E merkure, 24.04.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bastiset shtëpia e Azem Sylës - EULEX-i fton Sylën të paraqitet në prokurori

E merkure, 28.07.2010, 09:03 PM


EULEX-i fton Sylën të paraqitet në prokurori

 

Nga Nebih Maxhuni, Express

 

(E plotësuar) Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë në Kishnarekë të Drenasit, EULEX-i i ka lënë ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla, një ftesë për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

 

Syla duhet të paraqitet në Prokurori, një javë pas data e dorëzimit të ftesës, ka njoftuar EULEX-i.

 

Pas rreth tri orësh, hetuesit e EULEX-it kanë përfunduar bastisjen në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, në Kishnarekë, afër Komoranit.

 

Reporteri i Express-it nga vendi i ngjarjes tregon se hetuesit janë larguar me disa dokumente të konfiskuara.

 

Ora 13:30

Hetuesit e EULEX'it, ende në shtëpinë e Azem Sylës

 

Hetues të EULEX-it janë ende duke bastisur shtëpinë e Azem Sylës në fshatin Kishnarekë.

 

Express është në vendin e ngjarjes, dhe në oborrin e ish Komandantit të UCK-së, janë gjashtë automjete të EULEX-it.

 

Hetuesit e këtij misioni, janë të pajisur edhe me doreza të bardha, por pa maska dhe kanë të veshur rrobe civile.

 

Ata mbajnë nga një pistoletë në brez dhe nuk lejojnë askënd t’i afrohet shtëpisë.

 

Në këtë mënyrë, hetuesit janë duke zbatuar në heshtje urdhrin për bastisje të dhënë nga gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

 

Express ka mësuar se vetë Azem Syla, nuk ndodhet në Kosovë, pasi ai ka shkuar në pushime.

 

Bastiset shtëpia e Azem Sylës

 

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Azem Syla.

 

Kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.

 

"Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje", thuhet në njoftimin e EULEX'it.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora