E premte, 29.03.2024, 09:19 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Komunikatë nga Kryesia e AAK-së , Dega në Podujevë

E diele, 25.07.2010, 01:51 PM


Kryesia e AAK-së , Dega në Podujevë, mbajti mbledhje të jashtëzakonshme me rastin e fillimit të rigjykimit te pjesshëm të z .Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së.

 

Me ketë rast Kryesia e Degës së AAK-së në Podujevë lëshon ketë komunikatë për opinion:

 

Me shqetësim të madh morëm lajmin për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe rifillimin e pjesshëm të rigjykimit  nga Gjykata e Apelit të Tribunalit të Hages .Jemi shumë të habitur me vendimin e Gjtyaktës së Hagës për të rihapur pjesërisht gjykimin ndaj Ramush Haradinajt,vendim i paprecedent në praktiken e deritashme të kësaj gjykatë .Si i tillë ne e vlerësojmë  i motivuar nga qarqe te caktuara,të cilat janë kundër demokracisë në Kosovë dhe kundër vete personalitetit të kryetarit  tonë.Ne vlerësojmë se me ketë akt,është dëmtuar rëndë demokracia ,opozita dhe në veçanti AAK. Ftojmë strukturat  në teren dhe anëtarësinë tonë,që në këto momente të ndjeshme për ne,të  rrisin mobilizimin dhe të ngritin aktivitetin  ne një shkalle më të lartë se deri me tani . Ftojmë njëkohësisht qytetaret llapjan që të solidarizohen në kërkesat tona për lirimin përfundimtar dhe pakusht të kryetarit Haradinaj. Shprehim besimin e plotë në drejtësinë ndërkombëtare  për një gjykim të drejte dhe rikonfirmim i pafajësisë së z Ramush Haradinaj,dhe se edhe një here do të vërtetohet lufta e pastër e UCK-së .

 

Ramush Haradinaj,presim  sa me shpejt ti kthehet familjes ,e cila dha aq shume për ketë liri, qe ne e gëzojmë sot,ti kthehet AAK-së dhe vetë Kosovës.

 

--

Me respekt

Zyra për Informim e AAK-së Dega:Podujevë

aak.podujeva@gmail.com

www.aak-podujeva.org

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora