E enjte, 25.04.2024, 07:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Pse grekët e zunë me ''gurë'' historianin dhe gjuhëtarin gjerman Follmerayer

E marte, 27.07.2010, 09:58 PM


PSE  GREKËT E ZUNË ME “ GURË” HISTORIANIN DHE  GJUHËTARIN  GJERMAN

FOLLMERAYER  ( 1790 – 1861 )

 

Nga Pilo Zyba, Greqi

 

Nga  fundi i vitit 1833 vjen në  greqi  për dy  muaj një  profesor i historisë botërore dhe të gjuhëve klasike në gjimnazin e qytetit, Landshut në Bavari. Shkrimtari i dy librave për jetën dhe kulturën greke të mesjetës. Librin e parë ai  e shkruan për sundimin e Trapezundës dhe e boton në vitin 1827 në Mynih me titull “Geschichte des Kaisertums von Trapezunt”.Ndërsa librin e dytë e shkruan për historinë e More- së me titull “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters, Stuttgart - Tübingen 1830).

 

Ky professor quhej Kaisartums Von Follmerayer ( 1790 – 1861 ). Ai shoqërohet nga ushtaraku i lartë rus Aleksandër Tolstoi. Ai interesohet për toponimet e zonave dhe vëndeve.Shkruan një artikull i entuziazmuar për historinë e athinës. Artikulli i tij mirëpritet dhe i bëhet shumë jehonë.

 

Të entuziazmuar, grekët i kërkojnë të japi leksion në degën e histories, por ai në mënyrë modeste nuk pranon.

 

Rikthehet përsëri në greqi në vitin 1842 në vizitën e dytë të tij. Tani ka dhe titullin, Akademik i Mynihut, dhe drejtues i gazettes më të madhe gjermane “Augsburger Allgemein Zeitung„.

 

Ndërkohë ka botuar dy libra për të shkuarën dhe grekërve të sotëm. (Welchen Einfluß hatte die Besetzung Griechenlands durch die Slawen auf das Schicksal der Stadt Athen und der Landschaft Attika? Stuttgart - Tübingen 1835) Dhe vëllimin e dytë , të historisë së Moresë (1836). Ai qëndroi 15 ditë, dhe, iku me mendimin që vepra e tij njihej shumë pak në greqi.

 

Pesë vjet më von, në maj të vitit 1847 vjen për here të tretë në greqi. Zotëria Bavarez ishte tashmë i madh dhe i njohur. Ai ka nxjerrë dy vëllime të tjerë në Shtudgard ( 1843) (Fragmente aus dem Orient, Stuttgart – Tübingen 1843) “Fragmente nga Orjenti”. Është nder i Akademisë së universitetit të Tubingen. Pak ditë se të bëhej Dr. në universitetin e Mynihut dhe zgjedhjes së tij si deputet i Frangfurtit.

 

Pritja në greqi është shumë e keqe, në athinë e zënë me “ gurë”, gazetat e nxjerrin në karikaturë. Shtatë profesorë dhe akademikë e historian shkruajnë hapur kundër tij, B. Bubilaqis, Dh. Surmelis, G, Pendadhis, S.Ikonomu, A.Lefkias, A. Vretos etj.

 

Çfar ka ndodhur ?

 

Grekët kanë kuptuar shkrimet dhe mendimet e tij për grekët dhe greqinë. Follmeayer shkruan “ Grekët e sotëm, nuk janë trashëgimtarët e grekëve të lashtë”.

 

Është e vërtetë, Follmeayer ka firmosur mendimin e tij se, grekët nuk janë trashëgimtarët apo pasardhësit e histories greke. Faqe. 94.

 

Grekët nuk e njohin veprën e Follmeayer – it, i cili në vitin 1860 në një studim vendos fakte të shqiptarëve  dhe historisë, toponime dhe gjuhës shqipo  në greqi. (Das albanesische Element in Griechenland) 1860.Në vitin 1872 boton një studim të tij për poloponezin. I cili nuk është më shumë se dy-tre faqe dhe i bashkangjitet librit “ Historia e Moresë” ai gjëndet dhe i përkthyer nga ( Hopf 1872 faqe.39 – 41)

 

Grekët nuk do ta njohin veprën e tij, dhe idenë e saj se, në greqi pjesa dërmuese e popullsisë është shqiptare ajo nuk do përkthehet në greqi. Dhe kjo ishte vetëm në dy faqe të vepres së tij.Mjaftuan vetëm dy faqe të  medimit të tij, që grekët të betoheshin dhe të hidhnin poshtë, e të mos botohej asnjë nga veprat e tij në greqi.

 

Do të duheshin 147 dhe 172 vjet që nga koha e heretikëve, Kostandinos Romanos dhe Pandeli Sofxoglu, që ato të përktheheshin dhe të botoheshin në greqi. Follmeayer do të ishte i pari studjues europian që shpreh me siguri mos lidhjen  e grekëve të lashtë me atë të epokës së re.

 

Majeri, do ishte i pari studjues që shpreh me siguri vazhdimësinë e grekërve të lashtë dhe greqisë së re. Gjermani Pauw, o Prosos Bartholdy dhe anglezet Gell dhe Thorton, që shkruan përpara tij “Gjysëm grekët” Simopulos..1975  faqe . 180.

 

Në shtetin grek kishte kontradita të brëndëshme  përsa i përket lashtësisë së greqisë.Përshëmbull, Nikollas Soripaloa në leksionet e tij  në universitetin e Historisë në athinë shkruan  në 21 tetor 1848  “Pas betejës së Qeronias një perde skllavërie e mbuloi popullsinë e greqisë dhe vetë greqinë” Zakinthos 1974 faqe..100.

 

Follmerayer e quan humbjen e Qeronias  një traumë të rëndë e shoqëruar me rënien e Korinthit dhe katastrofën që shkaktoi Mimio, hyrjen e Bizantit kundër fesë së lashtë.Këto sollën plagosjen dhe vdekjen e politikës së lashtësisë greke.

 

“ Vdekja biologjike erdhi si rezultat i pushtimeve Arabe dhe Sllave, pushtime këto që vazhduan dy shekuj” Follmerayer...faqe...170 – 225.

 

Mayer përdori historianët e bizantit që të themelioste bindjet e tij. Përdori emrat dhe toponimet, të cilat jetojnë edhe sot. Sipas tij, pas pushtimit Sllav grekët gjuhëfolës  të shpërndarë në bizant u bashkuan, bashkë me popullsinë e Moresë dhe Romët, italianët e sotëm. Të dhënat e Mayer, ishin shigjetë direkte për të vërtetën e lashtësisë dhe të sotmes së greqisë. Kjo e bën kulturën greke dhe historianët e saj që ta shikojnë atë si shkatërrues të historisë tyre. Skllavërimi i greqisë dhe grekëve në mesjetë bëhet fakt për shpërbërjen gjinore  dhe kombëtare të tyre.

 

Tashmë vepra e Tij është e përkthyer edhe në gjuhën greke, ajo është e pranushme përsa thotë, dhe kërkon të sqaroi opinjonin botëror për pranimin e faktit se, greqia është e banuar  nga shqiptarë. Këtë e tregojnë toponime, emrat, gjuha, arti i tyre i veçantë që nuk ka lidhje me atë grek, veshja kombëtare apo tradicionale e tyre, si dhe ritet e ndryshme që bëjnë pjesë në jetën e tyre, të shoqërisë apo kultit të individit.U deshën disa breza studjuesish grekë që të pranojnë atë që Mayer e thoshte para 175 vjetësh, me fakte bindëse dhe duke u mbështetur mbi bazat e vërteta të mënyrës së jetesës së shqiptarëve që ata i quajnë  Arvanites... duke dashur të mohojnë emrin e tyre të thjeshtë e të bukur SHQIPTAR.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora