E shtune, 20.04.2024, 01:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Poeti në mes shepzëve e kafshëve

E merkure, 28.07.2010, 08:09 PM


Poeti në mes shepzëve e kafshëve

 

(cikël  me poezi )

 

Nga  Përparim Hysi

 

1. Rosat

 

Dy rosa të egra ngrohen në shullë

Njëra-tjetrën po "krehin" me sqep

Tek këmbët e tyre një rosak(s'bën zë?!)

Për të po "krihen",me demek?!

 

Pas pak dhe rosat kridhen në ujë

Rosaku,pas tyre,me vrull

Seç bën me to "noksani" një "rrëmujë"

Pas "sherrit" këlthet si i paudhë.

 

2.Lejleku dhe shapkat

 

Lejleku me triçerek të këmbëve në  ujë

Sqepin seç e ngul mbi moçal

As zhurmë nuk bën;s'do bujë

Tek gëlltit ndonjë zhabë a insekt të gjallë.

 

Dy shapka po ngrohen në diell

Një këmbë e kanë "fshehur"nën krah

Nga qielli pingulthi një skifter

E rrëmbeu njërën;sa gjynah!

 

Po ngopesha me botën e shpezëve

(skifteri ma prishi gëzimin)

Liqenit kur shkoj mëngjeseve

Tek shapkat e ngul vështrimin.

 

Një gur e mbaj me vete

(Fshehurazi se këtu nuk të lënë?!)

Skifter,vetëm po nuk erdhe,

Ndryshe,përcillu me tët ëmë...

 

3.Ketri

 

Tek shtyj karrocën e mbesës,

Rrugën një ketër  ma "zë?!"

I them unë ketrit :mirëmëngjes!

Mezalla:rrugën nuk ma lë?!

 

E mora vesh që qe i uritur

Dhe nxora i dhashë dy biskota

Me dy këmbkat e leshtë e kapi

M'u duk i bukur sa bota.

 

Sehir e bëra një copë herë

M'u duk  që shumë u kënaq

I thashë:-Hajde shpesh herë

Se çantën do ta mbush paq.

 

Por kot që të nesërmen e prita

Ketrin nuk e pashë gjëkundi

Shqyej sytë ,tek vendi,përdita

Po ketri nuk e di se ku "humbi"

 

4.Pelikanët

 

Tufë janë ulur mbi paltformën e portit

(Ç'po ngrohen e kënaqen në diell!)

Dhe  presin  të gatshëm ushqim prej robit  *

Jo.S'kam parë të tillë:demebelë?!

 

GJahun e kanë parasysh

Mezalla se e luajnë sqepin

Dhe "vrasin miza prej mërzisë"

Ushqim të gatshëm nga  njerëzit presin.

 

I shoh tek ngrohen në diell

Dhe mbushem kundër tyre me inat

U bënë të gjithë:dembelë!

Do ngordhin...s'e kanë të gjatë

 

* veç hanë ushqim të gatshëm nga njerëzit.

 

5.Kredharaku

 

Kredharak!Të kam zili:veç tek vetja ka besim

Nuk e ul kokën e vogël;prej askujt nuk kërkon ndihmë.

Aty zhytesh,aty "mbytesh",gjë të gatshme kurrë nuk pret

Por tek vëndi që ke zgjedhur(seç i gjen të tëra vet!)

 

Nuk del në breg fare;sytë s'i kthen nga shtëpitë

Por noton i vetëm fare...edhe kurrë,kurrë ti nuk lyp

Mbret mbi kokë nu njeh;vet zot e vet shkop

Aasnjherë në lak nuk bie;besë askujt s'i zë në botë.

 

6. Vdekja e ketrit

 

Ketrit që para ca ditësh i hodha ushqim

E gjeta në mëngjes,të shtypur  me makinë.

Nga xhadeja e hoqa,e vendosa mbi bar

Me duarët e mia i hapa një  varr.

 

Aty,me kujdes,e vendosa në gropë

Që ditënetët e dimrit hiç mos ket ftoht.

Shofer a shofere,me "ah",i mallkova

Se m'u dhimbs,ç'është e drejta,dhe u ligështova.

 

Nuk më vjen turp që atje mbi varr

Për ketrin e vogël një lot më ka shkarë.

 

7.Mërzitja  e rosakut

 

Një rosak e gjeta të mërzitur

Në ujë nuk futet dhe rri  pret në breg

Që mbrëmë rosa s'di ku i ka ikur

S'ka ardhur ende,se,tash,është drekë.

 

Mendon se vallë  ç'e ka gjetur

Që s'ka ardhur akoma...der tani?

Mos me rosak tjetër është mpleksur

Dhe ende po bën dashuri?!

 

S'e di ky rosak,i shkreti

Se "ortaken" e tij   mbrëmë

Në tavë e vuri "ibreti"

"Ibreti" që si unë ka dy këmbë.

 

8."Gogoli"

 

Ç'po ndodh kështu vallë në gjol

Çdo ditë dhe do mungoj ndonjë rosë?

Siç duket se ku ka dalë një "gogol"

Ky djall "gogoli" si baloz.

 

Dje  seç mungonte një rosë

Sot nuk ishin dy roseq

Durimi im krejt u sos

"Balozin" sot e  bëra për dreq.

 

9.Liqeni pas shiut

 

Ta shohësh liqenin pas shiut

Faqa e tij e gjitha-pasqyrë

Dielli që doli pas shiut

Atje po "krihet" mirë e mirë

 

Ca rosa llapashiten tërë qejf

E rrahin krahët,i përplasin

E prishin pak pamjen e qelqtë

Po mua seç ma shtojnë gazin

 

Përqark ka veç gjelbërim

Drurët sikur janë mbytur në liqen

Mbi drurë zogjë që cicërijnë

Të mbushin,të mbushin me shend

 

Dhe mëndja ime bëhet ujem

Fluturon  andej,nga vëndi im

Se dhe ne atje,kemi liqenë

Ujem për atje shpirti im.

 

10.  Lutje patave

 

Ca pata u ngritën nga liqeni

I shoh  tek marrin fluturim

Moj pata,pse s'më thoni ku veni?

Mos  shkoni në vëndin tim?

 

Se kam vjete unë pa e parë

O pata,ju lutem,ku shkoni?

E dini sa mall më ka marrë

Një mesazh malli nga unë a çoni?

 

Se dua të nisem me ju fluturim

(ah,që nuk kam krahë si ju!)

Malli për vëndin po më grin

Më shpëtoni,po t'më merrni,ju...

 

* Janë shkruar në vitet 2001-2002

 



(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora