E marte, 23.04.2024, 12:22 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Qeveria “Kuka”, më e fortë se qeveria zyrtare!

E premte, 07.12.2007, 07:00 PM


Bukën dhe supën që nuk e kemi siguruar prej 17 vjetësh, po na e jep një shoqatë humanitare

Nga Përparim HALILI - Gazeta ''Ndryshe''

Ne periferi te Tiranës dhe pikerisht ne zonën e “Kinostudios” jane 2600 familje te papune dhe pa te ardhura, te cilët qe prej 10 vjeteve nuk kane asnje lidhje me qeverine zyrtare, por më një “qeveri tjeter” të quajtur shoqata humanitare “Kuka”. Eshtë kjo shoqatë, që po i mban ata me ushqim dhe veshje, natyrisht edhe me pak shprese

Shoqata “Kuka” zgjidhja e varfërise, turpi i qeverisë

Ka mbi 10 vjet që humanisti Hysni Kuka ndermori nismen për t’u transformuar nga biznesmen ne bamires. Natyrisht me te ardhurat e tij, pa asnje ndihme nga askush. Pas nje sponsorizimi edhe prej vellezerve te tij Naim dhe Resmi, te cilët punojne jashte atdheut, ai hapi nje mence supe siç i thone, gje te cilen banoret e kesaj zone dhe jo vetem te kesaj, por edhe te shume zonave te vendit e kane kerkuar prej kohesh. Aktualisht, ne mencen e bamiresise “Kuka” dhe ne magazinat humanitare te tij trajtohen 2600 familje te zones se Kinostudios, ose 15 mije persona qe eshte baraz me banoret e qytetit te Patosit. Çdo dite ne tavolinat anti-varferi te ngritura prej Hysni Kukes, ushqehen shumë persona e familje. Eshte shoqata “Kuka” e cila nuk jep vetem supën e përditshme, ate qe qeveria e ka harruar t’ua japë njerëzve te varfer por edhe veshje e orendi shtepiake. Rasti i fundit eshte i familjes Ndue Ded Ara te cilit iu dogj shtepia dhe gjeti mbeshtetje vetem tek shoqata “Kuka”. Kujtojme, qe kjo familje trokiti ne kete shoqate pasi ishte lodhur me parë, dyerve te qeverise me kerkesen te pakten për t’u ushqyer.

Bota ndihmon qeveria vëzhgon!

Ate qe duhet te bente qeveria ne mbeshtetje te kesaj shoqate humanitare, tashme qe prej kohesh po i ben bota e qyteteruar. Jane 30 shoqata humanitare nderkombetare, te cilët kane krijuar lidhjet e tyre me shoqaten “Kuka”, natyrisht jo për biznes mielli, orizi, sheqeri etj, por për t’i dhene mbeshtetje në nismen qe ky njeri me zemer të madhe, ka ndermarre ne luften kunder varferise se krijuar jo nga natyra, as nga Zoti por nga natyra antisociale e ketij pushteti antihuman. Lidhjet jane me shoqatat humanitare ne France, Itali, Gjermani, Hollandë, Londer, etj. E veçante eshte mirenjohja e zotit Kuka, për shoqaten franceze “Londes Solidaritet” me presidenten zonjen Maria France e cila ka vizituar personalisht qendren “Kuka” dhe e ka ndihmuar ate intensivisht për gjithçka. Kjo shoqate dhe drejtuesja e saj, kane bere ate qe nuk e ka bërë asnjë qeveri deri tani: Ka shkuar tek kazanet e supës dhe ka pare konkretisht, se si shpenzon ky njeri miliona te tijat dhe te ardhurat nga bota, për të mbajtur gjalle me buken e gojes mijëra njerëz. Dhe nuk jane pak. Ka mbi 10 vjet, që 2600 familje ushqehen normalisht, natyrisht me ushqimin minimal, të cilin deri tani nuk po ua jep qeveria. Presidenti i kesaj shoqate, Hysni Kuka, ka bere nje takim me drejtuesit e CRS-se për të inicuar një ndihme tjetër ushqimore për keta njerez.

Njerëzit shprehen: Qeveri kemi shoqatën “Kuka”

Mjafton te ndodhesh nje dite aty, ku varferia mposhtet me humanizem dhe jo me demagogji zyrtare e politike, atje ku nuk funksionon as asistenca, as përkrahja sociale dhe bindesh, se shoqata “Kuka” ka marre atributet e nje “qeverie” te vertete. Këtë nuk e themi ne, por vete njerezit që “fallen” 3 here ne dite ne mencen e ngritur enkas për ta. Këtë e thone edhe kosovaret që në kohët e vështira erdhën në Tirane dhe që gjetën si strehe shoqaten “Kuka”.

Njerezit e varfer, ndoshta te denuar nga qeveria për te ngelur pa buke, i thone kësaj qendre bamirëse: qeveria “Hysni Kuka”. Dhe kjo ka shpjegimin e vet normal: Ajo po i mban me buke. Po te shikosh historine e kesaj shoqate, konstaton lehte kete fakt: Drejtuesi i saj Hysni Kuka, ka realizuar ne këto 10 vjet aktivitet, 85 takime me shoqata nderkombetare, ka marre 27 here ndihma ushqimore, veshje, orendi, ndihma mjekesore etj. Nderkohe, qeveritë shqiptare të 15 vjetëve, akoma nuk e dine se ku bie as gjeografikisht kjo qender e jo më, te pakten, të kenë përshendetur kete njeri. Edhe nje fakt tjeter: 2 vjet muaj me pare, shoqata “Franc Humanitar” i ka akorduar shoqates “Kuka” nje kabinet dentar falas me te gjithe llojet e sherbimeve. Edhe mjekun e paguan po kjo shoqate. Presidenti i kesaj shoqate, zoti Pjer Delecroix, qe eshte njekohesisht antar i keshillit bashkiak te Lionit, njihet si njeriu qe ka inicuar dhe realizuar ndihmat me te medha për kete shoqate.

Si 2600 familjet e Kinostudios edhe 180 mije familje në Shqipëri

Si 2600 familjet e vërafëra qe trajton shoqata “Kuka” jane edhe 180 mije familje te tjera ne Shqipëri, qe jane pa te ardhura financiare e pa asnje ndihme ekonomike nga shteti. Deshira e Hysni Kukes eshte, qe t’i ndihmonte te gjithë, por nuk mundet, madje me veshtiresi po përballon edhe ata qe ka ne trajtim. Sipas informacionit qe kemi, ne 13 qytete te vendit, rezulton se eshte emergjente hapja e mensave te supës, madje ka pasur edhe kerkesa ne pushtet nga te varferit, por qeveria nuk e ka përfillur kete dhimbje me emrin “buke”. Nga njera ane ajo nuk do t’ia dije qe mijëra njerez klithin nga varferia, nga ana tjeter nuk eshte ne gjendje ta mposhte kete varferi dhe qendrimi i saj arrin deri aty sa te mos marre guximin te përshendese ata qe bejne punën e saj si ne rastin e Hysni Kukes, ne Kinostudio.

Sikur të mos ishte bamiresia e Hysni Kukes....

Po sikur te mos ishte bamiresia dhe shpirtgjeresia e Hysni Kukes, çdo te behej me keta njerez? Natyrisht, ato do te vuanin dhe do te përpëliteshin për buken e gojes. Po atje, ku s’ka Hysni Kukë? Ka vuajtje, varferi ekstreme. Po varferia që ka mbjellë kjo qeveri, nuk mposhtet me 2600 familje qe kane fatin dhe trajtohen me ushqime nga shoqata “Kuka”. Këtu fjala eshte me gjerë. Një gje eshte e sigurtë: Bamiresia e Hysni Kukes eshte nje shuplake e forte në fytyren e kesaj qeverie.

(Artikulli nuk eshte publikuar per te ''sulmuar'' parti apo qeveri, por vetem si shenje mirenjohje per zoterine zemermadh, Hysni Kuka.
Stafi i zemrashqiptare.net)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora