E premte, 29.03.2024, 12:51 AM (GMT)

Editorial

Faton Mehmeti: Kosova njëmbëdhjetë vjet pas

E premte, 23.07.2010, 08:59 PM


KOSOVA NJËMBËDHJETË VJET PAS

 

Shkruan: FATON MEHMETI

 

Në vitin 1999 askush s'do ta besonte se edhe pas njëmbëdhjetë vjetësh Kosova do të ishte në këtë gjendje të mjerë, ku gjykatat janë të korruptuar, nepotizmi ka kapluar çdo sferë të jetës, niveli në arsim dhe shëndetësi është në nivelin me të ultë , ekonomia nuk është ngjallur fare .Edhe ajo pasuri ekonomike siç ishin fabrikat , pasi në çdo shtet janë fabrikat pra është prodhimi që e mban gjallë ekonominë,është shitur nga ish AKM.

Derisa jam pjesë e këtij realiteti të hidhur , më  rikujtohet novele Hunda e Gogolit,që mbase i përshtat realiteti të sotëm .Gjëja më e vështirë sot është të jesh njeri i ndershëm, pasi në të rast do të vush në çdo aspekt.Kriza morale ka përfshrirë shoqërinë tonë .Parashtrohet pyetja : përsë s'mund të jetosh një jetë të ndershme nga djersa jote  ??? Çka duhetë të bëj një qytetar i ndershëm sot , të vuaj apo të bëhet si  të tjerët apo alterantiva e e fundit të ikën nga ky vend ???

Shumë pyetja pa përgjigje mbesin, e hallet e qytetarëve çdo ditë shtohen..

Në këtë situatë, mbase as shkronjat s'janë të mjaftueshme për të shprehur atë mllef të një qytetari, i cili kërkon jetë të ndershme , arsimim cilësor , shërbime më të mira shëndetësore , komunale,të ketë rrymë , ujë , rrugë të pastëra ;Vend ku çmohen vlerat, ku nuk është e domosdoshme të kesh dike në qeveri ose të jesh militantë i partisë në pushtet për të gjetur një punë me një pagë edhe ashtu komike, karshi standartit të madh jetësor.

Të vetmit që në Kosovë pasurohen janë pjesa më e padobishme e vendit tonë : plotikanët  të cilët kanë beneficione, paga të larta. standarte të mira për vete , por çka bëjnë për qytetarët e Kosovës !?. Vetëm sa i varfërojnë 92 % kundrejtë 8 % sa konsiderohen te jenë zyrtarë komunar e qeveritar.Nuk mund ta marr me mend se si  qytetarët e Kosovës votojne ata persona, të cilet me vite të tëra në poste të ndryshme shtetërore nuk bëjnë asgjë tjetër, përveq se gënjejnë dhe vjedhin djersën e tyre ?! . A thua kaq i madhë eshtë ky durim, që ky pupull po duron këta njerëez. që po na vrasin ëndrrën tonë dhe të fëmijeve tanë.

Neve na duhen, siç shprehet një mendimtar, emri i të cilit tani s'më kujtohet, ''lider jo politikanë , pasi politkanët mendojnë për vete e lideri per pupull''.

Si mund të ketë drejtësi kur kemi gjykata te korroptuar , gjykatës te korruptura , poltikisht te varuara nga pushteti.Rasti i z.Enver Hasanit i cili nga deshtimi si rektor i UP-së, kthehet në gjykat për të qenë kryetar !!! Jemi i vetmi vend në Botë  ku një zyrtar shkarkohet nga detyra se ka vjedhur e ne vend qe te gjendet prap grilave vetëm i ndrrohet pozita. Rast i tillë është edhe i Shehremet Ahmetit, i cili duhet të jap përgjegjësi për vjedhjen në dhomën e policisë e jo t'i ndrrohet detyra.

Jemi vend i ABSURDEVE !!!

Do të ndalem pak edhe tek sfera kulturore.Pjesa me e madhe e këngëtarëve më tepër janë striptizere se sa vërtete këngëtare .Paramendo këngët para vititi 1999 e ato të tanishme , sa nostaligji ndiej për ato këngë që nuk vdesin kurrë.Si nuk ju vjen turp të vjedhin këngë nga këngetarët serbe e bullgare , e me këngë të tyre bëjnë milona.Edhe ato tekste që bëhën nga vendorët janë plot banalitet , është turp t'i degjosh .A thua ky pupull eshtë kaq naiv sa mos të dij ta çmoj muzikën me vlerë. Nuk e besoj  dot por vujatjet një shekullore nga dhuna serbe vërtet kanë ndikuar ne lodhjen psikike të pupulli tonë, këtë po e  keqperdorinë ata që mbi te gjitha i duan lekët më tepër sa sa vlerat dhe këtë populli , i cili meriton jetë të dinjiteshme.

Duhet të jemi më kombëtar, të çmojme të kaluarën  dhe të tashmen ta ndërtojmë mbi bazën e vlera autentike shqiptare dhe të jemi në hap me trendet zhvillimore globale.S'duhet të harrojmë kurrë atë që na e bëri Serbia , e ne ende blejmë produkte te tyre .Ende në Izael nuk blejnë produkte të Gjermanisë, bile fare s'mund të gjejsh të tilla , për shkak të vrasjes së hebrenjëve nga ana e Hitlerit gjatë luftës së dytë botërore.E ne kaq shpejt harruam të kaluaren tonë a ???.

Pra duhet të jemi më të dashur për vendin tonë të ç'mojmë kulturën tonë , bukuritë natyrore dhe bujqësore te vendit tonë.Vetëm kështu mund të rrespektojmë mundin dhe  gjakun e  mijëra dëshmorëve, dhe të ndërtojmë një jëtë te dinjitetshme për fëmijtë tanë.

Në fund po rikujtoj një thenie të poetit tonë të madh ALI ASLLANI se '' KOHA ËSHTË E MASKARANJËVE POR ATDHEU I SHQIPTARËVE''



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora