetar i Akademisë!!

Dihet sheshazi se mbiemër “miedani” në trojet e në popullatën shqiptare- s’ka. Le ta kërkojë ai rrënjën e vet dhe le të shkojë e të bëhet- baron ciganësh, por jo kryetar i Akademisë Shqiptare.

Dëmet që i ka shkaktuar Shqipërisë, dihen sheshazi, dhe për ironi të ironisë, boton librin: “Presidenti Meidani dhe Kosova”!!

 

NË BOTËN E ÇUDIRAVE!

 

Në bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, rastësisht shoh librin:

“Presidenti Meidani dhe Kosova” (përmbledhje intervistash, fjalimesh, dhe njoftime shtypi përzgjedhur dhe komentuar nga Mentor Nazarko, Tiranë, 2000, f. 202.

Po kjo çudi!?- kush dreqin nuk e përmendi emrin KOSOVË!?- demagogë të urryer.

Ata që nuk e njohin dhe ata që s’kanë informata, edhe hamenden: mbase u gjend një udhëheqës i Shqipërisë të na përkrahë!?

 

Koordinimi (Tiranë-Prishtinë) i cyleve dyjare- antikombëtare!!

 

Rexhepi (Meidani) e shpall Rexhepin (Qosja) Kryetar Nderi; Rexhepi (Qosja) dhe tarafi i tij në Institutin Albanologjik ia hapin dyert hapakrahë Rexhepit (Meidani) që të na mbaj ders për standardizimin e gjuhës!! Lexo: “GJUHA SHQIPE” nr. 3/2005, f. 5, Raxhep Meidani: “EDHE NJËHERË PËR SHQIPEN STANDARDE”- fizikani ua zë faqet albanologëve!! Lëre se artikulli i tij s’ka bazë shkencore!

Akademia është nën çdo nivel e për faqe të zezë: Platforma e saj për Kosovën ka qenë e ngjashme me platformën serbe të Francuska- 7!

Fjalorët janë-separatistë! Historia është-separatiste! Ato grupacione komunistësh të rrënjosura, janë tkurrur në grupe-klane-klika-tarafe: aty s’ka kosovarë, s’ka çamër as nga Mërgata Shqiptare!!!!

Aty ka “shkencëtarë” që në jetën e tyre s’kanë shkruar më tepër se 3-4 artikuj gazetash!!! E dihet roli i Akademisë: Akademia e udhëheq shtetin.

Të shpartallohet ajo bandë!

Kurse gazeta “SHQIP” të formojë kritere e të mos merret me betere!!

“7 anëtarë mungonin për arsye shëndetësore”- plakarecët si puna e Kristo Frashërit, le të ikin në pension!

Kryeministri Sali Berisha, me thonjtë e tij do që të shkatërrojë institucionin më të lartë të shkencës në vend.”- jopo anasjelltas: Dr. Sali Berisha i ka gjetur të shkatërruara! Kurse Rexhep Meidani me thonjtë e vet prej maçoku do të kthehet në pushtet!

që nuk njohin as kaq aritmetikë mund të flasin dhe ndryshe.”-aritmetikën e fizikën merri me vete, ama mos u përziej  te revista “Gjuha Shqipe”!

“Nuk ia vlen të merresh me detajet e një ligji me tipare tërësisht komuniste-puçiste. Aq më tepër me mungesën e logjikës së brendshme të tij!”- JO, komuniste-puçiste-enveriste-fashiste ka qenë, mos na hidhni romuze si ajo gruaja e ligë prej përtej gardhit: mbamani kopilin t’i them lavire sa s’më ka thënë!”

“Është një rast tipik alla Llukaçenko, por që nuk është guxuar nga ky i fundit!...”- jo po shkoni ju te Llukaçenko e te Beria, e deri te Siberia!

“sepse unë kam bindjen që me rotacionin e pushtetit, situata do të rikthehet në pikën e ndërprerjes së saj, duke i bërë të pavlefshme të gjitha pasojat e këtij ligji emërimi-uzurpimi; por, mbi të gjitha, me fatet e demokracisë në Shqipëri, me shmangien e ndonjë katastrofe të re, që, sipas shenjave të deritanishme, ka filluar të trokasë në horizont.”- në këtë pikë, (gjithnjë sipas bindjeve tuaja!) mund të keni të drejtë: dhelprës dinake kur po i ndizej bishti e po bërtiste po çirrej që të vraponin se po digjej bota, i thanë: jo, bota është fare e qenë, por digjet vetëm bishti yt!

 

Lexoni e (mos ) besoni!

 

 

[Alb-Shkenca] Reforma ne shkence: Ish-Presidenti akuzon Presidentin për Akademinë e Shkencave

alb-shkenca-bounces@alb-net.com für artikuj@alb-shkenca.org

 

             
    Meidani, Topit: Bëhu President, kupto Kushtetutën
 
Ish-presidenti akuzon Presidentin për Akademinë e Shkencave
 
 
Rexhep Meidani, i zgjedhuri i Asamblesë si kryetar i Akademisë së Shkencave, i kërkon publikisht Presidentit, Bamir Topi, të vendosë veton në vendimet që i përkasin institucionit të Presidentit. Në një intervistë për gazetën "Shqip", ish-presidenti, Rexhep Meidani, shprehet se "besoj se më lejohet ta këshilloj Topin ‘Bëhuni President!‘ dhe ‘kuptojeni Kushtetutën!‘" Reagimi i Meidanit vjen një ditë pas promemories së
Asamblesë, e cila kërkon mosmiratimin e vendimit të qeverisë për shkrirjen e kësaj asambleje, e cila zgjodhi një muaj më parë Rexhep Meidanin, si kryetar të Akademisë së Shkencave. Në intervistën e tij, ai thotë se "amendimet që kërkohen t‘i bëhen ligjit janë me tipare puçiste-komuniste.
Sipas tij, Kryeministri Sali Berisha, me thonjtë e tij do që të shkatërrojë institucionin më të lartë të shkencës në vend.
 
Çfarë po ndodh me Akademinë e Shkencave?
 
Një marri e radhës. Pas shkëputjes apo prishjes së instituteve shkencore, pa përgatitjen apo ndjesinë më minimale, aktualisht, në kundërshtim me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, radhën e ka Asambleja e Akademisë, trupa më e lartë shkencore e vendit. Ajo prishet dhe ndërtohet një tjetër me "kujdesin" e Kryeministrit, domethënë me "thonjtë" e tij.
Kjo është e gjitha, e thënë në mënyrë "shkencore-popullore"...
 
Presidenti Topi, a e ka refuzuar dekretimin tuaj si kryetar i Akademisë?
 
As nuk e kam idenë, dhe në planin individual, pak më intereson veprimi i tij. Unë as kandidova, as kërkova (jo më të blija!) vota për t‘u zgjedhur kryetar i Akademisë. Mbledhja e Akademisë u hap me 19 anëtarë, 7 anëtarë mungonin për arsye shëndetësore apo ishin me shërbim jashtë shtetit (asambleja aktuale ka, pra, gjithsej 26 anëtarë). Me vullnet të lirë, nga 18 anëtarët e akademisë të pranishëm në votim, sepse një ri u largua pak para votimit, 16 votuan për emrin tim. Dhe të tjerët, që nuk ishin në mbledhje, nga shtrati apo nga vendi ku ishin me shërbim, më përjashtim të atij që u largua nga votimi dhe nuk e di ku e mbylli vrapin, më uruan menjëherë pas kësaj zgjedhjeje.
 Aritmetika fare elementare të thotë se shumica absolute e të gjithë anëtarësisë së asamblesë ekzistuese formohet nga gjysma plus një, pra nga 13+1=14 anëtarë, ndërkohë që pranë emrit tim në listë, që në votimin e parë kishte 16 pluse. Unë vazhdoj të besoj se 16 është më shumë se 14! Ata që nuk njohin as kaq aritmetikë mund të flasin dhe ndryshe. Madje, në të folurën politike, sidomos atë nënshtruese e partiake, nuk është çudi të pohohet se 14 është më e madhe se 16!. Sidoqoftë, për ta mbyllur përgjigjen e kësaj pyetjeje, mund të them se ndryshe nga qëndrimi ndaj një problemi personal, më intereson shumë, tepër shumë, bile më irriton pa masë, çdo veprim politik e ligjor që prek, në rrafshin demokratik e kushtetues, interesat e vendit apo të strukturave të veçanta të shoqërisë shqiptare. Në këtë kuptim, në pozicionin e ish-presidentit, pa u kushtëzuar fare nga ky rast, besoj se më lejohet ta këshilloj z. Topi:
"Bëhuni President!" dhe "kuptojeni Kushtetutën!". Për rastin konkret, kjo Kushtetutë nënkupton vetëm një dekretim honorifik, thjesht simbolik.
 
Lidhur me ndryshimet e fundit në ligj, a mund të na thoni se cilat janë ato?
 
Nuk ia vlen të merresh me detajet e një ligji me tipare tërësisht komuniste-puçiste. Aq më tepër me mungesën e logjikës së brendshme të tij!
Por, ama, thelbi i tij është ky: Përjashtohen nga asambleja mbi 20 anëtarë ekzistues të Akademisë; midis tyre dhe personalitete të tilla me famë e nderim ndërkombëtar si Ismail Kadare e Dritëro Agolli, dhe emërohen nga Kryeministri (komisioni i tij) 40 anëtarë të rinj të asamblesë. Është një rast tipik alla Llukaçenko, por që nuk është guxuar nga ky i fundit!...
 
Cilat janë veprimet që do të ndërmarrë Asambleja e Akademisë nëse këto amendamente miratohen nga Kuvendi?
 
Do të bëhen të gjitha përpjekjet individuale e kolektive për t‘i dëshmuar botës demokratike e akademike kudo në botë se ç‘ përmbajtje antidemokratike kanë të ashtuquajturat reforma në Shqipëri. Kur një Kryeministër merret deri me uzurpim strukturash, që nuk lidhen fare me pushtetin, vaj halli për të tjerat! Kështu, mund t‘i qartësohen gjërat dhe misionit të BE-së në Shqipëri. Në fakt, kjo rritje ndjeshmërie
ndërkombëtare nuk do të ketë të bëjë vetëm me fatin e akademisë, sepse unë kam bindjen që me rotacionin e pushtetit, situata do të rikthehet në pikën e ndërprerjes së saj, duke i bërë të pavlefshme të gjitha pasojat e këtij ligji emërimi-uzurpimi; por, mbi të gjitha, me fatet e demokracisë në Shqipëri, me shmangien e ndonjë katastrofe të re, që, sipas shenjave të deritanishme, ka filluar të trokasë në horizont.
 
 
Mar(r)e nga Shqip


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora