E shtune, 07.12.2019, 01:23 AM (GMT)

Sporti » Sporti

Vllaznia dhe Qerimaj triumfojnë në peshëngritje

E enjte, 06.12.2007, 09:02 PM


Erkand Qerimaj
Për tre ditë me rradhë në pallatin e sportit të Shkodrës “Qazim Dervishi” është zhvilluar Kupa në peshëngritje. Në fakt është parë një garë e fortë midis Vllaznisë dhe Elbasanit. Në peshën 56 kg ka fituar Ermand Tabaku i Elbasanit në dy garësh 168 kg. Në 61 kg i pari doli Daniel Kotenji i Elbasanit me 240 kg në dy garësh. Në 69-të kg ka fituar Feriz Brahimaj i Dinamos me 252 kg, kurse në 77 kg fitoi peshëngitësi i Vllaznisë, Fatjon Saraçi me 254 kg në dy garësh. Në 85 kg ka garuar kampioni i Botës, Erkand Qerimaj që zhvilloi një garë të bukur për të fundit herë për të rinj. Ai ngriti 337 kg me 150 kg në shkëputje dhe 187 kg në shtytje.Në peshën 94 kg fitoi Endri Kavila i Tiranës me 237 kg kurse në peshën e rëndë mbi 100 kg fitoi Erind Isufi me 280 kg. Në përfundim të garave, vendin e parë e meritoi Vllaznia duke marrë Kupën e Shqipërisë me trainer Genc Barkiçin, Muhamet Tuzin dhe Artur Lagjin. Shkodranët grumbulluan 565 pikë kurse Elbasani me 501 në vendin e dytë dhe Tirana në vend të tretë me 488 pikë. Sportisti më i mirë u shpall Qerimaj, i cili ka qënë sërish afër rezultateve rekord. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT