E merkure, 24.04.2024, 08:03 PM (GMT+1)

Editorial

Ekskluzive: Jeton Kelmendi - Nëntori i Thaçit dhe vera e thate e LDK-së

E merkure, 05.12.2007, 09:16 PM


Nëntori i Thaçit dhe vera e thate e LDK-së

 

Nga Jeton Kelmendi, Bruksel - Ekskluzive per Zemra Shqiptare

 

Jeton Kelmendi
Qytetarët e Kosovës tanimë të sterlodhur nga premtimet boshe, kanë humbur besimin në faktorin ndërkombëtar dhe faktorin e brendshëm politike. Derisa një pjesë kanë filluar të radikalizohen dhe të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, pjesa më e madhe është pasivizuar dhe vazhdon jetën të tërhequr nga krahët politik që ishte në vitet e pas luftës.

 Të sprovuara, të gjitha partitë në vend dhe rezultatet e punës së tyre mjaftë të vogla, por gjithashtu duke parë korrupsionin dhe nepotizmin nëpër institucionet publike, mbi gjashtëdhjetë  përqind e qytetarëve të Kosovës, me 17 nëntor nuk  morën pjesë në zgjedhje.     Duke ditur se në “Kosovën e Lirë”, çdo gjë zhvillohet me do far rregullash te UNMIK-ut, kurse ligji është një shkallë e lartë që qytetaret mund vetëm ta shohin në shtetet tjera. Madje për vite me radhë edhe mënyra e të ushqyerit duket se zhvillohet me këso  far  rregulloresh, e lere më tjetër gjë. Forcat politike në Prishtinë, për disa parë zgjedhje me radhë premtuan pavarësi, ngritje të standardit të jetës, premtuan tepër shumë, mirëpo e vërteta ishte krejt e kundërt, madje edhe përtej çdo kufiri.

 Nga ana tjetër Bashkësia Ndërkombëtare për disa vite me radhe qe e përgjumur dhe nuk lëvizi asnjë hap drejt zgjidhjes së Statusit të Vendit. Pas trazirave të Marsit, ndërkombëtaret panë se duhet ndryshuar ky realitet, ose do të shohin pamje që çorodisin të ardhmen.

  Filluan negociatat Prishtinë- Beograd, me ndërmjetësues Ahtisarin, por u shtynë deri tani, e tutje të shohim........

 

Nëntori i Thaçit

 

Kjo vjeshtë si duket ishte bereqetshme  për Partinë Demokratike të Hashim Thaçit. Ndonëse Thaçi e kishte premtuar vetën, që do të bëhet kryeministër tetë vite më parë, çdo zgjedhje deri tani, por  ai nuk arriti ti dal vetës në fjalë e të bëhet shef i qeverisë. Dhe kur bie fjala për kryeministër, duhet ditur se duhet të fitosh në zgjedhje për tu bërë i shef qeverie.

  Pas vdekjes se ish-presidentit Rugova, partia e tij u nda ngase pasardhësi i Rugovës, zori Fatmir Sejdiu, nuk diti, ta udhëheq at parti aq të madhe, si ja kishte lënë ai. Nëntori ishte i PDK-së dhe i Thaçit, ku rreth tridhjete katër përlind të votave i shkuan atij, duke e bërë fitues. Është për tu habitur se PDK në këto zgjedhje mori rreth tre mijë vota më pak se ne zgjedhjet e 2004-it që kishte 28 përqind.  Dhe tani duel fituese me dallim gjashtë përlind, në përqindje. Ndoshta edhe pse më pak vota kësaj radhe, këto ishin më të vlefshme???????

Sido qe të jetë, me rregulloren e UNMIK-ut, tridhjetë e tetë përqind kanë votuar, por zgjedhjet janë krejt në rregull dhe tash duhet qeveria e re. Kjo është loja e rregulloreve demokratike.

 Do ti ftoj të gjithë për biseda, për ndërtimin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë, deklaroj Hashim Thaçi, por shihet qartë se është nxënë pick. Ka shumë mundësi për koalicion por shefat e zyrave të huaja në Prishtinë, i kanë teket e veta dhe  duhet përfillur mendimin e tyre. Në ketë kontekst shihet edhe kjo, se Thaçit i konvenon një kalkulim pak më ndryshe, si t’ja bënë sa vet se din.

Një koalicion me partitë e Nexhat Dacit dhe Behxhet Pacollit dhe minoritetet do ti shkonte më së miri përshtati, ngase tani ju kanë rrit apetitet edhe për marrjen e postit të presidentit të Kosovës dhe për ta bërë këtë, ai i ka dy të tretat e votave. Zyrat e vendeve perëndimore në Prishtinë, nuk i kanë në qejf as Nexhat Dacin që ju pat thënë disa fjalë kur ishte kryetar parlamenti, as Pacollin që ka miqësi të mirë me Rusinë dhe ka histori kontraverze. Koalicioni me LDK-n e Presidentit Sejdiu që ka 25 ulëse në parlament, do ti jep më pak Thaçit sot, por në të ardhmen do t’ ja ul edhe më shumë elektoratin. Pasi që këto dy parti njihen si kundërshtare të mëdha. 

Si do qe të jetë vjeshta e sivjetme dhe nëntori janë, të Hashim Thaçit.

 

Vjeshta e thatë e LDK-së

 

Të mësuar pa qarë kokën dhe pa punuar fare, të jenë fitimtar në të gjitha zgjedhjet deri sivjet, falë autoritetit që kishte Ibrahim Rugova, parti e Fatmir Sejdiut, ketë verë e kishte të thatë, humbi rreth dy të tretar e votave nga sa kishte me 2004. konkretisht nga mbi treqind mijë votat e 2004-it, me shtatëmbëdhjetë nëntor mori mbi njëqind mijë vota. Temperaturat e larta gjatë verës së sivjetme më së shumti kishin ndikuar për të keq, tek ky subjekt. Edhe për së vdekuri Rugova ua siguroj do vota, por tani jo më ashtu sikur ishte në ketë botë.

  Pas verës së thatë LDK,   të korrat vjeshtore i mori si i mori, por tani problemi është se po të hyj në koalicion me partinë fituese të Hashim Thaçit, do ta ule edhe më shumë besimin tek qytetarët. Ketë madje edhe e pranon kryetari i par i partisë Z. Eqrem Kryeziu. Rrezikon ta humb edhe postin e presidentit që sipas një marrëveshje jo publike me Thaçin në grupin famoz “Grupi i Unitetit”, janë marrë vesh ta mbaj deri me 2009.

 Vet sherifi i LDK-së Fatmir Sejdiu, kohë më parë deklaroj se pavarësisht nga koalicioni unë do të mbes president. Për ketë edhe intervenoj që ta largoj nga diskutimi në parlament ligjin për presidentin Ibrahim Rugova, duke menduar qe, në at ligj ta përfshij edhe vetën.

 

Ok...... Sa kushi erdh e u bë dikush në ketë Kosovë, s’ ka dert edhe këta Fatmira e Hashima le të bëhen çka te duan, por çfarë po bëhet me dimrin e pavarsisë

A do të jetë ky dimri i pavarësisë?        



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora