E enjte, 28.03.2024, 05:17 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Shqiptarët, në historinë mijëvjeçare

E premte, 07.12.2007, 06:34 PM


Nga: Arshi DOLLA

Pellazgët parahelenë, Homeri, Hesiadi, Hekati i Miletit, Hero do ti, njohin mirë pellazgët, katër shekujt e errët parahelenë. Grekët kanë njohur qytetërimin nga fundi i shekullit VII para Krishtit. Sipas Herodotit, Jonianët ishin Pellazgë të kthyer në helenë. (Arif Mati "Shqipëria"). Asnjë tregues nuk ka treguar egzistencën e grekëve para shekullit VII. Homeri përmend pellazgët në Greqi, në Azinë e Vogël, në Kretë, për të Zeusi (Iliada është Pellazge dhe Dodona në Epir, kryeqytet kulti i Pellazgëve. Kultura egziston edhe para mbërritjes së helenëve, 1200- 800 para Krishtit. Grekët e nisën zanafillën e tyre etnike nga legjenda (platon). Aristodi dhe të tjerë, nënkupton qytetërimin parahelenë të pellazgëve. Grekërit e nxjerrin etninë e tyre nga veriu i Greqisë. Asgjë nuk provon, se ata vinë nga ky veri. Herodoti pohon: "Athinasit, në epokën kur pellazgët zotëronin vendin që quhet Greqi, ishin pellazgë të emërtuar Kronaenë (nënshtetas të Kranaos-Pellazgë). Kranasi ishte me plotë të drejtë, një mbret pellazg, i rrëzuar nga froni prej pushtuesve helenë. Athinasit i përkasin pellazgëve që ndërtuan murin e parë rrethues, fortifikues të Athinës, të epokës parahelene. Athina quhet pellazge. Homeri shpjegon: Jonianët rrjedhin nga pellazgët autoktonë dhe Dorianët janë simito-egjyptianë. Sipas pjesës më të madhe të autorëve etnikë, pellazgët dhe fiset e tyre, lulëzonin në rajonin ballkano-danubian dhe në pellgun mesdhetar përpara mbërritjes së helenëve (e f.herodoti 1.56, 58 2).

Fillimisht, pellazgët ishin gjahtarë, pastaj barinjë, më pas bujqë, blektorë, më në fund metalurgë të shkëlqyer dhe ndërtues të mrekullushëm të fortesave ciklopike, ose pellazgjike. Lulëzimi i pellazgëve në dy ekstreme të Evropës, nga lëmi i gjuhësisë, ibero- baskëve, kaukazianëve dhe armenëve, gjuha kaukaze, ajo i ngjan gjuhës shqipe. Heroidi, gjithë Greqia quhej Pellazgji, përpara mbërritjes së grekëve aty. Euripidi quan pellazgë banorët e Argasit, Thesalia vënd pellazg i mirëfilltë. Karl Otfrid është autor i rrallë i kohëve të sotme, rëndësia e qytetërimit pellazg në lindjen e Greqisë. Emil Miro, pohon; se historia e Greqisë midis shekullit dhe në fund të shekullit VIII dhe në fund të shekullit të VI. Ai u vesh pellazgëve tipin e Hermësit itifalik, prej të cilëve e huazuan grekët. Gjuha moderne e ka fshehur faktorin pellazg, gjuha mikeniane është gjuha pellazge e lashtë, nga e cila grekët kanë huazuar shumë. Duke patur tmerr prej boshllëkut të mbetur nga katër shekujt e errët (1200- 800 para krishtit). Pellazgët janë të njohur të Evropës, "është zanafilla e qytetërimeve më të mëdha evropiane, greko-romake. Herodoti, athinasit dhe jonianët ishin me prejardhje nga pellazgët. Pellazgët antikë, nga epoka klasike, deri në fund të epokës helene, përfshinte katër degë: ilirët, aty dardanët, thrakët, epirotët dhe maqedonët, të shpërndarë nëpër gadishullin ballkanik, egje, Azinë e Vogël dhe në rajonet danubjane.

Autorë të shumtë, kanë pohuar, se poli ilir, apo pellazgë, kanë luajtur një rol jo të vogël në lindjen e qytetërimeve të para dhe të atyre të jug-lindjes së Evropës. Filologu Gjerman Krahe, i vendos ilirët, nga një anë midis danubit të mesëm, Italisë (venetët, japingët, pisenët, mesapët) epirit dhe nga ana tjetër, në Azinë e Vogël (i përfshirë në qytetin e Trojës), në Kretë dhe në Palestinë. A.M. Polguerin, thotë: "Pellazgët, banorë zanafillor të Greqisë dhe të Italisë.

Ilirët ishin me karakter luftarak, gjaknxehtë, krenarë të pavarur, të panënështrueshëm, të vrullshëm si dhe përçarja e tyre, nuk ka favorizuar për krijimin e një shteti politiko- shoqëror. Kjo është shfaqur shpesh te ne shqiptarët. Përcarja ka vazhduar akoma dhe si rrjedhojë, s,kemi bërë hajër. Në Shqipëri, ka parti, që liderët e tyre, secila do të jetë në krye të qeverisë, vendit. Kanë ego të madhe, mëndjemadhësi të skajshme edhe me gjithë dështimet e tyre në drejtim, kanë zbritur nga froni, bëjnë përpjekje dhe pengojnë ecurinë e vëndit përpara. Kemi mbetur të vonuar nga vënde të tjera në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ekonomike, politike e të tjera e të tjera. Varfëria dhe mos prodhimi në vend është bërë shqetësuese në masë, papunësi, emigracion, afër 1 milion njerëz janë larguar dhe vazhdojnë akoma, një e treta e popullsisë së vendit, ndodhet në emigracion duke filluar nga fëmijët, femrat shqiptare, djemtë burrat, madje dhe të moshuarit. Është për të vënë kujën, por nuk të dëgjon kush. Këtë të keqe e kemi nga përçarja. Përçarja është një sëmundje kronike. Deri tani nuk kemi gjetur dot kurimin e saj. Por koha do të bëjë punën e saj dhe zgjidhja do të bëhet, por të jetë sa më e shpejtë që të fillojmë edhe ne të jetojmë si vendet e tjera, të kemi një shtet ligjor, jo me fjalë por e zbatuar në praktikë, vendimet, ligjet, dekretet e presidentit, të zbatohen jo si deri tani, që hidhen në kosh e flaken nga pushtetarët e viteve pas 1990-ës e deri në ditët tona.

Të kthehemi tek deklaratat e personaliteteve të shquar të historisë. K.Otrid Myler: Sa me më shumë vëmëndje e mprehtësi të depërtohet në historinë e Greqisë, aq më shumë të tërheq vëmëndjen, elementi pellazg i sakrifikuar deri tani. "Ushtarët e Pirros (shekulli i III para Krishtit, e quanin mbretin e tyre " Shqiponjë". Shqiponja është një nga simbolet e Zeusit, perandoria pellazge. Flamuri shqiptar, Emblema e Skënderbeut në shekullin XV, kishte një shqiponjë dykrerëshe të zezë (e zeza simbolizonte hidhërimin, fatkeqësitë dhe vuajtjet e popullit shqiptar). Dykrerëshe, simbolizon gegët e veriut dhe toskët e jugut; në sfond është ngjyra e kuqe (që simbolizon gjakun e derdhur nga shqiptarët gjatë shekujve) përveç dinastive ilire, ekzistojnë ilirë të shquar, ambiciozë, guximtarë, të zellshëm, besnik dhe nismëtar të shquar, falë cilësive të tyre si udhëheqës, strateg, ose takticien, mikpritës, besnikë të furishëm. Kjo i ka çuar në funksione të larta, në vende të ndryshme, gjeneralë e mbretër, prapë guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenarë... Ndër grekët, romakët, venetët, bizantinët, turqit, egjiptianët (148 vjet dinasti shqiptare: nga Mehmet Alidelli, te Faruku 1, madje tek Francua 1, Henri i IV, Napolon Bonoparti etj. Në të gjithë kohërat, shqiptarët quheshin Pellazgë.

Shqipëria.

Shqipëria me etninë, gjuhën, kulturën, zakonet dhe doket, ata jetojnë qysh nga kohërat parahistorike. Fakt është vijmësia midis periudhave të ndryshme: paleolitike, neolitike, kalkolitike, epoka e bronxit, epoka e hekurit. Njerëzit e kësaj epoke (nga parahistoria deri në perandorinë Romake, nuk kishin nocionin e kufijve, siç ekziston tani në shekullin e V para Krishtit ). Aty zotëronte individi, klani, prijësi, shoqëria dhe toka në të cilën jetonin me kulturën, gjuhën, zakonet e tyre.

Pellazgët

Shqipëri rrjedh drejtpërdrejtë nga ilirët. Ilirët janë trashëgimtarë të pellazgëve, të cilët Herodoti (VIII.44) në shekullin e V para Krishtit, i cilëson si autoktonë dhe pohon, se kishin ardhur përpara grekëve në gadishullin Ballkanik dhe në Egje (VII). Ai pohon, se pellazgët e kanë zanafillën e themelimit të Athinës. Homeri-Zeusi është "Pellazg dhe Dodonas". Me asimilimin e disa fiseve, ndër pushtuesit, u tërhoqën (përgjatë dymijë vjetëve) në skutat pak të arritshme.

Ilirët

Në antikitet, ilirët dhe thrakët të përhapur në gjithë hapsirën, ballkano-danubiane, quheshin popuj të pavarur. Prej shekullit VII para Krishtit, deri në pushtimin romak (viti 168 para Krishtit ), ilirët kanë ndërtuar mbretëri të vërteta dhe principata të shumta, të përqëndruar fillimisht në pallate të fortifikuara, ose kala. Tri luftëra iu deshën romakëve për të mposhtur ilirët, vitet 229-219 dhe 168 para Krishtit. Pesë shekuj pushtimi të gjithë vendet ilire u plackitën nga hordhitë romake. Ilirët u tërhoqën në malet e tyre të pamposhtura. Pas pushtimit romak, viti 168 para Krishtit, deri në vitin 395, territori i tyre ishte shumë i madh (prej brigjeve të Danubit, deri në Greqi dhe nga Adriatiku, deri në detin e Zi ), iliro-shqiptar, u shkombëtarizuan, të cilët falë aftësive të tyre, talenteve, forcës së karakterit, zunë vende të shquara në dy perandoritë.

Për arsye të vendosjes strategjike, Shqipëria, shpesh u prek nga fuqitë perëndimore. Në shekullin e XII, shqiptarët u ndanë dhe krijuan principata të pavarura, u krijua shteti feudal, kishte si qendër Krujën. Turqit pushtuan Krujën në vitin 1415. Në vitin 1423 ata morën peng 4 bijtë e Gjon kastriotit (prijësi i Krujës dhe i Matit). Në vitin 1443 Skënderbeu i shoqëruar nga 300 luftëtarë shqiptarë, braktisi ushtrinë otomane (të angazhuar kundër trupave hungareze të Huniadit) dhe hyri në atdheun e tij. Më 28 Nëntor të po atij viti, ai shpartalloi turqit dhe ngriti flamurin e kuq me shqiponjën dy krenare në majë të kalasë së Krujës. Kalaja e Krujës u mor vetëm pas vdekjes së heroit 17.1.1468. Për një kohë të gjatë shqiptarët formuan një nga shtyllat kryesore të shtetit otoman (një numër të madh vezirësh të mëdhenj, vezirë, arkitektë, fisnikë, guvernatorë etj. Ataturku, nëna e tij ishte me zanafillë shqiptare. Ajo që e karakterizon më shumë këtë vend të vogël është fakti, që është sulmuar shumë herë, është rrënuar, por populli i tij nuk është nënshtruar. Vlen të përmendim Horacin, që thotë: " Tregohu krenar, sipas meritave të tua".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora