E enjte, 25.04.2024, 01:34 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: GJND-ja në favor të Kosovës

E diele, 25.07.2010, 09:59 PM


GJND-ja NË FAVOR TË KOSOVËS

 

Rezulati 10:4

 

Nga Halit Bogaj

 

22 korriku ishte njëra ndër tri ditët më të rëndësishme për Kosovën në të cilën edhe në pikëpamje juridike u vendos pozitivisht Pavarësia e Kosovës e cila kontestohej nga Serbia dhe disa shtete reaksionare dhe antidemokratike në krye me Rusinë me botëkuptime hegjemoniste.GJND-ja edhe një herë i dha grusht të rëndë Serbisë dhe aleatëve të saj tradicionalë të cilët /për fatin e tyre të keq/edhe juridikisht mbetën me gishtërinj në gojë.Mendimi pozitiv i Gjykatës i tmerroi dhe i la pa tekst edhe optimistët më të mëdhenj rusoserbë të cilët vazhdonin të ‘’shpresonin’’në përfundimin ‘’pozitiv’’të gjykimit, duke menduar se ata njëmend  ishin të vetmit e këtij Globi tokësor që’’e mbronin’’ drejtësinë ndërkombëtare dhe moscenueshmërinë e kufijve të vizatuar /shumë shpesh me dhunë /nëpër vende të ndryshme të botës, kurse të gjithë e dinë realitetin e hidhur për shumë popuj të tjerë të robëruar që kërkojnë liri dhe pavarësi nga padronët e tyre neonazistë/në mesin e të cilëve janë edhe rusoserbët, kinezeët, çavezët dhe-ezët e tjerë të kësaj bote, të turbulluar dhe të mbushur me probleme të llojllojshme politike dhe ekonomike.Ata që e kundërshtonin Pavarësonë e Kosovës e kishin mizën pas veshit në vendin e tyre.Dihet se Katallonia dhe Baskia qysh me dekada të tëra kërkojnë liri  dhe pavarësi nga spanjollët .Madje madje  ato dy regjione ishin dikur të pavarura , por të ripushtuara më vonë nga bandat e hegjemonizmit të tërbuar spanjoll i cili kishte koloni të ndryshme nëpër vende të botës.E njejtë ishte edhe Kina me pushtimin e Tibetit paqësor brenda natës/ku më së mëri na tregon filmi ‘’7 vjet në Tibet’’, me aktorin Bred Pit në rolin kryesor/.

 

Pra gjenocidistët e tillë ruso-kinezo-spanjollë/dhe pak të tjerë të ngjashëm/ ishin të vetmit që e mbronin Serbinë barbare e cila ishte përpjekur që ta shfaroste një popull të tërë nga faqja e dheut, por të cilit kësaj radhe i doli në ndihmë superfuqia më e madhe botërore në koalicion me demokracitë e tjera evroperëndimore.Në GJND Rusia edhe njëherë tregoi fytyrën e saj të vërtetë  dhe arriti ta përfitojë dhe rikonfirmojë  turpin e saj personal duke e përkrahur një padrejtësi që dënohej nga të gjithë të tjerët.Pra ajo/bashkë me Brazilin, Marokon dhe Sllovakinë e vocërr dhe të pavarësuar edhe vetë para disa vitesh/ arritën që ta njollosnin edhe njëherë fytyrën e tyre edhe ashtu të njollosur me rastin e Kosovës dhe Pavarësisë së saj legjitime/të konfirmuar përfundimisht nga GJND-ja/.Dhe për të qenë çudia më e madhe, edhe Rusia ishte dorëzuar në njëfarë mënyre/duke mos votuar opcionin proserb/, me ç’rast shihet se edhe ajo ka filluar t’i respektojë parimet ndërkombëtare, përkatësisht Gjykatën e nivelit botëror në të cilën thirrej aq me shpresë dhe megalomani Serbia e mjerë e cila përpiqej të bëhej ovokatja kryesore e’’ rendit juridik botëror’’për moscenueshmërinë e kufijve ekzistues shtetëror, kurse pas marrjes së lajmit të saj të hidhur dhe të papritur/ngase ishte e bindur se do të fitonte/ ajo menjëherë’’ lëpiu atë që e kishte pështyrë’,  duke u shprehur se nuk do ta pranonte vendimin e Gjykatës në të cilën ishte ankuar vetë/por edhe në këtë rast e ndërsyer nga Rusia/!!!.Dhe njëmend, mjeranët e tillë /si shumë herë më parë/ po e bindin botën se janë një ‘’popull qiellor’’,i cili nuk mund të bashkëjetojë me rregullat e këtushme tokësore.

 

Dhënia e mendimit të Gjykatës ishte një befasi e madhe edhe për ne,  ngase nuk ishim të bindur se mund të jepej në mënyrë kaq decidive, të qartë dhe pa kurrfarë ekivokesh të cilat  serbët do të mund t’i përdornin si suksese të tyre.Vetë qartësia e mendimit pozitiv për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës tregon qartë se çfarë zavali përjetoi Serbia e cila ishte shumë e bindur për një rezultat ndryshe i cili do ta përligjte dëshirën e saj që  edhe njëherë të rifillonin bisedimet e dështuara gjatë një periudhe dyvjeçare, të cilat nuk kishin dhënë asnjë rezultat , madje madje duke shkuar në aso ekstremitetesh të cilat e trajtonin popullin tonë si një hiç i këtij vendi dhe që nuk u shkonte në asnjë rast mendja se kishin kapituluar dhe ishin dorëzuar në Kumanovë, duke e tërhequr në mënyrë shumë të turpshme ushtrinë dhe policinë e tyre vrastare, madje duke i ngritur tre gishtërinjtë për të treguar se kishin arritur fitore!!!Po harrojnë të mjerët se një ndëshkim të tillë e kishin marrë 11 vjet më pare, pë të shkuar atje ku e kishin vendin përherë dhe për të mos u kthyer kurrë më në trojet tona të lashta të cilati kishin okuptuar një shekull më pare/në të  cilat kishin sjellur qindra mijëra kolonistë serbomalazezë/.

 

Mes tjerash Serbisë i shkoi huq edhe fushata gati dyvjeçare të cilën e prezentonte kudoqoftë për ta penguar Pavarësinë e vendit tonë  dhe në fund ndodhi ajo ‘’çudia e çudive’’që vetë ajo mos ta pranonte rezultatin gjyqësor, për të mbetur edhe njëherë faqezezë/ashtu siç e ka adet në gjenet e saj tradicionale/.

 

Dhe për të qenë ironia më e madhe, ata edhe me rastin e debaklit të tyre kishin fytyrë të thonin’’Se do të vazhdonin të luftonin për Kosovën ‘’, thuase GJND-ja paska pasur karakter lokal serb!!! Por haram u qoftë atyre në OKB, nëse nuk i dëbojnë si qentë sapo të hyjnë brenda mureve të Asamblesë/për t’ua bërë njëherë e përgjithmonë bajat se nuk e kanë as vendin atje/.

 

E drejta ndërkombëtare/e cila ishte fiksuar aq tepër në mendjen serbe, qysh nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës/u doli’’hardall’’pikërisht atyre që e kishin inicuar dhe ishin bërë’’kumbarët e saj’’.U doli hardall dhe do t’a ëndërrojnë edhe mëtej, por kësaj radhe vetëm si një ankth të tmerrshëm për të cilin do të thonë’’Haj medet se çka i bëmë vetes’’!Madje madje do t’i kapë frika edhe për rrudhje të reja teritoresh brenda Serbisë së sotme/Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës e pse jo edhe ndonjë Timok etj./Me fjalë të tjera Serbisë do t’i ndodhë ajo thënia ‘’Po lëshoj hajdutin por ai nuk po më lëshon mua’’:Gjithashtu duhet theksuar edhe faktin se me sjelljet  megalomane dhe me politikën e saj të pa menduar si duhet, Serbia ka krijuar edhe një alibi tjetër pozitiv për Pavarësinë e Kosovës të cilën nga dita e djeshme do ta pranojnë edhe dhjetra shtete të  tjera , të cilat/me lutjet dhe shtegëtimet e shumta të Serbisë nëpër ato vende/ e kanë pritur vendimin e GJND-së.Me fjalë të tjera, Serbia krijoi një mjet politik vetëvrasës i cili iu kthye bomerang pikërisht aasaj/pa ia lënë asnjë derë tjetër të hapur/!.

 

Mes tjerash po qarkullon edhe një barcoletë në të cilën Tadiq i pyet fqinjtë’’Se a ju kujtohet se sa mirë jetonim bashkë, kurse ata ia kthejnë, por ty nuk po të kujtohet se çka keni bërë ju’’!.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora