E enjte, 25.04.2024, 04:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Moska në sytë e një turisti

E hene, 26.07.2010, 09:55 PM


MOSKA NË SYTË E NJË TURISTI

 

Nga Halit Bogaj

 

Moska është kryeqendra e Federatës ruse dhe njëri ndër qytetet më të bukura të botës.Krahas Sheshit të kuq të cilin e vizitojnë miliona turistë gjatë ditës, një vend i veçantë i përket edhe Rrugës së vjetër Arbat e cila është ndër shtigjet më pitoreske dhe atraktive të kryeqytetit, në të cilën zhvillohet tregëti e madhe dhe bëhen shumë piktura në rrugë.Duhet dalluar Arbatin e ri nga i vjetri, ngase i riu ka pësuar transformime të mëdha që nga viti  1960, duke marrë emrin Prospekti i Kalininit.Emri i rrugës Arbat daton që nga viti i largët  1493 kur rruga ishte e rrethuar me kisha të bukura, në të cilën është i vendosur edhe Lapidari Pushkinit/poeti më i madh rus i shekulli 19, i cili kishte jetuar aty me gruanë e tij Natalinë.Emri i rrugës munt të ketë lidhje me fjalën arabe’’Rabad’’që do të thotë’’Paralagje’’, e që është shumë e logjikshme, por mund të ketë afërsi edhe me fjalën turke’’Raba’’/qerre/, e cila është muindësi më e vogël se të tjerat që u theksuan më lart..

 

Bukurisë së rrugës i këndoi edhe këngëtari dhe poeti i shquar gruzian Bulat Okuxhava, i cili është njëri ndër shansonjierët më të mëdhenj të ish Bashkimit sovjetik, të cilit gjithashtuu i është ngritur Lapidari.Pas ‘’Perestrojkës’’së Gorbaçovit Rruga bëhet qendër e rinisë ruse ku defilojnë artistë të ndryshëm, në mesin e të cilëve edhe piktorë të lirë që vizatojnë portrete të interesuarish, muzicientë dhe artistë të ndryshëm të vendit.Në ditët e sotme rusët dhe turistët e tjerë këndojnë këngë të ndryshme në rrugën Arbat.Aty gjendet edhe Teatri i vjetër..

 

Në Arbat ka edhe restorante të bukura që janë përherë të mbushura me vizitorë . Vendi gumëzhin si zgjua bletësh dhe të bën ti harrosh kohrat e vështira të komunizmit rus i cili ndrydhte dhe shtypte çdo liri njerëzore. Atëherë kujt do t’i shkonte mendja se pikërisht Arbati do të bëhej një vend i tillë i lirisë dhe demokracisë së fiqushme që merr permasa universlae.Rusët e sotëm as që duan ta kthejnë kokën nga e kaluara e tyre e hidhur të cilën e kishin përjetuar etërit e tyre të pafat.Më kujtohet fort mirë kur edhe profesorët sovjetik ishin të lumtur në vitin e tërheqjes së forcave të tyre hegjemoniste nga Avganistani nga i cili ushtarët e tyre ktheheshim me veshët e prerë dhe gjymtyrët e humbura. Të gjithë ishin ngopur me dëshirat e tejkaluara për pushtime të reja ngase jeta ishte bërë e vështirë për t’u jetuar në një gjendje të tillë anarkie komuniste. Prindërit dëshironin që t’i kishin afër fëmijët e tyre dhe mos t’i dërgonin në shkretëtirat afgane ku i prisnin talebanët, atëherë çlirimtarë kurse sot tejet radikalë edhe për vetëveten e tyre..

 

Moska me bulevardet e saj të bukura dhe Sheshin e kuq ishte atraksion i madh vizitorësh, ku dikur edhe Zhilber Beko e kishte përpiluar këngën e tij’’Natali’’, e cila ishte bërë një hit me famë botërore..Aty ishte edhe varri i Leninit të balsamosur  dhe skulptura e Stalinit/diktatorit më të madh të shekullit të shkuar/ Po në atë shesh , në vitin 1987, me aeroplanin e tij personal në mënyrë ilegale, kishte zbritur/pa u hetuar fare/ gjermani  Matias Rust, i cili tronditi botën me trimërinë dhe heroizmin e tij që në pikë të ditës të aterronte midis Sheshit të Kuq!.Ai rast i kishte shërbyer reformatorit historik Gorbaçov që t’i shkarkonte qindra gjeneralë dhe ushtarakë përtacë të cilët ishin mësuar të jetonin në shpinë të popullit dhe të mos bënin asgjë, duke e treguar edhe anën tjetër të Medaljes se ushtria sovjetike kishte filluar të kalbej përbrenda dhe të bëhej një parazit i madh që ia gërryente trurin ish Bashkimit sovjetik me ç’rast rezultoi edhe shpërbërja e tij sikur të ishte një Kullë kartoni.

 

Moska ka shumëçka për të ofruar, por ajo që na bën përshtypje të mëdha është edhe shtëpia muze e shkrimtarit më të madh romantik Aleksandër Pushkinit, me emrin e të cilit është e kurorëzuar letërsia ruse.Se sa ishte i madh dhe i popullarizuar Pushkin, tegojnë edhe vizitat e shumta që i bëhen gjeniut letrar i cili është përkthyer edhe në gjuhën tonë.

 

Në Moskë është edhe Instituti Gorki në të cilin dikur i kishin kryer studimet Ismail Kadare, Sterjo Spase , Dritëro Agolli ,Viktor Gjika, Avni Mula  dhe shumë të tjerë, të cilët lenin përshtypje dhe mbresa të jashtëzakonshme si përfaqësues të jë populli të lashtë të cilët ishin në gjendje që ta mësonin shumë shpejtë gjyhën ruse dhe të arrinin suksese rekorde në degët për të cilat specializoheshin.Duke u inspiruar nga jeta dhe qëndrimi i atjeshësm. Kadare filloi t’i krijonte edhe shkrimet e tij të bukura sentimenatle në poezi dhe në prozë, disa  nga tëc ilat e kanë vulën e atjeshme.

 

Siç na tregonin dikur disa nga dëshmitarët okularë, atje ishte i popullarizuar edhe kolosi ynë Avni Mula i cili kishte arritur që t’i ngriste në këmbë me dhjetra mijra spektarorë të ‘’Balshoi Teatrit’’’, duke krijuar emocione të jashtëzakonshme në radhët e publikut ish sovjetik.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora