E premte, 29.03.2024, 10:10 AM (GMT)

Mendime

Bahtir Hamza: Dielli i Kosovës kurrë nuk bie poshtë

E enjte, 06.12.2007, 06:51 PM


DIELLI I KOSOVËS KURRË NUK BIE POSHTË
Shqiptarët në kalendarin e ndërgjegjës

KOSOVA E SHQIPTARËVE SHTET I EMRIT ALBANUM.

Nga Bahtir Hamza

Bahtir Hamza
Në kontinentin e Europës, në Gadishullin” Ballkanik”,(gadishulli Ilirik) shtrihete atdheu i popullit shqiptar, “ALBANUM” është edhe Kosova e cunguar,me kufijt e sistemit komunist.TITIST.(1945).
Sot Kosova ka një sipërfaqe me 10877 kilometër katëror(km2), e banuar me mbi 92% shqiptarë…

Në historinë e njërëzimit,shqiptarët, historikisht kanë gjuhën e tyre,kulturën e tyre,atdheun e tyre , vallet e tyre, këngët e tyre.Kjo deshmi është e botuar që nga viti 1261 - 1271,nga Charles of Anjou,(vllau i Luisit IX të Frances,) që ishte mbret i Napolit dhe Sicilise, okupon një pjes të Ilirisë, dhe i’a venë emrin “Albanum.” Shqipëria u bë atdhe autoritar që nga Charles of Anjou.
Charles of Anjou,bashkon disa fise Ilire.Fisi Alban ishte me i njohuri, në çdo fushë të jetës dhe albanët ishin të stërvitur ushtarakisht për intresat e tyre dhe fiseve Ilire. Mbështetja e popullates ishte e madhe, për fiset e bashkuara ilire.
Dëshmia bshakngjitur ketij artikulli, nga gjuha frënge
Nga libri im PASTROHU KOSOVË,2005.f.qe 72.
Në kërkim të diellit.DIELLI I KOSOVËS KURRË NUK BIE POSHTË.

Nga këtu buron shteti i emruar Albanum i kombit shqiptar, i popullit më të vjetër në gadishullin Ilirik.Me ardhjen e Otomanëve(Ottomanes)dhe shtirjen e tyre në vitin 1290 me prijësin e tyre Ertegrul në Balkan, shqiparët u dënuan me dhunë,me turtuarat më çnjerzore, turqit i konvertuan nga të krishterë në muslimanë.
Deshmi ;a/Lexone ketë liber Botuar me 1731.në Anstardam.EUROPË
b/Vizitone Kisha e Binçit.Në fshatin Binç komuna e Vitisë,Kosovë.
Turqët Osmanllinj filluan tragjedin kombëtare mbi popullin shqiptar, e edhe mbi deshirat individuale, e edhe me deshira individuale. Kundër kësaj dukurie shqipatrët protestuan zyrtarisht,por turqët nuk ndaluan dhunën dhe tortuarat,me sundim shtatë( 7 ) shekujve,deri me1912.Përfundimi i okupimit dhe i robëris la pasoja, duke e cunguar Shqipërinë dhe duke e ndarë në pesë (5) shtete.Ky okupim shëmtoi kombin shqipëtar në të gjallë e në të vdekur.
Dëshmia: bashakngjitur këtij artukulli, Harta e vitit 1878 me kufijt e coptuar.

Lufta e parë botërore.1918-1924.
Coptojë dhe ndau Shqiprinë në pesë shtete
Në Greqi,Në Maqedoni,Në Mal të e zi, Në Serbi.
Dhe u shua ushtria çlirimtare e shtetit “Arbania e Vogel”e Azem Bejtë Galicës,në Kosovë

Në konzumimin e Kohës,në atë kohë kujtojmë;zonj.Edith Durham,
shtetëse angleze, nga Anglia,në librin “Brengat e Ballkanit”trajton kohën e popullit shqiptar, konvertimin e tyre në musliman nga të krishter.Përpjekja e kësaj shkrimtare ishte për të paraqitur dramën tragjike të shqiptarëve, të grave të mbuluara me peqe,dhe tokave të mbetura shkretë,rujteja e krishtizmit shqiptar…
Mirëpo,grekët ,serbët, vllehët e maqedonët, u bënën konkurent, grabiten pasurit e shqiptarëve, shtëpitë e tyre e tokat e tyre,- ndryshonin emrat e qyteteve dhe monumeteve historike që ishin të shqiptarve, kështu Manastiri i Maqedonisë u bë BITOL,Manastiri i Deqanit u bë i serbëve, Çamërin e dhunojë Greqia,dhe Greket harruan se Selaniku ishte kryeqyteti i Maqedonisë. Shiqoni hartën e vitit 1490. - 1815.”Osman Empir”
Botohet për herë të pare nga unë në mediat e shkruara shqiptare.
Bashkangjitur hartatë.1490-1815

Në Balkan për magjinë e LIRISË, populli shqiptar është shume i veçantë nuk ka të përbashkët asgjë me populin rus, serb, grek e turk. Megjithse turqët me sundimin e tyre shekullor mbi shqiptarë me dominimin e dhunes,u munduan të asimilojnë kombin shqiptar, me metoda të ndryshme politike,sociale e fetare, prap se prap populli shqiptar mbijetojë,me mbijetimin e popullit mbijetoje edhe feja krishtere……

Për magjinë e LIRISË,kujtojmë vitin 1389(Beteja e Kosovës), kur parandoria serbe e humbi luftën e saj,ushtria serbe u mund në Kosovë nga turqët dhe shqiptarët,ndersa kufiri i Kosovës ishte deri në Nish(Nikoqir) aty ku edhe sot është GURI I SHPUAR.Këtë të vërtetë historike, duhet të mësojnë shqiptarët, në atë mënyrë që fokusimi politik, tradita dhe kuptimi i jetës,te ketë MBARËSI dhe LIRI që të zgjohen nga gjumi i thellë,ërrrrrrr,ërrrrrrrrr,ërrrrrrrrrr, o lala o lalalaaaa, ërrrrrrr,ërrrrrrrrr,
o lala o lalalaaaa…..
Me shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë turqët u inatosën sepse detyroheshin të largoheshin nga Ballkani .Turqët bënë pazarllyqe me atdheun e shqiptarëvë duke e coptuar atdheun e shqiptarëve me emrin “ALBANUM”që ishte “Trungu Ilirian”,I’a bashkangjiti trojet Shqiptare, Serbisë e Greqisë.Në vitet 1912-1914.Shqipëria u coptue në pesë(5)shtete.
Kryetari i parë i Shqipërise ishte Fan Stilian Noli,i cili e pati shume të vështirë udhëheqjen e shqiptarëve sepse shqiptarët kishin trashëguar traditën e turqëve.Klika e Ahmet Zegollit,(Matjan) pasë gjashtë mujve rrxojë qeverinë e Nolit.
Ahmet Zogu,mbreti i pare i Shqipërisë (1921) TRADHTOI popullin për interesat përsonale,duke e ia shitur shumë troje të Shqipersë mbretërisë serbe.Vrau njerëzit me eminetë të populit shqiptar. Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, e tj……

Lufta e dytë botërore,1940-1946
Në ish-Jugosllavi luftonin;
Usatshët Kroat(z. Artukoviç)\
Çetnikët Serbë(Drazhe Mihjaloviç)
Ballistët Shqiptar,në Kosovë,që ishin së bashku Aleat me gjermanët
(z.Xhafer Deva,)
Partizanët serbokroat (e Titos,Kroat)Aleat me Ruset,me dredhira
e tradhëti fituan luftën,

Me luftën e dytë Botërore u ngjallën Racizmi dhe Fashizmi, dhe motivimi politik për të sunduar.Kujtojmë; Hiterin dhe fanatizmin e tij që mund ta krahasohet me
Enver Hoxhën, Aleksandër Rankoviçi dhe Slobandan Millosheviçit, që
udhëheqnin politikë të njejt ndaj shqiptarëve,si ajo e Sadam Hyseinit që ushtronte mbi KURDET në Irak.Nëse analizojmë situatën e asaj kohe, faji bie mbi shumë shqiptarë,për arsye të mungesës së guximit intelektual, dhe të politikës çlirimtare kombëtare, si dhe, si pasojë shqiptarët mbetën vegla dhe servilë të turqëve,grekëve dhe serbëve.Ndërsa Enver Hoxha u nderue me medalje te artë, nga Titoja dhe Rankoviçi.

Enver Hoxha, miku dhe shoku më i ngusht i serbëve dhe i malazesve,vrau dhe pushkatoi njerëzit shqiptar atdhetar më eminent, intelektual shqiptar,burgosi dhe shkterroi çdo gjë çka ishte nacionlaite shqiptare,vravë poetët që e donin lirinë,që e donin një Shqypni ndryshe………
Sitemi komunist i Titos dhe Rankovicit me politikën e tyre nga viti 1956.- 1996 kishte për qëllim asimilimin e shqiptarëve,dhe për këtë qëllim krijonin marëdhënje të mira me shqiptarët qe iu nënshtroheshin politikës së tyre dhe ata që ishin lojal të sistemit komunist. Ndërsa nacionalistët shqiptarë të cilët mundoheshin për çlirimin e Kosovës, disa dulën në Shqipëri,disa u shprendan ne ish –Jugosllavi,ndiqeshin këmba këmbës, dhe dënoheshin me procese te montuara gjygjesore, me deshmitar te rrejshem, shqiptar, e, e te tjerë që ishinë të regjimit komunist me politikë diskriminuse……..
Meqense shqiptarët gjatë periudhës komuniste,kishin humbur kursin e tyre,dhe nuk
kishin mbrojtjen e tyre,duke mbetur nën zgjedhën komuniste,humbën shumë në traditë,kulturë,shkencë,politikë,dhe histori!Kështu shqiptarëve filloj të u zihej frymëmarrja e lirë, sidomos me nevojën e hapjes së universitetit shqip në vitet
1968-1970, doli në sipërfaqe politika asimiluese e serbëve ndaj shqiptarëve!
Shqiptarëve në Kosovë me 1968.zhvilluan demostrata të rrebta,u ipet e drejta e tyre.
Me 1968 . simbloin e tyre kombëtare flamurin KUQ e ZI, ndërsa me 20.shtator.1970. hapin Universitetin ,në gjuhen shqipe në PRISHTINË.

Mirëpo në anën tjetër sigurimi sekret serb me udhjeqjen e Aleksandër Rankoviçit të miratuar nga marshal Tito eliminonte shqiptarët që nuk i përgjigjeshin sistemit TITIST,dhe kështu në mënyrë tinzare djathtas, majtas, ditën natën,asimilonin gradualisht shqiptarët në Kosovë…Duke I’a nderrua emrat e shqiptare,edhe në Çetrifikata të lindjesë.
P.sh.emri Alia.U bë “Ilia,” e shumë e shumë të tj.Alternativa e tyre ishte për të zhdug popullin shqiptar.

Revolucioni i Prillit 1981. I nxënësve të Drenicës, i studentëve të Kosovës, për “KOSOVA REPUBLIKE’’”BASHKIM ME SHQYPNI”, shqiptaret e zyrtarizuarar kosovar komunal (komunalit),shumë fashtar e qytetar e zberthyanë në “KundeRevolucion”, Azem Vllasi,(sot advukat)Kaqysha Jashari,(sot në PDK)
Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli, (të ndjer)dhe fillojë ndjekja e ncionalistave shqiptar nga pushtusi serb, dhe nga UBD-ashat shqiptar.
Me 13 – Maj -1981,lufta në Prkaz të DRENICES, Tahir e Nebih Meha, në strategjinë e intresit kombëtar shqiptar, kundër forcave ushtarke e policore serbe,
dhe kundër UDB-ashave shqiptar, la 27 (izet e shtatë )të vdekur.Por në media Jugosllave, ishin te lajmeruar zyratishit vetem 11.(njembdhjetë) të vdekur.
Kështu u shkurtua koha e sistemit komunist, dhe diskriminimi politik mbi shqiptarët.Ndërsa Fadli Hoxha,(Partizan i Tites) tha;”Për shqiptaret bira e minit treqind grosh”.Por në vertikalen e Tahir Mehes, u bë RINGJALLJA E KOSOVËS NË HISTORI. Ndërsa nxësit ,studentet e intelektualet shqiptar u dhunuan, u denuan, u burgosen. Shumë shqiptar fashatr e qytetar kosovar u veshen vullnetarisht Polic të Serbisë. Kosova u bë seksi dhe me 1986 u zbulua Rasti i praë i SIDËS. Me shqiptarët u bë çdo gjë çka ishte e mundur.Por shqiptarët nacionalistë mërgimtaret në Europë (1984 -1994)edhe “të pa mundeshmen e bënë të
mundeshme.”.SHKABA SH.K.R.P.
……KRRRRRRRRRRR poezi nga libri im.U rritsh me lulet e Botës. 1991.

Në vitin 1989, S.Milosheviçi shkeli mbi të drejtën e Kosovës,karhinë autonome me të drejtat e barabarta me republikat tjera të ish Jugosllavisë. Fillojë me largimin e shiptarëve nga puna në istutucionet shtetërore, komunale, sociale publike e shoqërore të Kosovës(të njohura si MASA TË DHUNSHME).gjë që nuk ishte katastrof e Natyrës Toksore.(teremet)por as kulmi i shtëpive shqiptare nuk ishin i sigurt.
Në dhejtor të vitit 1989.u hapë” Pluralizmi Politik” lindi një vegim politik i shkrimtarit Ibrahim Rugova,i cili propozoi një Kosovë ME PROKTEKTORIAT
NDËRKOMBËTARE (mbrojtje ndërkombëtare)dhe u formua partia e parë politike,LDK(Lidhja demokratike e Kosovës)që udhëhiqte sistem monist,por ishte zgjidhje mbrenda përmbrenda Kosovës.Kjo politikë zgjati për 8 vite ku populli shqiptar përjetoj dhunë terror e vrasje,dhe me 2-korrik-1990 në Kaçanik, Kosovën e shpallën republikë,të cilën nuk e pranoi Serbia e as shtetet e ish Jugosllavisë.Njohja e pamvarsis së Kosovës se cunguar,shtatë shekuj me vonë nuk u pranue nga askush.Kosovës me kufijtë politik të komunizmit të Titos,(1945 në Jajce AVNOJ), mbeti ashtu në sistemin kolenijal të se pa drejtes………..

Në korrik, me 5.1990 filloi masivikisht largimi i shqiptarëve nga puna, dhe nga instutucionet e Kosovës ,keshtuqë shkaktoi emigrimin masiv të rinisë shqiptare nga Kosova.Dhe femrat shqiptare kosovare i shkruanë leter z.Ibrahim Rugovës,
citoje;”z.Rugova,këthenaj mashkujt nga mërgimi, ose po martohemi me serb”.Mbaron citati.
Mirëpo në anën tjetër u ngrit vetëdija e shqiptarëve për një strategji të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës! Me 1991 filloi futja e armëve nga diaspora, në Kosovë,por me këtë edhe identifikimi i mungesës së politikës çlirimtare të vetë shqiptarëve kosovarë, sepse filloi korruptimi i donacioneve të mërgimtarëve dhe keqpërdorimi dhe tregëtimi i armëve që vinin nga mërgimtarët…Kështu një”Kallash” n? Podujevë shitje deri ne 3000.DM.
Ndërsa ne Drenice deri ne 2000.Frs…(1991-1994)………..

FAMILJA E ADEM JASHARIT NË PREKAZ.TË DRENICES NË HORIZONTETE E LIRISË, ISHTE AVANGARDË E ‘‘UCK-ËS’’.
E GJITHË FAMILJA U FLIJUA ,ME 28-SHKURT-1999. KY FLIJIM NGRITI MORALIN E SHQIPTARËVE NË RRUGËN E SHTETËSISË SË KOSOVËS.

Kosova është çështje e fundit e pazgjidhur në Ballkan,(në Gadishulin Ilirik) dhe është e drejta e shqipatrëve për shtetin e tyre Kosovën.Dhuna e tmerrshme që u ushtrue nga sistemi i sigurimit serb,shkaktoi rritjen e paknaqësive te shqiptarët kosovarë,dhe nacionalistët shqiptarë të përndjekur që nga përfundimi i luftës së dytë botërore,me një diapazon të ngitur për çështjen kombëtare të shqiptarëve kosovarë filluan angazhimin dhe mobilizimi e tyre maksimal,dhe dhanë shumë për fillimin e mbrojtes së të drejtës të pakontestueshme ndërkombëtare.LIRINË NJERËZORE!

Në Zvicërr,Në javën e parë të Nëntorit.1989. në Curih në “Helwtiaplaz”
në sallën e Bardhë, kati i parë, u mbajt mbledhja e parë për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.E më u fromua dhe “Fondi Kombëtar”……….
Me 24.Nëntor.1991.Ardhja e parë e Akademikve, e Doktorave, në mëgrim, për angazhimin e lirisë së Kosovëse.Në Zurich erdhen;Akademik Rexhep Qosaj,Dr.Hakif Bajrami,zonj.Edita Tahiri,dhe mbi dhjetë (10) mijë mërgimtar të Europës përcillen me vemendje Historianët shqiptar që dhanë shumë diskutime të luftës ideologjike,zgjuan mërgimtaret dhe zbardhën të vërtetën mbi historinë e popullit shqipatrë.

Gjatë viteve në vijim,1992-1998.U mobilizuan;-13.879. ushtar shqiptar dhe formuan USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS(UÇK)të uniformuar me rrobe ushtarake të UÇK-ës,me komandat, eprore ushtark të shkolluar nga Shqipëria.Dilaver Goxha,(Shpetim Golemi,)dhe Adem Shehu. me komandatin e parë të UÇK-ës,që ishte dominant për lirinë e Kosovës z. Adem Jashari ,Me këtë u bë e qartë, se dielli i Kosovës kurrë nuk bie poshtë.Mirëpo nga serbët e Serbisë u ushtrue gjenocid i paharruar në historinë botërore.Një Milion shqiptar i larguan me dhunë nga Kosova, mbi 11.000 mijë shqiptarë i masakruan, sot kanë mbetë edhe 3000 shqiptarë të zhdukur……

Medet o Medet JU LUMT.

Në sytë e botës,e në sytë e Europës se lashtë, me kulture të lartë zhvillohej
një luftë e paparë ndaj shqiptarëve të pambrojtur.Në Ballkan serbet benin dhunë e terore,(zullume) në gra,gra shtatëzana ,fëmijë e foshnje,burra e pleq,i dhunojshin i vriteshin vetem e vetem që ishin shqiptarë, e dhe pa karakter politikë.Për OKB-në u
bë present aty e dmosdoshme intervenimi për qetsimin e situates!
Duhet cekur që këtë radhe shqiptarët e Kosovës i shpëtoi zhvillimi i teknikes
dhe tekollogjisë,ku me internet dhe DVD u qfaqen maskarat,krimet e terroret që ushtroheshin nga serbet kunder shqiptarëve.Rol të madhë luajti edhe populli shqiptar
i Shqipërisë,se cunguar (të cilët nuk kishin kushtet elementare as për vete,sepse posa
kishin filluar hapat e parë në demokraci), që krahëhapur priti fluksin e madh të popullates kosovare. Por ka edhe te tillë në rrethinë e jetës, në struktuart aktuale tëasajë kohe që ishinë dhe kollazhet aktuale në fragmente të asaje kohe, lujten edhe dy rrole, disa u pasuruan në krah të shqiptarëve kosovarë, e disa u benën kosovarë (me dokumenat)dhe murën rrugën e mërgimit.Ju lumt.

OKB-ja,EU-ja UNMIK-u,NATO me në krye gjeneralin Clark dhe Bill Klinton kryetar i SHBA-ve,dhe lufta rezistente e UÇK-ës,çliroi shqiptarët e kosovës nga okupimi shekullor,dhe Kosova nuk mbeti Çamëri !.........................
Shtetet e bashkuara dhe Europa e kanë të qartë se Kosova ishte e shqiptarëve dhe se dikur i takonte Shqipërisë,sepse ishte Europa që miratoi ndarjen e trojeve shqiptare.
ÇLIRIMI I KOSOVËS ME 12-QERSHOR.1999.

Shqiptarët e Kosovës u kthyen në Kosovën e tyre,pas largimit të paramilitarëve,policisë dhe ushtrisë serbe.Kosova ishte kthyer në një vend me germadha të shkretë,shtëpia të djegura,fabrika të demoluara,njerëz të traumatizuar,por ishte edhe çlirimi shpirtëror,sepse nuk kishte frikë nga masakrat e ekzekutimet,burgimet e torturat e tj ! Këtë gjendje e shfrytëzuan, skllavët e Djallit,dhe porsi sorrat e larme pirromane
filluan të ngjyenin në popullatën e viktimizuar ! E Hijenat e Zgjebosura,doni ta përskutonin përsegjalli, Akademik Rexhep Qsjen, nga TEMPULLI I TIJ I SHENJËT.(2007) ishte rroli i UDB-ashave.

Pas luftës së « UÇK-ës » në Kosovë u çfaqën në skenë politikanë të rinjë të pa ndertuar historikishtë e të pa papërvojë dhe në munges të oratorisë politike dhe të lidhur për kolltuqe të parlamentit,pranuan decentralizimin,me popullatë 92% shqiptarë e 08% përqind të tjerë (serb,boshnjak,rom,ashkalij e egjiptian),ndërsa populli i mjerë në shkallën më të ultë të varfërisë, pa bukë, pa shtëpi, i sakatosur e syngjyrosur zgjate dorën e lëmoshës………….. »Oh, vëlla bre »…..
Decentralizimi ishte hapi më i pafalshëm i politikanëve kosovarë.Ata duke e ditur që pakica serbe me një numër të vogël okupoi vendet më të mira të Kosovës,si veriun e Mitrovices e Brezovicen,Alepet Shqiptare, e Manastirin e Deçanit,pranuan enklavizimin(okupimin e tokave të shiptarëve në Kosovë !
Prandaj pamvarsia e Kosovës u nis në rrugë të gjatë 7 vjeçare(Lus ZOTIN të mbërrijë sa më parë më parë)sepse që shtatë shekuj e presin ketë ditë të çmuarë.
Por ju lutem mos harroni së ; Ky farë Lutfi Haziri,(një Raccoon i komunizmit)ish kryetar i komunes së Gjilanit,e nën ndikimin e Raccoonave të tjerë që ishinë Raccoona të monist,(të vllaznim-bashkimit,Ranko. Titist) hartuan planin e decentralizimit dhe « Grupi i Unitetit » e miratoi,GABIM I PAFALSHËM HISTORIK !

PAKETA E Z.AHTISARIT PËR SHTETËSINË E KOSOVËS

UNMIK-u,K-FOR-i dhe OKB-ëja dhe EU-ja punuan shumë për Kosovën! Dhe kanë qendrime paqesore për një Kosovë të stabilizuar. Kosova u shëndrue në laborator politik,serbet u larguan për gjithënmon e jetë nga Kosova,u shua lufta në Kosovë,ku fuqitë botërore praktikonin me popullin e Kosovës.Regjistrimi, leshimi i ID cartelave dhe i dokumenteve të udhitimit ishinë të veretea për të implementuar procesin e zgjedhjeve,
e shqiptaret kosovarët nuk u mbyllën në burgun e më të madh në botë të quajtuar “KOSOVË”.Ata nuk kishin mundësi punsimi të mbar popullatës,ekonomia kosovare ra në kolaps, nga vetë shqiptarët dhe varfëria është ende e paparë në Kosovë e në Europë,ndërsa kjo ndikojë që udhehqesit shqiptar,kosovar, nuk pranonin as vërjetje e sygjerime të ekspertëve vendor dhe as nga të mërguarit! …Kishin frikë rivalët politik, dhe nuk menduan për popullin, që jetonin, pa punë, pa ujë e pa rrymë elektirke, dhe besojë se kanë qenë të panevojshme vuajtjet e tilla mbi popullin e shume vuajtuar!
Në këtë lajthitje gjeti hapsirë korrupcioni politik e ekonomik, e « FERONIKELI »DRENICAR, nuk u bë pronë private e as kujt dhe Kosova u shendërrue në një vend të padurueshëm për jetë! jeta u bë ANARKI.U ngjallën Hijenat që në çdo mëngjes u ushqeshinë me MISH gjedhi, e të tjeret u bënë me sy Ujku,…..
U ngjallën bioterroristat me maska, e pa maska,me tituj e diploma të Beogradit,u shpall antipatija e pashpallur, e shqiptarët që ishnë UDB-asha u benën patriota.
Rini e mbetur rrugëve,shumë kaluan ne ekstrem, nataliteti i rënë dukshëm,invalidet e luftës pa paga, femijtë jatima pa mbrotëje e papërkrahje, pleqëria 40.Euro.
Këto ngjarje do të lënë pasoja tjera të rënda në shqiptarët e Kosovës.
Kosovarët kanë nevojë pë mbikqyrje politike ,ekonomike dhe shoqërore,e poashtu edhe për mbrojtje ushtarake,mbrotëjen civile,kanë nevojë për ndihme financiare për zhvillim më të shpejtë të ekonomisë. Politikanët kosovarë duhet që njëherë e mire të vetëdijsohen që Kosova e shqiptarët e saj meritojnë jetë më të mire,jetë më të qetë,siguri të plotë dhe mirëqenje,e jo të mendojnë vetëm për mandatet e tyre!

z.Ahtisarin , e çfaqi entuziazmin e vet për të ardhmen e Kosovës, jo në rrugën dekstruktive,por për stabilitet, i cili pas një vit e gjysmë bisedime me shqiptarëte e Kosovës,arriti realitetin jo të plotë dhe deklarojë se zgjidhja e vetme për Kosovën është PAVARSIA e Mbikëqyrur. Në hartimin e planit që e paraqiti z.Ahtisari në të cilin plan kanë marrë pjesë edhe politikanët shqiptar e serb,pati shumë tolerance nga ana e shqiptarëve duke iu dhuruar serbeve monumentet kulturore që i përkasin shqiptarëve,poashtu edhe trojet më të dobishme në Kosovë,dhe PAVARSIA E KOSOVËS do të le pas vete shumë punë pë t’u bërë,kujtoje se shumë shqiptarëve të Kosovese ju mungonojë anëtaret e Familjes se tyre,shtëpijatë e tyre,shtazët e tyre…..
Shterohet pytja ; Çka do të presim nga ky model. ?! a do të kethehen shqiptarët e Kosovës, në traditën e tyre morale, me karakter kombëtar, për të i mbrojtë bijatë e bijt e gjakut të Fare Fisit Familjar shqiptar ?!……………….

Lexoni paketen E zotit Ahtisarit. Ketu thuhet ;Ne nenet 10.1, neni11 aneksi III, pasuesat 11.1; 11.1.2; 11.1.4, nenin 12 të aneksit III, pasuesin 12.1, ku Kosova nga 38 komuna bëhet me 69 komuna (zona kadastrale) ku të gjitha shtesat quhen komuna sërbe; përveç 43 "zonave të mbrojtura, që ndryshe quhen minishtetet sërbe në Kosovë, të cilat pasqyrohen në Shtojcën e Aneksit III të pakos së Ahtisarit, në pasuesat 4.1.4; 4.1.5; 4.1.6 të nenit 4 të aneksit V.
Shtrohet pytja ;A thua do të funksinon ky projekt politik ?! përgjigja është JO.

Iden e decentralizimin, Lutfi Hazirit, e ka paraqitur që nga shkurti i vitit 2005, që u futë në qeverinë e Kosovës.Dëmtimi që i’u bë kulturese, truallit,pasurise shpirterore të shqiptarëve,si dhe komunave në Kosovë, është po si ai që i’u bë shtetit në shtet, pas luftës se parë botërore, shtet i quajtur « Arbania e vogël »me 1921-1924.
I Azem Bejtë Galicës…………..
E pas luftës së dytë botërore DRENICA i ka pas shtat komuna, e sot i ka dy komuna.
E Latif Haziri, nga LDK-ja, dje u propozua për Kryetar të Kosovës.Medet o Medet. !
Shtrohete pytja.Kush ju dha këtë të drejte qe t’i bëjne 69.komuna, (zona kadastrale)
Pasurin dhe truallin e shqiptarëve,kishat dhe katedralen e shqipatrëve të Deqanit, e mos të njihen komunat e karhinës autonome autoktone të DRENICES.
Eshtë për tu habitur se si në këtë pako të zotit Ahtisarit, nuk thuhet as një fjalë për shqiptarët që jetojnë në luginen e Prshevës, të cilët ende janë nën zgjedhën e pamëshirshme të Serbisë,
Shtrohet pyetja ;Pse për shqiptarët e atjeshëm nuk ka privilegje ashtu si kanë minoritetet në Kosovë, dhe ata shqiptarë janë në truallin e tyre të okupuar nga serbet. (gjegjësishtë në truallin e shqiptarëve.ALBANUM.

Në estetiken e konfencientes të politikës primanente,kjo tolerancë është rreflektimi i mangësisë së njohjes për historinë e vërtetë të kombit shqiptar.Pasojat e kësaj tolerance kanë filluar të çfaqën në sipërfaqe e joplotonisë se lirisë në Kosovë, që pase mbarimit të luftës 1999. Populli i irituar i deprsionuar i shtresuar nga premtimet e rreme të shumicës së politikanëve dhe të ministrave kosovarë dhe poashtu bindja e popullatës për udhheqësinë e dobët, ; >RROK e BARRROK <( duke e pritur Godon) pasojë me mosdaljen e popullit në votime i kemi edhe sot e tj….
Tani është shestuar ardhmëria e shqiptarëve kosovarë, dhe do të e përcjellin ethet
e 17-18 marsit 2004. Çuditerisht, për ardhmërin e shqiptarëve,dhe të Kosovës, që jan në prag të PAVARSISE, që shqiptaret e Kosovës të hyjne në Kosmos,është dashur të dalinë në zgjedhje i gjith populli me 17-nëntor-2007, për të treguar unitetin kombëtar,gjë që edhe pse jemi te zhgenjyare në udhëheqjen politike dhe të Ministrave shqiptar të Kosovës,në dijmë të votojmë,e dijmë të festojmë, me Daull e lodra për të treguar Botës e Europës, se CILET JEMI NE.E jo të bojkotohen zgjedhjet e të ju behën krah serbëve ashtu si i bojkotuan edhe serbët e kosovës të cilët janë të dirigjuar nga serbët e Beogradit.
E në pytje të shtrohet MORALI i shqiptarëve të Kosovës. Medet o Medet
» OJ SHQYPNI E ZEZA SHYPNI »…..

AKTI I FUNDIT SHPALLJA E PAVARSISË SË KOSOVËS

Pavarsia e Kosovës kishte me qenë e drejtë të shpallet në natën e zjarreve
në Prekaz në 28.shkurt-5.Mars.2008,ose me 12-qershor-2008 në Prishtinë. Pas shpalljes së pavarsisë stabiliteti i Kosovës, do të jetë shumë i brishtë,dhe askush nuk mund të garantojë rendin e qetësinë publike në Kosovë ,as në mes të shqiptarëve me shqiptaret,e as në mes të serbëve me shqiptaret .Kujtojmë vrasjet në liri, të komandant DRINIT, në Prezren, të Komandant.Murrizit në Prishtine, të Xhemail Mustafës, e tje, …
Prandej PASTROHU KOSOVË.
Shpalljea e pavarsisë është AKTI I FUNDIT,edhe është shumë i rëndësishëm vazhdimi i mardhënjeve të mira me SHBA-në dhe BE-në,për të vazhduar procesin e unitetit të shqiptarëve në trojet e tyre të okupuara shume kohë më parë.Por SHBA-të dhe Europa e njeh mentalitetin e shqiptarit,dhe e ka shumë të qartë karakterin e shqiptarëve,të cilët nuk e falin gjakun lehtë,të cilët nuk e falin ç’nderimin e nënës,gruas,motrës e të vajzës.
Shtrohet pyetja. Nese shqiptaret nuk ua falin gjakun shqiptarëve të vetë,(vëllaut të vetë)
Mixhallarve,e MEGJALLARVE,e Kojshive, a thua do të ua falin gjakun SHKIJVE ?!

Bota e din mirë që për çdo 100 vite pësëritet lufta në Kosovë dhe serbët bëjnë kërdi mbi shqiptar, është e pamundur bashkjetesa me serbët në Kosovë.E dijmë se shqiptarët mbarë janë të pregaditur për beteja të reja.Prandaj politikanët shqiptar duhet të mos jenë shumë tolerant në truezatë politike,e as në Parlamentin Europjan,që në të ardhmen të jetë më lehtë për fëmijët tanë! E fëmijt tanë mos të dhunohen as në mëgim e as në Kosovë.
Europa e din që shqiptarët flijojnë gjithë çka kanë për lirinë e tyre! Dashuria e shqiptarëve është atdheu i tyre, eshtë kombi shqiptar.Shqiptarët duan të jenë të lirë e të bashkuarë. Nuk deshirojnë të jetojnë nën robëri, e as të jenë robot.Prandje DIELLI I KOSOVËS KURRË NUK BIE POSHTË

NJOHJA E GABIMEVE POLITIKE

1) Gabimi i Matthias I Corvinus, që në vitin 1490 që ishte kryetar i Hungarisë,nuk e bëri Beogradin kryeqytet të Hungarisë !

2) Gabimi i Milosheviqit, është që Prishtinën nuk e ka bërë kryqytet të Serbisë !

3) Një milion shqiptarë nuk i dërgojë në Serbi e në Beograd, por në Shqipëri.

4) Gabimi i Millosheviçit është që akademinë ushtarake serbe,dhe altilerine ushatrake nuk e vendosi në Prishtinë.

5) Gabimi i paramilitarëve i policisë dhe i ushtrise serbe eshtë ; Se në luftë në Kosovë ka qenë dashur të digjet çdo rrënjë druri, të digjet kulmi i seciles shtëpi,të kishte dëshmorë çdo familje,të kishte të zhdukur për çdo vëllazëri,të ishte i burgosur secili mashkull mbi 18 vjet.Liria do të kishte çmimin Liri.

6) Gabimi i shqiptarëve të Kosovës, është që nuk ishin UNIK përkrah UÇK-ës, kunder pushtuesit serb.

7) Gabimi i burrave shqiptarë të Kosovës është që iken prej shtëpiave të tyre dhe në shtëpi lane gra femjë e pleq,e i’u dhunoi, i'u djegi dhe i zhduki serbi !

8) Gabimi i shqiptarëve të Kosovës, ështe që në strukturat e politikes shqiptare pas luftës së UÇK-ës nuk u perfshin intelektualët shqiptar, poet, shkrimtar, historian, shkencëtar.

9) Gabimi i shqiptarëve të Kosovës është që në eliten e politikës kosovare hynë njerëzit që ishin të përzier me gjak serbi, dhe nuk e njihnin historin e truallit të popullit shqiptarë të Kosovës që para Krishtit.

10) Gabim i shqiptarëve të Kosovës është që shqiptarët e Kosovës nuk përkrahen dhe nuk u lënë vend në « TMK » e as në parlamentin e Kosovës eprorëve të lartë ushtarak të Shqipërisë, që kishinë luftuar ball për ball me hordhit serbe, e që ishine epror të lartë në shtabin qendror të UÇK- es.dhe nuk i lanë të kyqen as në politikën kosovare pas luftës.

11) Gabimi shqiptarëve të Kosovës është që shqiptarët e Kosovës,sulmuan KFORIN, UNMIKUN,bazën,fuqinë dhe mbrojtjen për popullin e Kosoves,veçojmë 17 ,18 marsin 2004

12) Sulmet mbi KFORIN,UNMIKUN,mbi PARLAMENTIN E KOSOVËS, nga shqiptarëte e Kosovës ishte një ATAK, kriminal nga vetë shqiptarët,që i'u shkoi për shtati serbëve………………

13) Poletikanëve shqiptare ju mungone guximi intelektual dhe ende e mohojnë të vertetën e tarshiguar nga sistemi monist, nga UDB-ashet, dhe nga sundimi serbo-tukro-grek.

14) Mos dalja në zgjedhje e mbare popullatës shqiptare në Kosovë,është gabim trashanik,që dëshmonë se ende në Kosovë bashkëpunon dhe manipulon serbi me shqipatrët dhe me rininë shqiptare të Kosovës,gjë që shqiptarët ishin vegël qorre e serbëve në Prishtinë e në Kosovë, nga Beogradi.

15) Dalja e mbarë popullit shqiptarë në zgjedhje do të dëshmonte UNITET kombëtar, mu në prag të PAVARSISE së Kosovës,Bota dhe Europa na kishte marrë lakmi, se jemi popull i civilizuar, i përbashkët me poletikanët tanë, i tolerancës, i kompromisit, i dialogut,POPULL që don lirinë dhe të drejtën e LIRISË ATDHE.

03/12/2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora