E merkure, 24.04.2024, 01:09 PM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Vampirët e lugetërit enveristë në aksion

E hene, 14.07.2008, 07:23 PM


RIPUBLIKIM

Letër shoqërore zotit Flori Bruqi dhe Agjencioni-it FLOART – PRESS, Agjencisë Dervina, Bekimbeut, Sheradin Berishës...

 SHKRIMET PA KRITERE, E TOLLOVITIN POPULLIN

 Nga Kadri Mani

“Z. Nuro,

Kadri Mani
Ju siguroj se ju kam kuptuar, por dëshiroj që edhe ju të më kuptoni, pasi këto fjalë tuajat: "Unë nuk kam nevojë për moral. Së dyti unë nuk ua nisa serbëve artikullin dhe të bëja publicitet por ua nisa shqiptarëve dhe ata kishin reaguar dhe para se ju dhe të tjerët të lexojnë artikullin. Shpresoj se ju e kuptoni që ka ikur koha kur hiqnim nga qarkullimi tituj dhe gazeta....është anakronike të kërkosh nga njerëzit mos përhapin këtë apo material " tregojnë se nuk më keni kuptuar, prandaj po e thjeshtoj problemin vetëm me një pyetje: Pse përhapjen e artikullit antishqiptar nuk e shoqëruat së bashku me kritikën tuaj kundër këtij artikulli antishqiptar që ju përhapni? (Këtu është dallimi midis dy pozicioneve tona: ju vetëm përhapni antishqiptarizmin e të tjerëve, unë ju them shoqërojeni këtë përhapje me kritikën tuaj shkencore kundër tij, ndryshe, pa kritikë, përhapja nga ana juaj nuk ka ndonjë ndryshim nga përhapja prej autorit të artikullit antishqiptar. Kjo vërejtje nuk është " bërje moral", por vërejtje për t'i shërbyer më mirë çështjes shqiptare.

Me shpresë se nuk do të nguteni përsëri...

Miti Koçi

Tiranë, më 15 Shtator 2007” 

 

Kjo vërejtje e zotit Miti Koçi i është drejtuar zotni Ajet Nuros, paçka se Agjencia e tij Albemigranti është nga agjencitë më të mira (pas asaj “trepca.net”); kjo vërejtje e drejtë duhet të jetë moto për të gjithë ne, e në veçanti për ata që në faqet e veta botojnë pas asnjë kriter dhe për bashkëpunëtorë kanë: Koço Danajn, Ilir Hoxhën, Bedri Islamin, Neritan Cekën, Kiço e Ben Blushi, Neshat Tozajn, Fatos Lubonjën, Rexhep Qosjen e Rexhep Meidanin...me kompani!!!

Zotni Flori, duke të falënderuar për ndihmën tënde dhe të kolegut tënd, zotni Gëzim Ajgerajt, unë nuk shitem për kurrfarë interesi. Edhe njohja jonë me vonesë (këtë vit), e ka një domethënie: unë nuk e kam ditur se jetoni në Prishtinë, kurse ju keni ngurruar të më takoni, dhe keni pasur një arsye të madhe!?

“Njoftim

Të nderuar lexues

Ju njoftojmë se FLOART-PRESS në Prishtinë, e cila mbanë faqen e internetit www.bruqi.com, për të cilën veç ju kemi njoftuar më heret, iu ka bashkangjitur iniciativës sonë për ndriqimin e jetës dhe veprës së Enver Hoxhës. Kështuqë në këtë faqe të internetit ju do të gjeni gati të gjitha materialet e faqes sonë, e njëkohësisht edhe shkrime tjera që kanë të bëjnë me emrin e Enver Hoxhës.
Më poshtë po japim apelin që ka bërë kjo faqe e internetit, duke përsëritur një pjesë të shkrimit të faqes sonë mbi iniciativën e debatit publik për dhe rreth figurës së Enver Hoxhës.
Njëkohësisht ju bëjmë me dije se në faqen
www.bruqi.com ju do keni mundësi të lexoni lidhur me temat të ndryshme, si ato politike, historike, kulturore dhe problemeve të ndryshme të së përditshmes sonë. Aty do gjeni edhe punime të ndryshme letrare të autorëve të ndryshëm, si dhe opinione për probleme nga më të ndryshmet.

Redaksia
5.11.2007”

 Zotni Flori Bruqi, edhe deri tash e kam hetuar një mishmash në publikimet tuaja, por ky i datës 5.11.2007 “Njoftim” dhe i datës 25.11.07, me titull nxitës (provokativ): “ PËR ATA TË VERBËRIT QË SE DIN KUSH ËSHTË IDAJET BEQIRI”- (para një kohe Enver Hoxhën e keni quajtur-strateg!), më nxiti të ju pyes: në mos jeni ju vetë i verbër apo daltonist që nuk mund ta dalloni të vërtetën nga gënjeshtrat!?

Unë e njoh Hidajet Beqirin dhe Gafurr Adilin me kompani, mbase ca më mirë se ti!! Në Shqipëri kam qenë në azil politik-pa strehë, që nga maji 1992 e deri në dhjetor 1996, kur e hetova dhe u binda se Shqipërinë kurrë nuk e kemi pasur as nënë as njerkë!!

Lavdi Servantesit!! Idajet Beqiri- një donkishot mbi Rosinantin gërdallë, e Gafurr Adili- një sançopanço mbi gomar!! Ju do t’i shpallnin heronj kombëtarë!?! Ore po ata janë të dyshimtë se njerëz kanë vrarë!?! Dhe tash drejtojnë gishtin (duke dredhur bishtin!) kah LDK-ja dhe kah LKJ-ja për t’i fshehur paudhësitë e veta ose të kampit të vet përçarës antiinstitucional dhe antikombëtar!! Antikatedralist dhe antikombëtar!!

“LAVDI DËSHMORËVË TË KOMBIT!
PAÇA FATIN E TYRE TË NDRITUR!
RROFTË POPULLI SHQIPTAR!
RROFTË SHQIPËRIA E BASHKUAR!

KRYETARI I FRONTIT PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR,
Mr. GAFURR ADILI”- Gafurr Adili që dashka aq fort të bëhet dëshmor, dhe herë del si zëdhënës e herë si kryetar- sançopanço mbi gomar!!

Ky tip na e paskësh thurur Betimin dhe nën betimin e tij paskan rënë të gjithë dëshmorët!!

Ja betimin që e kam botuar unë, ama që nuk është bash i imi, por i joni dhe i athinasve:

 

BETIMI SOLEMN

Të nderuar veprimtarë e veprimtare!

Në letrën e kaluar thamë ca fjalë për Ruajtjen e Sekretit:

Ju do ta keni përpunuar (“që është përpunuar për ta bërë të gatshëm, për t‘ia rritur vlerat a për t‘i shtuar elemente të reja.” - shih: “Fjalori i Shqipes së Sotme“ f. 909) në Qeliza Dyshe e e mandej në Qeliza Treshe, dhe kur veprimtarët e veprimtaret do ta kenë kuptuar fare mirë rëndësinë e ruajtjes të sekretit, - rendi e kërkon që ta japin Betimin Solemn.

Betimi është origjinal yni - kosovar, por edhe me një gërshetim të tekstit „Betimi Athinas“: që çdo 20 vjeçar athinas e bënte në prani të prindërve e të arkondëve, para se të hynte në jetën politike.

Fjeta paraprakisht është e stolisur me Flamurin Kombëtar e me Portretin e Skënderbeut: mbi tavolinë qëndron revolja, garantuesja më e mirë për betimthyesin:

Me grushtin e ngritur lart, Betohem Solemnisht përpara Flamurit tonë Kombëtar, përpara shokëve e shoqeve, si dhe përpara Portretit të Lartë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, se gjithë jetën do t‘ia kushtoj luftës për Bashkimin Kombëtar dhe Territorial. Betohem se në veprimtarinë time ilegale, do të mbaj konspiracion të thellë dhe se nuk do t‘i tejkaloj autorizimet e dhëna nga eprorët e mi, për asnjë grimë. Betohem se për Luftën tonë të Shenjtë, për Shqipërinë Etnike, nuk do ta kursej as mundin, as mallin, as gjakun, as jetën, as familjen time.

Betohem që t‘iu bindem ligjeve, të nderoj kanunet pozitive të të parëve, të mos çnderoj armët e mia, të mos braktisë kurrë shokun e të njëjtit rresht në betejë, të luftoj deri në frymën e fundit për të mbrojtur altarët dhe tokën e Atdheut; dhe në fund të bëj çdo përpjekje për ta lënë Atdheun dhe popullin tim, në gjendje më të mirë nga ç‘e gjeta.

Betohem për angazhimin tim maksimal-vetëmohues në punë për rimëkëmbjen e shoqërisë tonë dhe të familjeve tona.

Betohem se do ta kem në ndërgjegje dhe do të kujdesem për fatin e familjeve të shokëve e të shoqeve të mija, sikur edhe për familjen time.

Dhe në qoftë se tradhtoj, mos i shpëtofsha dorës së pamëshirshme të popullit tim - betohem!

Me këto synime e qëndrime, ju urojmë suksese dhe mbarëvajtje në të ardhmen, për fitore të reja, të bashkimit të trojeve tona të copëtuara në ngastra, me fajin e armiqve të brendshëm bajraktarë, dhe me fajin e armiqve të jashtëm shovinistë e fashistë: me forca të bashkuara, fizike e mendore, ta bëjmë Shqipërinë etnike.

Kjo dhe vetëm kjo mënyrë pune, do ta bëjë kthesën: profesionale, personale, familjare, kombëtare e ndërkombëtare. Ky është faktori i brendshëm, që do ta detyrojë faktorin e jashtëm që të mendojë ndryshe për ne: zotën të trojeve tona, - të aftë për t‘u çliruar dhe për t‘u vetëqeverisur.

Rekruti i Ri shqiptar: shkunde nga vetja, nga familja jote dhe nga populli yt - turpin e robërisë!

Dhe hallall të qoftë qumështi i nënës shqiptare!

Ja liri - Ja vdekje!

25 mars 1997

Juaji, Kont Urani

(botoi „Drita“ nr. 15/1979 f. 4.)

 

 Dhe kurrë në shkrimet e mia s’kam thënë se jam “i brumosur me ide patriotike-atdhetare”- sikur fryhet si bibani njëfarë Gafurr Adili, një mëkatar përçarës!!

 

“Tarasi:

 

 Reagim

 

I nderuar zotëri Kadri Osmani -i konvertuar Mani

Letrën tuaj e morëm, edhe pse nuk morëm shumë vesh nga kjo, meqë ju kishit dërguar materiale të të tjerëve, pra të huazuara. Për rikujtimin e dhjetë programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve ne të faleminderit, edhe pse nuk i kemi harruar e as do i harrojmë ndonjëherë. Sa për statistikën e të vrarëve nëpër luftërat e ndryshme nëpër botë këto janë gjëra të cilat gjenden shumë lehtë nëpër faqe të ndryshme të internetit.

Ndërsa sa i përket të vrarëve dhe të burgosurve në Shqipëri, nëse ka mundësi, të na i dërgosh të kompletuara, kur dhe sa janë vrarë, pse janë vrarë, kujt i kanë shërbyer, a kanë qenë kolaboracionistë të fashizmit apo jo, a kanë hyrë si diverzantë në Shqipëri, a kanë spiunuar për shërbimet e huaja dhe për cilat, etj.

Ne do na interesonte mendimi juaj personal, çfarë mendoni lidhur me këtë faqe të internetit www.enver-hoxha.net, për figurën e Enver Hoxhës dhe epokën e Enver Hoxhës.

Do ju kishim lutur që të keni mirësinë të jeni i arsyeshëm në mendimet tuaja, duke e pasur parasysh se ju keni qenë njëri nga personat kryesor(ë) që keni mbjellur farën e enverizmit në trojet e pushtuara shqiptare. Keni madhëruar Enver Hoxhën dhe regjimin e tij. Keni madhëruar të arriturat e shtetit shqiptar në kohën e Enver Hoxhës. Ju keni qenë ai i cili keni bërë shpërndarjen masive të librave dhe veprave të Enver Hoxhës. Bile, në vitin 1983, në mos gabofshim, keni krijuar edhe Frontin Enverist të Partisë së Luftës së Kosovës. Këtë emërtim keni qenë ju që ia keni vënë e askush tjetër.

Prandaj, ju ftojmë të jeni të arsyeshëm e jo të shani, sepse sharja u shkon për shtati vetëm rrugaqëve, e me sa kemi marrë vesh, ju edhe jeni ngritur në intelektual me diplomë magjistri. Edhe pse kjo mund të jetë një diplomë e dhuruar për shërbimet në LDK dhe për madhërimin e Ibrahim Rugovës, pikërisht atyre të cilët edhe ju kanë anatemuar.

 

Tarasi”

 

-Ta analizojmë me radhë shkrim shkarravinën e të neveritshmit “Tarasi”:

“I nderuar zotëri Kadri Osmani -i konvertuar Mani”- një i “konvertuar” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe “i nderuar”!?! Dhe i them përgojuesit enverist: përse qenkam “i konvertuar” o sinjeri!?! Kur e kam shpjeguar dhe e shpjegoj pa u lodhur se mbiemri-Osmani, përveç se është me prejardhje turko-arabe, është titull i Dinastisë Osmane, të cilës ia kanë pa sherrin tri kontinente!!! Dhe unë e kam për barrë atë mbiemër, në veçanti në Zvicër, sepse shpesh po më thoshin: di turqisht, di arabisht?- dhe kur mohoja, më shihnin me dyshim!

-Dhe fare thjesht, vetëm duke ia hequr dy shkronjat e para të mbiemri Osmani-os, e kam bërë shul shqip-Mani. Dhe çfarë të keqe na paska këtu që më shpif Tarasi?

Edhe pse kjo mund të jetë një diplomë e dhuruar për shërbimet në LDK dhe për madhërimin e Ibrahim Rugovës, pikërisht atyre të cilët edhe ju kanë anatemuar.”- zotni Flori- lidhini qentë tuaj! Ngase ju vetë e keni dhënë lajmin e magjistrimit tim, apojo!?

Se si shkruaj unë, e di unë, se jam gazetar më i vjetër se sit, apojo? Kolaboracionistë të sllavëve kanë qenë dhe kanë ngelur pjesëtarët e Partisë së Dhunës, dhe sot një Shqipëri bëjnë- ZBOR!!!!

Ne do na interesonte mendimi juaj personal, çfarë mendoni lidhur me këtë faqe të internetit www.enver-hoxha.net, për figurën e Enver Hoxhës dhe epokën e Enver Hoxhës.”- mendoj  se jeni të çmendur, sepse sa ka troje shqiptare me tokë e qiell të bëhej letër, dhe sa ka drurë e shkurre Shqipëria po të bëheshin lapsa, dhe sa ka lumenj e liqene e dete të bëheshin bojë e gjithë banorët gazetarë, zor se mund të shkruhen të zezat moniste-fashite-enveriste!!!

A po ju intereson  edhe diçka tjetër!?

Tanimë ka dalë libri ZONJA E ZEZË NEXHMIJE HOXHA, ama enveristët i paskan instinktet e maceve e të maçokëve që të mos rëzohen në shpinë!! 

 

“Flori Bruqi:

 

Zoti Kadri Mani,
 
Bashkangjitur keni reagimin te cilin e botuam sot ne blogun tone virtual (www.bruqi.com). Poashtu reagimin tuaj ne shkrimet tona sic ju kemi njoftuar i kemi botuar pa hezitim ne Floart-Press. Sic e shifni nga letra e botuar  sot Redaksia ne Tirane (shif reagimin e botuar) deshiron ti keni ofruaj asaj deshmite e jo te shkruani  ad hoc. Edhe nje here ju themi se blogu Floart-Press eshte i hapur per dialog pa fyerje dhe nderskamca. Te flasim me fakte (dokumentacion historik) e jo cka shkruajne skribomanet e internetit. Une nuk i takoje asnje rreshtimi politike, jam per nje Shqiperi Natyrore, ku te gjithe shqiptaret  i kam vellezer dhe motra pa marre parasysh fene-per mua dhe stafine e rendesishme eshte qe te zbardhet e verteta per strategun shqiptar Enver Hoxha. Pra, te shkruhet e verteta me fakte ne menyre qe te mos lendohet familja e te ndjerit Enver Hoxha, apo te persekutuarit nga ish regjimi komunist.
 
Miqesisht,

Flori”

 

SHBA: Shënohet "Dita e Lirisë" për nder të rënies së Murit të Berlinit


09-11-2007

Presidenti Bush e shpalli ditën e sotme "Dita Botërore e Lirisë", për të shënuar rënien në vitin 1989 të Murit të Berlinit dhe luftën e vazhdueshme për liri në mbarë globin.

Përmes një deklarate presidenciale, Presidenti theksoi se kjo ditë shërben për të ritheksuar bindjen se liria është e drejta e patjetërsueshme e çdo burri, gruaje dhe fëmije.

Presidenti Bush e shpalli për herë të parë "Ditën Botërore të Lirisë" më 9 nëntor 2001, në 12 –vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, që shënoi përfundimin e kontrollit sovjetik mbi Evropën Lindore dhe çoi më pas edhe në shpërbërjen e vetë Bashkimit Sovjetik.

"Dita Botërore e Lirisë" u shënua për herë të parë, vetëm 2 muaj pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Atëherë Presidenti Bush vuri në dukje besimin e tij se liria do të arrinte një ditë të triumfonte mbi terrorizmin.//lk

---------

Skllopi enverist ka qenë për ruajtjen e Murit të Berlinit me çdo kusht!!

E VËRTETA MARKSISTE LENINISTE DO TË TRIUMFOJË MBI REVIZIONIZMIN

E përse nuk triumfoi: habitën donkishotët e sançopançot!!!?!

Baci Kadri, ky “tarasi” është Ibish Neziri, nuk e njoh por më kanë thënë se jeton në Zvicër, është gazetar me profesion etj. Unë besoj se Ju e njihni. Këtij fillimisht duhet t’i shkruani kështu: nuk është gjendje lufte dhe koha e ilegales nuk është më, derisa ai nuk ka guximin me shkrue emnin e vet, nuk ka përgjigje as polemika me pseudopatriotë. Ky tarasi më kanë thënë se shkruan më shumë nofka, sidomos te forumi  kosova.de

------------------------

 

Të faleminderit i dashur Baca Kadri për informatën.
 
Si jeni Ju dhe familja e Juaj ne përgjithësi. Me shëndet si je?
 
Të propozoj të shikosh edhe në faqen www.zemrashqiptare.net sepse aty kam shume shkrime te miat dhe jam bashkëpunëtor i kësaj faqeje pa pare.
 
Edhe mua mi ka dërguar (...) do punime tuat dhe desha t’i qes në kosova.de por s’guxova se një Tarasi që ma merr mendja është Ibish Neziri është shumë i ashpër me ty e më shumë me mua dhe me quan spiun, më shanë me nënë në privat, dhe shkruan për mua shumë keq dhe na quan tradhtarë.
I ashpër është edhe ai Aqif Kastrati i cili shumë keq sillet dhe haptas më thotë se je shok i Kadriut dhe të njëjtë jeni. Hiq me i mire nuk është as Besiana.de (Shefqet Cakiqi).
 
Me nderime deri në shkrimet tjera.

------

 

O koleg,

 

Po të njoftoj se vëllai i vjetër i Aqif Kastratit, Rexhep Kastrati, para pak vjetësh ka vdekur në burg, ai pas politikës, kësaj radhe përgjigjej për – dhunim!!

Kadri Mani
 

 

MOHUESIT  E  KRIMEVE  KOMUNISTE  NE  SHQIPERI

 

(Nga Sami  Repishti, ish i burgosun politik (1946-56, 2 korrik 2007)                                                              

 

Ka një armatë të persekutuarish: Osman Kazazi, Pjetër Arbënori, Drita Kosturi... dhe vetë gjuhëtari i mirënjohur- Dhimitës Pilika!!!

 

Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare
mbi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.


(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

 

 Shqipëria është dashtë të punonte për sot e për nesër, po ajo s`ka punuar as për sot e as për nesër...çdo kalkulim na duhet ta bëjmë vetëm me forcat tona kosovare: këto janë ato kushtet tona të brendshme; për aleatët ju dy (Kadri Osmani e Fehmi Lladrovci) mund të dini më mirë se unë...e di që Fehmiu ka miq të shumtë kroatë...

 

(Dr. Lush Daka, Zagreb, fundviti 1999)

 

 

NË QENDRËN KULTURORE “NËNA TEREZË” NË NJU-JORK U HAP EKSPOZITA FOTOGRAFIKE KUSHTUAR TË PËRNDJEKURVE POLITKË NË SHQIPËRI

 

MIRAKA: “SHQIPËRIA; NJË VEND I VOGËL-ME VUAJTJEN

DHE PERSEKUTIMIN MË TË MADH NË BOTË”

 

Në ekspozitën e tyre, të hapur dje,  në qytetin e Nju-Jorkut – distriktin  Harstdale, ekspozitë në të cilën morën pjesë ish-të burgosurit politikë, të burgjeve të Spaçit, Burrelit, Bulqizës, Ballshit e tjerë, ish të internuar në kampet famëkëqija, të përndjekur e të persekutuar nga rrethe të ndryshme të vendit, përfaqësues nga partitë e ndryshme politike, shoqata, organizata, biznesmenë, shkrimtarë, poetë, gazetarë e besimtarë, vështruan mbi 100 fotografi origjinale. Ata patën rastin të shohin me sytë e tyre atë që shpesh është artikuluar dhe folur për sagën e vuajtjet makabre, të të persekutuarëve e të përndjekurve politikë në Shqipëri, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për 45. vjet.

 

(Ishte ky vetëm një pasus i shkëputur nga një faqe e plotë foto-tekst nga gazeta

e përditshme “Bota sot” e datës 13 maj 2007, f. 13, nga autori Beqir Sina)

 

Lexuesve të vëmendshëm nuk do t’iu shpëtonte t’i kapnin datën dhe faqe-13, numër ters!!

Partia e Dhunës që e pat udhëhequr Luftën Antifashiste (proçetnike) Nacionalçlirimtare (robëruese).

Aktualisht skllopi i relacioneve Tiranë-Tetovë-Prishtinë parapëlqyekan të majtën e reformuar!?! Ama si tinëzarë që janë, nuk dalin me emra, paçka se ne i dimë ata emra të paemra e të pafytyra: Fatos Nano, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Ilir Meta, Nerton Ceka (Neron Cekti), Neshat Tozaj, Maksi Velo, Bedri Islami, Koço Danaj...

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora